Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët nuk ka kush t’i dëgjojë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët nuk ka kush t’i dëgjojë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët nuk ka kush t’i dëgjojë

Shko poshtë

Shqiptarët nuk ka kush t’i dëgjojë Empty Shqiptarët nuk ka kush t’i dëgjojë

Mesazh nga WebMaster Sun 22 May 2011 - 12:42

nga Ermal Ilirjani

Ndërkohë që nxirrja makinën nga parkimi (një histori epike e përhershme në Tiranë), afrohet dashamirësi i zakonshëm dhe fillon dhe jep udhëzime si të dalësh. Kësaj radhe dashamirësi, sigurisht pa i folur askush më tha se me siguri e kisha marrë patentën tashti, se ai vet e kishte marrë në ’73. Kaq dhe u zhduk në errësirë.
E përmenda këtë histori të freskët për të treguar atë që më bëri përshtypje, nevojën e dashamirësit për të më treguar diçka nga jeta e tij. Duke menduar për sa më sipër, m’u fanitën sa e sa raste kur ndodhem në këtë situatë. Po vajte të marrësh certifikatën (vazhdoj të mos e kuptoj pse në Shqipërinë moderne duhet të vërtetosh që ekziston çdo herë që ke punë me shtetin) sigurisht që 2/3 e njerëzve në radhë do të të rrëfejnë me dëshirën e tyre (sigurisht jo me dëshirën time për t’i dëgjuar) historinë e jetës apo të hallit të tyre. E njëjta gjë ndodh nëse pyet shitësin sa është speci, shkon tek mekaniku, tek doktori, për të mos thënë tek parukieri e kështu me radhë. Por ajo që më është bërë edhe një fiksim së fundmi është kur ti, përsëri pa dëshirën tënde, i ulur në çfarëdo lokali, bombardohesh nga hallet, problemet, mburrjet që të vijnë e të përplasen nga tavolinat ngjitur. Dhe sigurisht këto vijnë me tonalitete të larta, gati në çjerrje, të bashkëkafepirësave që janë në grupime dyshe apo më shumë.
Po ç’është gjithë kjo dëshirë, nevojë, ves për të bërë të kundërtën e asaj që po ky populli ynë thotë: “rrobat e palara mos i nxirr në Pazar”. Përherë e më tepër bindem që sulmimi verbal i tjetrit me hallet, problemet, jetën e vet është nevoja për dikë që t’i dëgjojë. Po pse qenka kaq e nevojshme të dëgjohen. Sepse shqiptarët përfundimisht nuk ka kush t’i dëgjojë. Dhe mungesa e dëgjimit nis që nga individi dhe vazhdon me radhë tek grupi e deri tek derivatet e organizimeve sociale dhe shoqërore.
A nuk është fakt që në një bisedë, në atë më të rëndomtën, bashkëbiseduesi nuk dëgjon atë që thua ti, por është duke të zhytur në vesh atë që do të thotë vet. A nuk ndodh që ne vetë jemi më shumë të interesuar të themi tonën sesa të dëgjojmë atë që thotë tjetri?
A nuk është në thelb kjo paaftësi sociale (se në fakt veshët i kemi pipëz, provoje po deshe të shash ndonjërin) për të organizuar bashkëjetesën në grup.
Dhe në vijim të mungesës së dëgjimit vazhdojmë tek të gjitha sferat e shoqërisë, në familje, në shkolla, në shoqërinë civile, në biznesin privat, në media, në partitë politike për të përfunduar tek shteti dhe strukturat e tij. A e dëgjon familja çfarë ka për të thënë fëmija, a dëgjon vallë shkolla ç’ka për t’i thënë nxënësi, a dëgjon shoqëria civile ku i dhemb e ku i djeg vërtet “civilit”, a dëgjon biznesi çfarë dëshirë ka konsumatori (këtu fusni edhe biznesin mediatik), a dëgjojnë partitë çfarë duan shtresat që ato përfaqësojnë, a dëgjojnë strukturat shtetërore (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor) nevojat, hallet, problemet apo qoftë edhe propozimet e njerëzve.
E ajo që vjen pastaj është kthimi i shoqërisë sonë në një shoqëri që ka gojë të madhe, sy të mëdhenj, po vesh të vegjël. Në fakt vet fakti i tonalitetit të lartë që ne përdorim në kafe, punë, rrugë, parlament, studio televizive është si tregues i shurdhërisë. Ai që nuk dëgjon bërtet që ta dëgjojnë të tjerët.
E si për t’i shtuar një tjetër mbyllje veshësh kësaj natyre të qetë, janë miqtë e huaj, qoftë ata familjarë apo edhe ata institucionalë. Besoj se ata jo se nuk kanë vesh apo se nuk duan të dëgjojnë, por sepse kanë ulur në minimum nivelin e dëgjimit si pasojë e tonalitetit tonë të lartë dhe e të folurës të gjithë njëherësh. Dhe nga ana tjetër, sigurisht që ne atë që thonë ata as nuk e dëgjojmë fare, por si shurdhë profesionistë që jemi lidhim figurat me ato që ne mendojmë se ata thonë.
Në thelb ky është vetëm një nga shumë treguesit që duan të na thonë se shoqëria jonë është e sëmurë, ka një deformim kockor që nuk e lejon të rritet e të prosperojë normalisht. Por një problem akoma më i madh është se ne, në vend që të dëgjojmë ç’na thonë treguesit dhe shenjat, ju themi edhe treguesve dhe shenjave se çfarë duhet të thonë.
Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org
(marre nga ResPublica)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi