Kosovë, çështja e shamisë, në dorën e kryeministrit
Faqja 1 e 1

PRISHTINE - Komisioni për Liritë Fetare, i ka rekomanduar Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi të lejojë mbajtjen e shamive në shkollat fillore dhe të mesme.
Ky rekomandim vjen, siç thonë anëtarët e Komisionit, pas përvojave të marra nëpër vende të ndryshme të BE-së.
Siç dihet, kohë më parë, Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të papranueshme bartjen e shamisë nëpër shkolla me arsyetimin se shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi bazën e laicizmit.
Komisioni për liritë fetare i themeluar nga Zyra e Kryeministrit Hashim Thaçi, i ka rekomanduar kreut të ekzekutivit që të marrë vendim për ta hequr pikën 13 të nenit 4 të udhëzimit administrativ 06/2010 të marr nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku e ndalon bartjen e shamisë në shkollat e mesme dhe fillore të Kosovës.
Anëtari i Komisionit për Liritë Fetare, të formuar pranë zyrës së Kryeministrit, Amir Ahmeti, ka thënë për Kosovapress se, ata si Komision kanë vizituar disa vende europiane për të marrë disa modele se si është i zgjidhur statusi i lirive fetare, gjë që në Kosovë ende mungon një zgjidhje e tillë. Ai thotë se në vendet e BE-së kanë gjetur se nuk ndalohet dhe nuk paraqet asnjë pengesë bartja e shamisë, përveç Francës që e ka ndaluar në vitin 2005.
“Ne i kemi sugjeruar kryeministrit që prej vitit të ri shkollor që fillon në shtator ky udhëzim administrativ të fshihet apo të anulohet, respektivisht pika e 13 dhe të mos ketë përjashtime të vajzave me shamia nëpër shkollat”, ka thënë Ahmeti.
Po ashtu, ky komision i ka rekomanduar kryeministrit edhe futjen e lëndës fetare, por, sipas tij, kjo është kërkesë pas lejimit të bartjes së shamisë në shkolla.
Ndërsa, në anën tjetër, Arbër Morina, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit ka thënë se çdo vendim që vije nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, Ministria e Arsimit është e gatshme të zbatojë.
“Sigurisht, ju e dini që Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, i harton projektligjet dhe të tilla i dërgon në Qeveri dhe pastaj ajo në Kuvend për miratim. Natyrisht se ne si institucion zbatojmë çdo vendim që vije nga Qeveria dhe nga Kuvendi, kështu që çfarëdo që vjen tek ne zyrtarisht për të ndryshuar ligjin si vjen kërkesë nga Qeveria apo Kuvendi ne si ministri si institucion jemi zbatues të ligjeve që na vinë nga Kuvendi i Kosovës, respektivisht nga Qeveria e Kosovës, vendimeve që vije nga Qeveria”, ka thënë ai.
Ndërkohë, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala, ka thënë se ata qysh moti kanë konsideruar se kjo ka qenë shkelje të drejtave të njeriut, dhe se duhet të lejohet bartja e shamisë në shkolla.
Komisioni pranë zyrë së kryeministrit është themeluar në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.
BalkanWeb

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» Djegia e shamise se beqarit...
» Adelina thyen dorën
» Riaktualizohet çështja e të pagjeturve
» Kur fati është në dorën tonë
» Përdhunon të miturën, më pas i kërkon dorën tek i ati

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi