Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Britania kundër bisedimeve pa fund Kosovë-Serbi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Britania kundër bisedimeve pa fund Kosovë-Serbi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Britania kundër bisedimeve pa fund Kosovë-Serbi

2 posters

Shko poshtë

Britania kundër bisedimeve pa fund Kosovë-Serbi Empty Britania kundër bisedimeve pa fund Kosovë-Serbi

Mesazh nga WebMaster Thu 25 Oct 2012 - 5:50

PRISHTINE-Ministri i Jashtëm i Britanisë William Hague zhvilloi sot një vizitë në Prishtinë ku doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij, kryediplomati britanik bëri të ditur se harta e Ballkanit është përmbyllur dhe nuk ka vend për diskutime mbi çështje territoresh.

Hague, theksoi të enjten në Prishtinë se dialogu në mes të Kosovës e Serbisë nuk duhet të jetë i pafund, por se duhet të arrihet përparim në të gjitha fazat e procesit që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja palëve.

Ai tha se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe për iniciativën e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Ky nuk është një dialog i pafund që mund të vazhdojë përgjithmonë. Është me rëndësi që të bëhet një lloj përparimi i vazhdueshëm në të gjitha fazat; këtë e diskutuam edhe me kryeministrin. Në fazën e parë baronesha Ashton do të identifikojë fushat që do të kërkojnë interesin e të dyja palëve dhe shpresojmë se do të vazhdojmë”, u shpreh Hague.

Pa dashur të komentojë nëse qëllimi përfundimtar i këtyre bisedimeve do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, diplomati britanik foli për vizionin e Londrës që, një ditë, në tryezën ku do të jenë të ulur përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, të gjenden edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk dua të parashikoj sot se në cilën pikë do të arrihet qëllimi përfundimtar. Mendoj se është mjaft e qartë se duam t’i shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian - të ulur në një tavolinë. Shpresoj se do ta shoh këtë një ditë: të gjithë të ulur në një tavolinë në Bruksel apo Luksemburg duke e përshëndetur njëri-tjetrin si partnerë të barabartë me marrëdhënie tërësisht normale ndërmjet vete. Kjo duhet të jetë ambicia”, theksoi ai.

Bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre nisën të premten me takimin e ndërmjetësuar nga Ashton në mes të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaci
Kurse kryeministri Thaci bëri të ditur për mediat se ka informuar Hague rreth takimit me kryeministrin serb Dacic dhe zhvillimet më të fundit politike në shtetin kosovar.
I pyetur se kur do të njohë Serbia shtetin e Kosovës, Thaci theksoi se nuk pret që njohja të bëhet tani herët.

“Duhet të jemi realistë, nuk do presim që Serbia të njohë Kosovën muajt e ardhshëm. Por ka nisur tashmë një proces negociatash. Ajo që ne presim, është një sjellje evropiane të Serbinë në raport me Kosovën dhe kjo të rezultojë me njohjen e Kosovës. Ky realacion evropian Kosovë-Serbi do të rezultojë me njohjen edhe të pesë vendeve të BE-së për shtetin e Kosovën dhe duhet të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

(d.b/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Britania kundër bisedimeve pa fund Kosovë-Serbi Empty Re: Britania kundër bisedimeve pa fund Kosovë-Serbi

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 6:08

" MU tkeqe na marrshin edhe kta anglezet"
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi