Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ...

3 posters

Shko poshtë

Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ... Empty Si ta largoni mërzinë dhe zemërimin

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 3 Nov 2011 - 11:50

Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ... SadPërkufizojeni problemin

Përqendrohuni dhe emërtoni ndjenjat e sakta të cilat ju mundojnë. Shkruajeni këtë në letër, sikur edhe problemin në zgjidhjen e të cilit do të punoni. Ky mund të jetë ndonjë takim, ndonjë provim, kontroll te mjeku, ndjenjë e mërzisë, zemërimit, dhembje etj.

Vlerësojeni rëndësinë e problemit
Në një shkallë prej 1 deri në 10 vlerësojeni intensitetin e problemit tuaj, e më pas përshkruani atë që ndieni. Nëse bëhet fjalë për dhembje, atëherë shpjegoni se në cilën pjesë të trupit e ndjeni atë gjë dhe si e ndjeni atë. Evitoni ndjenjat të cilat i keni vlerësuar me 9 apo 10, sepse ky është vetëm një ushtrim.

Filloni me goditje të lehta në dorë
Goditni me majat e gishtave të një dore në pikën e dorës tjetër. Në të njëjtën kohë, thoni me zë: edhe pse e ndjej këtë dhembje, zemërim, frikë, brengë, mërzi… thellësisht dhe në tërësi pranoj veten time.
Përsëriteni këtë fjali tri herë dhe gjatë tërë kohës bëni goditje me dorë.

Kaloni në fytyrë
Me majat e gishtit të dytë, atij të tretë dhe të katërt, goditni fort nga këndi i brendshëm i vetullave, e deri te nënsqetulla. Duhet të goditni shtatë herë në çdo pikë. Në të njëjtën kohë e thoni të njëjtën fjali sikur edhe në ushtrimin paraprak.

Si ndiheni pas këtij ushtrimi
Pasi të keni përfunduar, vlerësojeni përsëri problemin tuaj nga 1 deri 10. Shkruajeni atë numër krahas vlerësimit të parë dhe, nëse keni ndonjë koment, shkruajeni po ashtu.
zakonisht intensiteti i ndjenjave fillestare vjen duke u dobësuar. Edhe vetë ndjenja mund të ndryshojë. Mërzia mund të kalojë në zemërim, zemërimi në nervozë, etj.
Nëse problemi ka mbetur i njëjtë, apo ka pësuar rënie në intensitet, por nuk është larguar, atëherë përsëriteni ushtrimin edhe një herë. Qëllimi është që të arrini deri te vlerësimi 0. Çdo herë shkruani rezultatet e reja.
Nëse dhembja dhe emocionet kthehen, kjo dmth se problemi juaj tejkalon nivelin e këtij ushtrimi, prandaj mos hezitoni që të kërkoni ndihmë profesionale.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ... Empty Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ...

Mesazh nga Darius Sat 12 Nov 2011 - 7:57

Të gjithë e njohim zemërimin dhe të gjithë e kemi ndjerë atë, qoftë si një bezdi e shkurtër apo si zemërim i plotë.

Zemërimi është plotësisht normal, zakonisht i shëndetshëm, si dhe emocion njerëzor, por kur del jashtë kontrollit dhe bëhet destruktiv, ai mund të shkaktojë probleme në punë, në marrëdhëniet personale dhe në cilësinë e jetës. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni në mëshirë të një emocioni të paparashikueshëm dhe të fuqishëm.

Natyra e zemërimit

Sipas Charles Spielberger, PhD, psikolog i specializuar në studimin e zemërimit, zemërimi është “një gjendje emocionale që ndryshon në intensitet nga një irritim i butë në një gjendje furie apo tërbimi”. Ashtu si emocionet e tjera, edhe zemërimi shoqërohet me ndryshime fiziologjike dhe biologjike si: rritja e presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës, rritja e nivelit të hormoneve të energjisë, adrenalinës dhe noradrenalinës.

Zemërimi mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Ju mund të jeni i zemëruar me një person apo situatë të caktuar (faktor i jashtëm), ose mund të jeni i zemëruar si rrjedhojë e shqetësimit për probleme të ndryshme personale apo nga kujtimi i ngjarjeve traumatike (faktor i brendshëm).

Menaxhimi i zemërimit

Qëllimi i menaxhimit është të zvogëlojë ndjenjat emocionale si dhe reagimin fiziologjik, që shkakton zemërimi. Ju nuk mund të shmangni gjërat ose njerëzit, që ju shkaktojnë zemërimin, por ju mund të mësoni të kontrolloni reagimet tuaja.

Përse disa njerëz zemërohen më shumë se të tjerët?

Sipas psikologut Jerry Deffenbacher disa njerëz vërtet zemërohen më shumë se të tjerët. Këta njerëz në përgjithësi nuk e shfaqin zemërimin në publik, por janë rregullisht të irrituar dhe të inatosur. Ata janë tipa të tërhequr dhe shpesh të sëmurë fizikisht. Ata kanë tolerancë të ulët ndaj frustrimit dhe shqetësohen kur dikush i korrigjon qoftë edhe për gabimin më të vogël.

Çfarë i bën këta njerëz të tillë? Ka disa arsye për këtë. Një arsye mund të jetë gjenetike dhe fiziologjike: Disa fëmijë lindin nervozë, vulnerabil. Një arsye tjetër është social-kulturore: Në shoqëri zemërimi është konsideruar shpesh si diçka negative dhe shoqëria na ka mësuar, se kemi të drejtën të shprehim ankthin, depresionin apo emocione të tjera, por asnjëherë nuk duhet të shprehim zemërimin. Si rezultat ne nuk kemi mësuar si ta trajtojmë atë apo si ta kanalizojmë në mënyrë konstruktive.

Gjithashtu ndikim ka dhe konteksti familjar. Zakonisht njerëzit vulnerabil ndaj zemërimit vijnë nga familje të përçara, kaotike dhe të paafta në komunikimin emocional.

A është mirë "Të shfryhesh??"

Disa njerëz e përdorin këtë metodë si efektive, por sipas psikologëve kjo metodë është një mit i rrezikshëm. Sipas hulumtimeve, ajo mund të ndihmojë në përshkallëzimin e zemërimit dhe të nervozizmit, por nuk bën asgjë për ta zgjidhur situatën.

Ajo çfarë duhet bërë, është të gjeni shkakun e zemërimit tuaj dhe të mendoni për mënyrat sesi ta zgjidhni atë, ose të përballeni me situatën.

Strategjitë për të mbajtur zemërimin përbrenda

Teknikat relaksuese

Disa mënyra të thjeshta relaksimi janë: frymëmarrje diafragmatike (frymëmarrje e thellë nga diafragma); relaksimi përmes imazheve duke e lejuar mendjen të prodhojë imazhe, që shërbejnë si pikë referimi për qetësi dhe paqe; relaksimi autogjenik (vetëinduktues) që nënkupton pakësimin e zemërimit me anë të asaj çka ne i themi vetes, fjalë të tilla si: unë jam i qetë, duhet t`i marr gjërat me qetësi etj. Duke ia përsëritur vetes këtë gjë, duke menduar dhe duke e ndjerë veten ashtu siç e përshkruajnë fjalët, bën të mundur relaksimin e vetes; relaksimi progresiv, relaksimi i muskujve që bëhet fillimisht duke tendosur një grup muskujsh dhe pastaj duke i çliruar ata.

Ristrukturim njohës (kognitiv)

Kjo strategji konsiston në ndryshimin e mënyrës së të menduarit. Kur jeni i zemëruar, të menduarit tuaj është shumë i ekzagjeruar dhe dramatik. Provoni t`i zëvendësoni mendimet tuaja me mendime më racionale, p.sh: në vend që t`i thoni vetes: “Oh është e tmerrshme çdo gjë është shkatërruar”, thojini vetes: “Po, kjo është diçka irrituese dhe është normale që unë jam i mërzitur për këtë, por ky nuk është fundi i botës dhe gjithsesi asgjë nuk do të rregullohet, nëse mërzitem”.

Bëni kujdes me zemërimin, sepse edhe pse mund të jetë i justifikueshëm, ai mund t’ju bëjë të paarsyeshëm. Duhet t`i kujtoni shpesh vetes, që ju jeni duke përjetuar thjesht disa kthesa apo sprova të jetës së përditshme. Njerëzit zemërakë kanë tendencën të kërkojnë drejtësi, vlerësim, miratim dhe gatishmëri për t`i bërë gjërat sipas mënyrës së tyre dhe kur kjo nuk ndodh, zhgënjimi i tyre kthehet në zemërim.

Si pjesë e rikonstruktimit njohës këto njerëz kanë nevojë të ndërgjegjësohen për natyrën e kërkesave që bëjnë. Pra në vend të fjalëve “Unë kërkoj që…” apo “duhet të bëni këtë”, ata duhet të përdorin fjalët “Kam nevojë për…”, “Do doja që…”

Komunikim më i mirë

Personat zemërakë shpesh kanë tendencën të arrijnë në konkluzione të shpejta, shumica e të cilave janë të pasakta. Gjëja e parë që duhet bërë, kur po zhvillon një diskutim të nxehtë, është të ruash qetësinë, të dëgjosh me kujdes çfarë po thotë personi tjetër dhe të mendosh mirë përgjigjet. Mund të ndodhë, që personi me të cilin po diskuton, po të kritikon. Në këtë moment ju nuk duhet të bëheni gati për sulm, por dëgjoni dhe përpiquni të kuptoni mesazhin, që po përpiqet t’iu përcjellë (ai mund të ndihet i neglizhuar). Kjo gjë mund të kërkojë durim nga ana juaj, por qetësia juaj në këto raste është e rëndësishme për të shmangur irritimet.

Ndryshimi i ambientit

Shpeshherë është mjedisi i afërt ai, që bëhet shkak për gjendjen e irrituar dhe zemërimin tuaj. Ju mund të ngarkoheni me probleme dhe përgjegjësi, të cilat ju bëjnë të ndiheni i zemëruar, i mërzitur apo si i zënë në kurth. Në këto raste jepini vetes kohë të pushoni dhe filloni t`i mendoni gjërat me qetësi. Në rast se mundeni, shkëputuni nga ai ambient për pak kohe sa të reflektoni mbi situatën dhe të mendoni për hapat që do hidhni, apo veprimet që do bëni. Nëse keni mundësi ndryshoni ambientin (në mënyrë të përhershme), të cilin mendoni se ju sjell më së shumti shqetësim dhe zemërim.

Gjetja e alternativave

Shmangie: Përpiquni t’iu shmangeni situatave apo personave, që ju mendoni se ju shkaktojnë zemërim apo acarim.

Angazhim: Në rastet kur acarimi vjen nga faktorë të jashtëm (trafiku i rënduar, pritja e gjatë, zhurma etj.) përpiquni ta angazhoni veten me gjëra që jua largojnë vëmendjen nga këto situate.

Nëse mendoni se zemërimi juaj është me të vërtetë jashtë kontrollit, nëse kuptoni që po ndikon në marrëdhëniet tuaja personale apo në aspekte të tjera të jetës, ju mund të merrni në konsideratë këshillimin, për të mësuar sesi mund ta trajtoni zemërimin tuaj. Një psikolog apo një person i specializuar në këtë fushë mund t’iu ndihmojë në zhvillimin e disa teknikave për ndryshimin e mënyrës tuaj të të menduarit dhe të sjellurit.

Përgatiti: Suada Hajredinaj



Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ... Empty Re: Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ...

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 12 Nov 2011 - 8:17

"Si ta largoni mërzinë dhe zemërimin"
me
"Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ..."

dy temat bashkohen se kane te njejten permbajtje
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ... Empty Re: Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ...

Mesazh nga Anakonda Thu 8 Mar 2012 - 19:15

Normalisht qe e kontrolloj,se pastaj nuk e di se cfare do te bej.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ... Empty Re: Kontrolloje zemërimin para se ai të të kontrollojë ty ...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi