Berisha: Rishkruajeni historinë
3 posters
Faqja 1 e 1
Berisha: Rishkruajeni historinë
Kryeministri Sali Berisha u ka bërë edhe një herë thirrje historianëve për rishkrimin e historisë !
I ftuar në ceremoninë e hapjes së konferencës ‘Ditët e Albanologjisë’, Kryeministri nënvizoi se është koha që të vërtetat të thuhen jashtë ideologjive.
Takimi i parë i këtyre ditëve i është kushtuar punëve që shumë historianë kanë bërë në arkivat e huaja, duke sjellë edhe dokumente të reja për çështje apo personazhe të caktuara historike. Nisur nga ky fakt, Berisha ka përfituar edhe një herë për të kujtuar se një pjesë e figurave historike nuk njihen pasi diktatura i manipuloi.
Duke theksuar problemin që ka pasur populli shqiptar me të vërtetën si pasojë e këtyre viteve, Kryeministri u shpreh: “Viktima e parë e një filozofie të tillë është historia. Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë i pasionuar i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm ta shkruani mbi bazën e të vërtetave, ta interpretoni jashtë ideologjive pushtuese siç ishte komunizmi”, u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, Kryeministri i është referuar edhe debatit aktual që po bëhet për rishikimin e standardit dhe marrëdhënies së tij me gegërishten. Duke mbajtur të njëjtin qëndrim, Berisha nënvizoi se gjuha shqipe duhet të ngrihet në piedestalin më të lartë duke e çliruar atë nga ndikimet ideologjike./express/

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Berisha: Rishkruajeni historinë
si se han mortja kete kryeminister qe kemi ne [@@@@@@]
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Berisha: Rishkruajeni historinë
dajti modh shkruajti:si se han mortja kete kryeminister qe kemi ne [@@@@@@]
Free spirit- Princeshë
- Vendbanimi : In my world
Postime : 4803
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/08/2011
Mosha : 30
Similar topics
» Një libër për Ballkanin dhe historinë e Botës
» Blerjet me te shtrenjta ne historine e futbollit
» Paraqit Historine e vendit tend?
» 30 vdekjet me te cuditshme ne historine e botes
» Dokumentari që nisi me historinë e vajzës shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi