Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod

3 posters

Shko poshtë

“BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod Empty “BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 22 Feb 2012 - 15:15

TIRANE- Jo vetëm një spektakël si Big Brother Albania por edhe moderatorja e tij, Arbana Osmani kanë qënë në qëndër të thashethemeve në media. Veshja ekstravagante e Arbana Osmanit ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e mediave por edhe të opinionit publik. Komentet kritike për moderatoren Arbana Osmani, ka pasur edhe nga
kryeredaktorja e revistës Madame Mapo, Iva Tiço e cila ka komentuar veshjen e saj në statusin e saj në facebook.
Tiço ka thënë se “Fustani eshte shume I bukur pa Arbanen brenda. Kaq kisha. Osmani kishte zgjedhur modelin e gabuar të fustanit sepse ka një trup pa shpatulla dhe pa qafë. Pa shije ishte zgjedhur edhe varësja që ajo kishte vendosur në qafë”. Komente ka pasur edhe për këpucet e Arbanës, që ndonëse ishin dizenjim i stilistit Giuseppe Zanotti, ranë në sy për mungesën e takës së famshme të lartë.Në një prononcim për shqiptarja.Com, Osmani thotë se në këtë edicion të pestë të Big Brother Albania, veshjet e saj do të jenë më ekstravagante dhe më të guximshme.

“Këtë sezon është menduar nga unë dhe stafi i profesionistëve që më këshillojnë të vesh tendencat e fundit”, thotë Osmani.

Ajo shton se, “ato do të jenë veshje që shumë kujt mund ti duken të çuditshme dhe absurde për tu veshur jashtë ekranit, por që unë ndjehem shumë komode në to. Jo pa qëllim janë zgjedhur veshje nga Alexander Mc queen, Miu Miu etj.

Lidhur me komentet e bëra për veshjen e saj të shtunën në mbrëmje, moderatorja e BB5, Arbana Osmani, ka preferuar mos ti komentojë duke thënë se gjithsecili ka shijet e tij.

“Nuk kam asnjë koment për të bërë në lidhje me veshjen. Shijet e secilit janë personale. Jam e lumtur dhe falenderoj Top - Channel që më mundëson të vesh tendencat e fundit dhe që në këtë drejtim, ashtu si në çdo strukturë tjetër jemi në një hap me kohën.”, u shpreh Osmani.

Në këtë drejtim ajo ka nënvizuar se i falenderon të gjithë ata që e kanë kritikuar sepse në thelb i duan të mirën. I falenderojë dhe i përshëndes të gjithë ata që kanë komentuar, unë e di që ata që më kritikojnë (prej kohësh) thellë thellë me duan veçse të mirën”, ka thënë prezantuesja e reality show-it më të ndjekur në Shqipëri, Arbana Osmani.
( Suada Daci shqiptarja.com)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod Empty Re: “BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod

Mesazh nga Leo_uk Thu 23 Feb 2012 - 11:18

kesaj i pelqen nje cik vetja me shume sec duhet... perpiqet shume..
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod Empty Re: “BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod

Mesazh nga Anakonda Fri 24 Feb 2012 - 19:07

U ka hy vetja ne qejf.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod Empty Re: “BB5”, Arbana: Veshja ime ekstravagante, por ndihem komod

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi