Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Armiqtë që na shkatërrojnë jetën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Armiqtë që na shkatërrojnë jetën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Armiqtë që na shkatërrojnë jetën

2 posters

Shko poshtë

 Armiqtë që na shkatërrojnë jetën Empty Armiqtë që na shkatërrojnë jetën

Mesazh nga Emona Mon 19 Dec 2011 - 6:19

Alkooli, duhani, obeziteti dhe së fundmi ilaçet antidepresive. Stili i gabuar i jetesës mund të vërë në rrezik jetëgjatësinë e secilit prej nesh.

“Shëndeti i femrave në përgjithësi është mirë, por jo shkëlqyeshëm. Fatmirësisht ka dy faktorë pozitivë që duhen theksuar: jetëgjatësia po rritet dhe nga vitet 2002-2006 vdekshmëria është ulur nga 1,35 në 1,16 për 10 mijë femra. Tumoret si ai i gjirit, edhe pse në rritje, në pjesën më të madhe të rasteve diagnostikohen në kohë. Por nuk mund të harrojmë rritjen e numrit të pacientëve të shtruar në spital për sëmundjet psikiatrike. Gjithashtu, është rritur ndjeshëm edhe përqindja e obezitetit, me 35%. Por e dhëna më alarmante mbetet lindja, që në 40 për qind të rasteve kryhet në mënyrën cezariane”, - thonë sot mjekët.

Duke krahasuar kohët, vërejmë se një femër e ditëve të sotme ndryshon shumë nga ajo e dhjetë viteve më parë. Është më e brishtë, me një shëndet jo fort të mirë dhe që është shumë e vështirë t’i qëndrosh pranë në çaste vendimtare, si për shembull gjatë lindjes. “Në Francë, vetëm 20 për qind e lindjeve bëhen me operacion, ndërsa në Britaninë e Madhe, 15%. Në këto vende sistemi shëndetësor është në standarde më të larta”, - thotë një gjinekologe.

Sipas një neuropsikiatreje, çdo vit, 3 milionë persona shtrohen në spital për shqetësime psikiatrike. Pjesa më e madhe e tyre janë femra, pasi abuzojnë me antidepresivët. E dhëna më e rëndësishme ka lidhje me çrregullimet në të ngrënë, prej të cilës vuan edhe 5% për qind e popullsisë. “Ky mund të jetë brezi i parë i femrave gjatë këtyre 20 vjetëve që ka një jetëgjatësi më të ulët se ajo e nënave të tyre. Ka gjasa që jeta mesatare e një gruaje, që deri më sot është rritur, të pësojë ndonjë ndryshim”, - thotë një psikologe. Faktorët shkatërrues janë të shumtë, por kryesori mbetet stresi. Siç thuhet shpesh, gruaja është shtylla e shtëpisë dhe shpesh merr mbi vete aq shumë përgjegjësi, saqë mund ta kalojë limitin e durimit. “Gjithsesi, deri sa në krye të strukturave shëndetësore të qëndrojnë meshkuj nuk do të ketë kurrë ndërgjegjësim për problemet e femrave”, - thekson psikologia. Ajo shton se, “nevojitet një sistem tjetër shëndetësor, më tepër fushata sensibilizuese. Kryesisht femrave të zonave rurale nuk u kushtohet shumë vëmendje. Ato që jetojnë nëpër qytetet e mëdha, të bombarduara nga programet e kujdesit për zemrën, e dinë për shembull, se çfarë është e mirë për t’u ngrënë, por shpesh ushqehen në mënyrë të gabuar, larg dietës mesdhetare dhe bëjnë jetë sedentare. Duhet t’i ndihmojmë shumë që të luftojnë këtë tendencë”. Numri i femrave mbipeshë sa vjen dhe rritet, e si pasojë ato vuajnë edhe nga diabeti. Në krahasim me dhjetë vite më parë, pinë dhe tymosin më shumë (statistikat e duhanpirëseve mbi moshën 15-vjeçare kanë arritur 16,63%) dhe konsumojnë një sasi antidepresivësh më të lartë se meshkujt. Për herë të parë në jetë, stili i gabuar i jetesës mund t’u rrezikojë jetëgjatësinë. Vajzat e sotme, shumë të dobëta para duhanit dhe alkoolit, rrezikojnë të jenë brezi i parë që do të jetojnë më pak se nënat e tyre nëse nuk heqin dorë nga këto vese. Këto janë të dhënat që dalin nga një libër.

Barku, pjesa e trupit më e urryer te femrat

Zakonisht femrat kanë një raport të vështirë me barkun e tyre. Për 54 për qind, pra një në dy femra, barku është problemi kryesor estetik, më pas vijnë këmbët (38%). Ky sondazh është realizuar në vitin 2009 nga një qendër kërkimesh përmes internetit dhe intervistës i janë përgjigjur 19 milionë femra nga mosha 18 deri në 64 vjeçe.

Rezultatet e sondazhit

Barku mban vendin e parë në klasifikimin e pjesëve të trupit, që sipas vajzave, ka ndryshuar më shumë gjatë pesë viteve të fundit. Kjo është konfirmuar nga 29 për qind e femrave, një vlerë pothuajse dyfish, po ta krahasosh me 15 përqindëshin e fytyrës, që pozicionohet në vendin e dytë. Por nuk mbaron këtu: ndryshimi ka ndodhur edhe gjatë një kohe relativisht të shkurtër, për shembull në 24 orë, siç shprehen edhe 41 për qind e të intervistuarave. Pra, nëse një pjesë e mirë e femrave kanë një raport pozitiv me trupin e tyre, 50 për qind jep vlerësime të mira ose maksimale, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për barkun, për të cilin krenare janë vetëm 23 për qind e fermave.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Armiqtë që na shkatërrojnë jetën Empty Re: Armiqtë që na shkatërrojnë jetën

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 18:57

Barku, pjesa e trupit më e urryer te femrat

Zakonisht femrat kanë një raport të vështirë me barkun e tyre. Për 54 për qind, pra një në dy femra, barku është problemi kryesor estetik, më pas vijnë këmbët (38%). Ky sondazh është realizuar në vitin 2009 nga një qendër kërkimesh përmes internetit dhe intervistës i janë përgjigjur 19 milionë femra nga mosha 18 deri në 64 vjeçe.
(lol un e kom barkun e shesht per vet ndash me hanger ndash jo)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi