Atmosfera në të cilën edukohet fëmija
2 posters
Faqja 1 e 1
Atmosfera në të cilën edukohet fëmija
Atmosfera në të cilën edukohet fëmija
Procesi i zhvillimi të fëmijës determinohet në masë të konsiderueshme nga faktorët themelor të edukatës familjare - personaliteti i prindërve, jeta kulturore e familjes, organizimi i jetës familjare, standardi material i familjes, etj., por edhe nga atmosfera e këndshme familjare.
Që të ndikohet fuqishëm në zhvillimin e drejtë të personalitetit të fëmijëve në përgjithësi, familja duhet të jetë bashkësi sociale e shëndoshë dhe stabile. Atmosfera familjare dhe marrëdhëniet mes anëtarëve, krijojnë kushte të volitshme që fëmija të ndihet anëtarë i barabartë i atij rrethi, të ndihet i sigurt, e si reflektim i kësaj, ai do ta pëlqejë atë ambient, familjen dhe anëtarët e saj.
Asgjë s’mund të shërbejë më mirë si bazë që te fëmija të zhvillohet shoqërimi, ndjenja dhe vetëmohimi patriotik, dashuria për të vërtetën e ndjenjat tjera fisnike, sesa dashuria që e ndiejnë ata ndaj prindërve, vëllezërve e motrave. Këto ndjenja pozitive dhe tërë ai emocion i fituar gjatë jetës dhe edukimit të fëmijës në familje, do të transformohet në fytyrën morale të njeriut të rritur. Modelet e komunikimit me botën, më vonë do të barten në kontakte me njerëz në përgjithësi, prandaj për këtë arsye atmosfera e këndshme në familje është me rëndësi të veçantë për zhvillimin e fëmijës në përgjithësi.
Për atmosferë të këndshme familjare parakusht themelor është harmonia bashkëshortore e cila është mbështetje e sigurt e zhvillimit të mbarë të fëmijës në përgjithësi. Nëse martesa e tyre bazohet në dashuri, sinqeritet dhe respektin reciprok, atëherë kjo përcillet me kënaqësinë jetësore të dy partnerëve.
Është vërtetuar gjithashtu se kënaqësia e dyanshme e partnerëve shkakton veprimet funksionale dhe të harmonizuara të tyre, ndërsa pakënaqësia e njërit dhe kënaqësia e tjetrit, ka si rezultat veprimet e tyre edukative të pa-harmonizuara dhe jofunksionale, e që kjo pakënaqësi bashkëshortore në martesë ka pasoja të pandreqshme te fëmijët. Në këto rrethana kushtëzohet një-drejtimësia dhe uniteti i synimeve edukative të prindërve dhe anëtarëve të tjerë të familjes si dhe takti pedagogjik dhe zgjuarsia gjatë aplikimit të mjeteve dhe masave të ndryshme edukative, siç janë ato të orientimit - këshilla, shembulli, orari ditor, loja, puna, pastaj ato të nxitjes - mirënjohja, lëvdata, shpërblimi, premtimi, gara, por, njëkohësisht edhe ato të parandaluese apo korrektuese - mbikëqyrja, riorientimi, paralajmërimi, kërkesa, dhe ndëshkimi - gjatë aplikimit të të cilave duhet pasur parasysh veçoritë e moshës dhe individuale të fëmijës.
Prindërit duhet të kujdesen që jo vetëm në mes tyre, por edhe në përgjithësi në ambientin familjarë, të mbretëroj gëzimi, hareja, humori pa fyerjes. Është me rëndësi që atmosfera familjare të jetë e ngrohtë e sjellja e prindërve dhe anëtarëve të tjerë të jetë pozitive, shembullore nga aspekti edukativ dhe kjo arrihet vetëm nëse prindërit gëzojnë autoritet të plotë në familje. Autoriteti i vërtetë arrihet me sjellje dhe veprime shembullore morale, me respektimin e rendit dhe obligimeve njerëzore, me respektimin e personalitetit të fëmijës, me realizimin konsekuent të kërkesave të arsyeshme, me zell në punë, me dashamirësi, me kujdes sidomos gjatë lavdërimit apo kritikës në drejtim të fëmijës.
Atmosfera e këndshme familjare – faktor i zhvillimit të drejtë të personalitetit të fëmijës varet edhe nga fakti se a janë prindërit emocionalisht të ndarë. Marrëdhëniet emocionale të ftohta, të dobëta apo të acaruara ndërmjet prindërve sigurisht që do të pengojnë këtë zhvillim të drejtë. Prindërit, për shkak të konflikteve kronike emocionale mund të armiqësohen deri në atë shkallë sa nuk janë në gjendje të kenë synime të qarta edukative, synime të njëjta edukative, qëndrime të harmonizuara edukative, pra nuk janë në gjendje t’i koordinojnë metodat e edukimit të fëmijëve dhe mënyrën e disiplinimit të tyre.
Atmosfera e këndshme familjare varet edhe nga fakti se sa janë prindërit të pjekur në aspektin pedagogjik, e cila pjekuri manifestohet në qëndrimet dhe veprimet edukative të prindërve, siç është dukuria e sentimentalizmit të tepruar të prindërve ndaj fëmijëve, e cila rezulton me dukurinë e “inversionit pedagogjik“, me lazdrimin, arrogancën. Paturpësinë e fëmijëve si dhe varësinë e tyre të madhe nga prindërit të cilët manifestojnë dashuri të verbër ndaj tyre. Atmosferë të këndshme në familje nuk mund të ketë edhe nëse kemi ashpërsi të tepruar të prindërve ndaj fëmijës e që ka si pasojë gjendjet e ndryshme nevrastenike të fëmijëve siç është frika, gënjeshtra, izolimi i tij, pengesat në të folur, lagia në vete, konfliktet e shpeshta të fëmijës me mjedisin jetësor, pra agresiviteti të theksuar, kokëfortësi, mllef etj.
Ndikim negativ në zhvillimin e personalitetit të fëmijës ka edhe preferenca emocionale e prindërve ndaj njërit fëmijë dhe favorizimi i tij në raport me fëmijët tjerë. Gjithashtu edhe luhatja, jo-konsekuenca dhe reagimet e veprimet e çastit të prindërve në procesin e edukimit të fëmijës shkaktojnë atmosferë të pakëndshme familjare dhe te fëmija shkaktojnë zhvillimin e tipareve negative të personalitetit si pasiguria, mosdisiplina, dinakëria, lakmia, leverdia personale.
Duke njohur këtë faktor edukativ në familje njihemi më mirë mbi faktin se fëmijët të cilët edukohen në atë atmosferë emocionale të rrethit familjar, në atmosferë të edukimit demokratik, ata si në moshën parashkollore, ashtu edhe në atë shkollore, posedojnë dhe e shprehin një sjellje aktive sociale. Fëmijët e tillë lehtë vijnë në kontakt me fëmijët tjerë. Çdo herë ata në grupet e ndryshme sociale kanë status të këndshëm social dhe nuk i manifestojnë sjelljet e inferioritetit. Përkundrazi, fëmijëve të cilëve u mungon dashuria e duhur familjare dhe të cilët në familje fitojnë edukatën autoritare, zakonisht janë të tërhequr dhe pasiv në pikëpamje sociale, atyre u mungon shkathtësia motorike dhe me vështirë përshtaten në mjedisin shoqëror.
Pra, ndjenja e dashurisë e cila e lidh fëmijët me prindërit e tyre dhe atmosfera e këndshme familjare me ndikimet e saj të fuqishme në fëmijën, kuptohet pozitive, e bëjnë të pazëvendësueshme edukatën familjare.

kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: Atmosfera në të cilën edukohet fëmija
E kjo eshte atmosfere teper interesante familjare.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Si të edukohet fëmija?
» Cilen lende e urreni gjate shkollimit dhe cilen lende mesimore e pelqeni?
» Atmosfera
» Femija eshte shpirti, ndersa femija i femijes (nipi & mbesa) eshte shpirti i shpirtit...
» Si ju duket Atmosfera e forumit?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi