Dhuna në familje, 2181 raste për 2011
3 posters
Faqja 1 e 1
Dhuna në familje, 2181 raste për 2011
Dërguar më: 16/02/2012
Ola Mitre
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal që pritet të miratohen nga Parlamenti, lidhur me dhunën në familje e trajtojnë këtë fenomen jo më si një çështje private, por si një vepër penale. Për sa i përket statistikave për vitin 2011 strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar dhe trajtuar 2181 raste të dhunës në familje. Gjithashtu, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës , Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta janë përgatitur rreth 1345 kërkesë padi "Për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes". Sipas Alida Totës, drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen pranë MPCSSHB, denoncimet e dhunës në familje kanë avancuar. "Stafet gjinore në Policinë e Shtetit në raportet e tyre, fokusuar tek dhuna me bazë gjinore, theksojnë se është rritur numri i denoncimeve dhe i kërkesave për Urdhër Mbrojtjeje apo Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje për viktimat e dhunës në lidhje familjare. Dhuna në familje nuk trajtohet si çështje private, por si një rrezik me pasoja për shëndetin fizik dhe psikologjik të individëve që përjetojnë dhunë në familje, ku më të ndjeshmit janë fëmijët", - shprehet Tota.
Denoncimi
Të gjithë personat që janë viktima të dhunës në familje mund të drejtohen pranë një sërë institucionesh për të denoncuar fenomenin. Në bazë të Ligjit 9669 "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare", një grua mund të denoncojë dhunën ndaj saj ose ndaj pjesëtarëve të familjes, pranë: Komisariatit të policisë, koordinatorit të dhunës në Bashki, administratorit social në komunë, punonjësit social në bashki/komunë, psikologut në shkollë, organizatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe vajzave, gjykatë, prokurori, punonjësit të shërbimit parësor shëndetësor ose tek avokati.
Masat
Sipas ndryshimeve që do të pësojë Kodi Penal çdo person që ushtron dhunë ndaj bashkëshortes do të dënohet me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet. Sipas Totës ashpërsimi i ligjeve për dhunën në familje, pason fushatat sensibilizuese në mbrojtje të të drejtave të grave dhe fëmijëve, për të denoncuar dhe parandaluar çdo formë dhune. "Ndryshimet në kodin penal që pritet të miratohen në Parlament do të penalizojnë personat që ushtrojnë dhunë në marrëdhëniet familjare, duke e konsideruar dhunën në këto rrethana, jo më si çështje private, por si një vepër penale. Ndryshimet në Kodin Penal të propozuara nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, kanë si qëllim pikërisht dënimin e dhunës në familje, përmes procesit penal", -thotë Tota.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Dhuna në familje, 2181 raste për 2011
Dhuna në familje, 5 vjet burg kush dhunon gruan
Ashpërsohen penalizimet për dhunën në familje. Rrahja ndaj bashkëshortes aktual, ish bashkëshortes apo bashkëjetueses, tashmë janë përfshirë si vepër e veçantë krimi në Kodin Penal, konsumimi i së cilës do dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burg. Këto janë disa nga amendimet e miratuara dje në parim në komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore, që gjithashtu po dje ka përjashtuar dhunuesit e fëmijëve e grave shtatëzëna nga e drejta për të kërkuar liri me kusht apo dënime alternative.
Në këtë kategori janë përfshirë edhe ata që dhunojnë për arsye raciste, fetare, gjuhësore dhe politike. “Së pari është rrezikshmëria e lartë shoqërore e veprës penale dhe ka të bëjë në gjykim tim, për një masë dënimi mbi 5 vjet e sipër. Periudha e sigurisë do të thotë në vetvete, vendosjen e një afati minimal dhe një afati maksimal, që unë propozoj të jetë nga 2/3 e vendimit të dhënë nga gjykata deri në ekzekutimin e plotë të dënimit penal, brenda së cilës, gjykata me vendim gjyqësor nuk lejohet që të kryhet lirimi parakohe me kusht ose falja”,- argumentoi deputeti demokrat, Viktor Gumi, i cili ishte edhe propozuesi i këtyre amendamenteve. Konkretisht neni 90/a i Kodit Penal me titull “Dhuna në familje” u amendua konkretisht në këtë formë “Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, e kryer nga autori i veprës ndaj personit që ka ose ka pasur marrëdhënie bashkëshortore apo bashkëjetese, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 5 vjet”. Ndërhyrje në Kodin Penal është propozuar t’i bëhet edhe nenit për Presidentin e Republikës. Tanimë me konsensusit e të dyjave palëve është rënë dakord që shpifja dhe fyerja ndaj kreut të shtetit, të mos përbëjë më vepër penale ndonëse aktualisht kjo dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet. “Vepra penale e shpifjes ndaj Presidentit të shfuqizohet. Presidenti të gëzojë të njëjtën mbrojtje që gëzojnë të gjithë funksionarët e tjerë shtetërorë”,- argumentoi deputetja socialiste, Ermonela Felaj. Nga ana tjetër ligjvënësit socialistë konfirmuan edhe një herë qendrimin e tyre kundër dekriminalizimit të shpifjes dhe fyerjes. Procesi civil, sipas tyre, do ishte shumë i kushtueshëm për qytetarët, ndërkohë që procesi penal është falas.

Jane me shume sigurisht as 20% nuk behen te ditura pasi kane frike,
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Dhuna në familje, 2181 raste për 2011
Shyqyr qe e pranoi nje mashkull Shqiptar sepse kam hasur shume te tjere ku nga krenaria e egoizmi i tepert e kundershtonin kete e thone qe femra e sotme e ka jeten fushe me lule e se keto jane shpifje e thuhen qellimisht nga X persona sepse se duan Shqiperine :A
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Dhuna në familje, 2181 raste për 2011
Ka gjithmone nje here te pare dhe realiste Artemisa .
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Dhuna në familje, 2181 raste për 2011
Te verteten e dine por s'ju konvenon ta pranojne sikurse kane bere ketu e miliona vite edhe fatkeqesisht u pelqen ajo mendje.S'duan sepse ju ulet autoriteti e kane frike kur gruaja ngre koke...Ndikon shume menyra e te menduarit...
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Dhuna në familje, 2181 raste për 2011
Zyra per mbrojtjen e femijeve dhe komuniteteve ne nevoje me mbeshtetjen e UNICEF po implementon projektin”Nje Perqasje Ndersektoriale ne Mbrojtje te Femijeve”.
Një hap shumë i rëndësishëm për inkurajimin e angazhimit institucional ndaj Mbrojtjes se femijeve është ngritja dhe forcimi i rolit të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve (NJMF) ne qeveritë vendore. Kështu, Bashkia e Korçës në partneritet te fuqishëm më UNICEF-in ka punuar shumë për këtë institucionalizim dhe sidomos për mbështetjen e NJMF-së për të krijuar një rrjet grupesh interesi dhe për të siguruar shërbime më të mira për fëmijët.
Një nismë shumë e rëndësishme e NJMF-së në Korçë dhe UNICEF-it është ngritja e një ekipi ndër-sektorial me përfaqësues nga Institucionet Vendore që janë përfshirë në shërbimet ndër-sektoriale dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve në rrezik.
Ky projekt zbatohet në kushtet e objektivave të përbashkëta me DAR-in dhe Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashki për të ndërtuar dhe forcuar sistemin lokal të MF-së. Si rrjedhojë në këtë kuadër ngrihet një grup lokal ndër-sektorial në bashkëpunim me aprovimin dhe pjesëmarrjen aktive të institucioneve si:
- Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale
- Drejtoria Rajonale e Punës
- Drejtoria Arsimore Rajonale
- Drejtoria Rajonale e Policisë
- Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik
- OJQ dhe organizata vendore në ndihmë të fëmijëve
- Klinika Ligjore për të Miturit
- Universiteti Fan Noli i Korçës (në diskutim e sipër, ende jo aktiv)
- Zyra për Mbrojtjen e minoriteteve etnike (Bashkia)
Iniciativa e tanishme synon në forcimin dhe institucionalizimin e ekipit ndër-sektorial me mandatin e :
o Vlerësimit dhe monitorimit të situatës së fëmijëve dhe familjeve në rrezik
o Koordinimit e mbrojtjes, referimit dhe reagimit në nivel lokal, dhe
o Transmetimit, identifikimit dhe menaxhimit të rasteve ndër-sektoriale më urgjente.
Megjithatë, përveç forcimit të aksioneve të së shkuarës dhe hapave institucionalizues, kjo fazë e re e projektit synon në:
Përmirësimin e shërbimeve aktuale ndër-sektoriale për MF-në duke koordinuar punën me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si një aktor i rëndësishëm i një projekti të qëndrueshëm.
Punën në një rrafsh të përbashkët me DAR-in për çështjet e MF-së me qëllim përmirësimin e jetës së komunitetit të fëmijëve më vulnerabël – duke organizuar aktivitete dhe duke përmirësuar infrastrukturën e këtyre komuniteteve. Përmirësimin e aktiviteteve jashtëshkollore të këtyre komuniteteve që fëmijët të largohen nga rreziqet e rrugës –regjistrimin e 200 fëmijëve të shkollave të periferisë në Bibliotekën e Fëmijëve të Qytetit dhe pasurimin e kësaj biblioteke me libra të rinj bashkëkohorë për fëmijë.
Forcimin e rolit të NJMF-së si strukturë bashkiake për MF-në.
Dhe hedhjen e hapave në drejtim të një strategjie ndër-sektoriale vendore për mbrojtjen e fëmijëve duke ndërtuar strategji kombëtare dhe nëpërmjet angazhimeve të ardhshme qeveritare – vlerësimin e situatës dhe përcaktimin e synimeve të ardhshme për përmirësimin e jetës së fëmijëve në qytet.
Synimi final është të ofrojë një përqasje holistike me shërbimet dhe politikat lokale ndër-sektoriale të afta për të siguruar reagimin për mbrojtjen e fëmijëve nga kompetenca komplementare bazuar në strategjitë kombëtare dhe një plan veprimi (PV) lokal për mbrojtjen e fëmijëve.
Mbrojtja e fëmijëve është një prioritet i programit bashkiak “Programi për Mirëqenien e Fëmijëve”.Programi synon në përmirësimin e shërbimeve dhe aktiviteteve për përmirësimin e jetës së fëmijëve nëpërmjet ndërtimit të politikave ndër-sektoriale dhe buxheteve që shënjestrojnë sektorë të ndryshëm duke u fokusuar kryesisht tek edukimi/arsimi (në rastin e këtij projekti).
Projektet që po implementohen në këtë fushë janë:
- Një Përqasje Ndër-Sektoriale për Mbrojtjen e Fëmijëve (PNSMF) e cila konsiston në veprime parandaluese dhe mbrojtëse për fëmijët në dizavantazh të tilla si:
- Kamp veror për fëmijët romë, egjiptianë dhe të bardhë;
- Asistencë shkollore e drejtpërdrejtë për fëmijët që rrezikojnë të braktisin shkollën (6-15 vjeç);
- Kurse argëtimi për fëmijët (6 – 15 vjeç) ;
- Veprimtari të komunitetit (puna me Organizatat me Bazë Komunitare (/OBK), prindërit); etj.
4. Synimi dhe objektivat kryesore të programit
Synimi
Synimi i përgjithshëm i programit në fjalë është të forcojë procesin ndër-sektorial për mbrojtjen e fëmijëve me fokus kryesor mbrojtjen e të drejtës së fëmijëve për arsimim. Një fokus i veçantë i këtij propozimi është forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit të NJMF me DAR përsa i përket sigurimit të shërbimeve cilësore për fëmijët.
Në terma konkrete kjo do të thotë se NJMF ka ngritur një rrjet aktorësh lokalë duke zgjeruar kështu rrjetet e shërbimeve gjë që ka rezultuar e suksesshme. Këta aktorë vazhdojnë të angazhohen në një politikë të përbashkët duke siguruar mandate institucionale të MF të qëndrueshme përmes përshkrimeve të qarta të punës hartuar me mbështetjen e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe punojnë me një plan të qartë afatgjatë me vizionin për një qytet të sigurtë për fëmijët.
Objektivat
PNSMF është hartuar për të ndihmuar institucionet dhe komunitetet që të bëjnë ndryshime sinjifikative në pikëpamjet, politikat, procedurat dhe praktikat e tyre që merren me fëmijët dhe familjet e përfshira në ose në rrezik për abuzim dhe neglizhencë. Kështu ky program holistik që po propozojmë përfshin tri objektiva kryesore që synojë punën me fëmijët dhe familjet si persona që gëzojnë të drejtat si edhe të personave përgjegjës dhe politikë-bërës në të njëjtën kohë.
Kjo do të kontribuojë për forcimin, institucionalizimi dhe zgjerimin e rrjetit të shërbimeve për fëmijët dhe familjet e margjinalizuara, që në afatgjatë, parashikohet të nisë të çrrënjosë shkaqet themelore të shfrytëzimit dhe neglizhimit të fëmijëve.
Duke punuar me një synim tre dimensional ne punojmë me një metodë holistike duke sjellë rezultate afatgjata të qëndrueshme. Kështu, nga fundi i këtij programi ne duam të mbërrijmë në një situatë ku:
Objektivi 1
Strukturat lokale të mbrojtjes janë në detyrë dhe menaxhojnë me efikasitet një reagim të bashkërenduar në mbrojtje të fëmijëveProjekti synon të forcojë ekipin ndër-sektorial për MF me përfaqësues nga të gjithë aktorët lokalë, që janë – DAR, Zyra Rajonale e Punës, Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale Shtetërore, Universiteti i Korçës, NJMF, organizatat komunitare, organizata të tjera civile të shoqërisë që punojnë me fëmijët, drejtoria rajonale e shëndetit publik, drejtoria rajonale e policisë dhe përfaqësues të drejtësisë rajonale që do të mblidhen rregullisht për të menaxhuar rastet që nuk mund të zgjidhen brenda institucionit identifikues. Ata do të marrin pjesë të gjithë në vlerësimin e rastit dhe do të angazhohen për zgjidhjen e rastit..
Rezultatet e pritshme:
Ekziston një tryezë e rrumbullakët lokale për MF e ndërgjegjësuar dhe e aftësuar për të siguruar reagime ndër-sektoriale për fëmijët në rrezik. Fëmijëve që rrezikojnë të braktisin shkollën u ofrohet ndihmë e drejtpërdrejtë duke i nxitur që të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në sistemin arsimor.
1.2. Inkurajimi i fëmijëve më vulnerabël për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në jetën sociale
Përsa i përket kësaj, një aktivitet shumë i rëndësishëm është pasurimi me libra të rinj i BIBLIOTEKËS së QYTETIT dhe antarsimi i 200 fëmijëve të shkollave ‘Demokracia’ dhe ‘Ismail Qemali’ që të kenë akses në këtë shërbim.
Bashkia do të promovojë aktivitete jashtëshkollore jo formale që do të bëhen politika të qëndrueshme për tu planifikuar në buxhetin a bashkisë çdo vit.Ky aktivitet do të iplementohet në kuadrin e vazhdimit të aktivitetit të ndërgjegjësimit “Korça lexon” dhe do të kontribuojë edhe për rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit në drejtim të inkurajimit të fëmijëve për këtë shërbim edukativ të arsimit jo formal.
1.3. Fëmijët e periferisë të luajnë në një mjedis më të sigurtë i cili parandalon që ata të përfshihen në aktivitete kriminale apo aktivitete trafikimi
Lagjet rome do të kenë më në fund një hapësirë argëtimi më të sigurtë për fëmijët ku një mjedis më i pastër dhe pajisje për argëtimin e fëmijëve do të krijojnë një lagje të kujdesshme dhe te dashur. NJMF-ja ka planifikuar shumë aktivitete për argëtimin e fëmijëve gjatë kohës së verës kur fëmijët janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të rrugës. Kjo i përmirëson dhe pasuron shërbimet e NJMF-së për mbrojtjen e fëmijëve si dhe provon angazhimin e Bashkisë për përmirësimin e shesheve të lodrave të fëmijëve si një e drejtë themelore e fëmijëve.
Objektivi 2
Rritja e kapaciteteve dhe shprehive të personave përgjegjës duke përmirësuar kështu cilësinë e ndërhyrjeve për fëmijët vulnerabël.
Asistenca e drejtpërdrejtë për përmirësimin e jetës së familjeve dhe komunitetit të fëmijëve vulnerabël nuk mund të sigurojë në vetvete një zgjidhje të qëndrueshme për trajtimin e shfrytëzimit dhe vulnerabilitetit të fëmijëve si fenomene sociale negative. Në vend të kësaj nevojitet një ndërhyrje holistike për përqasjen e problemit nga shumë dimein e shërbimeve dhe për të drejtat e fëmijëve
Krahas mandatit për mbrojtjen e fëmijëve, ende është e domosdoshme që profesionistët e PNSMF-së të kenë shprehtë dhe njohuritë e nevojshme për të trajtuar dhe menaxhuar rastet e prezantuara. Ata duhen trajnuar për të punuar mbi një përqasje bazuar në të drejtat e njeriut ndërkohë që diskutohen hapat e zgjidhjes së rastit dhe plani për zhvillimin familjar. Kështu, ne synojmë të rrisim kapacitetet dhe njohuritë e personave përgjegjës për t’iu adresuar nevojave për mbrojtje të veçantë.
Objektivi 3
Formalizimi dhe institucionalizimi i shkëmbimit të informacionit midis DAR-it dhe NJMF-së duke u fokusuar në sistemin arsimor

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Dhuna në familje, 2181 raste për 2011
Pritet që NJMF dhe DAR të përmirësojnë shërbimet ndaj lagjeve të neglizhuara nëpërmjet hartimit të një Plani të Përbashkët Pune (PPP), duke vendosur për aktivitetet e përbashkëta që sigurojnë bazën për krijimin e procedurave për mbrojtjen e fëmijëve që parandalojnë përjashtimin e fëmijëve nga programi arsimor.
Në kuadrin e përmirësimit të shërbimeve për fëmijët në shkollat periferike të qytetit, NJMF dhe DAR punojnë me një PPP i cili përcakton një mënyrë më të mirë komunikimi dhe koordinimi të veprimeve për shërbime të përmirësuara për MF.
Një grup pune me përfaqësues nga Bashkia dhe DAR do të punojë për vendosjen e rregullave dhe procedurave për një komunikim më të mirë dhe shkëmbim informacioni midis Bashkisë dhe DAR-it. Ata planifikojnë sëbashku aktivitetet dhe buxhetet dhe vendosin për çështjet që duhen zgjidhur të parat dhe më urgjentet veçanërisht në shkollat e periferisë.
Ata bien dakord për një plan pune të përbashkët ku shkëmbejnë informacion dhe ofrojnë shërbime në interesin më të mirë të fëmijëve.
Këto rregulla dhe procedura do të kontribuojnë për sigurimin e një baze të shëndoshë të bashkërendimit dhe bashkëpunimit me qëllim sigurimin e shërbimeve më të mira për fëmijët. Të dy drejtuesit e këtyre institucioneve do të rishikojnë këto PPP dhe do të bien dakord mbi detyrimet që rrjedhin prej tyre të cilat do të sjellin shërbime më të mira për mbrojtjen e fëmijëve.
Iniciativa e NJMF vazhdon të mbështetet dhe konsolidohet nga UNICEF-i. Në procesin e konsolidimit të kësaj strukture të re ne jemi tani në pikën e krijimit të protokollit të NJMF dhe ndërtimit të linjave të bashkëpunimit me strukturat e tjera. Kështu, PNSMF jep bazat ose krijon rrjetin e grupeve të interesit që do të jenë aktorët e ardhshëm bashkëpunues të kësaj strukture.

Similar topics
» Dhuna në familje, shtohen denoncimet
» Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje?!!!
» Katër raste kur po ju gënjejnë
» Në Kosovë 81 raste të HIV/AIDS-it
» SIDA, zbulohen 54 raste të reja për 10 muaj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi