Intervista II, Rama: Kosovarët e duan Sali Berishën se janë të pa informuar
3 posters
Faqja 1 e 1
Intervista II, Rama: Kosovarët e duan Sali Berishën se janë të pa informuar
Kjo është pjesa e dytë e intervistës së dhënë nga kreu i PS, Edi Rama për gazetën Zëri gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Komenti i gazetës:
Ndarja në mes Kosovës e Shqipërisë përditë e më shumë po ngushtohet. Për ditë e më vështirë po bëhet që të jesh i fuqishëm në Kosovë dhe të mos të duan e të respektojnë në Shqipëri, dhe të jesh i madh atje e të mos të duan në Kosovë. Ose të keqkuptojnë këtu edhe atje.
Sali Berisha, me gjasë e dinte këtë gjë që moti. Ai këtu është pjesë e emocionit. Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë me gjasë këtë e kuptoi tash frik. Por e kuptuan dhe kjo është mirë. Tri ditë sa qëndroi në Kosovë, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë ishte kudo dhe te secili.
Te miqtë e vjetër në PDK, te varrezat e Jasharëve në Prekaz, te familja Haradinaj, te LDK-ja e Isa Mustafës dhe te Vetëvendosja e Albin Kurtit e Shpend Ahmetit. Rama këto ditë njohu Kosovën, dhe Kosova kishte mundësi ta njohë atë. Kjo vetë do të zbusë një pjesë të paragjykimeve për të dhe partinë që ai udhëheq.
I vetëdijshëm për mungesën e informatave të sakta për qëndrimet e tij dhe të PS-së veçanërisht në lidhje me Kosovën, Rama shpjegoi një nga një të gjitha paragjykimet e kësaj shoqërie se partia e tij është grekofile, proserbe, kundër Rrugës së Kombit, për Çelësin e Nderit dhënë Bregoviqit e shumë gjëra të tjera.
“Me forcën e argumentin”, siç do të thonte ai. Foli pak edhe për të majtën inekzistente në Kosovë dhe për vjedhjen e votave këtu e atje. Kryetari i PSSH-së ishte këtu të promovojë librin e tij “Kurban”, një rrëfim për vitet sa ishte kryetar i Tiranës.
E tha që ai vetë nuk është “Kurban” i askujt në Shqipëri – as i Berishës dhe as i ndërkombëtarve. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, ama në Kosovë Rama si kryetar dhe PS-ja si parti janë “Kurban” i paragjykimeve tona.
Vendi ynë ka nevojë ta njohë Ramën dhe ta njohë PS-në dhe atëherë t’i gjykojë drejt. Ashtu si janë dhe jo ashtu si na i paraqesin në pasqyrë. Edi Rama më poshtë i jep argumentet e tij. Kosovarëve u mbetet që ato t’i peshojnë.
INTERVISTA – II-
-: A keni ju një shpjegim për tërë atë emocion të madh që e kanë kosovarët për Sali Berishën?
Rama: Këtë gjë duhet ta shpjegojnë ata që e dashurojnë se unë nga ana ime, mua nuk më takon t’i gjykoj për ndjenjat e tyre dhe as të gjej arsyen e këtyre ndjenjave. Unë besoj aq sa ka informacion, aq ka edhe dizinformacion…aq sa ka mundësi për të njohur të vërtetën, aq ka pamundësi për të shkuar te e vërteta dhe ma ha mëndja në rast se ky opinion do të ishte më i informuar, edhe dashurinë do ta kishte më të arsyeshme.
-: Ekziston përshtypja që dashuria e kosovarëve me z. Berisha ka të bëjë edhe me lidhjet që i ka pasur me Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova?
Rama: Nuk e di këtë, por di kaq që Ibrahim Rugova është një figurë historike sot, por në të gjallë të tij ka ditur të jetë i ekuilibruar dhe njësoj i dashur me të gjithë faktorët politikë në Shqipëri.
-: Si kanë qenë raportet e Partisë Socialiste me Rugovën, kanë qenë po aq të afërta si me Berishën apo më ndryshe?
Rama: Të kemi parasysh që ka një raport institucional që është një raport detyrimisht sistematik dhe në përmbajtje i pazëvendësueshëm mes autoriteteve përfaqësuese të institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri.
Kur kjo ka përkuar me kohën e Presidencës së Sali Berishës apo me kohën e drejtimit të Fatos Nanos apo Pandeli Majkos, mendoj që ka qenë gjithmonë kështu dhe është normale që edhe sot të jetë kështu, sepse pavarësisht emrave, qeveritë duhet të bashkëpunojnë nga afër me njëra-tjetrën.
Por, për sa më takon mua, unë kam pasur fatin ta takoj Ibrahim Rugovën dhe ruaj një mbresë të çmuar nga takimet me të, nga dashamirësia, nga paqja e brendshme nga ekuilibri i tij në këndvështrimin dhe trajtimin e Shqipërisë pa bërë kurrë dallime mes faktorëve politikë në Shqipëri.
-: Këtu kemi një përshtypje që Partia Socialiste e Shqipërisë është më e afërt me Partinë Demokratike të Kosovës? Ka bazë në këto mendime?
Rama: PS ka një marrëdhënie tradicionale me PDK, që zë fill nga lufta. PS në qeveri ka qenë një partner i afërt i UÇK-së dhe normal ka si të thuash trashëguar bashkë me PDK-në një histori të përbahskët suksesi. Nga ana tjetër, në këtë mes hyn edhe një marrëdhënie e afërt miqësore me kryetarin e PDK-së dhe kryeministrin aktual të Kosovës, për të cilin ne kemi një vlerësim të lartë dhe ushqejmë ndjenja vëllazërore.
-: Mos ka një shpërputhje këtu? Ju në Shqipëri luftoni kundër vjedhjes së votës, ndërsa në Kosovë realisht është PDK ajo që ka bërë makinacione në zgjedhje…
Rama: Kjo është një çështje që i takon forcave politikke në Kosovë ta trajtojnë lidhur me zgjedhjet në Kosovë. Ajo që unë mund të them është që në Shqipëri zgjedhjet i ka vjedhur qeveria dhe Saliu. Ne e kemi problemin me qeverinë dhe Saliun për sa i takon garantimit të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
-: Për ta thënë kushtimisht si kontribut lidhur me këto përshtypje të gabuara që ekzistojnë në Kosovë për PS e Shqipërisë dhe ju personalisht, a ka mundësi që kanë të bëjnë edhe me mënyrën se si njerëzit këtu e përceptojnë komunizmin? Për dallim nga Shqipëria, këtu njerëzit e konsiderojnë socializmin e komunizmin si e njëjta ideologji.
Rama: Po po, nga ana tjetër kosovarët nuk duhet ta harrojnë që pa një socialist të madh në komandë Kosova nuk do të ishte çliruar dhe ky kishte emrin Tony Blair. Madje në një kuptim nuk ishte një i djathtë, por një i majtë nga ana tjetër e Atlantikut që bashkë me Tony Blairin udhëhoqën luftën çlirimtare kundër regjimit të Millosheviqit. Kështu që ne i përkasim kësaj të majte, këtij socializmi evropian që nuk ka asnjë lidhje me komunizmin apo me socializmin në kuptimin që kjo fjalë kishte në kohën e regjimit të kaluar.
-: Pak më parë më intrigoi ajo pjesa kur besoj latë të kuptoni që ne nuk duhet shumë të çajmë kokën për fuqitë e mëdha”…
Rama: Jo s’duhet të çajmë kokën, por nuk kemi pse të kompleksohemi nga debatet që mund të ngjallë një zgjidhje e drejtë…
-: Ndërkaq, ju keni vizituar edhe lëvizjen Vetëvendosje, prej nga keni bërë një vlerësim shumë të mirë për ta, një subjekt politik ky që jo rrallë herë vizitorët evitojnë kontaktin me ta … Zakonisht politikanët shqiptarë kanë këtë sëmundjen kronike të varësisë së plotë ndaj faktorit ndërkombëtar, po ju ku bëni pjesë????
Rama: Unë mendoj që pa Vetëvendosjen jeta politike kosovare do të ishte më e varfër dhe do kishit një dritare më pak. Secili ka të drejtë ta zgjedhë dritaren që i pëlqen dhe në këtë kuptim, ne kemi dritaren tonë nga ku e shohim rrugën e zhvillimeve dhe të integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në BE. Vetëvendosja ka dritaren e saj, të tjerët e kanë dritaren e tyre. E sigurt që është që pa atë dritare, shtëpia e përbashkët shqiptare do të kishte një dritare më pak dhe një dritare më pak nuk do të ishte më shumë dritë, por më pak dritë.
-: Ju së fundi keni hartuar një program për shpëtimin e ekonomisë shqiptare, ndërsa atë ia keni prezantuar në takim edhe kryeminsitrit të Kosovës, partia e të cilit publikisht është duke e prezantuar vetën si të djathtë. S’duam t’iu pyesim për PDK-në, por në përgjithësi kë e shihni se ka gjasa për të krijuar të majtën në Kosovë?
Rama: Është shumë herët për përkufizime të tilla në Kosovë, sepse të mos harrojmë që procesi i diversifikimit të forcave politike mund të ndodhë qetësisht dhe normalisht kur të jenë zgjidhur njëherë e mirë disa probleme themelore që në Kosovë janë drejt përmbylljes.
Vetëm atëherë do të ketë më shumë qetësi publiku për të pranuar një proces të qetë diversifikimi dhe vetëm atëherë partitë mund të kurajohen të pozicionohen pa u trembur që mund të kenë rrjedhje në elektorat për arsye që sapo i thatë edhe ju, me plot të drejtë, që për shkak të një paragjykimi të përgjithshëm mbi të majtën dhe të një harrese ndoshta pa dashje që edhe Bill Clintoni dhe Tony Blair-i i përkisnin pikërisht jo të djathtës.
Jemi në një moment kur është vështirë të kërkohet nga partitë politike ta bëjnë këtë zgjedhje qetësisht. Mendoj që kjo është një zgjedhje që më shumë është e diktuar nga momenti dhe do të diktohet më pas për të gjitha forcat politike sesa do të diktohet nga një përkatësi e sinqertë politike.
-: U përmend përshtypja se Partia Socialiste e Shqipërisë është një parti grekofile, mirëpo ka edhe një keqkuptim tjetër që partia juaj shihet edhe si parti proserbe. T’ju pyesim direkt, në Shqipëri kush po ia hap dyert Serbisë, PS, Ilir Meta apo Sali Berisha?
Rama: Nuk e di nga buron ideja se PS ka afinitet me Serbinë përtej konvencionit të përgjithshëm dhe të gjithëpranuar besoj edhe këtu edhe në Shqipëri se nuk mund të ketë një jetë të normalizuar dhe bashkëpunues pa normalizimin dhe vendosjen e normave të bashkëpunimit me të gjithë, përfshirë edhe Serbinë, por secili në respekt të kufijve të shtëpisë së tjetrit.
Por një gjë do të them që asnjëherë më parë interesat financiare dhe madje gjysmë të errta që burojnë nga Serbia, nuk e kanë gjetur në Shqipëri hapësirën siç e kanë gjetur falë qeverisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ky është fakt dhe nuk është opinion.
-: Në çfarë e mbështesni këtë?
Rama: Janë të gjitha të dhënat për futjen në ekonominë shqiptare të një sërë aktorësh që janë të lidhur ekonomikisht dhe financiarisht me Serbinë dhe që janë serbë. Unë nuk dua të vendos asnjë barrierë nacionale në ekonomi, por dua të them që këto interesa janë gjysmë të errëta dhe janë të mbrojtura jo përmes rrugës së konkurrencës së ndershme në treg, por përmes rrugëve të kientelave që lidhen me oborrin e pushtetit të Saliut.
-: Si gazetarë gjithmonë na pëlqen të përmenden edhe emrat…e keni fjalën për Fazlliqin, Mishkoviqin…???
Rama: Është pa dyshim shëmbëlltyra e dukshme e gjithë kësaj që po them, por ajo që po ndodh është shumë më tepër se aq
-: Arsyeja pse kosovarët rregullisht e kanë bindjen për PS-në si parti proserbe është te takimi i famshëm i ish-kreut të partisë suaj, Fatos Nano me Slobodan Millosheviqin në Kretë gjatë viteve ‘90, ndërkaq në Kosovë njerëzit janë hidhëruar jo pak edhe me pritjen që i keni bërë Goran Bregoviqit në Tiranë. Nganjëherë krijohet përshtypja që shumë më shumë janë prekur nga kjo sesa nga Fazlliqi, Mishkoviqi etj.
Rama: Mendoj që dhe me atë moment është spekuluar jashtëzakonisht shumë dhe është bërë një propagandë shumë e shëmtuar. Ai ka qenë një gjest mikëpritjeje në traditën shqiptare për këdo që troket në derën e shtëpisë. Dera e shtëpisë është e hapur dhe ai që hyn në shtëpi është dikush që respektohet dhe në atë rast, gjesti i mikpritjes ka pasur të bëjë me muzikantin e jo me politikanin.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Intervista II, Rama: Kosovarët e duan Sali Berishën se janë të pa informuar
Sigurisht qe skane info
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Intervista II, Rama: Kosovarët e duan Sali Berishën se janë të pa informuar
Kush Kone don?
Kosovart S'po i duan kta qe i kan E le mo Po ta Dojn Salen ,A Edin ;)

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Intervista II, Rama: Kosovarët e duan Sali Berishën se janë të pa informuar
Eshte pune tjeter te mos duash asnjeri dhe tjeter gje realiteti i perkrahjes thjesht per solidaritet gjeografik ( Verior) ndaj Berishes.
Kesaj i thone ta duash pa e ditur pse e do
Kesaj i thone ta duash pa e ditur pse e do
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Intervista II, Rama: Kosovarët e duan Sali Berishën se janë të pa informuar
Flas per veten time...s'jam Perkrahse e asnjerit,sme Pelqen Politika qe bejn asnjeri.
keta 2 Me ngjajn ne keta qe kemi Ne ketu.
keta 2 Me ngjajn ne keta qe kemi Ne ketu.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Vipat shqiptare per Sali Berishen
» “Sali Berishën e duam në “Apartamentin 2 XL” për humorin e tij”
» Diktatori” bashkon Fatos Nanon me Sali Berishën
» Turjan Hyska: Sali Berishen e duam ne Apartamentin 2XL
» Zviceranet i duan italianët, gjermanët dhe kosovarët!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi