Nje rrefim per “vallen e jetes”
3 posters
Faqja 1 e 1
Nje rrefim per “vallen e jetes”
Jeta e tij është e tëra krijimtari e shumëllojshme koreografike. Valltari dhe koreografi Sadi Halili është artisti që më shumë se kushdo ka kontribuar për t‘i dhënë një emër dhe një vend të denjë qytetit të tij. Për më shumë se 40 vjet ai e ka bërë të njohur vallet librazhdase, larmitë e të cilave i ka bërë të njohura jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe përtej kufijve të saj. Gjatë gjithë viteve të krijimtarisë së tij, ai krijoi dhe ngjiti në skenë mbi 40 valle me motive popullore, duke qenë në të njëjtën kohë edhe autor i koreografisë së tyre. Tashmë me po aq mjeshtëri, Sadi Halili ka realizuar edhe vëllimin e titulluar, “Librazhdi në këngë”, një përmbledhje me balada, këngë trimërie, ninulla, këngë humoristike dhe lirike të mbledhura në të gjitha krahinat e rrethit të Librazhdit. 40 vitet e krijimtarisë së tij artistike përkojnë pikërisht me të njëjtat vite të krijimit të Ansamblit të Këngëve Popullore të Librazhdit, të cilin ai vetë e ka krijuar në vitin 1969. Sadiu, zbriti nga Rrajca kufitare bashkë me vallen me të njëjtën emër për ta “shpërndarë” atë në të gjitha skenat e vendit dhe në mbi 23 shtete të botës. Më 20 qershor të këtij viti, artisti festoi ditëlindjen e tij të 65-të e atë ditë ka shprehur një dëshirë: “Nuk do ta festoj në shtëpi, por në skenën e Pallatit të Kulturës, mes të valltarëve të rinj që jam duke i përgatitur, sepse aty është shtëpia ime, aty janë shokët dhe miqtë e mi”. Duket se asgjë nuk ia ka hequr optimizmin për jetën dhe dëshirën për të vazhduar rrugën e tij artistike. Nuk e ka penguar as karroca e invalidit, e cila e shoqëron prej vitesh tashmë. Pavarësisht se nuk i ka më këmbët për të hedhur një valle, ai kërcen e këndon në shpirt, e shpreh këtë çdo ditë duke mësuar të rinjtë që pas tij, vazhdojnë t‘i japin jetë valles librazhdase. “Unë humba të dyja këmbët, por nuk humba shpresën dhe optimizmin për jetën, nuk humba gjallërinë që më jep skena dhe bashkë me të kënaqësinë që provon njeriu që përgatit valltarë të rinj vetëm që të mos humbë vallja burimore e këtij rrethi plot tradita”, thotë Sadiu. Ai gjithnjë është vlerësuar për kontributin e tij në vallen popullore. Ka marrë pjesë në festivale të shumta jashtë vendit si në: Francë, Greqi, Maqedoni, Gjermani e Itali duke u vlerësuar me çmime. Sadi Halili është themelues i shoqërive kulturore në shumë treva shqiptare si në Mal të Zi, Maqedoni e Kosovë. Në janar të vitit 2005 është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i madh i punës”. E megjithatë, duket se kontributi i tij në ruajtjen e kalimin e mëtejshëm të valles librazhdase te brezat e rinj, përveç vlerësimit moral, shumë pak është vlerësuar financiarisht. Veç medaljeve të varura në muret e shtëpisë, Sadiu sot nuk gëzon asgjë tjetër. Qëkurse humbi këmbët dhjetë vite më parë, askush nuk është kujtuar për të. “Pak kohë jam paguar nga Shtëpia e Kulturës me tre mijë lekë në muaj, më vonë nga Qendra Kulturore e Fëmijëve me dy mijë lekë në muaj, ndërsa që prej një viti, asnjë qindarkë”, thotë Sadiu. Disa muaj më parë i ka shkruar edhe Kryeministrit Sali Berisha. Asnjë përgjigje. Madje ky i fundit as nuk e di se koncertin e madh festiv gjatë vizitës së tij të fundit në Librazhd, e ka organizuar pikërisht ky njeri që ende vazhdon të bëjë punë vullnetare. “Ndihem krenar për punën time, por mjaft i fyer nga shteti të cilit i përkas dhe këtij vendi që i kam shërbyer me artin dhe talentin tim për më tepër se 40 vjet”, komenton artisti librazhdas. Por si ai, ka edhe shumë të tjerë, nuk është i vetmi që përjeton këtë situatë. Ndoshta kjo e ngushëllon …
Re: Nje rrefim per “vallen e jetes”
Sadi Halili eshte artist i merituar,edhe pse fati i ka marr kembet,por aspak zellin e deshiren per te nxjerre nje grup valltaresh fantastike.
Pa lexuar artikullin te gjithe kam nderin qe e njoh personalisht ate njeri.
Pa lexuar artikullin te gjithe kam nderin qe e njoh personalisht ate njeri.
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: Nje rrefim per “vallen e jetes”
vallja e jetes duhet te merret me kujdes,pasi po u be nje hap gabim do te prishet e gjithe vallja.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Nje rrefim per “vallen e jetes”
» Fazat e jetës seksuale gjatë jetës, te meshkujt
» Rrefim Dashurie
» Rrëfim tronditës
» Tregime Islame!
» Fazat e jetës seksuale gjatë jetës, te meshkujt
» Rrefim Dashurie
» Rrëfim tronditës
» Tregime Islame!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi