Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lexova Diku.. - Faqe 6 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lexova Diku.. - Faqe 6 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lexova Diku..

+69
Gjilanasi
Nella
rajana
LaDescarada
Bukurosh-Djal
fioll
Ariel
Malsori
Esba
Princ
Xhan
Lazdrane
valtori
pexha
Neta E
mister.albania
Arian 123
Americco
Samuela
il conte
Almira
Ludmilla
An0nim
Free spirit
Sasha
Besa
Tonii
era85
Shuke
Erii
CuN@BosS/
Next
Anakonda
Aristogata
Space
Leo_uk
Shkembi
Aяtємιѕα
Labja
tipi engjellor
ENZO
Alberti
Klio
kasperi
Durrsaku
Medina
Poeti Dhimbjes
leta
Golden
Emona
Katniss
T_o_n_i
Eliz
Docteur
Ajo goca
Daku
Arabela
Selda
Darius
Maksi
dajti modh
enigma
Yll Qielli
Єямєℓiиdå
Albert
Anila
Gjeto Gjetani
bobi 10
WebMaster
73 posters

Faqja 6 e 19 Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 12 ... 19  Next

Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Vetem nje Mesazh..

Mesazh nga WebMaster Thu 3 Feb 2011 - 8:05

First topic message reminder :

Nje Dashuri E Sinqerte Dhe E Fituar Me Dhimbje E Pritje Te Stergjatur Eshte Prova Me E Forte E 2 Zemrave Te Dashuruara,por Dhe Qe Zgjat Sa Dhe Vete Dhimbja E Nuk Shuhet Kurre.......... 0000000
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Shkembi Thu 26 Jan 2012 - 12:04

yes...
ska vend pleqeria tek une,ndryshe do jem nje i vdekur kalimtar celebrate005

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 26 Jan 2012 - 12:09

Ndonje mesazh do na shkruash meqense paske energjine e rinise ti djale....se ikin vitet pa e kuptuar geeegge
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Shkembi Thu 26 Jan 2012 - 12:12

i kam me receta....vitet le te bejne punen e tyre..shpirtin tim te lire do e mbaj

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 26 Jan 2012 - 12:16

‎. . .lexon e rilexon pafund sms. . .
Dhe vjen ai momenti, qe kupton se gjerat e bukura mbarojne shpejt...! :[HuH]:

Fluturo ti djale se shkruaj une per ty..mos e lodh trurin shume (tongueout)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Shkembi Thu 26 Jan 2012 - 12:23

e cte paska kap meraku per mu....shkruaj per vete
se une i kam lene,i jam kthyer realitetit

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 26 Jan 2012 - 12:27

Shkembi shkruajti:e cte paska kap meraku per mu....shkruaj per vete
se une i kam lene,i jam kthyer realitetit


C'ishte kjo prap!!! :[HuH]:

Dhe endemi neper rruget boshe
Me shpresen se mos shihemi diku
Vetes, e di, kurre s'do t'ja falim
Qe lumturine braktisem keshtu. :P
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 26 Jan 2012 - 14:19

Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.

Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjar me vjen vete

Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.

Alexander Pushkin
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Arabela Thu 26 Jan 2012 - 21:04

,,,nuk lexoj dot temat ,,sado shume qe perpiqem,,,nuk e di cka ndodhur ,,, hm,m
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 27 Jan 2012 - 10:51

Dashuria është të dish gjithçka për dikë , dhe të kesh dëshirë të rrish aq shumë me të se sa me ndonjë person tjetër .Dashuria është besimi për t'i treguar atij çdo gjë lidhur me ty ,duke përfshirë edhe gjërat nga të cilat ne kemi turp .Dashuria është ndjenjë e rehatshme që të bën të ndihesh i sigurt me dikë ,por akoma më shumë është kur ndjeni këmbët t'ju dridhen ndërkohë që një person hyn në një dhomë dhe ju buzëqesh.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Leo_uk Fri 27 Jan 2012 - 10:59

paskeni rene ne mendime te thella.. [You must be registered and logged in to see this image.]
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga WebMaster Fri 27 Jan 2012 - 10:59

Ndoshta eshte budallallek te qash per dike, por eshte e mrekullueshme te mendosh qe lotet mund te thone ate qe fjalet s'e thone dot kurre
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Space Sat 28 Jan 2012 - 3:27

Te kam fiksim
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga WebMaster Sat 28 Jan 2012 - 7:00

Kam njohur plot, natyra ime ka afruar aq shum sa jam merzitur nga falsifiteti, idiotesia, kotesia dhe plot gjera te kesaj natyre. Jam ndjer aq keq sa qe vetem kam pohur, duke tundur koken a dicka te till qe ato te mendonin se kishin vemenjen time, genjeshter ! Qe te gjitha njesoj, te njejtat gjera, te njejtat biseda te lodhshshme dhe monotone. Buzeqesh se duhet, per mirsjellje se sa si reagim. E di qe eshte shum falsifitet por ske ci ben, duhet te kerkosh qe te gjesh apo jo ? Dhe un kete po beja deri ne momentin qe shikimi im u thye ne bebet e kafta, pastaj lehtas rreshkiti ne floket kacurrela. Dhe mendova se ishte dicka kalimtare, si ato rete pas shiut te mbasditet por jo. Gabohesha. Ishte ndryshe, shume ndryshe. Bera cmos qe te te bija sado pak ne sy, ose te gjeja mundesine qe te flisja me ty. Nuk e simpatizoj menyren e nje te treti ne nje njohe prandaj mundohesha duke ber gjera te tilla. Ishte e pshmangshme, ti s’reagoje. Mundesia me afert ishte menyra qe asnjeher sme ka pelqyer,i treti i pashmangshem, jo per gje por me duket si te shohesh nepermjet nje pasqyre .Megjithse e adhuron pamjen perseri duhet ta shohesh nepermjet nje pasqyre qe se di a eshte fat apo thjesh rasesi qe u ndodh prane.

Gjithsesi ndjenjat e mia linden nga pershtypja qe kisha per ty, megjithse ste njihja. Te pyesesh sot per nje mendim per nje person eshte si ta shohesh boten nga kendveshtrime te ndryshme prandaj un se bera. Vendosa te te njihja. Mendoja se ndoshta pershtypjet sdo perputheshin me realitetin, por te dyja ishin nje. Dhe ajo qe un po kerkoja prej kohesh, ishte fare prane. Njeriu kur finalizon dicka qe i ka kushtuar shum kohe reagon keq, ndoshta sepse eshte i pa pergaitur. Dhe un isha i till. Por sdoja te te humbisja, sdo ja beja kete te keqe vetes. Por ti je kaq e mir sa un perpara teje vec belbezoja, fjalet me dukeshin pa kuptim, jo te nivelit tend. Ti je kaq e drejt, mendimet e tua jene si kristal, buzeqeshja jote rrezaton vetem miresi. Dhe un u marrosa, gabimi im qe e shpreha aq shpejt, por ky jam un, i shpejtuar si gjithmon.

Pastaj shikimi jot me turbullon, fytyra jote eshte engjellore, por megjithse sme vjen mir qe e pranoj por kur ti buzeqeshje ,bota eshte e imja. Dhe mbi te vetem ne te dy, se di por keshtu me dukesh mua, ndoshta do te qeshesh, por un keshtu ndihesha. Dhe ironia me e madhe ishte se sapo filloja te te thosha dicka s’mundesha ta perfundoja. Por pak a shum e perfundova ate qe kisha ne zemer, aspak ne menyren qe un deshiroja por gjithsesi arrita atje ku zemra ime kishte koh qe e enderronte. Spo them, dhe pranoj se rrethanat ishin ne disfavorin tim, prandaj dhe pritja jote me turbollonte. Nuk mundesha pa te par, nuk mund te te rrija pa te kujtuar, e then me bukur doja qe cdo cast te isha me ty. Por po te merzisja dhe e kuptova kete, sinqerisht them se i kuptoj gabimet por smunda ti shmang. Ta dish se fajtore per kete ishe ti, ti ishe qe me bere aq shum per vete ,ti ishe ajo qe vetem me nje shikim mund te ngrije pesh ndjenat e mija.

Dhe un si te thuash isha viktima ne kuptimin e mir te fjales. Por un vazhdoja dhe u bera skllav i ndjenjave, ndaj vendosa te te kaloja pak koh larg teje, se ndoshta do me kalonte, se ndoshta fajin e kishin ato dite qe ishin aq kuptimplote per mua. Dhe them se koha vret dashurit e vogla dhe forcon ato te medhajat. Dhe ky ishte perfundimi , te dua aq shum saqe koha s’beri gje tjeter vecse I kristalizoj ndjenjat e mia. Nuk i vrau por u dha fuqi, nuk i zbeu por i zbukuroji, nuk i pakesoj por i shtoji. Dhe un akoma vazhdoj te vazhdoj te jem i cmendur pas teje. Gjithmon kam kerkuar idealen ,por kerkimet e mia ndaluan sepse idealen e gjeta. Je ti, kur dal perpara pasqyres shembellimi im je ti. Te pakten ajo pasqyra ime keshtu me tregon mua. Shihemi rrall, megjithse dua te te shoh me shpesh. Dua mos te te ket cast qe te na ndaj. Dikur tekstin e kengeve qe ti pelqeje un se kuptoja, sot i di permendesh, dhe ky eshte ndryshmi im. Duhet te te kuptoj dhe do ta bej me cdo kusht, te prmtoj. Je gjithca qe kam, te lutem behu pjes e jetes sime. Lejome te te behem dhe un pjese e jete tende. Sdo ket lumturi me te madhe, te pakten nga ana ime .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Daku Sat 28 Jan 2012 - 7:22

Çyçkët – Kronikë kuq e zi – (intersticiale femërore) Fizja: Në “të parë”







1.
Fshat
e tabiat, shtëpi e zanat. Nuk qeshë mësuar me shtëpi të madhe. Kur
erdha nuse në Kapllanët e Gropovëthit, e pashë. Më çuditi sirà e punëve.
Ka një dorë, “ka zot hauri”. Burrat nuk bëjnë ç’t’u dalë përpara, njëri
merret me bagëtinë, një me arat, një me sh*t-blerje malli. Ç’hyn e del,
terezinë e parasë dhe ilakatë i bën më i madhi, Hatemi. Një kafshatë
meazallah se vete dëm. Në salltanete të kursyer. Toka blejnë sa herë që
munden. I ujdisin, me ledhe e me tertipe, usta kanë Arifin që murin e
bën si frëng.
Hatemi e pat të vështirë me të vëllezërit në krye;
nopranë, që s’u gjendet dermani. Kur mori sefte shtëpinë në dorë, pas
vdekjes së plakut Kapllan, Hatemin nuk para e dëgjonte njëri. Qëlloi që
do martonin Ferruzenë me Ademin e Cergëve. Hatemi u tha të bënin davet
të vogël. Jo, u hodhën të vëllezërit. Do bëjmë dasëm të madhe, vetëm një
motër kemi. Nuk jemi pacakë. Jo bëhet, jo s’bëhet. Mirë, u tha Hatemi.
Dhe lëshoi pe. U bëdasëm e madhe, si ajo punë. U thirr i madh e i vogël,
i zi e i bardhë. Berihaj. U përcoll nusja. Te nesërmen ngrihen burrat
të shkojnë në punë. Në Kapllanë janë shumë sherretë në sabah. Sikur do
pëllcasë ndonjë luftë. Do gjendet një sebep për sherr. Ç’u bë kjo, ç’u
bë ajo… pse s’u keni shtënë ujë hajvanëve se i përvëluat, ku janë
litaret që lashë dje këtu, na duhen ca gozhdë… pse s’i keni prehur
sqeparët, që iu preftë ai i Sipërmi, iu preftë… Mezi navasen. Ate
mengjes pas dasme vëllezërit shkuan të merrnin torbat me bukë me vete.
Shohin torbat, torbat bosh. Ku është buka, u kreshpëruan. Aty doli
Hatemi e u tha: ç’kishim, e hëngrëm dje. Tani shkoni hani koqet e
Ademit!
Të dhëndrrit.
Nuk i kthejne me llaf qe atehere.
2.
Isha
në të parë. Siç është zakoni për nuset e reja që bëjnë vitin te burri.
Çudi sa shpejt kaloi viti i parë nuse. I thashë Sulltanës, xhaxheshës,
gati vërsnike me mua, që isha me barrë. E ke ndjerë gjallë? më pyeti. I
thashë jo. Por nuk jam e sigurtë. U ngrita në mëngjes herët, siç bëj në
Kapllanë. Qetësi e madhe, as sherr, as nerva, as ikje e burrave sikur ka
rënë bomba. Babai Islam piu kafen që ia bëra unë. Ngadalë. E ke bërë të
mirë, tha. Zura pastaj e fshiva gjithë shtëpinë, me rrënjë, mirë që
s’mu zemërua Sulltana. Ajo ka qëlluar flori.
Në shtëpinë e të parëve
njerezit kanë më shumë kohë dhe nge, molloisin më shumë, e marrin
shtruar. Dhe shesin ara, në vend që të blejne e t’i ndreqin me mure. Dhe
qahen më shumë. Nuk ia kisha vënë veshin më parë kesaj. Pleqtë bëjnë
muhabete që s’i dëgjon në Kapllanë. U kthye babai Islam nga Çorovoda.
Bashkë me Tajar Çelën. Do këmbente ca duhan për ca karta cingari që
Tajari i mbante në një kuti metali. U ulën… bjena nanjë raki, o Mine,
thirri babai… pastaj, sipas zakonit, Tajari zu ta pyese babane mbarë e
prapë si ishte e si i kishte njerëzit; edhe pse kishin bërë dy orë rrugë
në këmbë nga Çorovoda bashkë. Babai nga shok udhe u bë papandehur zot
shtëpie e mikpritës. Dhe duhej përshëndoshur, si ishte vetë e të tijët e
mirësetëgjeta. I dinin përmendësh pyetjet dhe përgjigjet, si tespie.
Flisnin duke e marrë, jo duke e nxjerrë frymën, siç bën insani kur flet…
Si ke qenë Islam? Miiirë (përgjigje me thithje ajri, si psherëtime që
hyn ngoje, dhe dorën tek zemra). Me shëndet? Me punë? Miiiirë. Fëmijën,
vëllanë, gjithë ç’ke? Gjithë të dashurit? Miiirë. Gëzonem që ini mirë.
Falemnderit. Po ti Tajar si ke qenë? Miiirë (përgjigje me thithje ajri,
si psherëtimë së prapi). Me shëndet? Me punë? Miiiirë. Fëmija, vëllai,
gjithë të dashurit? Miiirë. Gëzoj të ini mirë. Falemnderit. Të kemi
miqtë. Pastaj pak qetësi që e kërkon dredhja e duhanit. Pastaj muhabete
bujqësie, sa miser, sa grurë, sa gojë bëheni, sa muaj bukë, sa zahire,
pse s’bëri ar’ e gjatë? E mbolla duhan vjet, prandaj, duhani e prish
tokën, ku do e shpini bagëtinë këtë dimër… Pastaj babai për nja gjysëm
ore mesele se si kishte ngrënë ca mëlçi me Shuaipin e Myftarëve, herën
tjetër që kish qenë në Çorovodë. Pastaj pezmin e Ilas Cergës, që donte
veresie një paqetë duhan në dyqan të Pasho beut. Dua një paqetë duhan,
kishte thënë Ilasi. Posi, i kish thënë Pashua. Kaq lek bën. S’kam tani.
Shënoje në defter. Jooo, ia kish kthyer Pashua, po s’pate ti për mua,
s’kam as unë për ty. Ah o lek, vetëm mo më rënç edhe një herë në dorë,
paskësh thënë Ilasi … dhe kishte ikur. Shiko, shiko… nc nc nc… ashtu
ë?... Pastaj savitjen e Isuf Agos për Pertefin e Ladinëve qe kish shkuar
krushk veshur punë e madhe. O Pertef, o burra nxito t’i kthenç rrobat
kujt ia ke marrë borxh ore , se po të kërkonin në shtëpi që më sabah ata
botët… hë hë hë…
U bëra prapë kafe. U pëlqeu. Ke mësuar birinxhi në
Kapllanë, thanë. Më erdhi mirë. Ndihmova pak nënën Emine që po bënte ca
tërhànë. U ktheva. Babai Islam dhe Tajari prapë aty. Kishin grirë ca
fleta duhani me çakije. U habita që po molloisnin përsëri historinë e
Ilas Cergës. Këtë radhë pak më shkoqur, dhe pak më ndryshe nga hera e
parë. Dua një paqetë duhan, thotë Ilasi. Posi, ia kthen Pashua. Kaq lek
bën. S’kam tani. Shënoje në defter. Jooo, i thotë Pashua, nuk kam dale
për sadakà. Ah lek, o lek, në më rënç edhe një herë në dorë …
3.
U ktheva prapë në shtepinë time, në Kapllanë. Çdo shtëpi ka erën e saj. Bej habi pse? Laj sa të duash.
Nëna
Mine u gëzua shumë për barrën time. Me një djalë, tha, dhe sytë i vanë
nga çukë e Tomorit. E morën vesh grari e lagjes. Ose u ka thënë nëna
vete, ose e kanë pyetur, “a ka gjëkafshë Fizja”? Nëna po ashtu me pyeti a
shkoj mirë me burrin, Ramadanin. S’më pyeti a e do. Më vonë më tha “bëj
duà të mos zihet zët”. Dhe unë u luta vërtet. Ishim ulur me vjehrrin
Sadik që erdh të më marrë, tek Vidhi i Shemes afër Bregut të Kurorës, në
gjysëm të udhës për Gropovëth. Frynte pak veri. Shpjema lutjen në Çukë,
i thashë erës. Nuk e di pse duhej ajo lutje, por unë e bëra. Vjehrri
Sadik e mbaroi duhanin dhe u ngrit të iknim. Vidhi mbeti pas. Ai e dinte
si një vëlla i vogël. Faqe e Tomorit nën Çukë zbardhi pas një kodre.
Ishim më afër Kapllanëve se sa Çyçkëve.


---------------------------------------------------------------------



Çyçkët – kronikë kuq e zi: Rrahimja (intersticiale femërore)







1.

U bë Shegushe’ Rrahmanit për burrë. E pata parë, që kur Minua i
Duçëve po vinte si shumë nga Rrahmanllarët. Çne këto vizita! Kushëri,
kushëri, po rruga s’i binte kaq dendur më parë. E pikasi duket Rrahmani.
Edhe e dha Shegushen shpejt tek Novruz Strora. Djali i madh i Novruzit,
Taipi, kërkonte grua, kish ca kohë. E ëmë e djalit, Sadetja, nuk kish
dashur. S’e di, mbase ka parë edhe ajo gjëkafshë. Që Sadetja s’donte,
këtë ma tha Erveheja e Hysniut, që rhyn e del tek Novruzllarët. S’kemi
djalë për të martuar, sikur kishte thënë; po llaf është ky? Kur Novruzi e
preu llafin, Sadetja u bë xhind, sa s’u sëmur. Se Nokja do të pastrojë
haurin, ç’kusur kemi ne, kishte thënë. Ervehesë, kështu. S’e di ajo që
Erveheja vjen e m’i sjell të gjitha mua. E, na u bënë evlati për t’u
martuar, o Rrahime, më tha Sadetja një ditë, gjoja si me buzë në gas. Po
mbushnim ujë te topilë e Dalanit. U hoqa sikur s’dija gjë. Të
trashëgohen, u thashë. Do bëni davet? Epo është i pari, ma ktheu. Pastë
këmbën e mbarë, i thashë, u bëfsh gjyshe sa më parë. S’i erdhi mirë.
S’foli.


E ku e di ti për Shegushen dhe të kushërinë? më pyeti Erveheja kur i
thashë kështu kështu. Ia tregova se nga e dija. Një ditë pashë Minon që
doli nga kasolle’ Rrahmanit. Po ky ç’do atje? Doli dhe pa anash mu si
kusari kur largohet me gjënë e vjedhur. Aty m'u mendua që si shpesh po
vinte sevdalliu te Rrahmani. Këto afrimet e papandyera s’më kanë pëlqyer
kurrë. Tërë ditën doja një sebep të shikoja ç’kish në atë plevicë. Mora
një dybek të vjetër, i them Mairesë së Rrahmanit, a ta le pak në
plevicë’ tuaj? Vajta brenda, pashë, s’vura re gjë, kashtë, nja dy vegla
dhe një but i vjetër, i ngrënë nga bërsia. Bëra të dal, kur më vanë sytë
tek një shami koke me lule, që ishte rrëzuar mënjanë. Ah më të lumtë, o
Shegushe, thashë.


Ervehesë i ndritën sytë. Tha si e menduar: kushërirë, o kushërirë, kur me qasesh më vjen mirë.

2.

Patëm për darkë Novruzin. Rregulloi çatinë në nja tre vende; u
ndërrua një tra e plot rrasa. Edhe çatinë tonë në të parë tek Çyçkët, ai
e navaste. Bëra një lakror, u godit mirë. U nxorra meze sefte. Pastaj
vjehrri Isuf tha shtronani darkën. U nxorra jahninë. Nuk e mora vesh u
pëlqeu apo jo. Sipas zakonit, kur miku tha “tjetër”, u shpura lakrorin.
Novruzit i hahet muhabeti me Isufin. Savitën ca Miminin e Hysniut që
Novruzi e kish gjetur duke llafosur me kaun në katua. Se pse po e
xhugiste dhe kau i kish dhënë një zhëmbël. E gjetën tek po i thoshte “po
ne s’e patëm kështu”. Jalla, o Noke… Erdhën në qejf, ia muarr këngës
shtruar, me lezet.


Duke ndenjtur në menjtime

Muhameti m’u menjtua,

Muhameti me Alinë

Po i shtjenë terezinë,

Lagje lagje si shigjetë

E shpjenë ujët drejt përpjetë.

Tjetër, tha prapë Novruzi. U shpura reshedinë. Novruzi duke ngrënë
reshedi, zu e lëvdonte lakrorin. Duket i kish rënë pak rakia në kokë,
mbase edhe nga lodhja. Do jetë miell i ri ky, tha. Që kur ka ardhur
mullixhiu i ri, e bën miellin të paqmë. Mielli ish i vjetër, e pat bluar
mullis Qerimi. Po s’mund të thosha gjë. Tjetër, tha Novruzi. U shpura
rehani. Kjo do të thosh që darka mbaroi. Po mblidhja enët e tepsitë, kur
Nokja tha prapë “tjetër”. Epo tani, o Noke, vetëm ndonjë dhallë të
tundur, se xhë të nxjerrëm më. Novruzi u turpërua, se e kuptoi, por sa
para bën. U skuq. Se të nesërmen në shesh të xhamisë, dihet që do i
thonë, e o Noke dhalli. Çudi si del llafi për savitjen. Edhe sikur asnjë
të mos thotë gjë, ata jashtë do e marrin vesh. Si e qysh del, s’e di,
por del.


Ja Baba Fetah, në gur e në drut të ligën.

3.

U rrah Ilasi i Ladinëve me Bidon e Cergëve. Në mulli u rrahën, jo
siraja tënde, jo timja. Të themi atë që është, Bidua e ka shtëpinë larg,
kur erdhi gjeti vetëm thesin e Ilasit, që kish shkuar në shtëpi aty
afër, pastaj Ilasi u kthye, e kam unë radhën, tha, jo ti po unë, popo
Bidua i mbetet me bisht të cfurkut, e bëri thjamë, e muarr hipur në
mushkë e çuan në shtepi. Mullisi është një djalë i ardhur nga Përmeti,
kaurr, flokëverdh e dërrdëng, qesh me cep të buzës kur sheh ndonjë
vajzë, kam vënë re. Por për tjetër sikur s’ia thotë. Të kish qenë
Qerimi, ndjesë pastë, do i kish dhënë udhë punës, po ky i riu jo. Duket
mendje e hasharitur. Zaten këta syshkruarit e kanë vërtet si të shkruar
në ballë. Mirë që u gjend një djalë nga Duçët që i vuri duhan në plagë
Ilasit. Ja u shtua edhe një hasmëri e re, u bë një kohë që s’kishim
dëgjuar sherr e shamata, zgjati shumë.


Erdhi Sadetja me nusen e të birit dhe bëmë ca tërhanë përjashta,
hapëm pëlhurat, e vumë tërhanën të thahet e bëmë muhabet për haberet e
fundit të fshatit. Sofia kishte vajtur në të parë në Myftaraj. Myneverja
prapë me barrë, bën të nëntin me këtë. Sytë më shkuan padashur tek
barku i Shegushes. Belin si unazë, jo jo, dukej që s’kish gjëkafshë,
gërshetat rritur edhe më. Sadetja bëri sikur nuk më pa. Shegushja rrinte
si në gjemba, duket që nuk shkojnë mirë me të vjehrrën, m’u bë e reja
si një thëllëzë që e ruan sqifteri. Çupë e jo nuse, nga gjiri i vinte
një afsh si i tokës që pret ta lëronç. Ah të rëntë qimja, o Taip, thashë
me vete. Po mollën e mirë breshka e ha gjithmonë, xhanëm. Lumja ti që
nuk ke pse vete në të parë në Çyçkë, o Rrahime, më tha Sadetja sa për të
ngarë muhabenë që u lidh komb. Është mirë kur martohesh në mëhallë. Dhe
pa nga Shega, por pa qeshur. Nursëze, si ajo. Shegushja s’foli.


Abas Ali, të qofsha falë që nuk më dhe vjehrrë me xanxë, dhe edhe burrën ma dhe si lis.

4.

Vdiq Mjaftonia e Hysërve. Kësolli qe më i hidhur se marsi plak.
Frynte një thëllim që të pikte. Nuk kam parë kësoll më të zi. Nuk se qe i
madh, por helmin e kish të lig. Mjaftonia vinte nga Stambolli. Dritë e
jo femër, s’kish parë fshati asi grua. Zonjë. Këto gratë e qytetit seç
kanë një hir e nur edhe kur s’janë të bukura. Nuk di nga u vjen. Ajo
lindur në Stamboll, i ati shkuar në kurbet, goxha familje me katandi; e
mbrothët. E martoi i ati në Shqipëri, të mos humbi gjaku tha. Solli pajë
që andej sa ajo e di. Makinë qepjeje. Plot arzualle. Thoshin që fytyrën
e bënte me lloi lloi tertipe, por nuk ish zonjë e rëndë, të fliste me
terbijet, nuk qesëndiste, të begeniste, fliste ndryshe nga ne, por
kuptoheshim mirë. Ra në derë të mirë, dhe i shoqi Zyhdiu, e mbante mirë,
por unë e dija që nuk ish për Zyhdiun ajo. Nuk ish për Vërzhezhë. E
mundonte një hall i madh gjithmonë. Nuk ish fatkeqësi e mynxyrë, por një
mërzi e pashuar, siç të ze ndonjëherë kur nuk ke gjë në dorë e ke kohë
të mendohesh. Ç’maraz kish nuk e di, e mori me vete. Nuk jam mirë, i
kish thënë para ca kohë Ervehesë, por pa i thënë më tej ç’kish. Nga
jashtë s’dukej, e pastër dritë, tamam zonjë për kapellë, thosh im
vjehërr, Isufi. Për të s’të vinte të kishe haset e maraz. Nuk ngjiste
gërrhinda. Sa herë e shihja, më vinte në mend ajo kënga


Ke dalë e më rri, në sofat të kishës,

Më e bardhë zotrote se jakë e këmishës.

Tani ajo e bardhë u bë prej meiti. E shpunë në Korçë për ta mjekuar, i
kish dalë një gjëndër në grykë që s’e lij të fliste e as të merrte
frymë. S’i bënë dot derman. Dy fëmijët që la pas, djem të dy, rrinë si
dy zogj dimri. Zyhdiu u bë vrer, rri pa thënë një llaf edhe me orë,
kështu thonë burrat që mblidhen tek dyqani i Janit, nuk shkon në
davete. Kur e kandisën më në fund të këndonte, ai ia mori: “s’ta dal dot
o me të qarë, por me të kënduar”.


Ajo xhenaze la një hije që u hoq ngadalë mbi fshat. S’u mor vesh nëse
e kishte për të apo jo këngëtori me nam i fshatit, Demiri i Faslliut,
kur e ngriti këngën:


Dielli zuri fshanë, zotrote pa ngritur

Opopo i varfri, sa jam i mërzitur

Zoti të kish dashur pa të kish selitur

Mjeri, unë i mjeri, sa jam sëkëlldisur

Të më falç kusuret, në të kam bezdisur.

5.

Erveheja më tha që Shegushja e kish ujdisur me mullisin. E sigurtë, tha. E besova menjëherë.

Tani nuk mund të rri pa e parë Shegushen si dikur, me të kushërinë.
Erdhi një ditë tek ne, pa të vjehrrën, folëm një cope herë, foli si e
turpshme, gati mu dhimbs, nuk them dot thëngjill i mbuluar për të. Më
pyeti gjatë për nusërinë time, dhe u bëmë të afërta papandehur. Sikur
kishim dhjetë vjet miqësi të ngushtë. E di që nuk shkon me Sadeten, i
thashë. S’foli.


Kur u ngrit të ikte, i thashë të vinte prapë. Mirë, më tha.

6.

Më në fund një ditë ia thashë që e dija atë punën e mullirit. S’ia
mbaja dot. Ajo vinte gjithnjë tek ne, Sadetja nuk e pengonte, dhe kishim
folur plot gjëra, më tepër për Sadeten. Shegushja u bë flakë në fytyrë.
Kush ta tha, pyeti. Mos ki merak, ia ktheva. Nuk të del gjë as nga unë,
as nga ajo që ma tha. Por ki mendjen.


Ajo uli sytë. Nuk është siç e mendon ti, më tha. S’më erdhi mirë që
po mundohej të ma fshihte. Por ajo nuk donte të ma fshihte. Tha që
kishte shkuar vetëm një herë. Do bluaja ca grurë, tha, dhe e doja të
imët, për bakllava. Millonai i kishte thënë si bakllava je vetë. Ajo:
ç’janë këto fjalë. Ai kish vazhduar që do na duhet gjatë ta bluajmë të
imët. Do të na duhet here gjermë në sabah, për ta bërë të imët, si për
bakllava. Ah këta sevdallinjtë e Përmetit, mendova. Pastaj e pyeta me të
butë, po pse Shegushe, pse? Dhe po prisja të më thosh gjëkafshë për
të shoqin, për netët e ftohta në jatak. Sepse siç thonë “nuk është grua
për dyshek”, ashtu duhet të ketë “nuk është burrë për dyshek”. Doja t’i
jepja hakë, nuk e kisha menduar kurrë, por m’u dhimbs. Por ajo prapë më
habiti. Atë ditë më kish mërzitur shumë Sadetja, tha. E pashë si e
shastisur. Për punë të një çyreku, vazhdoi. Doli i shtrembër prapë. Por
as ish rrëmbyer, asgjë. Tërë ditën ajo punë. Çyreku i shtrembër, e
s’kish gjë tjetër. E ndërpreva, i thashë Shegushe, të pyeta pse shkove
me mullisin. Më pa në sy, për herë të parë si barabar me mua. Po atë po
të them, tha. Pra nga Sadetja ti?.. e pyeta e çuditur. Qeshë mirë gjithë
atë ditë më pas, ma ktheu. Asnjë fjalë s’më rëndonte më, gjëkundi hiç.
Sadetja u hutua, se e pa që s’po më vriste më si më parë. Dhe s’po e
merrte vesh si e qysh qe puna.


S’dita ç’ti thosha. Pimë kafen dhe kthyem filxhanët. I gjithë
filxhani i saj u mbush me vjehrra xhada të zeza dhe mullisë të kuq pas
mokrash që rrotulloheshin me gërvimë, sikur s’dinin gjë.


7.

Kaluan disa pranvera pa luftra dhe disa vjeshtra me dasma në fshat.
Bëj çudi se si ngjan kaq shumë viti me vit. Më kanë dalë thinja. Evlati
s’po më lodhin më aq. Por m’u shpif përdhesi, do bëhet një gjë sebep,
s’të lë Perëndija pa një gjë. Po shyqyr të jetë vetëm përdhesi, thuaj.
Sa herë bluajmë bereqet në mulli, shoh përreth dhe shoh hijen e
Shegushes, që i bie shamija si dikur, me lule, në atë plevicën me
kushëri. Shegushes i shkon të shkojë me burra, thashë me vete. Më erdh
maraz që mendoja gjëra të liga si këto, që nuk do i thosha dot kurrë me
zë të lartë. Por e dija qe Shegushja shkonte të bluhej sa herë kish
ndonjë sherr me të vjehrrën. Dhe Sadetja nuk ish e përtuar për sherr.


Koha shkonte rreth e rreth si rrotë e mullirit, duke u ankuar me gërvimë sikur i dhimbte diçka. Koha kish përdhes, si unë.

Një natë janari erdhi haberi që Sadetja vdiq. Kishte lënguar një
javë, i dhimbte gjoksi. E pata parë edhe vetë, i shpura një dorë çaj
mali.


Kësolli u bë i qetë, i hidhur si një kafe e djegur shumë. Për çudi
Shegushja ishte shumë e pikëlluar. Nuk e kisha menduar kurrë që do
pikëllohej aq për Sadeten, dhe që do i shkonte aq shumë pikëllimi. Dhe e
zeza. Ajo gushë fildish si e pahitur me miell për bakllava.


Kaloi një muaj. Shkurti erdhi me një borë flokëhollë, që të ngritët e
lëmon si qafë pëllumbi. Shkova të merrja nga mulliri ca misër që e kish
shpënë dje im shoq. Pashë dikë që kthehej nga rrugë e mullirit duke
ngarë një mushkë të ngarkuar lehtë. Ishte Shegushja. Purpurin në faqe
s’ia kish shtënë të ftohtët. E pashë në sy, më pa, dhe nuk i folëm dot
njëra tjetrës. S’kisha ç’thosha. Të gjitha kokrrat e fjalëve sikur më
ishin bluar nga mokrat me gërvimë të vjetër ujrash.






Shkroj Emigrant [You must be registered and logged in to see this link.]
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Daku Sat 28 Jan 2012 - 7:27

Çyçkët – Kronikë kuq e zi – Pjesa II: Islami

[You must be registered and logged in to see this link.] 1.
Dje
u kthye Shefiti nga kurbeti, pas dhjetë vjetësh. Hundëkuar nga rruga e
gjatë dhe helm e vrer ngaqë i vodhën paratë në pampor. E kish zënë gjumi
dhe s’kishte ndjerë gjë kur ja muarr nga gjiri. I kish fështjellë në
një shami që i dukej si xhungë aty. Duket ajo xhungë u be sebep për
grabitësit. Por mbase s’ka qenë dhe ajo; mbase grabitësit janë
zanatllinj që me atë punë merren gjithnjë, pampor më pampor e liman me
liman. Gjuajnë kurbetllinjtë. Kështu mundi i dhjetë vjetëve shkoi për
dhjamë qeni. Unë u gëzova që e pashë prapë Shefitin, por ai s’e ka
mbledhur veten akoma. Jo vetëm paratë që humbi, por edhe fshati i duket
ndryshe, më i vogël, një grusht vend. S’i vë faj. Ai la shtëpi e gjeti
kasolle. Babai Sadik, Duda, Halili, Liti dhe fëmijët s’janë më. Kemi
mbetur vetëm unë, ime shoqe Emineja dhe fëmijët, Sadiku, Fizja, Rrahimja
dhe Haxhiu.
Shefitit i mbeti merak që nuk qe këtu për vdekjen e
babait Sadik. I thashë që nuk bëmë kësoll të madh, jo se s’donim. Por ai
tha që s’ishte puna te kësolli. Vajti lart te Bregu i Erës, ku është
varri, dhe përkëdheli gurin. Gur i thënçin; është një copë shtufi
shkruar me majë thike “Sadik”. Vetëm kaq. Varrin ja bëmë atje sipas
amanetit të tij. E donte në Breg të Erës se aty ka gjithnjë veri.
Shefiti
solli një sëndyq që andej. Ne kujtonim se do kish ndonjë gjë të madhe
brenda. Ndonjë maqinë qepëse, a ndonjë top pëlhure. Se sëndyqi ish i
rëndë goxha. Të shkonte mendja në flori. Kur e hapëm, doli që kish vegla
pune; një lopatë, një kasmà, një si qysqi, dhe ca alete të tjera që s’i
kishim parë ndonjëherë. Të gjithë menduan “po ky këto solli nga an’ e
dynjasë? Pak bel’ e shat’ ka këtej”? Po asnjë nuk foli.
2.
Po shikojmë të gjejmë një grua për Shefitin. Ai po afron të
dyzetat. Është dhe keq për gra këto kohë, nuk para ka. Ime shoqe mendon
t'i bëjmë një kushërirën e saj jetime; quhet Sulltanë, është 16 vjeç.
I thamë Shefitit për Sulltanën. E priti me qejf.
Martesa qe e thjeshtë. Edhe kjo ilakà me Gjergjovën u bë. Me hair. Sulltana duket nikoqire e mirë.
Shefiti
ngriti një kasolle. E mbuloi me kashtë okrri. Kjo qe dhoma e nuses.
sh*tëm një arë dhe me ato para Shefiti bleu pesë kokë dhën, një lopë dhe
një gomar. Kaq për fillim.
Martuam dhe vajzën, Fizen; s’u mor vesh
sa shpejt u rrit dhe u bë për t'u martuar. E dhamë në Kapllanë, tek
Ramadani. Mbles u bë Shuaip Myftari.


3.
Këtë vit morëm fushën e Hatem Kapllanit përgjysëm. Rrushin me
një të tetën. Bëri 25 qase misër dhe na shpëtoi. Ky është i katërti vit
pa luftëra shyqyr. Nuk po ka vdekje të paktën. Punët duket sikur po
rrjedhin për mirë. Njerëzia filloi të qeshi prapë. Të savisin. Shefitit
tonë po i thonë “perrupì”. Kjo fjalë do të thotë hall, çqetësim. S’e
patmë dëgjuar më parë. Qenë në një dasmë në Shtrigjër. I thanë këndona
një këngë, o Shefit. S’di u tha Shefiti. S’kam kënduar me vite. Or po
këndo ç’të duash, i thanë, se duam të të dëgjojmë zënë. Edhe Shefiti
s’ua prishi, këndoi një këngë nga ato që këndojnë kurbetllinjtë:



[You must be registered and logged in to see this link.]Nga të erdhi kjo perrupì,
O e mjera Shqipëri…..

Kaq
u desh që miletëria të qeshin nën buzë. U bë gati nofka; të nesërmen
Shefitit i thoshin, po ku je, o perrupì? Ose, “a e keni parë atë
perrupinë, mo”? Kurbetllinjtë e duan Shqipërinë më tepër se ne këtu. Ne
të këtushmit savisim ata që i merr malli për Shqipëri.


Tani që s’po ka më luftë, njerëzia kanë qejf edhe
sevdarat, ju vlon gjaku, i shpon elbi. I dolën llafe Dules me të
kunatën. Ajo që vishet me sqimë, me fustanin me lule dhe me flokët alla
frënga. Ja ngritën këngën të nesërmen:
Dule, o mor Dule,
Të paçim fanë ku e ngule,
Në atë bir fustan me lule....

Savitari
më i madh në fshat është Kalua nga Agollarët. Nuk ja marrin për keq
Kalos. Ai savit deri babanë e teqesë. Kishin qenë atje për darkë. Babai
kish patur përpara ca meze, mëlçira, djathë dhe vezë, si ajo punë.
Kishin llafosur dhe ngrënë. Në fund babai urdhëroi të shtronin bukën.
Dhe kishte thënë që mos më shtroni mua se unë s’po ha për hatërin e
fakir fukarasë që s’ka ç’të fusi në gojë sonte. Të hanja unë sa hëngre
zotrote deri tani, baba "erlerëm", i kish thënë Kalua, në daça më pa
ngrënça m** gomari. Edhe babai kish qeshur. Kalo, hesapi.


Ndërsa Nesimit të Rrahmanit i mbeti llagapi “duplo”. U martua Nesimi
dhe vajti në dhomën e nuses. Djemuria po e përgjonin gjithë qejf pas
penxheres. Mbas një çikë dëgjojnë ca zëra nga brenda. Ata të dy sikur
s’po merreshin vesh. Se pse po grindeshin…. Në fund u bë e qartë. Ajo
s’donte. Ajo s’po e linte Nesimin. S’po e linte Sulltanin të hynte në
Stamboll, sipas Kalos. Atëhere Nesimi u dëgjua t'i thosh, “mirë, mirë,
po herën tjetër duplo do ta kesh”. Pra dyfishin. Ata qafirat e jezitët
që përgjonin ishin rrëzuar nga të qeshurit. Të nesërmen në shesh të
xhamisë nuk i thoshte njeri Nesim, por “duplo”. E o duplo, si kalove
mbrëmë. Aha, s’dgjuam donomà, se nuk hyri sulltani në Stamboll, ë?…. Dhe
hi hi hi, zbardhnin dhëmbët….


4.
Fusha e Hatem Kapllanit po na mban mirë. Rrush po bëjmë me
shumicë. Nxjerrim rreth 100 okë raki, 50 okë pekmez, si dhe narden e
rehani. Po ashtu bëjmë edhe 60 okë ullinj, një vit po, një vit jo.
Djali
i madh Sadiku filloi shkollën e fshatit. Mësues është Xhafer Potomi.
Flet mirë për të. Mëson mirë, thotë. Dërgova edhe të voglin, Haxhiun, po
ky është gjaknxehtë, nuk vete më atje tha, që pas ditës së parë, dhe
nuk vajti më vërtet të nesërmen. S’di ku i mbet' hatëri. Ngjan nga
Gjergjova. Edhe flokët e zinj sterrë si andej. Toidhjo. Kalua kish
dëgjuar një ditë nga penxherja e shkollës se ç’mësonin aty brenda.
Mësuesi u shpjegonte bubuzhelin e plehut. Si e merrte bajgën, si e bente
top, si e fuste në tokë… Ama, për bajga mësuakan këtu, o llah, tha më
vonë Kalua. Por babai i teqesë thotë që shkolla është e mirë. Ka edhe të
ardhur aty. Shehu i Çorrushit të Mallakastrës ka dërguar të birin.
Mehmet, Mehmet e quajnë. Duket shpuzë ai djalë. Eshte nën kujdesin e
Hysërve. Pasho beu di ç’bën dhe i mban miqësitë. Ai na llafos dhe na bie
haberet e Tiranës. Prapë ka patur turbullira. Një matjan i dëgjuar me
emrin Ahmet bej Zogu, erdhi dhe përzuri nga Tirana Fanolin. S’marr vesh
ç’është ky emër, Fanol, po ashtu e thotë Pashua dhe unë s’kam pyetur. Po
ashtu s’pyeta që pse Pashua tha që Fanoli po i binte zurnasë kur Ahmet
beu i erdhi te dera. Nejse, punë të thella këto. Hyqymet, or babam.
Zylyftari
i Veleshnjës një ditë i kish thënë Shefitit që a mund të fshihnim dikë
në kasollen e Varricës. Ishte Riza Cerova. E mbajtëm 15 ditë, pastaj ai
iku. Nuk para fliste. Ishte me hasëm, e kërkonte hyqymeti dhe ia
kuptonim hallin. Ushqim i shpinim natën. S’morëm vesh nga doli llafi për
Rizain në fshat. Mbase nga djali i Dudës, Hysniu, që unë e kam marrë
këtu ngaqë mbet jetim. Ai është llafezan dhe ters. E dërgova në
Gjergjovë që të mos e shihte Riza Cerovën e të na nxirrte llaf. Ai nuk
duhet të dijë gjë se kush ishte tek ne, por diç ka nuhatur. Dhe ka
folur. Tersi ters është. Ja, shkon dhe ofendon Xhemal Shtrigun që po
shkonte mes arës tonë në Orizaj. Të kanë plasur sytë, i thotë, që nuk
sheh ku është rruga? Kjo është ta zbraç koburen në hi. Xhemali ka
mbajtur anën tonë kur Çerçiz Kapllani donte t'i binte me dyfek daiut
Rrushan në breg të Muçoarapit, tek përroi i Varricës, për punë të atij
duelit të vjetër në shesh të xhamisë. Nuk e la Çerçizin t'i binte. Dhe
ky myteber, Hysniu, tamam këtij i flet si e ëm' e Zeqos. Xhemali ia
mbajti vëth në vesht dhe na e mori hakun duke çuar llaf te një spiun i
Zogut që e kish krushk, Mehmet Spatharës, për punë të Rizait. Mbreti Zog
e ka forcuar rendin, s’ka fjalë. Një dhi të humbasë në fshat, po të
dojë kryeplaku, e gjejnë në mëngjes kush e ka marrë. Ka shumë hafije. Pa
pagesë hiç. Kanë qejf ta kenë mirë me hyqymetin mileti. Dy javë e
mbajtën brenda Shefitin dhe i dhanë dru, bir, o dru. Kur doli këmbët i
kish të nxira nga zhëmbëlat. Qen të më bënte perëndia, tha, veç të më
shpinte edhe një herë në Amerikë! Kështu tha. Më rëndoi ai llaf se para
se të kthehej, Shefiti na pat çuar haber të shkonim të gjithë në
Amerikë. Punë ka, shtëpi ka, na thosh, ejani! Ne i kthyem xhuvap se ne
po numërojmë ditët që ti të vish këtu, se kemi ara e bagëti…. Ma dëgjoi
llafin si vëlla i madh e u kthye, por daullet bien për atë që ka veshë. E
marr vesh që bëhet pishman herë pas here që u kthye.


5.
Erdhi prapë kohë e keqe. Të këqijave kur vijnë, hapju derën.
Hatem Kapllani nuk na e dha më arën përgjysmë si gjithmonë. Ia la Sabri
Shtrigut. Na u desh të hapnim arë të re. E hapëm te Vreshti i Gegës. Në
dy vjet hapëm 5 ditë të ngara me qè dhe marrim 20 qase misër.
Hatem
Kapllani na mori me bè të rreme dhe një pjesë tokash në Varricë. Ne
gjyqet s’dimë t'i ndjekim. Me Hatemin s’hahemi dot. Ka përkrahje dhe
para. Fshati bëhen me të se u jep ndonjë qase misër kur mbesin keq.
Sadiku
mbaroi shkollën 5 vjeçare këtu në Vërzhezhë dhe donte të vazhdonte më
tej, por s’i dha njeri bursë. Dynja jallane. Sadiku doli më mirë me
mësime se shokët, se Selman Cerga për shembull, por këtij i dhanë bursë
për Normalen e Elbasanit. Edhe pse ishte më i pasur nga ne. Sadiku u bë
vrer. Mik pas miku sosi në Tiranë, dhe atje shyqyr që e ndihmoi Sali
Selmani, roje i Ferit Vokopolës. Një copë roje afër një të madhi është
punë e madhe shumë! E futën në një shkollë një vjeçare për nënoficer.
Arriti u bë reshter artilerie në krye të motit! Por ndërsa Sadiku
vazhdonte në Tiranë, këtu vete na hedh në gjyq edhe djali i Dudës,
Hysniu, që unë e mora ta mbaja pranë se mbeti jetim. Kërkon pjesën e
Dudës. Dikush i ka fryrë në vesh. Tersi ters mbetet. Ne do ia jepnim
pjesën, ç’duhej gjyqi! Ne dhe e martuam me Veziren nga Çelët, vajzë
jetime që jetonte me të gjyshen, Merushen, i bëmë dhe goxha davet të
madh, por ai s’ndenji te ne, po shkoi me vrap në shtëpi të gruas!
Kollovar! Të vente në Gjergjovë, hajde de! Ai zuri avokat, i dha atij
një orë të florinjtë “N.P.M.” dhe e fitoi gjyqin. Ne prapë humbëm.
S’kemi mbështetje hiç. Haxhiu është ende i vogël, Sadiku është ikur në
Tiranë, dhe vaj medet. Hysniu mori një të pestën e mallit të paluajtshëm
dhe i dhanë pjesët më të mira.



6.
Gjithandej po bëhet keq, thonë. Edhe në Amerikë, atje ku buka
është e bardhë dhe mund ta fshtjellç në grusht, thonë që është bërë keq.
Thonë që atje ndalojnë dhe rakinë! Allah-allah, dynja e madhe kjo. Pas
kësaj luftra të përbotshme pret, tha një ditë babai i teqesë. Mos u
bëftë ajo punë, se ne e dimë ç’sjell lufta. E kemi parë. Jo se jemi të
mençëm, por jemi të vuajtur. Dhe babait të teqesë çoku i dalin fjalët. E
keqja në vesh të gomarit të zi!
Këmbët më shpien gjithnjë e më
shpesh te Bregu i Erës, te varri i babait Sadik. Ka patur të drejtë që
ka zgjedhur atë vend. Them të le të njëjtin amanet. Aty vërtet të
freskon veriu.

Emigrant
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Daku Sat 28 Jan 2012 - 7:30

Çyçkët – Kronikë kuq e zi – Pjesa I: Sadiku







(per hir të kohëve të vjetra)-Emigrant
[You must be registered and logged in to see this link.] 1.
Dje
u nis Shefiti për kurbet. U nis për larg shumë; vendin e quajnë se
Bustòn, se Bostàn, se Bostòn. Ka dhe shqiptarë të tjerë, nuk do jetë
vetëm. Zaten miqtë e Gjergjovës që janë atje u bënë sebep; çuan llaf me
një kurbetlli që kthehej që andej se jatak dhe punë i gjejnë ata. Mezi u
siguruan paratë e rrugës, navlloja. Ca bagëti u sh*t, por tokat s’u
nganë. Ishalla del për hair ky kurbetllëk. Ka që u ecën. Thonë që është
vend i madh. Thonë që ka një bukë të bardhë atje, aq të butë sa munt ta
fshtjellç në grusht. E hap dorën, vete prapë në vend. Ja Abas Ali! Mbase
bie ndonjë para që andej. Shefiti është i përpjekur shumë, i lodhmi.
Edhe për të vëllanë, Halilin, vajti bedel katër vjet në ushtri. Kur
mbaroi s’e pamë mirë, se e mori kurbeti – ndihmoje, Haxhi Bektash!
Bereqavers, dy djemtë e tjerë do jenë ketu. Halili s’ka luajtur kurrë
nga shtëpia, kurse Islami do xhvishet nga xhandarllëku. Parà s’do na
sjellë më, por edhe shtëpia do burra. Unë s’po ia them shumë tani së
funtmi. Para ca ditësh qesh në teqen' e Kulmakut dhe Babai më tha që
paraja pa njerëz është harram dhe se unë u bëra tra i vjetër tani. Kish
dëgjuar që Shefiti po nisej për kurbet. Ndaj i çova llaf Islamit të
linte xhandarllëkun në Korçë e të kthehej.


2.
Patëm dasëm. Vajzës së vetme, Dudës, i doli një fat në
Gjergjovë. E dhamë. I shoqi është nga Gërxhanët, Mersin e quajnë, ca i
madh në moshë, por burri plak dy gra. Nuk bëmë davet të madh. Mbaroi dhe
kjo mesele. Tani vetëm Shefiti është pa martuar. S’dimë si shkon në
kurbet. Kemi marrë vetëm dy gisht letër ku na njofton që ka mbërritur
mirë. Thonë që në Vlorë u shpall mëvehtësia nga Baba Dovleti. Se nga
nëntori, se nga dhjetori që shkoi. Këtu lajmet vijnë gjithnjë me vonesë.
Edhe gjashtë muaj me vonesë s’është çudi.


3.
Erdhi kohë e keqe. Patëm ngatërresa me çetën e Çerçiz
Kapllanit. Ata janë katër djem të fshatit që kanë dalë firarë: veç
Çerçizit janë Xhemal Shtrigu, Arif Kapllani dhe Asllan Ladini. I ndjek
hyqymeti, po nuk i kap. Bëjnë goxha zarar tani në këto trubullira kur
grekun e kemi në prag. Nuk shohnë ti bien grekut, por u bien më qafë të
gjithëve. Kërkojnë para dhe ushqim me porosi. Të na dërgohet një mish në
hell në filan vend e më kaq sahati. Një bakllava në aksh vend e aksh
orë. Po s’ua prunë, kërcet dyfeku. Ujku mjegull do. Gjithë ngatërresa me
ne nisi me një qenin tonë që u derdh mbi ta atje poshtë te ar' e
Varricës, kur këta vinin për në Vërzhezhë nga Munushtiri; kishin
plagosur atje Selfo Munushtirin për një llaf goje. S’u mor vesh pse u
zunë, jo ti po unë, dhe krisëm! E qëllon Çerçizi. U bë zallamahi. Kur
dolën në Varricë - atje ndodhi Halili - qeni ynë iu derdh. Ata nuk
pritën që qenin ta thërriste i zoti, siç është zakoni, por e qëlluan me
pushkë. Pastaj dërgojnë haber që duam tre napolona flori për
dëmshpërblim. Ndryshe Çyçkët të mbyllen në shtëpi, thanë. U shqetësuam
se ne kemi mall e gjë, kurse ata s’kanë ç’humbasën. Çuam llaf për tërë
natën në Gjergjovë. Një natë më pas gjergjovallinjtë, kunetërit e mi,
mbrritën tek ne në Vërzhezhë. Ishte Rushani dhe Xhezua vetë i pestë.
Caktojnë Xhezon të pleqësojë punën tek xhaxhai i Xhemal Shtrigut,
Sadiku. Jemi adashë me xhaxhanë e Xhemalit. Sadik e quajnë edhe atë.
“Miku ynë është dogëndisur keq nga nipi i juaj”, i tha Xhezua.
“Qenka keq kur tërbohen qentë” ia ktheu Sadiku.
“Kur tërbohet qeni, o Sadik, e vret i zoti i shtëpisë, se po s’e vrau ai, e vret një tjetër”.
Xhezua
kërkoi duel në shesh të xhamisë dhe iku. Mbas kësaj Shtrigjtë dërgojnë
haber për pajtim. Ata vijnë në shtëpi dhe ne u shtruam një drekë. U
mbyll me kaq për këtë rradhë. Shyqyr, pa gjak.
Sa herë ka turbullira
këto çeta kaçakësh mbijnë si kerpudhat në shi. Veç grupit të Çerçizit
kanë dalë dhe ai i Arshi Liqevit, i Dajlan Kapinovës dhe i Sinan Faskos.


4.
Na u desh të iknim muhaxhirë, të linim Vërzhezhën. Se erdhi
Junani. Lamë gjithë ç’kishim. Djemtë i thirri Sali Butka i Kolonjës dhe
ikën. Ne të tjerët donim të binim poshtë në Poshnje të Beratit, ku
kishte siguri. Doli punë e vështirë shumë. Qenë zënë rrugët nga greku.
Ecnim udhë e pa udhë dhe vetëm natën. Një natë qe shumë pisk, pasi një
foshnjë qante. Ishte Haxhiu, djali i Islamit. Nuk kish të pushuar. Natën
dëgjohet shumë. Veç ta hidhnim foshnjën në përrua. Të shpëtonin të
tjerët. E menduam dhe këtë! Abas Ali, të kemi shahid që e patmë nga
halli. Po s’na la e ëma, Emineja. Bëheshim gjithë ata shpirt. Katër
fëmijët e Islamit dhe tre të Halilit. Si dhe gratë e tyre, Emineja dhe
Liti. Se si s’na diktuan, një Allah e di.
Në Poshnje jetuam gjashtë
muaj në një kasolle. Por u kthyem gjallë. Shtëpitë i kishin djegur. Dhe
malli ishte rrëmbyer i gjithi. Thonë që ka filluar një luftë e madhe, e
përbotshme. Ne do e nisim nga e para. Nuk ështe hera e parë.


5.
Ra kolera. Të tre fëmijët e Halilit vdiqën, njëri pas tjetrit.
Edhe Halili një ditë u zhduk – nuk u kthye më në shtëpi. Nuk dimë ç’ka
ndodhur me të. A ta qajmë, a të presim. Mua shpresat më kanë humbur. E
shoqja Liti e mbajti veten për ca kohë, pastaj s’duroi dot më, por vajti
në Radësh tek të sajët. Nuk i thamë asgjë. Ç’ti thoshim! Ajo qenëksh e
fortë edhe kaq.
Duket si mallkim që oxhaku ynë nuk shtohet që nuk shtohet. Diçka do bëhet sebep.
I
pari që mbahet mend nga fisi ynë është Çelua që la Islamin, Islami la
Beqirin, Beqiri la Hamzain, babanë tim rahmet pastë. Që më ka lënë vetëm
mua. Unë kam Islamin këtu, Shefitin në kurbet, Halilin zhdukur dhe
Dudën dhënë në Gjergjovë te Mersin Gërxhani.
Fiset e tjera janë
shtuar goxha. Thuhet që ne jemi një trung kështu fshatçe, por ilakà
bëjmë ama me njeri tjetrin. Gojëdhëna është që të parët tanë kanë qenë
tre vëllezër: Çelua, Hysi dhe Agua. Ata kishin marrë me vete edhe një
djalë të gruas së Çelos, Kapllanin. Kur ata mbërritën ne Vërzhezhë në
fshat kishte vetëm dy familje dhe shumë toka të lira. Vëllezërit zunë
tokat, burimet dhe një pjesë të kullotave që i përdorën për shumë kohë
pa tapi. Nga ata zunë fill fiset e Hysit, Agos dhe Çelët. Si u shtuan, u
bënë mëhallë me këta emra. Çelët morën toka goxha, por nuk qenë
pjellore. Morën Varricën, Vreshtin e Gegës, Arrën e Vogël dhe Gropën e
Mexhitit, edhe Selishten në fshat kurse në mal, Grepin mbi kasollen e
Shtrigut, Arat e Kumbullave, Arën tek Gjollet, Gurin e Çyçkës që ishte
kullotë dhe një të tetën e malit të fshatit. Emra të rinj filluan të
dalin nga trungjet e vjetër, nga Çelët, Hysët, Agot dhe Kapllanët. Këto
mbiemra ishin më tepër nofka nga savitjet fshatçe. Ca Myftarëve iu vu
llagapi Shtrigu, nga dy djem binjakë të veckël e pa duk; “uuu, po
ç’qenkan këta djem kështu, mu si shtrigj!” tha një gojë e ligë, e aq u
desh, iu mbeti Shtrigjër; një emër tjetër ishte Seran, ngaqë një djalë
me emrin Seran ishte i metë; një tjetër e mori Cerga, ngaqë ngriti një
çadër (cergë) në mal, gjë që s'ish parë në atë kohë e n'atë vend; një
degë e Kapllanëve u quajt Duçi, se kish një femijë të shkurtër, xhuxh.
Po kështu edhe njërit nga Çelajt, të parit tonë, i mbeti mbiemri Çyçkë,
nga një nuse, që e kishin marrë në Myzeqe. Vjen një gjitone të kërkonte
hua dumen e bereqetit, një matëse për grurë. Nusja e Myzeqesë nga që nuk
e dinte emrin “dume”, i thotë “ç’kërkon ti, çyçkën, a?…” se çyçkë i
thonë nga Myzeqeja dumes. Mbeti Çyçkë. Ca na thërrisnin edhe Dume, po
Çyçkë mbeti më në fund.


6.
O halle mos u sosshi, u bëfshi sa mos u njohshi! Kjo luftë s’po
ka të sosur. Prapë na u desh të iknim muhaxhirë. Këtë rradhë në Çerem
të Kapinovës. Kemi lypur për bukë atje, aq keq vajti, atje ku s’mbante
më. Skraparlliu nuk lyp kurrë. Kjo ish herë e parë. Këtë rradhë nuk u
shkulëm nga grekët, por nga austriakët. Punë e madhe austriakët, me
tertipe e alete si ata. Më mirë nga italianët. Edhe armët i kanë më të
mira. Telin e Austrisë s'e këput dot kurrë; të italianit po. Islami
shërbeu në ushtrinë e tyre ca kohë.


7.
Lufta mbaroi; të qofshim falë, o çukë e Tomorit! Por Islami u
sëmur nga stërkungulli. Sëmundja zgjati një vit. U detyruam të shesim
toka. Dervish Qamili tha që kur fillon e shthuret lëmshi, shkon i
gjithi. E kish llafin që kur fillon e shet tokat, mbetesh batall. Por
s’kemi nga ia mbajmë. Na u desh të shesim arat e bukës “Tek kumbullat”,
“Tek Gjollet” si dhe tre okë gjalpë kullotë në mal të Vërzhezhës. Të
gjitha këto i bleu Hamza Cerga. “Grepin mbi kasolle” ia sh*tëm Sabri
Shtrigut. Kurse Hatem Kapllanit i sh*tëm 5 okë gjalpë kullotë në mal.
Unë
s’ndihem mirë. Po marr fund. S’i ndjej më këmbët. S’ecënj dot. Nuk di a
do shoh dot Shefitin që po afron dhjetë vjet në kurbet. Lajmet i marrim
të rralla. Kanë kaluar edhe dy vjet pa haber nga ai. Abas Aliu e
ndihmoftë!
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Aristogata Sat 28 Jan 2012 - 8:17

Asteroidi i afrohet Tokës, shmanget përplasja !


Një asteroid me përmasat e një autobusi i është afruar Tokës.

Kështu u referua nga ekspertët e Minor Planet Center, një organizatë që gjurmon objektet në sistemin diellor, duke nënvizuar se nuk ka ekzistuar në asnjë moment frika për një përplasje.

Një frymëmarrje lehtësuese, pasi asteroidi i koduar "2012 BX34", ka një dimension prej 19 metrash.

Gareth Williams, drejtor i përgjithshëm i organizatës me seli qendrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës saktësoi se objekti u shfaq papritmas mbrëmë në fushën vizive të një teleskopi në Arizona dhe u afrua në një distancë 60 mijë kilometra nga Toka.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Anakonda Sat 28 Jan 2012 - 20:49

Jeta nuk eshte loje ku djemte luajne futboll,vajzat nuk jane porta qe djemte shenojne gol.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Anakonda Sat 28 Jan 2012 - 20:50

36shkronja ka alfabeti,por vetem shkronja N,ne zemer me mbeti.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Anakonda Sat 28 Jan 2012 - 20:51

Zemra e nje vajze eshte si burg,kush del ajo dot se harron,ndersa e nje djali eshte hotel brenda tij kush hyn e kush sdel.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Space Sun 29 Jan 2012 - 5:37

Te kam fiksim
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Next Sun 29 Jan 2012 - 12:11

Etje dashurie

Si cub nate
hyre ne shtratin tim...
me rrembeve ne krah
... e u tretem trup e shpirt...
u dhame ne ngasje
dashurie cmendurisht.

Harruam boten
fryme merrte,
tinzare na pergjonte...
lakun ngrehur kishte
ne 'gijotine' te na denonte...

Sa shume u deshem
ate nate
ne magji dashurie...
shekujt u shkrine ne vite
e vitet ne dite nate...
Sa dashuri jetuam...
e dot s'u ngopem
te etur mbetem perseri
nga e jona e madhja Dashuri...
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Arabela Sun 29 Jan 2012 - 21:34

,,sa endrra,,,,sa deshira,,,sa te realizuara,,,sa te rritura vetem ne shpirt,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Labja Sun 29 Jan 2012 - 23:00

te mjaftoj vetem nje mesazh per te harruar gjicka qe ne jetuam..............
Labja
Labja
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Postime Postime : 8252
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/12/2011
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Io anziché fare castelli in aria mi faccio templi nel cuore

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Labja Mon 30 Jan 2012 - 0:41

AMANETI PËR MOLLËN E KUQE


Babai im i ndjerë
më pat thënë disa fjalë:
Bija ime e dashur,
kur për mua të kesh mallë,
kujtoje Mollën e Kuqe
ta shuajsh atë zjarrë!
Atje gjyshja jote
dikur u bë nuse,
varret e të parëve tanë
i ke te Molla e Kuqe!
Atje i ndërtoi foletë
dikur vetë shqiponja,
sepse Molla e Kuqe
ishte vetëm e jona.
Që nga Molla e Kuqe
e deri në Çamëri,
quhej toka jonë
me emrin Shqipëri!
Po iku nga kjo jetë
me dhimbje në zemër,
duke e parë Mollën e Kuqe
vetëm nëpër ëndërr.
Kur të vdes një ditë
t’më mbuloj dheu i zi,
ma mbill një mollë te kuqe
te varri im përmbi.
Mos e leni Mollën
ta hajë Milingona,
sepse Molla e Kuqe
është vetëm e jona.
Ky ishte amaneti
i të ndjerit tim eti,
që as dheu vetë
kurrë s’ka për ta tretë!
Labja
Labja
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Postime Postime : 8252
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/12/2011
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Io anziché fare castelli in aria mi faccio templi nel cuore

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Emona Mon 30 Jan 2012 - 13:15

Ndoshta duhet te te tregoj per nje BOTE te pafajshme e te hareshme...

por eshte sikur po te te terheq ne nje mashtrim, do te ishte sikur te shtyja te besoje qe jeta eshte nje tapet i bute mbi te cilin mund te ecesh zbathur dhe jo ne nje rruge prej guresh.
Gure kunder te cileve pengohesh, rrezohesh dhe lendohesh.
Gure kunder te cileve duhet te mbrohesh me kepuce hekuri.
Por dhe kjo nuk mjafton, sepse ne momentin qe mbron kembet, eshte gjithmone dikush gati per te marre nje gure e per te ta hedhur mbi koke...

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Anakonda Sat 4 Feb 2012 - 7:43

Lotet e vertete nuk jane ata qe bien nga syte e mbulojne fytyren,por ata qe bien nga zemra e mbulojne shpirtin.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Arabela Sat 4 Feb 2012 - 7:47

Zakonisht ata qe kane nje shpirt te madh e kane edhe te pafajshem rose53 rose53 with love
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga CuN@BosS/ Sun 5 Feb 2012 - 2:03

Mos beso shume,
mos duaj shume,
mos shpreso shume,
sepse ajo "shume",
nje dite mund te te lendoje shume ....
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Feb 2012 - 1:12

Drejtesia e 21 Janarit

Udhëtimet ngushëlluese drejt katër dyerve të hapura për mort në katër cepa të humbur Shqipërie ishin një dhimbje shumëkilometërshe në realitetin surreal të përditshmërisë së jetës pa të nesërme të atyre familjeve të këputura përtokë me plumba e me fjalë gur të rënda qeverie, në fund të rrugëve pa rrugë që lidhin netët pa ëndrra me ditët pa dritë në kërkim të bukës së fëmijëve. Familje si të zgjedhura enkas nga dora vrastare për t’i çuar nga një mesazh plumb Veriut e Jugut, atyre që zgjodhën të qëndrojnë në fshat e atyre që fshatin e lanë për të gjetur Amerikën në rrethinat dëshpëruese të askushëve të kryeqytetit, mesazh nënave të tretura nga vitet nën shamitë e vjetra, mesazh grave të vuajtura prej punës në tokën e vështirë e prej hallit të pashkrueshëm të një jete në errësirë, mesazh vajzave të martuara me fëmijë të vegjël a të porsalindur që u mbytën befas në të zezat e një lufte të hapur njëanshmërisht me zjarrin e pushkëve nga qeveria, mesazh djemve në emigracion dhe çupave si Ana, e bija e të gjorit Ziver, e cila bëri xhiron e botës në ekrane e gazeta me sytë prej deti që e humbën për të dytën herë, po këtë herë përgjithmonë, babanë e ndarë nga varfëria dëshpëruese prej nënës së ikur bashkë me Anën e vëllain më të vogël nga ferri i fshatit gjirokastrit ku u lidh në martesën e palumtur, në ferrin e një fshati në Lushnjë, ku vuan me shpirtin ndër dhëmbë shpotinë primitive ndaj gruas së divorcuar, mesazh pleqve, burrave e djemve të rropatur rrugëve të varfërisë, papunësisë, braktisjes sociale, mesazh të gjitha familjeve të zakonshme shqiptare që të bien në gjunjë e të ulin kokën përballë padrejtësisë së kthyer në regjim, të mbledhin ëndrrat në krodhën e bukës e shpresat në gllënkën e ujit dhe as të mos bëzajnë kundër qeverisë e jo më të kuturisen e ngrenë krye, siç bënë banditët që morën plumbin mu në çaçkën e kokës së tyre të palarë.

Të gjithë ta marrin vesh, njëherë e mirë, mesazh i unifikuar quhet ky, qeveria të merr ç’të dojë, ëndrrat, shpresat, dinjitetin, punën, lekët, shpirtin, të merr edhe jetën kur ia sjell në majë të hundës me pakënaqësinë tënde dhe as e ndal kush as e ndëshkon kush në mes të Europës së Bashkuar, paçka se është fillimi i dekadës së dytë të shekullit XXI kur Europa protestuesit e vet që shpërthejnë molotovët dhe dëndin me gurë policinë, djegin e shkatërrojnë në Athinë, Londër, Paris, Romë e kudo që u shkrepet të ngrenë krye për liri e të drejta që rëndom i kërkojnë në tym ndërkohë që jetojnë në parajsën e paarritshme për protestuesit shqiptarë, i qëllon vetëm me shkopinj gome, me ujë me presion, me plumba kauçuku në rastin më të keq, po jetën ua ruan si gjënë më të shenjtë për konstitucionin e saj moral dhe nëse, largqoftë, në kushtet e vetëmbrojtjes reale jo si “vetëmbrojtja” kriminale e Saliut në 21 janar, një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet e i merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht ministri i brendshëm, shkarkohet prefekti, zhvishet komisari dhe polici fatkeq përfundon pas hekurave të burgut.

Kurse kryeministri europian vërtet dënon moralisht dhunën e kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit, por edhe i kërkon ndjesë popullit të vet për fatkeqësinë e premton ristrukturim të forcave të rendit, rritje të cilësisë së menaxhimit të revoltave qytetare, ndryshim të metodave të edukimit qytetar në shkolla, përfshirje të prindërve në punën parandaluese të shpërthimeve urbane, rishikim të parametrave të buxhetit për financimin e periferive a zonave urbane ku gëlon pakënaqësia publike, hapjen e programeve të reja sociale e integruese e me radhë çka i takon qeverive që burojnë nga vota e lirë dhe punojnë me dashuri e pasion për vendin, për popullin, për njerëzit pa dallim, edhe për ata që e humbasin fillin e arsyes në rrugën e dëshpërimit social. Ndërsa në Shqipëri qeveria s’ka duar për të përkëdhelur duart kockë e lëkurë të nënës së Hekuran Dedës, zbritur në një fushë të humbur pranë Tiranës prej ferrit të një tjetër fshati lart në veri bashkë me plakun, djemtë, vajzat, nuset, nipat e mbesat, duart e dridhura që shtrëngonin portofolin bosh dhe paketën e zhubravitur të cigareve gjetur në xhepat e gjakosur të trupit pajetë të të birit, teksa nga sytë e mekur i binin pikë-pikë mbi to lotët e fuqisë së shterur mbledhur si grahmë e heshtur në cep të kolltukut rënkues dhe nga buzët e rreshkura i dilnin rënkimet kumbuese të lëndimit të pangushëllueshëm prej fyerjeve shtazarake të gojës vrastare të qeverisë që ia quajti botërisht djalin shtatlartë e krenar, banditë e kokëpalarë.

Nëna e Aleksit kishte ngrirë përjashta statujë me sytë nga kopshti i varfërisë para fidanëve të sapombjellë prej të birit fisnik, katër motrat e të vrarit vejevinin si hije përreth vajzës së mitur të vëllait të tyre, e cila shkonte karrige më karrige për të parë e hutuar nga afër vizitorët gojëkyçur prej zemëratës pa kuptuar dot psenë e pllakosjes së heshtjes së gjatë, nusja e re ishte mbyllur në zezimin e saj, bashkë me të sapolindurën e veshur në të bardha që gërvishtte heshtjen me belbëzimet e veta të forta, duke bërë me gisht nga fotoja e të atit, ndërsa babai malësor i katër vajzave të mbetura pa vëllanë e vetëm dhe vjehrri plak i nuses së mbetur vejushë mes katër mureve në lulen e rinisë, mundohej të kacavirrej fjalëve të dhimbjes për ta arsyetuar kasaphanën që mbylli përjetë sytë e të birit si vullnet të Zotit.

Motrat e vëllezërit emigrantë të Faikut, ardhur për mortin e rënë rrufe në fshatin e mjerë nga arat e punës së krahut në Itali, lëkundeshin dhimbjesh pas dy djemve të të vrarit ardhur nga Greqia, që mbanin më këmbë me duart tërë kallo e sytë e përhumbur tutje nënën e lëshuar në buzën e gropës së varrit, ku një zakon i vjetër e donte të hidhej bashkë me trupin e të vdekurit edhe koka e një gjeli të therur mu përmbi qivurin e groposur, për të nxjerrë hijen e vdekjes nga dera e shtëpisë. Dreqi e di pse s’iku menjëherë ajo hije nga fshati lëngues, po mori me vete pak kohë më vonë edhe djalin e dytë të nënës shpirtplasur, gjendur shtrirë nga një plumb vetëvrasës në kodrën ku pas varrimit u ngjit përditë në muzg për të folur me qiellin, në kërkim të fantazmës së babait. S’ka duar qeveria e dalë nga votat e vjedhura që të vjedhë ç’t’i dalë para, për të trokitur në shtëpitë e heshtura që kanë të shkruara mbi muret bosh të gjitha mundimet e ndërtimit të tyre, as këmbë s’ka qeveria për të shkuar drejt zemrave të plakura prej dhimbjes e trupave të rraskapitur në rrugët e pamundura të jetës së familjeve të zakonshme shqiptare, s’ka qeveria as sy për të parë ku jetojnë, si jetojnë, me se mbijetojnë, çfarë bëjnë qindramijëra familje për të rritur fëmijët e dashurive të mallkuara prej varfërisë, e ëndrrave të vrara prej papunësisë, e shpresave të mbytura në gropat e izolimit shoqëror, e dëshirave të mbetura në vitrinat e dyqaneve e ekranet e televizorëve, e nevojave të panumërta që u rrinë mbi kokë sa çelin sytë çdo mëngjes, as veshë nuk ka qeveria për të dëgjuar kërkesat e fëmijëve që duan libra për shkollë e mbeten analfabetë se në shkollë s’shkojnë dot prej skamjes, që s’marrin dot një dhuratë për ditëlindje a Krishtlindje, e që për lodra kanë vetëm gurët e shkopinjtë e gardheve që ndajnë shtëpitë nga bota e iluzioneve të humbura të prindërve të tyre, qeveria ka vetëm gojë për të gënjyer, për t’u tallur, për të kaluar radhën dhe ka padyshim edhe forcën muskuloze të padrejtësisë për t’i mbajtur njerëzit në radhët e frikës, të lëmoshave korruptive, forcën që ta bën jetën bukë, ujë, televizor e ftohtësi paralizuese. Me atë forcë, kur frika s’mjafton e rreshti prishet nga të pakënaqurit, qeveria bën shembujt që i duhen frikës për t’u ushqyer e rritur, duke u hakmarrë mbi gjithë pemën e gjakut të shtëpisë, të qepet pas e s’të ndahet me shuplaka të paligjshme, të flak nga puna, të prish biznesin, të tremb të ardhmen, të heq rrogën e gruas, burrit, babës, motrës, vëllait, të shkon deri tek djali i xhaxhait, i tezes, i dajës, të gjuan në fis e në farë e të damkos si delet për t’u qethur a therur me vulën e përjashtimit social dhe, zi e më zi, kur hakngrënët ngrenë krye për të kërkuar hakun e tyre me kushtetutë, zot a zakon njerëzor, qeveria ka edhe pushkë që derdhin plumba në mish, që çajnë kafka e shpojnë shpatulla, brinjë, gjunjë, sakatojnë kë t’u dalë para, për ta unifikuar e bërë bombë në kokën e popullit mesazhin e saj “Shqipëria po ndryshon”.

Prandaj o me ne, kështu si duam ne, bëj si them unë mos bëj si unë, o sikter, bum-bum-bum, me plumba e me kërdisje të sharash që të mos guxojë kush ta ndalë ndryshimin e jetës sonë në kurriz tuaj, pasurimin tonë përmes varfërimit tuaj, riciklimin tonë me votën tuaj që edhe kur s’na e jepni e marrim vetë në emër të ndryshimit të pandalshëm, derisa të hiqni dorë fare nga ideja se mund të na hiqni nga kurrizi e të drejtoni kurrizin për t’u bërë të gjithë të barabartë para ligjit e votës dhe të mos mundoheni më fare dhe ne as mos të mundohemi më fare as t’ua vjedhim votën, se ajo do të na mbetet ne kur ju të bindeni më në fund dreqi e mori se me ne s’ka shaka, s’ka numra as votim, s’ka shpresë, dhe frika e bërë urti t’ju thotë në vesh të mos dilni më hiç nga shtëpia për “punët e botës” e të mos merreni me fjalë kur dilni nga shtëpia. Nëse këto rreshta mund të të duken prozë patetike e jo një projekt ogurzi për të nesërmen e oborrit të sotëm të pushtetit, hidhi sytë gjetkë, matanë kufijve të Europës së Bashkuar, në lindje tutje ku vendet e sovjetëve janë zëvendësuar me sulltanatet “pluraliste”, a matanë perëndimit teposhtë, nën kufijtë jugorë të Shteteve të Bashkuara ku lulëzojnë pjellat e çeguevarrizmit “demokratik”, ose edhe mbi ca njolla të hartës së Afrikës, zgjidh e merr varietetin që do po në thelb, ku më shumë e ku më pak, ku me pak e ku me shumë gjak e ku tashmë fare pa gjak, projekti funksionon njëlloj, me parlament e me opozitë, me zgjedhje “të lira” e me qeveri të “zgjedhura”, aty ku fitojnë gjithnjë po ata, votojnë gjithnjë të njëjtët dhe të shumtit rrinë në shtëpi kur votohet, sepse rezultati dihet sidoqoftë edhe po dolën në votime, ndaj s’ia vlen mundimi, ekspozimi, sakrifikimi që shpërblehet pastaj me hakmarrje mbi pemën e gjakut të shtëpisë. Prandaj edhe ky i sotmi për Shqipërinë e goditur pabesisht tek liria e zgjedhjeve është një udhëkryq fatal, mes kthesës së fortë nga hullia e hapur deri këtu me shkelje, vjedhje e gjak e këtij projekti qeveritar, përmes bashkimit qytetar për triumfin e votës së lirë që na çon drejt Europës, dhe thellimit në rrugën e verbër, parashikuar në projekt përmes mpirjes shkallë-shkallë të shoqërisë e futjes së secilit si gur i heshtur nën murin e indiferencës së përgjithshme. I cili ngrihet gur pas guri nga rënia e rezistencës pas goditjeve të njëpasnjëshme mbi zgjedhjet që konfirmojnë me pahir pushtetin e krimeve, skandaleve, paudhësive dhe krijojnë, më në fund, psikozën se sidoqoftë, çfarëdo ndodhtë, sado të përpiqemi duke votuar, prapë s’e rrëzojmë dot binanë që votat përsëri do t’i vjedhë e pastaj do na turret edhe më keq, ndaj ditën e zgjedhjeve më mirë tek shtëpia sesa tek kutia.

Pushkët grykënxehta të 21 janarit dhe kutitë e shqyera pas 8 majit janë dy anë të së njëjtës medalje, emblema me dy pamje e projektit për ta kthyer lirinë e patjetërsueshme të votës në një votë të tjetërsuar lirisht, duke goditur në trup e në tru, paralizuar e indiferentizuar një masë sa më kritike qytetarësh të hedhur knock out, për të kalëruar lirshëm procesin zgjedhor mbi shalën e pushtetit pa pasur më një ditë as nevojën e dhunimit të zgjedhjeve, për ta katandisur kësisoj opozitën e burgosur në qelinë e humbjes së paracaktuar në një bashkëpunëtore të pushtetit që ha supën e tij për të bërë sikur kundërshton, e cila si rregull ka si hije në krah edhe një prani atavike të revoltuarish prej vërteti, pa lidhje me të, që, siç ndodh në ato “demokracitë” të kontrolluara shtetërisht, lihet të vijë vërdallë në protesta me dyqind vetë për t’i dhënë pak lezet gjellës bajate të kuzhinës së pluralizmit qeveritar dhe kur e tepron, i jepet dru e kyçet nëpër rajone policie ku mbledh mendtë për ca kohë. E në ndërkohë, vendi përparon në hendekun e tmerrshëm mes mungesë së lirive për shumicën dhe parave me shumicë për pakicën, me marrëdhënie bilaterale e foto takimesh ndërkombëtare, me sfondin e demokracisë së pikturuar nga mediat qeveritare ku hera – herës fanepset spërkatja e gjakut të ndonjë gazetari të vrarë për “motive të dobëta”, dëgjohen kërcitjet e zinxhirëve në dyert e ndonjë redaksie që “s’paguan taksa”, apo luhet teatri i demaskimit publik të ndonjë pronari televizioni të pasuruar me paratë e “popullit sovran” që prangoset e kalbet në birucat e “shtetit ligjor”.

Në mikrobotën e demokracisë shqiptare është bërë edhe prova e parë gjysmë e fshehtë e këtij projekti në 28 qershor të vitit 2009, edhe prova e dytë në ditën për diell në 8 majin e Tiranës, duke kaluar përmbi bulevardin e gjakosur të 21 janarit, ndërsa në dy vitet ndërmjet janë kryer eksperimente jo të pasuksesshme për ta bërë ryshfetin rutinë, vjedhjen e pasurive kombëtare e të fondeve publike zakon, shkeljen e Kushtetutës e të ligjit normë, shkeljen e lirive e të drejtave njerëzore të nëpunësve të padëshiruar ligj të pashkruar, dhunën e ftohtë mafioze mbi qytetarët, mbi shtypin e biznesin ligjësi, shkatërrimin e bizneseve që bezdisin biznesmenët e oborrit ligjshmëri, vrasjen e rrahjen e protestuesve rend kushtetues. Ndërsa zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 a kurdoqoftë do të mbahen, do të jenë prova gjenerale që do të përcaktojë fatin e projektit ogurzi, ose duke e kthyer Kushtetutën në leckë për të llustruar çizmen fashiste të pushtetit dhe Shqipërinë në një “demokraci” të kontrolluar plotësisht nga shteti i futur në oborrin e pushtetit, nëse konfirmohet fuqia e sundimit të popullit me vota të vjedhura, ose duke e rivendosur Kushtetutën në themelin e bashkëjetesës politike përmes fuqisë së popullit të ngritur në këmbë me një votë shumëfish më të madhe edhe sesa mali i votave të vjedhura dhe duke e rifutur kësisoj Shqipërinë në rrugën e triumfit të lirisë e të vlerave demokratike të Europës së Bashkuar. Në këtë ditë të shënuar përgjithnjë në historinë e re të Shqipërisë, një vit pas vrasjeve barbare të Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt e Ziver Veizit, unë dua t’ju them megjithatë se ne nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë. Shqipëria nuk është në mëshirën e fatit e të qeverisë që kërkon forcërisht të bëhet Zot i saj.

Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkon me zë përditë e më të lartë edhe bota demokratike, e kërkojnë miqtë e partnerët e pazëvendësueshëm të popullit shqiptar në rrugën e përpjetë të ndarjes me të shkuarën, më të parët ndër ta miqtë e mëdhenj amerikanë, të cilët për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit nuk janë mjaftuar me fjalë, po kanë angazhuar agjencinë më të fuqishme investigative të botës, FBI-në. Pa Shtetet e Bashkuara në krah shqiptarët s’do kishin bërë shumëçka prej arritjeve historike të këtij njëzetvjeçari, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara edhe për hetimin e 21 janarit Shqipëria sot s’do mund të shihte shpresë në pasqyrën e gjakut ende përvëlues të një viti më parë. Ndërkohë që urdhëruesi i flakëve të ndezura në tytat e pushkëve që vranë katër shqiptarë të pafajshëm, e plagosën dhjetëra të tjerë, nga njëra anë u kapardis, jo njëherë, para shqiptarëve për zbatimin e Kushtetutës në vrasjen e qytetarëve, ndërsa nga ana tjetër çoi në mesnatë hijen e tij për të blerë me para gjakun e Hekuran Dedës në familjen e të ndjerit duke premtuar fotografinë e vrasësit, madje citoi,në madhësinë e gomës së fuoristradës siç u tha vëllezërve të të vrarit, FBI-ja edhe falë këmbënguljes së mikut të madh të shqiptarëve Aleksandër Arvizu, vuri të gjithë profesionalizmin e saj të lartë në shërbim të gjetjes së autorëve të masakrës.

Jam sot i bindur, falë miqve të mëdhenj amerikanë, se 21 janari i ardhshëm, s’do ta gjejë Shqipërinë kaq të trazuar sa sot prej mungesës së drejtësisë për 21 janarin e shkuar, sepse provat e pakundërshtueshme të ekspertizës së lartë të Byrosë Federale Investigative, do të hedhin dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga pushteti i korrupsionit dhe korrupsioni i gjykatave të pushtetit. Mirënjohje dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, të cilat me këtë mbështetje të vyer në rrugës e gjetjes të së vërtetës për 21 janarin, po i tregojnë Shqipërisë e shqiptarëve, të gjithëve ne, se rruga e demokracisë, e lirive e të drejtave, e barazisë së të gjithëve para ligjit dhe e drejtësisë së barabartë për të gjithë mund të mos jetë e lehtë kur kërkohet paqësisht, por vetëm paqësisht mund të ndërtohet mbi themele të qëndrueshme. Në orët e para të kësaj dite pimë një kafe me vëllezërit e Hekuranit, malësorë të varfër e kryelartë, të lënduar thellë në shpirt prej asaj trokitjeje në mesnatë të hijes së kryeministrit të vendit, po dhe prej shpifjes së radhës të atij që i akuzon sot si gënjeshtarë, e madje u kërkon 5 milionë lekë pse gjoja paskan gënjyer kur i kanë treguar publikut të vërtetën therëse të asaj mesnate. “Një valixhe me para për të pritur kryeministrin në shtëpi dhe në këmbim foton e vrasësit të vëllait!”, ofertë rrëqethëse prej koskash mafioze që ka efektin tmerrues të së vërtetës se nuk vjen prej një mafieje të fshehtë, po prej vetë qeverisë që u vrau vëllanë. Por lajmi çlirues që ambasadori amerikan u dha shqiptarëve për angazhimin e përfunduar të FBI-së, i ka bërë ata me fletë, u ka dhënë mbrapsht besimin se do të kenë përsëri të tyrin dinjitetin e vjedhur me përdhunë, shpresën e humbur përballë zezimeve të drejtësisë shqiptare, që qëllon me grusht në fytyrë sa herë bëhen gati me iluzionin se këtë herë mund të ketë drejtësi. U ka dhënë mbrapsht besimin e vrarë tek mundësia e rifillimit të jetës në shtëpinë e tyre teksa trupi i Hekuranit përpëlitet nëntokë nga mungesa e drejtësisë, së bashku me trupin e Aleksit, Ziverit dhe Faikut, përpëlitje prej fyerjet barbare, prej karshillëku i të parit të qeverisë që përdorimin e forcës së armëve e quan vullnet kushtetues.

Të dashur familjarë të katër dëshmorëve të 21 janarit, të dashur të plagosur me plumbat e shtetit në 21 janar, të dashur të rrahur e të nëpërkëmbur pabesisht për shkak të daljes suaj në demonstratën e 21 janarit, të dashur të revoltuar, kudo ku ndodheni, për padrejtësitë e panumërta që e kanë pasuar 21 janarin, kjo e sotmja është një ditë shprese dhe si të tillë duhet ta jetojmë të gjithë së bashku. Sepse ju nuk jeni vetëm, Shqipëria nuk është vetëm në rrugën e saj të mundimshme për t’u bashkuar me botën demokratike, ku Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duan ta përfshijnë edhe Shqipërinë, në respekt të shqiptarëve si ju, të shqiptarëve të zakonshëm si qytetarë që e meritojnë integrimin e plotë në atë botë të madhe vlerash e parimesh të paprekshme. Le të qëndrojmë të gjithë bashkë për ato vlera e parime, pa e humbur drejtpeshimin në rrugën tonë të ndërtimit paqësor të shtetit të së drejtës për çdo shqiptar, të demokracisë funksionale për të gjithë njësoj, të sigurisë e të mirëqenies së përbashkët në të njëjtin atdhe, i cili pas zbardhjes së krimit të vrasjeve të 21 janarit, do të jetë pa asnjë dyshim, një atdhe më i mirë për shqiptarët dhe një atdhe ku fëmijët e këtyre shtëpive, që sot shkruajnë papushim vjersha, ju dëgjuat vetëm tre, unë kam dëgjuar shumë më shumë se tre, do të mund të marrin frymë lirisht dhe do të mund të shkruajnë vjershat e të ardhmes së
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Erii Mon 6 Feb 2012 - 1:21

Klea love forum
vendi ku lindin miqesi te reja
Erii
Erii
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 421
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/05/2011
Mosha Mosha : 40

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Shuke Mon 6 Feb 2012 - 3:15

dajti modh :541221:
Shuke
Shuke
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 700
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/01/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga dajti modh Mon 6 Feb 2012 - 3:17

my sweet SHukarie with love
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Shuke Mon 6 Feb 2012 - 3:21

dajti modh shkruajti:my sweet SHukarie with love
zemel sms tend ne tel [TePuC] [TePuC] [TePuC]
Shuke
Shuke
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 700
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/01/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 7 Feb 2012 - 23:12

Eshte erresire çdo mengjes qe kalon pa driten e syve te tu.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga WebMaster Sat 25 Feb 2012 - 20:39

Fundi i botës, shfaqet pllaka e dytë misterioze e Majave ... Deri tani provat për teorinë e fundit të botës vërtiteshin rreth një pllake të vetme guri ...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga era85 Sun 26 Feb 2012 - 0:44

ooooooooo sa kam lexuer sun e imagjinoni edhe syckat me shikojn vetem germa ahahahahahahhaha

era85
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Zürich
Postime Postime : 594
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/02/2012
Hobi Hobi : Me Pelqen ta Jetoj Jeten ashtu si me vin, Kam Luftu per GJerat qe i kam dash Nderi Dhe Respekti , Dy Nga Vlerat Kryesore Ne Jete , Asgje me SHum Ja Lem Kohe GJerat Tjera

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Tonii Sun 26 Feb 2012 - 1:02

nuk do te vi fundi i botes pa u perhapur shkrimet e Bibles gjer ne kombin me te larget
tre shenjat e medha
1 rikthimi i hebrenjeve ne Izrael
2 marrja e Jeruzalemit nga hebrenjt
3 rindertimi i tempullit
dy te parat kane ndodhur gjate shekullit te 20
keto jane perfundimet qe ka ber Shkencetari me fam botrore Isak Njuton i cili ishte me origjin Hebreje dhe pasi zbertheu varg me varg Biblen pohoj se shkrimet e Bibles jane fjala e perendis
Isak Njuuton permend gjithashtu profetin e rreme dhe anti Krishtin te cilet do te vin per te permbushur shkrimet e shenjta
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 3 Mar 2012 - 23:43

Qe burri dhe gruaja shkojn te pusi i deshirave ..gruaja si kurjoze zgjatet per te pare dhe bie brenda ..burri ...wow e habitshme funksionoka vertet.



[You must be registered and logged in to see this image.]
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Anakonda Sun 4 Mar 2012 - 3:09

Qellimi i jetes eshte ti japesh jetes nje qellim.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexova Diku.. - Faqe 6 Empty Re: Lexova Diku..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 6 e 19 Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 12 ... 19  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi