TCH, anëtar në rrjetin europian
Faqja 1 e 1
TCH, anëtar në rrjetin europian
new showLocalTime("ora", "server-php", 0, "short")
15:00 Lajme e Moti |
15:35 Top Select |
Programi i plote |
TCH, anëtar në rrjetin europian
11/11/2011 20:20
div.atclear {
display: none;
}
.addthis_counter.addthis_pill_style {
margin: 0 20px 0 10px;
}
.fb_iframe_widget iframe {
margin-bottom: 2px;
}
.addthis_counter a.atc_s {
background-color: #3B5998 !important;
}
.addthis_counter.addthis_pill_style {
background-color: #3B5998 !important;
}
.addthis_button_expanded {
cursor: default !important;
}
Facebook136
Top Channel është tashmë anëtar me të drejta të plota në Shoqërinë e Televizioneve Komerciale në Europë, ACT. Vendimi u mor gjatë mbledhjes vjetore të bordit drejtues, i cili u pasua nga konferenca e 4-të e Kolegjit të Anëtarësisë, ku morën pjesë dhe përfaqësues të OSBE-së, Komisionit e Parlamentit Europian.
“ACT është organizata ku marrin pjesë televizionet komerciale më të mëdha të Europës, si ITV anglez, Prosieben gjerman, RTL, kanalet franceze, platformat dixhitale, Mediaset-i italian, e të tjerë. Cdo problem, cdo cështje që lidhet me jetesën apo mbijetesën, mbi të ardhmen, shpenzimet, mbi lirinë e medias, është kjo organizatë, e cila përcjell zërin e këtyre pranë institucioneve më të larta europiane”, deklaron Skerdi Drenova, zv.drejtor i përgjithshëm i TCH.
“Duke qenë e bazuar në Bruksel, përcon cdo ditë pranë përfaqësuesve të Komunitetit Europian shqetësimet e mediave që vijnë nga vende të ndryshme të Europës. Si nga aspektet e lirisë së medias, aspekte të prodhimit, aspekte të jondershmërisë në treg, aspekte të zhvillimit, por dhe kërcënimet e mundshme nga tregjet ndërkombëtare, sic është tregu amerikan, është kjo organizatë e cila përfaqëson si interesat ekonomike, ashtu edhe interesat afatgjata të medias europiane”, vijon Drenova.
“Për të pasur një sistem demokratik funksionues, nevojitet që njerëzit të informohen për atë cfarë ndodh, c'thonë politikanët e ku qendron debati politik. Ne mendojmë se gazetarët duhet të jenë të lirë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre të lirshme dhe pa asnjë presion nga brenda apo jashtë, sic përballen në disa vende. Besojmë se transmetuesit publikë apo privatë duhet të jenë të pavarur nga cfarëdolloj presioni shtetëror apo nga qeveria, në mënyrë që të bëjnë raportimin mediatik, pasi kjo është detyra e gazetarëve sot. Ndaj, kjo përbën dhe shqetësimin tonë kryesor këtu”, shprehet Utta Tuttlies, shefe e komunikimit në ACT.
“Nga ne pritet që të rrisim industrinë e televizioneve komerciale në Europë. Rritja e kërkesave në të gjitha vendet e Europës na bën më të besueshëm dhe bindës për argumentet tona përpara Komisionit Europian mbi mbrojtjen e industrisë sonë. Kur kërkesa e një televizioni të tillë shqiptar, na u prezantua, e mirëpritëm me shumë dashamirësi në gjirin tonë, pasi do të kemi kështu një anëtar më shumë, prej një vendi të munguar më parë, për të mbrojtur interesa të njëjta globale, pasi ne hasim sfida të ndryshme, por që janë të njëjta për të gjithë, si e drejta e autorit, pirateria, apo cështje të ngjashme. Ambicjet tona janë të njëjta pranë Komisionit Europian, e duam të jemi sa më shumë, ndaj e mirëpritëm me shumë kënaqësi këtë televizion të ri”, thotë Philipe Delussine, president i ACT & CEO RTL, Belgjikë.
“Kjo është hera e parë që një transmetues shqiptar paraqet interes dhe më duhet të them se me unanimitet, të gjithë ranë dakort për të pasur një anëtar shqiptar në ACT, që përfaqësohet tashmë në 36 vende europiane. Të pranishmit u impresionuan shumë nga reputacioni që kishte TCH si kompani e pavarur dhe profesionale lajmesh, dhe ky është fiks imazhi që ne duam të paraqesim gjithashtu tek institucionet europiane”, deklaron Ross Biggam, drejtor i përgjithshëm i ACT.
ACT përfaqëson interesat e 33 kompanive transmetuese anëtare nga 36 vende të ndryshme europiane. 91.7 miliardë euro ishte vlera e këtij tregu televiziv për vitin 2010, sipas raportit vjetor të prezantuar gjatë konferencës.
50% e kësaj shume është ri-investuar nga transmetuesit komercialë, cfarë ka rritur me 228 minuta/ditë më shumë se vitin e kaluar shikueshmërinë e sektorit audiovizual në Europë.
Ndërkohë që bilanci tregtar vjetor i BE-së, krahasuar me atë amerikan për formatet televizive, mbetet pozitiv me 9.3 miliardë euro, sipas raportit vjetor të ACT-së.
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Soni të kthehet si yll europian?
» Alajdin Abazi - anëtar i redaksisë së Enciklopedisë
» Malmstrom:Komisioni Europian miratoi heqjen e vizave per Shqiperine
» Dora d’Istria: Princesha me origjinë shqiptare, ë themelet e qytetërimit europian
» Dita e Europës, Basha: Maji, muaji europian, të vrapojmë drejt BE
» Alajdin Abazi - anëtar i redaksisë së Enciklopedisë
» Malmstrom:Komisioni Europian miratoi heqjen e vizave per Shqiperine
» Dora d’Istria: Princesha me origjinë shqiptare, ë themelet e qytetërimit europian
» Dita e Europës, Basha: Maji, muaji europian, të vrapojmë drejt BE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi