Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në ekspozitën për Çmimin “Muslim Mulliqi – 2012”, 27 pjesëmarrës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në ekspozitën për Çmimin “Muslim Mulliqi – 2012”, 27 pjesëmarrës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në ekspozitën për Çmimin “Muslim Mulliqi – 2012”, 27 pjesëmarrës

2 posters

Shko poshtë

Në ekspozitën për Çmimin “Muslim Mulliqi – 2012”, 27 pjesëmarrës Empty Në ekspozitën për Çmimin “Muslim Mulliqi – 2012”, 27 pjesëmarrës

Mesazh nga Emona Tue 1 May 2012 - 1:26

Galeria e Arteve të Kosovës shpalli sot emrat e artistëve pjesëmarrës të ekspozitës ndërkombëtare në fushën e arteve bashkëkohore, Çmimit “Muslim Mulliqi” – 2012.

Në ekspozitë do të marrin pjesë 27 artisë nga Kosova dhe të huaj nga fusha e skulpturës, pikturës, fotografisë, instalacionit dhe videos. Artistët pjesëmarrës janë: Luan Bajraktari, Arben Elshani, Driton Hajredini, Qëndresë Deda, Albert Heta, Orhan Kurtolli, Shpend Havolli, Fatos Kabashi, Dren Maliqi, Mehmet Behluli, Majlinda Hoxha, Petrit Halilaj, Adrian Paci, Edi Hila, Danica Dakic, Tanja Lazetic, Sejla Kameric, Vadim Fishkin, Aya Ben Ron, Yael Bartana, Bert Theis, Joanna Billing, Josef Darbenig, Laurent Mareschal, OzlemGunol and Mustafa Kunt, Vangelis Gokas, Praneet Soi.

Artistët e lartpërmendur kanë konkurruar me punimet e tyre brenda konceptit kuratorial “S’është e thënë që gjithnjë të jetë e bukur, përveç nëse është e bukur”, të përcaktuar nga kuratorët e ekzpozitës Charles Esche dhe Galit Eliat. Esche është drejtor i muzeut Van Abbe të Holandës, ndërsa Galit Eliat është kuratore dhe hulumtuese në po të njëjtin muze. Ky edicion i Muslim Mulliqit paraqet një mundësi që artistët të reflektojnë për metaforën e Kaleidoskopit dhe nënkuptimin e të bukurës në shekullin XXI.

Ekspozita do të hapet më 30 maj dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 30 korrik 2012.

Juria profesionale në përbërje të: Zdenka Badovinac, Sokol Beqiri dhe Vasif Kortun do të përzgjedhin fituesin, të cilit do t’i ndahet shuma prej 3000 euro.

Zdenka Badovinac është kuratore, kritike arti dhe drejtoreshë e Moderna Galerija (Muzeu i Artit Bashkëkohor) në Lubjanë që nga viti 1993.

Sokol Beqiri është njëri nga artistët kryesorë të gjeneratës së tij, të cilët bënë ndryshime radikale në praktikën e artit bashkëkohor në Kosovë.

Vasif Kortun është kurator, profesor në fushën e artit vizual bashkëkohor si dhe drejtor i programit të hulumtimit në Galerinë me famë botërore SALT, në Stamboll.

Muslim Mulliqi është ekspozita më e madhe e Galerisë së Arteve të Kosovës dhe njëherësh çmimi më i lartë që ndahet për artin pamor në Kosovë. Këtë vit “Muslim Mulliqi”do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe hapësira të tjera ekspozuese, ndër to edhe Galerinë e Ministrisë së Kulturës dhe Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në ekspozitën për Çmimin “Muslim Mulliqi – 2012”, 27 pjesëmarrës Empty Re: Në ekspozitën për Çmimin “Muslim Mulliqi – 2012”, 27 pjesëmarrës

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 18:46

fitofte me i miri
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi