Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Përdhunimi”, Prokuroria: Bombaj filmoi vajzën kur mohoi akuzat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Përdhunimi”, Prokuroria: Bombaj filmoi vajzën kur mohoi akuzat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Përdhunimi”, Prokuroria: Bombaj filmoi vajzën kur mohoi akuzat

2 posters

Shko poshtë

“Përdhunimi”, Prokuroria: Bombaj filmoi vajzën kur mohoi akuzat Empty “Përdhunimi”, Prokuroria: Bombaj filmoi vajzën kur mohoi akuzat

Mesazh nga T_o_n_i Tue 27 Dec 2011 - 6:27

Krimet e Rënda mbyllin hetimin, nën akuzë Stresi dhe 16-vjeçarja
Prokuroria: Bombaj u keqtrajtua dy herë në shtëpi


“Vajza kreu seks, s’dihet partneri”, Prokuroria: Nuk u gjetën prova mbështetëse për akuzën e seksit

Regjisori Leonard Bombaj i akuzuar për përdhunim nga një nxënëse e
akademisë së tij artistike, e ka filmuar të miturën 16-vjeçare teksa ajo
kërkonte ndjesë për deklaratat e saj. Ky fakt përmendet në dosjen
penale që ka mbërritur dje në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të
Rënda, me pesë persona të akuzuar për “gjobëvënie” ndaj regjisorit
Leonard Bombaj. Këngëtari Arkimed Lusha, i njohur me emrin Stresi, por
edhe vajza 16-vjeçare, e cila e akuzoi Bombajn për përdhunim, ndodhen në
listën e të pandehurve, së bashku me tre persona të tjerë. Sipas
prokurorisë, të akuzuarit e kanë kryer veprën penale në dëm të
regjisorit Leonard Bombaj në datat 22-23 korrik 2010. Prokuroria pohon
se ka faktuar kallëzimin e Bombajt për kanosje e gjobëvënie, ndërsa nuk
ka arritur të provojë asgjë nga akuzat që vajza ka bërë për përdhunim.
Sipas dosjes së mbërritur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vajza
16-vjeçare me ekspertizë ka dalë se ka kryer mardhënie seksuale, por
sipas prokurorisë, nuk ka qenë e mundur të përcaktohet koha dhe personi
me të cilin ka ndodhur akti seksual.
Si filloi historia
Në dosjen e mbërritur dje në Gjykatë, e cila u është dhënë edhe avokatëve, citohet se:
Shtetasi Leonard Bombaj është me banim në qytetin e Tiranës dhe në vitin
2003 ka krijuar qendrën artistike të fëmijëve “Sirea Film”, me seli në
qytetin e Tiranës. Objekti i punës dhe aktiviteti i kësaj qendre ka qenë
identifikimi, zbulimi dhe shkollimi i talenteve të reja në fushën e
artit, muzikës, dramës, aktrimit, ku si drejtues i kësaj shkolle ka qenë
vetë shtetasi Leonard Bombaj. Krahas nxënësve që janë regjistruar në
këtë qendër arti, është aktivizuar dhe e pandehura A. Xh, e cila
rezulton të ishte vajza e shtetasit Albert Xh. Hetimi ka provuar se me
datë 30.08.2010, bordi drejtues i qendrës artistike “Sirea Film” ka
vendosur përjashtimin e të pandehurës A.Xh nga kjo qendër me
motivacionin ulje të nivelit artistik dhe dëmtim të imazhit artistik të
“Sirea filmit”. Këtë vendim të stafit të qendrës ka marrq përsipër t`ia
komunikojë shtetasit Albert Xh. vetë drejtuesi i qendrës, Lonard Bombaj .
Pasi kanë biseduar në telefon ku ka lënë vendin dhe orën e takimit,
shtetasit Leonard Bombaj dhe Albert Xh. janë takuar në një zyrë avokatje
te pazari i ri, në prani të shtetases Gjystina Golloshi, e cila
rezultonte të ishte avokate e qendrës “Sirea Film”. Takimi është
zhvilluar në fillim të muajt shtator, 2010, ku të pranishëm në këtë
takim kanë qenë Leonard Bombaj, Albert Xh. dhe avokatja Gjystina
Golloshi. Nga ana e shtetasit Leonard Bombaj, i është komunikuar
shtetasit Albert Xh. vendimi i bordit drejtues të qendrës “Sirea Film”,
sipas të cilit ishte vendosur përjashtimi nga qendra e të pandehurës
A.Xh. për shkelje etike dhe disipline. Një vendim i tillë nuk është
pritur mirë nga Albert Xh. dhe ky i fundit, duke u ndjerë i fyer, ka
fyer dhe sharë shtetasin Leonard Bombaj për vendimin që ai dhe bordi i
qendrës që drejtohej prej tij kishin marrë në adresë të vajzës së tij.
Pasi ka mësuar për vendimin e marrë nga bordi drejtues i shkollës “Sirea
Film”, shtetasi Albert Xh. është larguar nga zyra e avokates Gjystina
Golloshi dhe ka shkuar në qytetin e Burrelit, ku vajza e tij dhe
nxënësit e qendrës po jepnin shfaqen koncertale “Kripmjaltëzat”.
Shtetasi Albert Xh. ka marrë vajzën e tij dhe e ka sjellë atë në Tiranë,
pa e lejuar të jepte shfaqen për të cilën kishte shkuar në Burrel. Nga
ana tjetër, shtetasi Leonard Bombaj, duke konsideruar se ishte fyer e
kanosur nga ana e shtetasit Albert Xh., është paraqitur në Komisariatin e
Policisë Nr.1 ku dhe ka bërë kallëzimin përkatës në ngarkim të
shtetasit Albert Xh. Një ditë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi
Leonard Bombaj, më datë 05.09.2010, në Komisariatin e Policisë Nr.1
është paraqitur e pandehura A. Xh., e cila në prani të xhaxhait të saj,
shtetasit Kastriot Xh., dhe psikologes, ka paraqitur kallëzimin
përkatës.
Akuzat e vajzës
Në kallëzimin e saj bërë në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, A.
Xh., ndër të tjera, pretendon se është aktivizuar në qendrën “Sirea
Film” në moshën 8-vjeçare. Më pas, në moshën 10-vjeçare, për shkak të
afrimitetit familjar të krijuar ndërmjet saj dhe shtetasit Leonard
Bombaj, gjithnjë sipas saj, shtetasi Leonard Bombaj ka kryer kundra
dëshirës së saj marrëdhënie seksuale në ambientet e apartamentit te tij.
Vajza tregon se nga fundi i muajt dhjetor 2009 është ftuar nga Leonard
Bombaj në banesën e këtij të fundit. Pasi kanë hyrë në banesë, ku nuk
ndodhej asnjë njeri, sipas vajzës, shtetasi Leonard Bombaj ka kryer
marrëdhënie seksuale me të. Sipas A. Xh., në muajin mars të vitit 2010,
shtetasi Leonard Bombaj ka kryer përsëri marrëdhënie seksuale me dhunë
me të në një nga hotelet në rrugën nacionale Tiranë–Elbasan. Sipas
vajzës, Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të me dhunë më
datë 22.07.2010, në banesën e tij.
Sipas prokurorisë, në lidhje me marrëdhënien seksuale të kryer ndaj saj
nga Leonard Bombaj, shtetasja A. Xh. ka vënë në dijeni shtetasin Arkimed
Lushaj, me të cilin kishte lidhje shoqërore. Në bisedën e zhvilluar, i
pranishëm ka qenë dhe Relado Kurti. Në fund të muajit korrik të vitit
2010, me kërkesë të vajzës është zhvilluar një takim me shtetasin
Leonard Bombaj në prani edhe të Arkimed Lushaj e Relado Kurti, ku
personat janë takuar dhe kanë biseduar me njëri-tjetrin. Më 22 korrik
2010, vajza ka shkuar në banesën e shtetasit Leonard Bombaj për t’u
sqaruar dhe për të marrë një vërtetim që Leonardi kishte për t’i bërë
për babain e saj, pasi ky vërtetim i duhej familjes së saj për kredi.
Së bashku me vajzën, kanë shkuar dhe të pandehurit Arkimed Lushaj,
Relado Kurti, Erlis Bashaj, Sevastjan Kallabaku, i thirrur me nofkën
“Andi Arusha” dhe një person i paidentifikuar me emrin Mersin. Arsyeja
që sipas vajzës 5 personat kanë shkuar në banesën e Leonardit kishte të
bënte me faktin se ata duhej ta detyronin Leonardin të tërhiqte vendimin
që stafi i “Sirea Filmit” kishin marrë për pezullimin e saj nga
shkolla, si dhe t’i kërkonin që të mos i binte më në qafë.
Bie “përdhunimi”
“Nga ana e organit procedues janë kryer një numër i madh veprimesh
hetimore në lidhje me akuzën e ngritur nga ana e A.Xh. në adresë të
shtetasit Leonard Bombaj. Në lidhje me pretendimet e shtetases A. Xh.,
janë pyetur shtetasit Renaldo Kurti e Arkimed Lusha, të cilët kanë
lidhje shoqërore me këtë shtetase. Në deklarimet e tyre, shtetasit
Relado Kurti e Arkimed Lusha ndër të tjera, deklarojnë se kanë mësuar
nga ana e vajzës se shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie
seksuale kundra dëshirës së saj dhe me dhunë. Gjithnjë sipas shtetasve
Renaldo Kurti e Arkimed Lusha, pasi kanë mësuar këtë gjë nga ana e
shtetases A.Xh., ata kanë mundur të komunikojnë me shtetasin Leonard
Bombaj dhe sipas tyre, Leonardi i shmangej sqarimit të problemit.
Në bazë të aktekspertimit mjeko-ligjor Nr.946, datë 06.09.2010, mbi
ekzaminimin e shtetases A. Xh. ka rezultuar se kjo shtetase është e
defloruar e vjetër dhe se kjo shtetase e ka arritur pjekurinë seksuale.
Një konkluzion i tillë nuk mund të provonte kohën e saktë dhe periudhën e
deflorimit të të pandehurës A. Xh. Nga të gjitha provat e grumbulluara
gjatë hetimeve, ka rezultuar se kallëzimi i vajzës mbetej i vetëm, i
pambështetur në prova të tjera dhe jo i vërtetë, veçanërisht në datat
dhe vende ku e dëmtuara pretendon se është dhunuar psikologjikisht dhe
seksualisht nga Leonard Bombaj. Organi procedues, megjithëse ka kërkuar
prova gjatë gjithë fazës së hetimit, veç kallëzimit të A. Xh. nuk ka
arritur të sigurojë asnjë fakt të drejtpërdrejt apo të prejardhur që të
provonte kryerjen e veprës penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë nga
shtetasi Leonard Bombaj, në dëm të saj. Duke qenë se gjatë hetimeve të
kryera në funksion të kallëzimit të të dëmtuarës nuk është arritur të
provohet kryerja e veprës penale nga Leonard Bombaj, çështja penale ndaj
tij është pushuar më dt. 20.09.2011, me argumentin se nuk provohet që
Leonard Bombaj të ketë kryer këtë vepër penale. Njëkohësisht, meqenëse
nuk është arritur të identifikohej personi i 6-të i thirrur me emrin
Mersin, i cili rezulton të ketë marrë pjesë në ngjarjen e dt. 22 dhe
23.07.2010 në banesën e shtetasit Leonard Bombaj, procedimi penal nr. 89
është ndarë në procedimin penal nr. 89/1, me autor të pandehurit A.
Xh., Arkimed Lushaj, Relado Kurti, Erlis Bashaj, Sevastjan Kallabaku.
Hetimet e procedimit penal nr. 89/1 kanë vazhduar për të dokumentuar
rolin e secilit prej të pandehurve në këtë ngjarje si dhe për të provuar
plotësisht akuzën në ngarkim të 5 të pandehurve .Njëkohësisht, në
funksion të procedimit penal nr. 89 po kryhen verifikime të mëtejshme në
kuadër të procedimit penal nr. 89, për zbulimin e autorit të 60-të të
veprës penale, konkretisht të shtetasit me emrin Mersin, gjeneralitet e
të cilit nuk është arritur të gjenden deri në këtë fazë të hetimeve .
Në funksion të këtij procedimi, organi procedues i ka kushtuar një
vëmendje të rëndësishme kallëzimit të të dëmtuarit Leonard Bombaj,
kallëzim që kishte të bënte me dhunën fizike e psikike që është ushtruar
në banesën e tij, më dt. 22 dhe 23 korrik 2010.
Sipas prokurorisë, ngjarjet kanë ndodhur si më poshtë:
Vajza ka qenë nxënëse e tij dhe është aktivizuar në qendrën kulturore
“Sirea Film” që në moshën 8-vjeçare. Për talentin dhe dhuntitë artistike
që ka pasur kjo nxënëse, shume shpejt është promovuar artistikisht në
qendren “Sirea Film”.
Në harkun kohor 2009 -2010, nga ana e stafit pedagogjik të “Sirea
Filmit” është vënë re një shthurje artistike e shtetases A. Xh.,
shthurje që kishte lidhje dhe me aspektin disiplinor të kësaj nxënëseje.
Në lidhje me këtë fakt, duke u nisur dhe nga shoqëria jo e rregullt që
kishte zënë A. Xh., stafi i Sireas e ka thirrur dhe e ka këshilluar të
hiqte dorë nga shoqëria që kishte zënë, si dhe ti kthehej rrugës së
artit. Vetë Lonard Bombaj ka komunikuar me vajzën, duke i thënë se nëse
vazhdonte në këtë rrugë, ajo mund të pezullohej nga shkolla për një
periudhë 6-mujore. Me një vendim të tillë, nxënësja nuk ka qenë dakord
dhe për këtë ka komunikuar dhe i ka kërkuar ndihmë Arkimed Lushës, me të
cilin ishte njohur në verën e vitit 2009. Duke parë humbjen e
përkrahjes artistike të qendrës “Sirea Film” faktin e lënies në role
dytësore, vetë vajza ka kërkuar të takohej me shtetasin Leonard Bombaj,
në prani të pandehurve Arkimed Lusha dhe Rrelado Kurti, ky i fundit
ishte lidhje miqësore e familjare e shtetasit Arkimed Lusha.
Të katër personat janë takuar në një lokal ku gjatë bisedës së zhvilluar
mes tyre, Leonard Bombaj nuk ka pranuar të kishte pasur lidhje me A.
Xh. Nga Arkimed Lusha dhe Relado Kurti i është kërkuar Leonard Bombajt
që vajza të mos ngacmohej e vetë Leonardi është kërcënuar me jetë nëse
babai i vajzës do të mësonte vendimin që do të merrte stafi i Sireas për
pezullimin e saj 6 muaj, Leonardi do kishte probleme serioze dhe me
jetën. Më datë 22.07.2010, vajza me qëllim që të hakmerrej ndaj Leonard
Bombajt, në lidhje me vendimin që ai kishte marrë për ta pezulluar nga
shkolla për një periudhë 6-mujore, shoqëruar nga të pandehurit Arkimed
Lusha (thirret Stresi) Relado Kurti, Erlis Bashaj dhe Sevastjan
Kallabaku thirret me nofkën “Andi Arusha” dhe një person të cilin hetimi
nuk ka arritur ta identifikojë i thirrur “Mersin”, kanë hyrë në banesën
e shtetasit Leonard Bombaj dhe e kanë dhunuar atë fizikisht dhe
psikologjikisht. Pasi kanë hyrë në banesë, nën kërcënimet psikologjike
dhe fizike, personi i thirrur Mersin kishte një armë pistolet në dorë, i
kanë kërkuar Leonard Bombajt që të paguante një shumë prej 20 000
eurosh, me qëllim që të mos bëhej publik skandali tij me nxënësen,
ndonëse Leonardi nuk pranonte ekzistencën e një marrëdhënieje të tillë.
Personat e kanë shantazhuar Bombajn, duke i thënë se e kishin filmuar
dhe se nëse nuk paguante shumën 20000 euro, do ta shihte veten në
rrjetin kompjuterik “Youtube”. Personat e kanë kërcënuar Leonardin se
nëse do ndërmerrte ndonjë veprim për pezullimin ose përjashtimin e
vajzës nga shkolla, e nëse ky i fundit do t’i tregonte babait të vajzës
në lidhje me sjelljen e saj, Leonardi dhe familja e tij do të zhdukeshin
fizikisht. Në bisedën që është zhvilluar në apartamentin e Leonard
Bombajt, vajza pasi ka kontrolluar në çantën e Leonardit, u ka treguar
bashkëpunëtoreve të saj me të cilët kishte hyrë në shtëpi një kartë
krediti të Leonard Bombajt, duke u thënë se paratë Leonardi i ka në
bankë dhe u ka dorëzuar atyre karten e kreditit të Leonard Bombajt. Po
atë ditë, nën kërcënimin e vazhdueshëm të 5 të pandehurve, shtetasi
Leonard Bombaj i shoqëruar nga shtetasit Erlis Bashaj, Relado Kurti dhe
Sevastjan Kallavaku, kanë shkuar në bankomatin që ndodhet te ETC Tirana,
tre të pandehurit Relado Kurti, Erlsi Bashaj dhe Sevastjan Kallabaku e
kanë detyruar Leonard Bombajn të tërheqë një shumë prej 50 000 lekësh,
nga numri i llogarisë së tij. Një fakt i tillë është më se i provueshëm
nga filmimi i kameras së bankës si dhe konfirmimi i sjellë nga filiali i
kësaj banke për llogari të procedimit 89, viti 2010.
Hetimi ka provuar se nga banesa e shtetasit Leonard, deri te bankomati,
tre prej të pandehurve Relado Kurti, Erlsi Bashaj dhe Sevastjan
Kallabaku ( i thirrur Andi Arusha) kanë shkuar me makinën e Leonardit,
konkretisht autoveturen Benz Mercedes E Clas E270 CDI, me targë TR
9485L.
Ndërsa A. Xh., së bashku me të pandehurin Arkimed Lushaj dhe personin e
pa identifikuar të thirrur me emrin Mersin janë larguar me makinën e
Arkimedit për të pritur tre të pandehurit e tjerë te lokali “Prada” që
ndodhet te Rruga e Dibrës. Pasi kanë tërhequr shumë e lekëve nga
bankomati, tre të pandehurit, së bashku me shtetasin Leonard Bombaj kanë
shkuar përsëri në banesën e shtetasit Leonard dhe pasi kanë lënë aty
shtetasin Leonard, janë larguar me automjetin e këtij të fundit për t’u
takuar me Arkimed Lushajn dhe të pandehurën A. Xh., të cilët i prisnin
te bar “Prada” në Rrugën e Dibrës.
Nga personat që kanë shkuar në banesë, shtetasi Leonard Bombaj ka mundur
të identifikojë të pandehurit Arkimed Lusha, Rolado Kurti, Elis Basha,
personin e thirrur “Andi Arusha”, i identifikuar me pas me emrin
Sevastjan Kallavaku dhe një person tjetër i paidentifikuar, i thirrur
Mersini.
Me qëllim që të përfitonin shumën prej 20000 eurosh, që i kishin kërkuar
të 5 të pandehurit më datë 23.07.2010 të pandehurit Arkimed Lushaj
,Erlis Bashaj, Relado Kurti dhe Sevastjan Kallabaku e kanë marrë dhe e
kanë detyruar shtetasin Leonard Bombaj të shesë autoveturen e tij tip
“Benz Mercedes” E clas në vlerën 5000 euro, shtetasit Gazmend Canaj dhe
Dionis Jazaj (këta dy të fundit, lidhje miqësore me njëri-tjetrin).
Hetimi ka provuar se shtetasi Leonard Bombaj, ditën e nesërme, më datë
23.07.2010, rreth orëve të paradrekës, i kanë shkuar në banesë shtetasit
Sevastjan Kallabaku, Arkimed Lusha, Relado Kurti dhe Erlis Bashaj, të
cilët ishin me automjetin e shtetasit Leonard, që ia kishin marrë një
ditë më parë. Këta persona i kanë kërkuar shtetasit Leonard që të
shkonin së bashku me ta te Drejtoria Rajonale e Shërbimit Transportit
Rrugor, me qëllim që të tërhiqnin certifikatën e pronësisë së
automjetit. Pasi kanë mundur të sigurojnë këtë certifikatë, këta persona
kanë shkuar te një noter ku kanë nënshkruar një kontratë shitje të
automjetit me targë TR 9485 L.
Në prani të këtyre personave, në zyrën noteriale të noteres Shpresa
Goci, është përpiluar nën dhunë psikike, akti noterial i shitjes se
automjetit me sh*tës shtetasin Leonard Bombaj dhe blerës shtetasin
Dionis Jazaj, Tiranë.
Pas përpilimit të kontratës, e cila duhet thënë i është marrë nën
presion psikik të dëmtuarit Leonard Bombaj blerësi Dionis Jazaj ka
shkuar së bashku me të pandehurit Arkimed Lushaj, Sevastjan Kallabaku,
Erlis Bashaj dhe Relado Kurti te Shkolla e Bashkuar, ku ka srevisin
kunati i tij, Gamend Canaj dhe Gazmendi u ka dhënë 4 të pandehurve
Sevastjan, Arkimed, Relado dhe Erlis shumën 5000 euro, shumë të cilën e
kishin vlerësuar makinën e Leonard Bombajt të 4 të pandehurit.
Hetimi ka provuar se në prani të Dionis Jazajt, Gazmend Canajt dhe 4 të
pandehurve është kryer shkëmbimi i makinës me shumën e 5000 eurove,
shumë të cilën e ka marrë personi i thirrur “Andi Arusha”, i
identifikuar gjatë hetimit me emrin Sevastjan Kallabaku. Meqenëse brenda
dy ditëve shtetasi Leonard Bombaj është dhunuar fizikisht,
psikologjikisht, si dhe ka humbur paratë dhe makinën, ai ka komunikuar
menjëherë me shtetasin Sali Lusha, babai i të pandehurit Arkimed Lusha,
ku e ka vënë në dijeni atë në lidhje me ngjarjen që atij i kishte
ndodhur. Dy ditë më pas, gjithnjë sipas shtetasit Leonard Bombaj,
shtetasi Sali Lusha i ka kthyer shtetasit Leonard automjetin me targë TR
9485 L., automjet të cilin ia ka marrë shtetasve Gazmend Canaj dhe
Dionis Jazaj të cilët këtë mjet e kishin blerë me kontratë të rregullt
shitje te noteria Shpresa Goci. Hetimi ka provuar gjithashtu se shtetasi
Leonard Bombaj ka komunikuar me sms me të pandehurin Erlis Bashaj, i
cili pas ngjarjeve të datës 22 dhe 23.07.2010, i ka kërkuar Leonardit
një shumë prej 3000 Euro me qëllim që të mbyllte problemin me organet e
Drejtësisë, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga ana e të
dëmtuarit Leonard.
Më dt. 22.07.2010, kur ka hyrë në banesën e Leonard Bombajt, i pandehuri
Erlis Bashja është prezantuar si shef i Policisë Kriminale të
Komisariatit Nr.2, Tiranë. Në lidhje me këtë fakt, gjatë dhunës fizike
dhe psikike që ushtrohej në banesën e Leonard Bombajt, i pandehuri Erlis
Bashaj në një fletë formati A4, ka përpiluar me shkrim dore një
“Deklaratë Kallximi”, dt. 22.07.2010, ku në të ka shkruar emrat dhe
gjenaralitetet e Leonard Bombajt dhe A. Xh. deklaratë e cila është
sekuestruar në funksion të këtij procedimi penal. Për të provuar faktin
se shkrimi në deklaratë i përket Erlis Bashajt në ambientet e
Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë janë marrë dorëshkrime të lira dhe
eksperimentale këtij të pandehuri. Nga akt-ekspertimi grafik nr. 8004,
dt. 26.09.2011 është konkluduar se deklarata e kallëzimit dt.
22.07.2010, duhet të jetë shkruar nga i pandehuri Erlis Bashaj.
I pyetur në lidhje me akuzat e ngritura nga vajza, shtetasi Leonard
Bombaj dëshmon se këto akuza janë një hakmarrje personale e nxënëses në
lidhje me faktin e largimit të saj si imazh artistik i “Kripmjaltëzave”
dhe cenim i figurës së saj artistike pas vendimit që stafi i “Sirea
Filmit” kishte marrë në lidhje me përjashtimin e saj nga kjo qendër arti
. Në funksion të hetimeve të kallëzimit të shtetasit Leonard Bombaj,
organi procedues ka thirrur dhe pyetur në cilësinë e deklaruesve
nxënëset e qendrës artistike “Sirea Film”.
Nga pyetjet e nxënëseve Fabiola Nuro dhe Joana Doda, ka rezultuar se
këto nxënëse kanë mësuar nga A.Xh. marrëdhëniet e saja me profesorin
Leonard Bombaj. Vajza u ka treguar këtyre shtetaseve se gjate momentit
kur ka qenë duke regjistruar një këngë në studion e Kristi Popës, ajo
është konfliktuar me profesor Nardin, duke shkëmbyer me të në fillim
fjalë fyese e meë pas janë konfliktuar, duke u goditur me shpulla dhe
grushte. Të dy dëshmitaret dëshmojnë se vajza për këtë konflikt i ka
kërkuar ndihmë Arkimed Lushës dhe së bashku me Arkimedin dhe shokët e
tij i kanë shkuar në shtëpi profesorit. Referuar thënieve të vajzës, në
deklarimin e tyre thuhet se me dt 22.07.2010 ajo ka shkuar në shtëpinë e
Leonardit dhe kur Leonardi ka tentuar ta prekë në vende intime, ajo ka
shkuar dhe ka hapur derën e shtëpisë së tij, ku brenda shtëpisë kanë
hyrë çunat në mënyrë të dhunshme. Gjithnjë sipas vajzës, Arkimed Lusha i
ka kërkuar Leonard Bobjat llogari në lidhje me faktin se përse kishte
dhunuar të dashurën e tij (kështu e kishte prezantuar ai A-në atë ditë
në shtëpinë e Leonardit) dhe e ka kërcënuar Leonardin se do ta nxirrte
në “Yutube” e do ta filmonin duke dhunuar A. Në dëshmitë e tyre të dy
dëshmitarët hedhin dritë dhe në lidhje me sjelljen e A. Xh., veçanërisht
gjatë vitit 2010. F. N. dhe J. D. dëshmojnë se në vitin 2010, vajza
kishte ndryshuar krejtësisht në sjellje, në luk dhe veçanërisht në
performancën e saj. Gjatë vitit 2010, ajo filloi të shoqërohej me djem
të rritur, djem “të dhunshëm” e djem “të fortë”. Nxënësja filloi të
vishej në mënyrë ekstravagante dhe kishte sjellje jo të përshtateshme
për qendrën artisike Sirea. Në muajin maj 2010, vetë A. u kishte thënë
këtyre dy deklarueseve se …”do t’i bëjmë një video profesor Nardit t’i
nxjerrim bojën nëpër media”. Te pyetur në lidhje me marrëdhëniet e A. me
Leonard Bombajn të dy dëshimitaret mohojnë kategorikisht eksistencën e
një marrëdhënieje afektive mes profesorit dhe vajzës, duke theksuar se
profesor Leonardi ka qenë një prind për atë dhe ajo ka qenë imazhi real i
“Kripmjaltëzave’ dhe i “Sirea Filmit”, falë ndihmës dhe përkushtimit të
profesorit.
Filmimi i vajzës
Sipas prokurorisë, më datën 08 gusht 2010, vetëm 2 javë pas ngjarjes,
nxënësja A. Xh. ka shkruar me dorën e saj një deklaratë ku kërkon falje
dhe ndjesë publike qendrës “Sirea Film” dhe veçanërisht profesor Nardit
në lidhje me të gjitha akuzat që ajo kishte hedhur në adresën e tij. I
shtyrë nga Leonard Bombaj, deklaruesi T. Ç. fton vajzën në qendrën Sirea
dhe deklaraten publike që ajo kishte shkruar me shkrimin e saj e
materializon në një incizim audioviziv ku nxënësja është filmuar duke
kërkuar falje si Leonardit, ashtu dhe stafit pedagogjik “Sirea” në
lidhje, me akuzat dhe shpifjet që kishte hedhur në adresë të gjithë
stafit pedagogjik. Me qëllim që të provonte autoresinë e së miturës A.
Xh. dhe për të pasur një provë të fortë mbrojtjeje për vete, i dëmtuari
Leonard Bombaj bisedon me dëshmitarin T. C. dhe të dy vendosin dhe
incizojnë në disa raste, pa dijeninë e saj, vajzën që në shumë prej
shpjegimeve të saj, përveçëse provon përpjekjet për të denigruar figurën
artistike të Leonard Bombajt, provon njëkohësisht dhe akuzat që Leonard
Bombaj hedh për të dhe bashkëpunëtorët e saj në ngjarjet e dt. 22 dhe
23.07.2010.

Të akuzuarit
1.Arkimed Lusha
, i njohur me nofkën Stresi, i hetuar në masën
detyrim paraqitje, i akuzuar për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie
të pasurisë.

2. Erlis Bashaj, ish-efektiv i Policisë, Komisariati
Nr.2, Tiranë, i hetuar në masën e sigurisë detyrim paraqitje, akuzuar
për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë.

3. Relado Kurti, i hetuar në masën e sigurisë detyrim paraqitje, akuzuar për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë.

4. Sevastjan Kallabaku, punonjës “security”, i hetuar në detyrim paraqitje, i akuzuar për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë

5. Vajza me iniciale A. Xh., e datëlindjes 1995, e hetuar në masën detyrim paraqitje, e akuzuar për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Përdhunimi”, Prokuroria: Bombaj filmoi vajzën kur mohoi akuzat Empty Re: “Përdhunimi”, Prokuroria: Bombaj filmoi vajzën kur mohoi akuzat

Mesazh nga Anakonda Thu 22 Mar 2012 - 4:23

Po fjalet e atij veshllapushit(stressit)degjojn keta.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi