Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jolie nxit zhurmë nacionaliste People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jolie nxit zhurmë nacionaliste People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jolie nxit zhurmë nacionaliste

3 posters

Shko poshtë

Jolie nxit zhurmë nacionaliste Empty Jolie nxit zhurmë nacionaliste

Mesazh nga Emona Sun 29 Jan 2012 - 6:56

Jolie nxit zhurmë nacionaliste F.0129140150945_m

Arritjet e fundit kinematografike të Angelina Joliet kanë nxitur zhurmë nacionaliste në Serbi. Gjembat e mediave, që në Beograd cilësohen si të shquara, burojnë nga debutimi i fundit i Joliet si skenariste dhe regjisore në filmin “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” (“In the Land of Blood and Honey”), i cili për temë ka luftën në Bosnjë.
Filmi dhe vetë aktorja janë në qendër të një debati të xhindosur në Serbi, në lidhje me çështjen më të ndjeshme politike të vendit: shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë në fillim të viteve ‘90 dhe përgjegjësinë e Serbisë për fushatën e spastrimit të paligjshëm etnik kundër civilëve myslimanë dhe kroatë, gjatë luftës në Bosnjë.

Zërat e mediave serbe thonë se tregimi i Joliet për romancën e dashurisë ndërmjet një vajze myslimane dhe një oficeri të ushtrisë serbe, në mënyrë të paligjshme diskrediton serbët etnikë dhe formëson konfliktin nga “perspektiva e dukshme anti-serbe”.

Regjisori Emir Kusturica i ka thënë së fundmi gazetës beogradase Blic se filmi i Joliet është “rezultat i propagandës së Hollyëoodit”. Këto komente pasojnë deklaratat e ngjashme të aktorit jugosllav, Bata Zivojinovic, njëherësh ish-anëtar i Parlamentit të Serbisë dhe për kohë të gjatë aleat i Slobodan Milosevicit. Ai ka thënë për tabloidin Kurir se “Angelina është e trullosur”.

Gazeta Vecernje Novosti, e cila pjesërisht është pronë e Qeverisë serbe, është përmbajtur nga kritikat personale ndaj Joliet, por filmin e saj e ka quajtur “një copë të propagandës politike”. Po sipas kësaj gazete, filmi “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” është skandali më i madh kinematografik në disa dekadat e fundit në rajon.

Ndërkaq, aktori serb, Dragan Bjelogrlic, ka thënë se interpretimi i ngjarjeve nga ana e Joliet është “i cekët”, dhe kjo, siç është shprehur, e ka bërë të ndalojë së shikuari filmin pas gjysmë ore.

Por, ka edhe ca serbë që tani kanë nisur të flasin në mbrojtje të saj. Regjisori serb, Stevan Filipovic thotë se sulmet ndaj Joliet dhe filmit të saj janë në përputhje me një valë të përgjithshme të nacionalizmit në Serbi.

“Kjo është një recetë e vjetër, që është përdorur 1 milion herë nga nacionalistët. Gjëja më qesharake është fakti se askush nuk e ka parë filmin dhe ata e bazojnë opinionin e tyre nga skenat e promos. Shumica nga ta madje nuk e ka parë as promon, por kanë zgjedhur të thonë se është një film anti-serb. Kjo është mënyrë se si shkojnë gjërat këtu”, thotë Filipovic.

Së fundmi, Jolie është akuzuar nga mediat serbe se ka bërë thirrje edhe për “ndarjen e Republikës Serbe të Bosnjës”, shkrime këto që aktorja i ka hedhur poshtë.

Filmi “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” flet për historinë e një gruaje boshnjake-myslimane dhe një burri serb, të cilët bien në dashuri para luftës dhe takohen përsëri gjatë konfliktit - kur ai është oficer në ushtrinë serbe, ndërsa ajo e burgosur në një kamp.

Fillimisht, filmi ka qenë i padëshiruar edhe për viktimat e luftës në Bosnjë, të cilat kishin dëgjuar thashetheme pa bazë, se filmi kishte të bënte me një viktimë përdhunimi, e cila bie në dashuri me përdhunuesin e saj. Por, më pas ai është mirëpritur dhe është cilësuar si i fuqishëm dhe i rëndësishëm për njerëzit që kanë mbijetuar luftën.

“Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” - i nominuar për filmin më të mirë të huaj në Globin e Artë - muajin e ardhshëm do të nisë të shfaqet në Ballkan. /rel/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jolie nxit zhurmë nacionaliste Empty Re: Jolie nxit zhurmë nacionaliste

Mesazh nga dajti modh Sun 29 Jan 2012 - 7:33

yes e ka dhene shpesh neper intervista JOLIE qe eshte ndier shume keq kur ra realizuar kete film ..
mezi po pres te dali filmi
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jolie nxit zhurmë nacionaliste Empty Re: Jolie nxit zhurmë nacionaliste

Mesazh nga Anakonda Sun 5 Feb 2012 - 23:50

Edhe e bukur,edhe e guximshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jolie nxit zhurmë nacionaliste Empty Re: Jolie nxit zhurmë nacionaliste

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi