SIDA, zbulohen 54 raste të reja për 10 muaj
3 posters
Faqja 1 e 1
SIDA, zbulohen 54 raste të reja për 10 muaj
Për 10 muaj në të gjithë vendin janë zbuluar 54 raste të reja me SIDA. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ngrenë alarmin se virusi tashmë qarkullon brenda territorit. Të diagnostikuarit nuk janë më emigrantë ose që kanë jetuar jashtë vendit. Gjeografikisht sëmundja ekziston në të gjithë territorin e vendit”, sqarojnë specialistët e ISHP. Edhe grupmoshat janë të ndryshme, por mbizotëron ajo nga 30-39 vjeç. Specialistët pohojnë se mes rrugëve të transmetimit thuajse të gjithë personat e kanë marrë sëmundjen me rrugë seksuale. “Për fat të mirë, nuk kemi asnjë të sëmurë që është infektuar nga gjaku. SIDA haset te grupet e riskut që janë homoseksualët ose përdoruesit intravenozë të drogës, mbi 70% e personave të infektuar i përkasin popullatës heteroseksuale”, sqarojnë specialistët e ISHP. Nga ana tjetër, ata bëjnë apel për kryerjen e marrëdhënieve seksuale të mbrojtura, pasi kjo është mënyra e vetme për të shmangur kalimin e virusit te një person i shëndoshë. Sa i përket raportit femra-meshkuj mbizotërojnë këta të fundit. Kjo jo vetëm për rastet e reja, prej të cilave 28 i përkasin kësaj gjinie, por edhe në grafikun e numrit total të të prekurve. Virusi HIV shfaqet ndryshe nga një person te tjetri. Ai përmban brenda 24 sëmundje, të cilat prekin zonën më delikate të trupit. Shenjat e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse mund të jenë edhe të dallueshme. Në mbi 40 për qind të rasteve, ajo mund të shfaqet me kollë, infeksion të gojës, ku mund të dalin puçrra të mëdha e të kuqe në brendësi të saj.top chanel
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: SIDA, zbulohen 54 raste të reja për 10 muaj
qefi paguhet shtrenjt
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: SIDA, zbulohen 54 raste të reja për 10 muaj
si talllet ky,kjo esht semundja e shek.e po vdesin me miliona njerez;ta lumsha tek te rri ora 12 ty
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Alarmi, mbipesha tek fëmijët, 200 raste në muaj
» Mbipesha shkakton 124 mijë raste të reja tumoresh në vit
» Gruaja shtatzënë...e prekur nga SIDA!
» Nje shqiptar zbulon kuren kunder SIDA-s
» SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes
» Mbipesha shkakton 124 mijë raste të reja tumoresh në vit
» Gruaja shtatzënë...e prekur nga SIDA!
» Nje shqiptar zbulon kuren kunder SIDA-s
» SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi