Pse i the që të thashë? (Kush tha moj, i kishin thënë të tjerë, më tha…)
2 posters
Faqja 1 e 1
Pse i the që të thashë? (Kush tha moj, i kishin thënë të tjerë, më tha…)
Ky dhjetori do bëjë mirë të mbarojë, se ndryshe s’keni për t’ia dalë me fustanet, këpucërat e gjithë kohën që investoni për të pasur një pamje të përgëzueshme. Nëse nuk mjaftoheni me kaq, pra nëse i doni publikisht komplimentet, atëherë OK, le të vazhdojnë festat e u shtofshin peliçet! Nga këto keni parë plot këtë javë që shkoi në televizor. Pritjet e përcjelljet nuk kishin të sosur. Java nisi me përurimin e disatë të librit “Enver Hoxha”, ku të gjithë, duke njohur ndoshta edhe pasionin e autorit të librit, Blendi Fevziut, për veshjet, ishin investuar deri në detaje. Performancat i gjeje sipas gustos, tigër, luan, leopard… fjala e fundit e Milanos. Madje-madje, nëse paralelisht do të zhvillohej edhe atje ndonjë sfilatë, me siguri që do të xhelozoheshin për këpucët tona të arta e të argjendta. Po pse a mjaftonin vetëm një palë? Megjithëse jo të gjithë të ftuarit te “Enveri”, do ishin edhe te mbrëmja gala e organizuar nga Top Channel, me rastin e ditëlindjes së tij të 10-të. Aty të paktën e kishe të nënvizuar në ftesë kodin e veshjes. E megjithatë kishte edhe nga ato qe e kishin shpërfillur. Aktorja Luiza Xhuvani, për shembull, nuk e kishte vrarë shumë mendjen se ç’ishte shkruar në ftesë. Kishte veshur një kostum të zi, sikur të mos kishte dalë ende nga petkat e Bernarda Albës. Po nejse, në përgjithësi kodi ishte respektuar. Mikrofoni i gazetarëve (mbase është e vërtetë që duan të dinë njerëzit deri në këtë pikë, nuk di!!!) insistonte të merrte mundësisht të shkruara emrat e të gjithë stilistëve që u kishin firmosur këpucët, fustanet, pochette-t, dhe në fund, po jo më pak të rëndësishme, peliçet. Veshjet gjendeshin kryesisht në dollapët e zonjave prej kohësh, nuk e kishin marrë aq seriozisht sa të shkonin deri në Paris për të pasur një veshje të re. Mund t’ju jetë nevojitur maksimumi një pastrim kimik, po kaq, shpenzime të vogla, jo kushedi. Gratë që mblodhi për darkë gruaja e kryetarit të Partisë Socialiste, Linda Rama, ishin më diskrete. Sado që një pjesë e mirë e gazetarëve u interesuan të mësojnë se qysh e tek ishte zhvilluar darka, nuk u mor vesh gjë, përveç ndonjë fotoje të turbullt me celular që qarkulloi në ndonjë faqe online. A, ishte edhe darka e ‘Panoramës’ po këtë javë, po thuajse asnjë nuk kishte shkuar në pastrim kimik. Me mundësitë e tyre, ishin kaurdisur. Sikundër kanë bërë edhe redaksi e institucione të tjera. Ato pak lokale të Tiranës që ofrojnë shërbim në 24 orë, ishin përditë të tejmbushura gjatë kësaj jave, pikërisht prej ‘dasmave’ që s’lanë më këngëtar e saze në këmbë. Pas organizimit të ‘madh’, pihet edhe një kafe apo jo, pa zhurma, për të bërë një përmbledhje të së tërës. Ndonjëri rreshket, nuk shkon, vetëm kur përplaset gjëkundi tjetër me ndonjë që ka bërë të njëjtën gjë si ai. Kështu që thatë ju, është shkundur tërë dynjaja këtë javë. Po lajmi i fundit që na thanë, e që na bëri më keq se të gjitha paratë që kishin harxhuar të ftuarit e të tëra eventeve nëpër pastrime kimike, ishte që Valbona Hoxha apo Boi, siç e thërriste i gjyshi, Enver Hoxha, u kishte kaluar buzëve një “tegel”. Të gjithë ata njerëzit që e linin bisedën përgjysmë sa herë e shihnin t’u kalonte përbri në rrugë, e bënë sërish edhe kur e panë të rimodeluar. Veçse, nëse dikur u duheshin disa minuta për t’u kthyer në realitet, tani komentet ishin dëshpëruese. Edhe ju që nuk e keni parë kohët e fundit, vetëm duke e dëgjuar këtë lajm, do t’ju vijë keq. Të paktën ishte një femër sportive, me çantë sporti e atlete që shëtiste në zonën e ish-Bllokut që ia përmirësonte pamjen. Po tani?! Ç’po bëjnë këto buzët! Mirë të tjerave, po Bonës ç’iu desh?!!
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Pse i the që të thashë? (Kush tha moj, i kishin thënë të tjerë, më tha…)
aaahaahahaaah ca titulli
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kush e ka thene?
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
» Femrat hetojnë se kush është gej, e kush jo
» “Të mjerët” dhe budallenj të tjerë
» Gjinushi: Ne zgjedhje fituan ata qe kishin para
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
» Femrat hetojnë se kush është gej, e kush jo
» “Të mjerët” dhe budallenj të tjerë
» Gjinushi: Ne zgjedhje fituan ata qe kishin para
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi