Relic: Ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë!
Faqja 1 e 1
Relic: Ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë!
Qeveria gjermane dhe vendet perëndimore kanë kundërshtuar ndarjen e Kosovës, por qëndrimi mund të ndryshojë në qoftë se palët bien dakord, thotë Dusan Relic nga Instituti për Shkencë dhe Politikë në Berlin.
“Serbia për një kohë të gjatë po sinjalizon se është e gatshme për një lloj pazari - që të njohin pavarësinë e Kosovës si shkëmbim për një pjesë territori. Kjo zgjidhje nënkupton që veriu i Kosovës, i cili ende veten e konsideron si pjesë të shtetit të Serbisë, të mbetet në Serbi. Ndërsa, Beogradi do të pranonte që pjesa tjetër e Kosovës të bëhet shtet i pavarur ose t’i bashkohet ndonjë asociacioni me Shqipërinë, në një territor të zgjeruar shqiptar”, ka thënë Relic për DW.
Modeli “territor për njohjen e pavarësisë”, është një model të cilin Beogradi po e ofron në mënyrë diskrete për një kohë të gjatë, vlerëson Relic, por – sipas tij – “kohët e fundit ka pasur sinjale të qarta edhe nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e këtij vendi se do të pranonin këtë zgjidhje”.
I pyetur se për çfarë sinjalesh e ka fjalën, Relic ka thënë se “dy fakte çojnë në këtë konkludim”, njëra nga të cilat është ka të bëjë me intervistat e fundit të ish-koordinatorit të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ku ai deklaron se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më racionale.
“Busekun e njoh mirë dhe e di që si politikan i matur dhe me përvojë të gjatë, gjëra të tilla nuk flet në qoftë se më parë nuk ka marrë pëlqimin e të paktën një pjese të udhëheqësisë në Prishtinë... Argumenti tjetër për mua është deklarata e kongresistit amerikan nga Kalifornia, Dana Rohrbacher, i cili për vite të tëra ka mbështetur me vendosmëri qëndrimet shqiptare në Kosovë”, shton Relic.
Sipas tij, ndarja e Kosovës “është në interesin e bashkësisë ndërkombëtare, për shkak të shpenzimeve të mëdha që jepen për trupat ndërkombëtare dhe ndërmjetësimet politike, si dhe për shkak të mundësisë së shtrirjes së konflikteve nga Kosova në vendet tjera”.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Hyseni: Ndarja e Kosoves shperben Ballkanin
» Thaci: Ndarja e Kosoves hap ceshtjen e kufijve
» E ardhmja e Kosovës është në BE
» Fule: Zgjidhja e “emrit”, eshte momenti i duhur
» Për trashje ka faj bakteri - zgjidhja është ndryshimi i ushqimit
» Thaci: Ndarja e Kosoves hap ceshtjen e kufijve
» E ardhmja e Kosovës është në BE
» Fule: Zgjidhja e “emrit”, eshte momenti i duhur
» Për trashje ka faj bakteri - zgjidhja është ndryshimi i ushqimit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi