10 të famshmit që vdiqën më 2011
3 posters
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
10 të famshmit që vdiqën më 2011
Vitin që po lëmë pas, bota u dha lamtumirën e fundit plot ikonave kulturore, këngëtarë e aktorë, muzikantë e producentë, regjisorë e kineastë, duke humbur kështu një pjesë të mirë të përqindjes së suksesit të madh global kulturor. Gazeta Zëri ka paraqitur 10 vdekjet kulturore, që i ka vlerësuar më të dhimbshmet ndër qindra sosh. Elizabeth Taylor Me karrierë prej 7 dekadash, aktorja fituese e çmimit akademik, me rolet e saj në klasikët si “Cat on a Hot Tin Roof” apo “Cleopatra” vdiq në moshën 79-vjeçare, më 23 mars. Lista e filmave që ajo ka luajtur është eklipsuar edhe nga lista e meshkujve që kanë kaluar në jetën e kësaj ikoneje kinematografike: ajo ishte e martuar tetë herë për shtatë meshkuj të ndryshëm. Duke ia shtuar këtu edhe anën bamirëse, ajo ka krijuar fondacionin e saj në ndihmë të sëmurëve nga AIDS. Problemet me shëndetin i filluan qysh para shumë vitesh, kështu duke çuar totalin në 20 operime dhe 70 hospitalizime. Amy Winehouse Iu shtua listës fatale të 27-vjeçarëve që shkuan të rinj. Këngëtarja me zërin e veçantë dhe lukun fantastik, Amy Winehouse, ndërroi jetë më 23 korrik, sipas të gjitha gjasave kjo për shkak të mbidozës droguese dhe një alkooli aksidentalisht të helmuar, duke u diagostifikuar si “vdekje në fatkeqësi”. 27- vjeçarja britanike e cila fitoi Grammyn me albumin “Back to Black”, gjatë tërë jetës kishte bërë lojëra me drogën, sidomos në kohën kur karriera e saj pati ngritjet më të mëdha. Shpesh Winehouse ishte kritikuar për shkak të ndikimit të dozës së drogës në paraqitjet e saj, shpesh duke harruar tekstet e këngëve apo duke u rrëzuar e pavetëdijshme në skenë. Ndër koncertet e saj të fundit që u cilësuan si shkatërrimtare ishte ai në Beograd, ku shumë adhurues deklaruan se ishin penduar pse blenë biletën e koncertit. Cesária Évora Këngëtarja nga Cape Verde, Cesaria Evora, u shqua gjatë tërë karrierës për stilin e saj muzikor të veçantë, të quajtur Morna. 70-vjeçarja, suksesin botëror e arriti në vitin 1988, kur realizoi albumin e parë “La Diva Aux Pieds Nus” incizuar në Francë, ndërsa albumi që pasoi në vitin 1992 shiti rreth 300.000 kopje në mbarë botën. Albumi “Cesaria” i vitit 1995 i solli asaj edhe nominimin e parë për Grammy Award, ndërsa në 2004 e fitoi një të tillë. 17 dhjetori i këtij viti i solli asaj vdekjen, për arsye të hipertensionit dhe pamjaftueshmërisë në aparatin e frymëmarrjes. Gazetat spanjolle raportuan se 48 orë para se ajo të vdiste ishte parë duke pirë cigare dhe duke pranuar vizita në shtëpinë e saj në Mindelo. Shtëpia e saj gjithmonë i kishte dyert dhe dritaret e hapura. Christopher Hitchens Gazetari, shkrimtari dhe njëri prej kritikëve më “problematikë” mbi çështjen e Zotit, vdiq me 15 dhjetor, në moshën 62-vjeçare. Ai ka mbrojtur tezën se ekzistimin e Zotit si figurë absolute, është një mendim totalitar që shkatërron lirinë njerëzore. Duke humbur betejën e tmerrshme me kancerin, Hitchens ka shkruar edhe për luftërat në Bosnjë dhe kontraverzet kundër Sllobodan Millosheviqit. Largimi i tij nga e majta politike filloi në vitin 1989 pas asaj që ai e quajti “reagim të vakët” e së majtës perëndimore në lidhje me çështjen e Ajatollah Homeinit, si një fetva që bënte thirrje për vrasjen e shkrimtarit Salman Rushdie. Sëmundja thuhet se ia mori jetën në ditët kur fama e tij po mbërrinte majat. Lucian Freud Mbiemri i tij është i njëjtë me atë të Zigmund Frojdit, dhe jo rastësisht, por ky piktor i madh i fundit të njëzetave, i njohur për detajet e tij famoze dhe pasqyrimin feminist nudo, ishte nipi i Frojdit të Madh. Biri i një arkitekti, ky piktor i madh britanik, u cilësua si Don Zhuani britanik, me 13 pasardhës nga 6 gra të ndryshme që përshkruan jetën e tij, ndërsa ka birësuar edhe rreth 40 të tillë në mbarë botën. Në vitet e 40-ta ai shërbeu si një detar tregtar në konvojet e Atlantikut. Vdiq në verën e këtij viti, në moshën 88-vjeçare. James Wilson Vincent Savile U cilësua si ikonë televizive. Show i tij “Jim`ll Fix it” në BBC ishte ndër më të shikuarit në historinë e kësaj shtëpieje mediatike. Ai ishte prezantuesi i parë dhe i fundit i toplistës muzikore “Top of the pops”. Bamirës dhe filantrop me famë, shpesh mori edhe çmime ndërkombëtare. Sëmundja e pneumonisë ia mori jetën, ndërsa kufoma e tij ishte ngrirë në 45 gradë celsius, nga dëshira e tij jetësore “për ta parë kënaqësinë e detit”. Vdiq në 29 tetor. Eddie Snyder Është e pamundur që dikush të mos e dijë hitin e Frank Sinatrës “Strangers in the night”. Fajtori kryesor që kjo këngë u bo hit botëror është pikërisht ky njeri. Eddie Snyder ka krijuar muzikën dhe tekstin për Sinatrën. 1966 i solli Snyder edhe çmimin për kolonën më të mirë zanore në film, kur bëri tekstin e “Spanish Eyes” nga Al Martino, hit i madh në Amerikën e viteve 1973. Ai vdiq në moshën 92-vjeçare, në 10 mars. Në fund të jetës së tij tha se shpëtimi i ka ardhur vetëm nga gruaja e tij, përndryshe ai do të ikte nga kjo botë shumë më herët. Betty Garrett Aktorja dhe komikja e njohur amerikane, hapat e pare të saj i bëri në Broadwayn e famshëm, në mjuzikëllat e viteve 40-të si “Take Me Out to the Ball Game”,”On the Town” and “Words and Music”.Vitet e fundit të jetës së saj ishin të vështira për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, duke e detyruar atë marrjen e disa roleve të vogla në “Grey`s Anatomy”, “Becker”, dhe “Boston Public”. Jeta e saj private shpesh u luhat në media, madje ajo njëherë u fut edhe në listën e zezë të njerëzve që do pushkatoheshin nga një grup mafiozësh amerikanë. Vdiq në 12 shkurt, në moshën 91-vjeçare, në Los Angelos. Leonard Stone Roli i tij në filmin e 1971-tës “Willy Wonka dhe Fabrika e Çokollatave”, e ka mbajtur gjallë për shumë kohë, për veten por edhe për publikun. Amerikani që luajti mbi 120 role televizive dhe 25 filma, dikur filloi edhe shkrimin e disa novelave për fëmijë me personazhin e famshëm, kangurin Keepy, libër i cili më pas u botua vitin që lamë pas. Roli i tij i fundit ishte në vitin 2006, ndërsa vdekja i erdhi më 2 nëntor, në moshën 87 vjeçare, pas një lufte të tmerrshme me kancerin. Po të jetonte edhe një ditë më shumë, ai do mbushte 88 vite. Michael Legat Autori nga Britania u shqua gjatë tërë jetës së tij për novelat e dashurisë të thurura me aq dashuri dhe dhembshuri, sikur t`I kishte përjetuar vetë. Ai shkroi edhe guida turistike, ndërsa në vitet e fundit të jetë së tij, filloi aplikim e metodës, “të shkruash në çdo moment- full time”. Ai punoi edhe si redaktor në gazetat e ndryshme britanike për 25 vjet. Vdiq në 15 gusht të vitit 2011, në moshën 88-vjeçare. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: 10 të famshmit që vdiqën më 2011
sHPRESOJ qe te mos vdesin ne 2012.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: 10 të famshmit që vdiqën më 2011
Na pacin lene jete neve
Space- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne levizje
Postime : 1354
Gjinia :
Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha : 34
Hobi : Informatika
Similar topics
» Të famshmit, të afërt që nga fëmijëria (Foto)
» Yjet që vdiqën kur ishin 27 vjeç
» Kinë: Nga gazi – vdiqën 19 minatorë
» Ja 10 femrat më seksi të 2011
» Ja personazhet më tërheqës të 2011
» Yjet që vdiqën kur ishin 27 vjeç
» Kinë: Nga gazi – vdiqën 19 minatorë
» Ja 10 femrat më seksi të 2011
» Ja personazhet më tërheqës të 2011
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi