Gjeografia e Kosovës.
2 posters
Faqja 1 e 1
Gjeografia e Kosovës.
Politikë—atë të luftës dhe UÇK-së dhe atë të rezistencës paqësore të Dr. Rugovës.
Zhvendosja e popullsisë e shkaktuar nga luftimet shënoi kulmin gjatë muajit mars, kur forcat serbe filluan dëbimin me dhunë të shqiptarëve. Gati 1 milion banorë apo gjysma e popullsisë së Kosovës u çatdhesuan; 650, gjetën strehë në Shqipëri, me qindra mijëra u hodhën në vagonë mallrash ose u ndrydhën në automjete private gjatë udhëtimit njëjavor në drejtim të Maqedonisë. Me përjashtim të disa viseve urbane, popullsia e mbetur brenda territorit të Kosovës ishte në zhvendosje të pandërprerë dhe nën kërcënim të vazhdueshëm për shfarosje. Në përfundim të luftës, Kosova numëroi gati 15. të vrarë, 5. të zhdukur, 20. vajza e gra të dhunuara dhe dëme të rënda materiale.
Të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me Aleancën Veriatlantike, NATO-n. Të shtyrë nga qëllime humanitare, aleatët e NATO-s filluan më 24 mars 1999 sulmet ajrore ndaj caqeve ushtarake jugosllave për 73 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, UÇK-ja vazhdoi konfrontimet ushtarake me trupat serbe, theu kufirin Shqipëri-Kosovë dhe mori nën kontroll pika strategjike.
Çlirimi, administrimi ndërkombëtar dhe pavarësimi
Artikulli kryesor: Procesi i Pavarësisë së Kosovës
Kryetari amerikan Bill Clinton nismëtari i fushatës veriatlantike, viziton refugjatët kosovarë në Shkup, qershor 1999
Më 10 qershor të të njëjtit vit u arrit Marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen e forcave serbe dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Po ashtu, u kalua në Këshill të Sigurimit të OKB-së Rezoluta 1244, që formalisht e mbajti Kosovën nën sovranitetin e Jugosllavisë, por nën administrim ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara. Të njëjtën ditë, forca ruse hynë në trevën e Kosovës për të shpëtuar makinerinë serbe të ndodhur në Aeroportin e Prishtinës. Një ditë më pas, Ushtria Çlirimtare hyri në kryeqytet, ndërsa trupat serbe u tërhoqën duke i lëshuar vendin forcave aleate. U organizua forca paqeruajtëse e KFOR-it, ku për një kohë bënë pjesët edhe trupat ruse.
Fishekzjarre në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë
Obelisku "Newborn," ngritur më 17 shkurt 2009
Rindërtimi i pjesshëm i Kosovës u ndihmua nga një mori organizatash ndërkombëtare, të cilat njëherësh ofruan edhe mundësi për punësim për shqiptarët dhe një burim mjetesh financiare. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) filloi punën për vendosjen e sundimit të ligjit dhe për themelimin e institucioneve vetëqeverisëse. Më 2001, UNMIK-u Kornizën Kushtetuese dhe organizoi zgjedhjet e para të lira në historinë e Kosovës. Më 2002, Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Kosovës, ndërsa Bajram Rexhepi kryeministër i parë i pasluftës. Megjithatë, kompetencat kryesore mbetën në duart të UNMIK-ut, i cili i përbërë nga një personel i paaftë, i nënkualifikuar dhe i korruptuar mbajti peng zhvillimin e Kosovës për vite me radhë. Njëherësh, korrupsioni dhe mungesa e efikasitetit ishte e pranishme edhe në institucionet vendore. Çështja e qytetit të ndarë të Mitrovicës dhe provokimet e qarqeve ekstremiste serbe sollën protesta të dhunshme në vitet 1999 dhe 2000 dhe shkaktuan trazirat e marsit 2004, të cilat dëmtuan imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Formimi i enklavave serbe në mes të Kosovës dhe përqendrimi serb në veri vazhdonte të pengonte kthimin e të zhvendosurve, shqiptarë dhe serbë.
Bisedimet për statusin final të Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit rezultuan pa marrëveshje. Kompromisi i ofruar nga pala kosovare parashihte Kosovën si shtet të pavarur shumetnik, si pikë në mes të bashkimit me Shqipërinë ose mbetjen nën Serbi, kurse pala serbe propozoi disa versione të ndryshme për autonomi. Kombet e Bashkuara, në ndërkohë, dërguan përfaqësues të tyre ish-kryetarin finlandez Martti Ahtisaari,i cili nxori më 2007 Planin Gjithëpërfshirës, ku parashihej pavarësi e mbikëqyrur me të drejta të zgjeruara për pakicat, sidomos serbët. Në bazë të këtij plani dhe duke u thirrur në Rezolutën 1244, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kostarika dhe Afganistani ishin vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës, të përcjella nga Shqipëria, SHBA-të, Britania, Gjermania dhe Franca.Kushtetuta e Republikës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, kur edhe u bë transferimi i plotë i kompetencave prej UNMIK-ut në institucionet vendore. Gjithashtu u nënshkrua më 9 shkurt 2008 marrëveshja me Bashkimin Evropian për deplikimit e misionit për sundimit e ligjit, EULEX, si dhe u parapa themelimi i Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Qeverisja
Artikulli kryesor: Historia e sistemit shtetëror të Kosovës
Ndërtesa e Qeverisë së Republikës
Pavarësia e Kosovës u shpall në bazë të planit gjithëpërfshirës të të dërguarit të OKB-së Martti Ahtisaari, i cili parasheh misionin mbikëqyrës ndërkombëtar dhe të drejta e përparësi të zgjeruara për pakicat kombëtare. Sipas Kushtetutës së Republikës, Kosova është shtet unitar me rregullin shtetëror të republikës parlamentare, por që në praktikë ka ngjyrime të një sistemi gjysmë-presidencial. Qeverisja bazohet në ndarjen e pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, funksionimin e organeve të pavarura vendore e ndërkombëtare, si dhe garantimin e të drejtave të veçanta komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Pushteti ligjvënës i takon Kuvendit të Republikës, ndërsa pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presidenti dhe Qeveria e Republikës. Gjyqësori parashihet të funksionojë në mënyrë të pavarur, ndonëse kjo nuk ndodh në praktikë. Rishtazi, fondacioni amerikan Freedom House cilësoi Kosovën si vend "jo të lirë," duke vënë në pah veç korrupsionit edhe mungesën e një sistemi funksional të drejtësisë.Sistemi qeverisës po kalon nëpër fazën fillestare të implementimit të tij, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
Zgjedhjet dhe organet politike
Kuvendi i Republikës në seancë
Zgjedhjet në Republikën e Kosovës zhvillohen çdo katër vjet. Çdo qytetar që ka mbushur 18 vjeç ka të drejtë të marrë pjesë si votues dhe kandidat në zgjedhje të përgjithshme për Kuvendin e Republikës, si dhe në zgjedhje komunale për kryetar komunash dhe këshilltarë komunalë.
Organi ligjvënës, Kuvendi i Republikës, është i përbërë nga një dhomë me 120 anëtarë, prej të cilëve 100 zgjidhen çdo katër vjet drejtpërsëdrejti në një zonë zgjedhore mbarështetërore, ndërsa 20 janë të rezervuara për pakicat kombëtare (10 për serbët, 10 për joserbët) pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve.
Presidenti Sejdiu pritet nga Presidenti Bamir Topi gjatë një vizite shtetërore në Shqipëri
Kreu i shtetit është Presidenti i Republikës, i cili përfaqëson unitetin kombëtar, drejtimin e politikës së jashtme dhe atë të kryekomandantit të Forcave të Sigurisë. Presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Republikës me 2/3 e votave; vetëm shumica e votave është e nevojshme pas dy raundeve të dështuara. Nëse brenda tri tentimeve Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri, shpallen zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. President i Republikës është Fatmir Sejdiu, fillimisht i zgjedhur në këtë post pas vdekjes së Ibrahim Rugovës më 10 shkurt 2006 dhe i rizgjedhur për pesë vjet më 9 janar 2008.
Ndërkaq, pushteti ekzekutiv i mëveshët Qeverisë së përbërë nga Kryeministri dhe Ministrat. Kryeministri ngarkohet me detyrën e formimit të Qeverisë nga Presidenti i Republikës dhe së bashku me Ministrat miratohet nga Kuvendi; pjesëtarët e Qeverisë nuk mund të shërbejnë si deputetë, me përjashtim të qeverisë së tashme. Më 9 janar 2008, detyra e kryeministrit iu besua Hashim Thaçit, njëherësh kryetar i PDK-së, pas marrëveshjes për qeverisje në koalicion me LDK-në e Presidentit Sejdiu.
Zgjedhjet e fundit u mbajtën më 17 nëntor 2007, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi 37 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 25, AKR 11, LDD-PSHDK 11 dhe AAK 11 ulëse.Sistemi i drejtësisë
Gjykata e Qarkut, Prishtinë
Kushtetuta e Kosovës parasheh funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme, gjykatave tjera, Prokurorëve të Shtetit, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial për mbarëvajtjen e një sistemi të paanshëm dhe apolitik të drejtësisë. Gjykata Supreme është autoriteti më i lartë gjyqësor në mbrojtje të ligjit dhe shqyrton ankesa ndaj vendimeve të gjykatave vartëse ose në raste të caktuara pranon raste që i referon drejtpërsëdrejti.
Në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga nëntë anëtarë, është mbrojtëse e Kushtetutës dhe interpretuesja përfundimtare e saj.Mund të vihet në punë nga institucionet e larta shtetërore në raste të caktuara me Kushtetutë; individët kanë mundësi të kufizuara për t’iu referuar Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese po ashtu mund të pranojë referime nga Kryetari i Kuvendit para kalimit të amendamenteve kushtetuese. Kryetar i Gjykatës Kushtetuese është Prof. Dr. Enver Hasani.
Këshilli Gjyqësor, është organ mbikëqyrës që përcjell punën e gjyqësorit dhe sigurohet për pavarësinë dhe ndershmërinë e tij, si dhe asiston kreun e shtetit në përzgjedhjen e gjyqtarëve. Gjithashtu, funksionon edhe Këshilli Prokurorial me detyra të ngjashme kundrejt punës së prokurorëve. Sikurse për zgjedhjen e gjyqtarëve ashtu edhe të pjesëtarëve të këshillave, Kushtetuta sanksionon kuota etnike, ku së paku 15% e anëtarëve duhet t’iu përkasin komuniteteve joshumicë.
Institucionet ndërkombëtare
Me qëllim të vendosjes së rendit në mbarë territorin e republikës, Kosova ka pranuar Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimit e Ligjit në Kosovë (EULEX), ndërmarrjen më të madhe të BE-së në kuadër të Politikës Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri (ESDP). I pajisur me 3. pjesëtarë dhe me buxhet prej 205 milion eurosh për 16 muajt e parë, EULEX-i u deplikua në Kosovë në kuadër të Rezolutës 1244 si mision ndihmës në çështjet ligjore, sidomos në forcat e rendit, si dhe në rrafshet e gjyqësorit dhe doganave. EULEX-i komandohet nga Yves de Kermabon.
Në Kosovë funksionon edhe Zyra Civile Ndërkombëtare . International Civilian Office) e hapur nga Bashkimi Evropian për të siguar zgjedhjen përfundimtare të statusit politik dhe për t'i ndihmuar institucionet vendore për integrim evropian.
Subjektet politike dhe shoqëria civile
Kosova ka një numër të madh partish politike, pak prej të cilave janë të profilizuara dhe nuk ndjekin ndonjë ideologji të caktuar. Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë formuar koalicion qeverisës, ndonëse kanë prapavijë të kundërt. Deri më 2007, LDK-ja ishte forca udhëheqëse e politikës kosovare, e orientuar kah pikëpamjet paqësore të kryetarit të saj, Presidentit Ibrahim Rugova. PDK, ndërkaq, doli nga krahu i luftës i UÇK-së, e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi.
Partitë opozitare në parlament janë Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, si dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë me në krye Nexhat Dacin, ish-kryetar i Kuvendit, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kryetar Ramush Haradinajn, e dalë nga krahu i luftës. Në koalicion me LDD-në është Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës nën kryesimin e Mark Krasniqit, ndërsa Lëvizja Popullore e Kosovës, Partia Liberale dhe Partia Socialdemokrate ishin pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet 2007.
Prej partive të rëndësishme që kanë marrë kah ideologjik të në të majtë të qendrës janë Partia Socialdemokrate e Kosovës me në krye ish-kryeministrin Agim Çeku dhe ish-kryeministren Kaqusha Jashari, Partia Socialdemokrate ORA, si dhe Partia Socialiste e Kosovës e formuar nga transformimi i LPK-së. Si parti konservatore cilësohet Partia e Drejtësisë, përkrahëse e rolit të shtuar të fesë në jetën publike.
Prej grupeve më të mëdha opozitare dallohet Lëvizja VETËVENDOSJE!, e drejtuar nga Albin Kurti, që mori hov me kërkesat e saj për sovranitet popullor. Më 10 shkurt 2007, policia rumune e UNMIK-ut vrau dy protestues të kësaj lëvizjeje, por asnjëherë nuk është vënë para drejtësisë,ndërsa udhëheqësi i saj dhe aktivistë të tjerë janë arrestuar në shumë raste.VETËVENDOSJE! vazhdimisht ka kërkuar largimin e UNMIK-ut, ka kundërshtuar decentralizimin, Planin e Ahtisaarit, vendosjen e EULEX-it dhe së fundi është shprehur në favor të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Organizata të ndryshme joqeveritare kanë qenë aktive që prej pasluftës, ndonëse ndërtimi i shoqërisë së mirëfilltë civile është një ecuri në zhvillim e mbështetur nga fondacione të ndryshme ndërkombëtare me qëllim të forcimit të demokracisë në vend.
Marrëdhëniet e jashtme
Artikulli kryesor: Historia e marrëdhënieve të jashtme të Kosovës
Artikulli kryesor: Njohja e Kosovës si shtet i pavarur
Njohja e Republikës së Kosovës në Botë
E njeh Republikën e Kosovës
Nuk e njeh Republikën e Kosovës
Që më 3 shtator 2010, Kosova është njohur si shtet nga 70 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara,prej të cilave 7 nga 8 pjesëtare së G8-shes.] Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Turqia kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të çështjes së Kosovës dhe vazhdojnë të ndihmojnë në lobim ndërkombëtar. Ndërkaq, Serbia pretendon sovranitet mbi truallin kosovar dhe kundërshton pavarësinë së bashku me Rusinë, Republikën Popullore të Kinës dhe vende të tjera, kryesisht autoritariane dhe me probleme të brendshme. Po ashtu, zhgënjyes mbetet fakti se vende kyçe të botës arabe dhe islame e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.Shqetësuese mbeten edhe vështirësitë në udhëtim që i hasin qytetarët kosovarë; shumë shtete nuk njohin pasaportat e Republikës së Kosovës, ndërsa sigurimi i vizave për në vende tjera është shumë i zorshëm.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në bazë të kërkesës së Serbisë, e ka kaluar çështjen për rishikim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i së cilës nuk i është i detyrueshëm.Qeveria e Kosovës ka angazhuar ekipin e avokatëve mbrojtës në krye me ekspertin e të drejtës ndërkombëtare Sir Michael Wood.Më 17 korrik 2009, Kosova dorëzoi para gjykatës të dytën deklaratë mbrojtëse me shkrim.
Republika e Kosovës ka hapur 10 ambasada në kryeqytetet e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e saj, por së shpejti pritet të operacionalizohen 18 ambasada dhe të shpallet lista e ambasadorëve.Njëherësh, në Prishtinë funksionojnë 33 misione diplomatike, ambasada dhe zyra ndërlidhëse të shteteve sovrane dhe organizatave ndërkombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme, e themeluar pas pavarësisë nën kryesimin e Skënder Hysenit, është ngarkuar me detyrën e sigurimit të njohjeve të shtetit kosovar. Deri më tani, është arritur anëtarësimi i Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa mundësia e anëtarësimit në OKB nuk pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt. Po ashtu, qeveria ka shpallur synimin për integrim në Bashkimin Evropian dhe aleancën veriatlantike, NATO.
Mbrojtja
Stërvitje ushtarake
Që prej përfundimit të luftës, mbrojta e Kosovës ka qenë përgjegjësi e NATO-s. Prania ushtarake e aleancës
është zvogëluar vazhdimisht në përpjesëtim me nivelin e sigurisë në Kosovë; prej majit 2009, në Kosovë ndodhen 14. pjesëtar të KFOR-it, nën komandën e italianit General Giuseppe Emilio Gay.
Në verë të vitit 1999, u nënshkrua marrëveshje për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-pjesëtarë të së cilës do të inkorporoheshin në një forcë emergjente, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, që funksionuan deri në pavarësimin e vendit.
Sipas Planit të Ahtisaarit, Republika e Kosovës u parapa të ketë Forcën e Sigurisë, formacion ushtarak modern i përbërë nga më së shumti 2.500 anëtarë aktivë dhe 800 rezervistë, të rekrutuar për shërbim profesional. Kryekomandant i Forcës së Sigurisë është Presidenti i Republikës. Forca e Sigurisë është duke u trajnuar nga NATO dhe do të jetë funksionale kah fundi i këtij viti. Ndërkohë, është nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për furnizim me armatim.
Re: Gjeografia e Kosovës.
Sa e bukur eswht kosova...fiksim kom me vizitu Prishtinen edhe Prizrenin...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gjeografia fizike
» Gjeografia politike
» Flamuri i Kosovës
» Qyteti i Kosoves
» E ardhmja e Kosovës është në BE
» Gjeografia politike
» Flamuri i Kosovës
» Qyteti i Kosoves
» E ardhmja e Kosovës është në BE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi