Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush janë shikuesit e horrorit në Shqipëri? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush janë shikuesit e horrorit në Shqipëri? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush janë shikuesit e horrorit në Shqipëri?

2 posters

Shko poshtë

Kush janë shikuesit e horrorit në Shqipëri? Empty Kush janë shikuesit e horrorit në Shqipëri?

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 25 Feb 2012 - 9:28

Kush janë shikuesit e horrorit në Shqipëri? Enri-Veseli-300x253Horrori nuk ka moshë. Këtë ide nuk e krijon vetëm një vëzhgim i shpejtë i shikuesve që presin një biletë për të parë një film në kinematë e sotme-për të parë përkatësisht horrorin e fundit që po shfaqet nga dje në kinema Millennium “Priest” me regji të Scott Charles Stewart-por edhe nga vëzhgimet e vazhdueshme të drejtuesve dhe administratorëve të kinemave dhe të videotekave. Mosha kufi për të ndjekur një film horror është 18-ta, por sa respektohet ky kriter? Në kinema gjen 15-vjeçarë, po ashtu edhe në videoteka. Dy punonjës të videotekave në Tiranë, Lorenc Kotini dhe Silvi Dedja konstatojnë se lëviz shpjet kufiri i moshës së shikuesve dhe me kohën bëhen për vete edhe më të painteresuarit, 30-40 vjeçarët. Kurse, Altin Prifti drejtues i rrjetit “Imperial” të kinemave vlerëson faktin që tani po afrohen edhe femra që ndjekin këtë lloj zhanri.



Evoluimi i zhanrit

Dihet ideja e përgjithshme që ekziston për filmat horrorë: ngjallin frikë, neveri, makth dhe personazhet qendrorë të tyre janë vampirët, vrasësit serialë, mumjet, kanibalët, demonët, fantazmat. Me kohën, nga dekada në dekadë, kjo ide po venitet. Janë gati të pandashëm zhanret, tek një horror tanimë gjen tipare të filmave shkencorë, më së shumti tipare të thrillerit. Këtu hyn edhe një ndër realizimet e fundit thriller të Hitchcock-ut, “Psycho”, që anon më tepër nga thrilleri psikologjik. Ka edhe horrorë të kohëve të fundit, që kthehen pas në kohë, te personazhet e mbinatyrshëm të mitologjisë, apo personazhe të njohur të letërsisë. Kujtojmë në fund të shek të XX-të, pati disa filma që ia morën Viktor Hygosë personazhin e njohur të gungaçit të Notre-Dame, Kuazimodon, për të realizuar filmat e tyre. Në vitet ‘50-’60, horrorin e ndihmoi së tepërmi, avancimi i teknologjisë. U larguan nga ekrani i kinemasë filma me tema të marra nga mesjeta dhe u menduan filma më të përshtatshëm për audiencën e fund shekullit të XX-të. Cila mund të ishte një temë e goditur? Filmat me demonë që rrezikojnë zhdukjen e botës, pushtimi i alienëve, sëmundjet e rrezikshme për gjallesat dhe bimësinë, frika nga rrezatimi bërthamor, filma këta të realizuar në Japoni, një vend që mban një peshë të madhe në realizimin e horrorit, që e merr lëndën e parë nga mitologjia dhe besimet në zot. Fantazmat dhe mosterat mbetën akoma popullorë, por u futën në filma edhe personazhet e mbinatyrshëm. Me realizimin e filmit “Rosemary’s Baby” në vitin 1968, Roman Polanski integroi në këta filma edhe problemet sociale. Me fillimet e viteve ‘90 dhe deri në ditët tona, horrori duket se vazhdon “të marrë jetë” edhe nga thrilleri, shkenca dhe metafizika.

Impakti te njerëzit

Psikologu Edmond Dragoti përmend jo pak raste të prindërve që kanë evidentuar te fëmijët e tyre ndikime nga filmat horrorë. U kundërvihen pa arsye, braktisin shkollën, krijojnë situata konfliktuale në çdo mjedis, shkojnë deri në çrregullimet e personalitetit dhe problemet e skizofrenisë”. Si mund të parandalohen kjo? “Është shumë me rëndësi që prindi të jetë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijën. Të mos e lërë vetëm në kohën e lirë. Nuk është e thënë që prindi do jetë kontrollues i vazhdueshëm për çdo sjellje të fëmijës, por ai duhet të ketë kontakt dhe komunikim me të, t’i ofrojë argëtime të natyrave të tjera”. Ky kujdes duhet të jetë në fëmijëri dhe adoleshencë, janë etapa të rëndësishme të moshës së individit, që kryesisht i referohen kujdesit prindëror. Edukimi krijon te fëmija edhe qendrimin pozitiv ndaj shoqërisë. Mos të harrojmë edhe modelet e sjelljes që kanë prindërit me njeri-tjetrin dhe me fëmijët e tyre, që zënë një vend primar në edukimin e fëmijës që do krijojë marrëdhënie me të tjerë në shoqëri”, jep një udhëzim Dragoti.


Në videoteka

Vihet re një fakt kur ballafaqohen interesi i shikuesve për horrorin në kinema dhe videoteka. Në dy videoteka të Tiranës filmat më të ndjekur renditeshin: “The rite”, “The Exorcist”, “The Grudge”, “Saw”, “Paranormal Activity”. Ndryshe ndodh në kinema.


Në kinema

Filmi më i ndjekur horror në formatin 2D ka qenë “Friday 13” i Marcus Nispelit, i transmetuar në tetor 2009. Me instalimin e pajisjeve bashkëkohore të formatit 3D, filmat më të ndjekur janë: “Final Destination 4” dhe “Piranha”, shfaqur në prill 2011. Pritet të vijë këto kohë në kinema edhe “Final Destination 5”



Silvi Dedja, punonjës i një videoteke te Rruga e Dibrës

Nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm të grupmoshave që ndjekin filmat horror, por vihet re që kohët e fundit janë shtuar shikueset femra. Filmat më të ndjekur janë filmat: “Insidious”, “Book of blood”, “The rite”, “Bitter Feast”. I pëlqejnë sepse janë histori të vërteta. Megjithatë pëlqehen edhe filmat që flasin për ekzorcizmin, historitë e mbinatyrshme, me histori si fundi i botës, kur bie një epidemi dhe të gjithë njerëzit kthehen në Zombie, ku vetëm disa njerëz shpëtojnë dhe udhëtojnë drejt Alaskës, apo



Lorenc Kotini

Punonjës i videotekës “Videoclub Sky”

Grupmoshat që e pëlqejnë më shumë variojnë nga mosha 18 e sipër. Ka raste që e pëlqejnë edhe ata që i kanë kaluar të 30-tat, jo sa të rinjtë, por ekzistojnë. Publiku është më i ndjeshëm, ndryshe nga fillimet kur disqet filmave horrorë i blinin më shumë të rinjtë. Kanë ardhur edhe 40 vjeçarë të blejnë këto lloj filmash, një kategori që më përpara nuk interesohej për filmat horrorë.





Horrori nuk rekomandohet për asnjë lloj moshe

Edmond Dragoti, psikolog

Filmat horrorë nuk rekomandohen për asnjë moshë sepse janë filma që edukojnë dhunën. Në asnjë moshë njeriu nuk duhet të ekspozohet ndaj këtij lloj edukimi. Moshat më të ndjeshme ndaj filmave horrorë janë fëmijët, që nuk kanë arritur pjekurinë e domosdoshme, qoftë sociale, emocionale dhe të niveleve të tjera. Këto lloj filmash më vonë lënë gjurmë te ata, reflektohen te sjelljet e tyre, qendrimet, shprehitë që kanë në moshë më të rritur. Filmat horrorë mbartin në vetvete një lloj ndjeshmërie ndaj gjërave të panjohura ose të paarritshme për individin e çdo moshe, krahas atyre gjërave që kalojnë në mënyrë të menjëhershme në mendjen e secilit, por që asnjëherë nuk kthehen në një mundësi ose në një realitet.

Si pasojë shikimi i tyre në shumicën e rasteve plotëson një imazh të pazhvilluar në mendjen e secilit. Në rast se ne ose fëmijët tanë do të shohin vazhdimisht filma horrorë, atëherë në mënyrë të natyrshme ata familjarizohen me dhunën, me tmerrin dhe nuk refuzojnë mjedisin e dhunshëm, mjedisin e tmerrit, mjedisin e vrasjeve, përshtaten shumë shpejt me këto lloj mjedisesh. Në shumë raste kur duan të dalin nga situata konfliktuale, ose të vështira në jetën e tyre shpesh i referohen zgjidhjeve që gjejnë në filmat e tmerrit. Nuk e kanë të vështirë të krijojnë situata dhune dhe konfliktesh të forta në shoqëri dhe në mjediset në përgjithësi me moshatarët e tyre. Ka karaktere të ndryshëm personash që priren drejt shikimit të këtyre filmave. Janë tipat që kanë një personalitet të paformuar plotësisht, që kanë një karakter impulsiv, që u mungojnë ekuilibrat emocionalë, që kalojnë shumë shpejt nga një gjendje në një gjendje tjetër, e kanë më të lehtë të zgjedhin alternativa të sjelljeve, apo qendrime të dhunshme.




Altin Prifti: Në “Imperial”, 60 përqind shikueshmëri

Nga statistikat që kemi për shikueshmërinë dhe ecurinë e filmave në rrjetin e kinemave tona, mund të themi që filmat horror janë në listën e filmave më të kërkuar dhe më të ndjekur nga ana e shikuesve. Shikueshmëria këtë vit ka arrdhur në rritje të dukshme në krahasim me një vit më parë, kjo ka ardhur si rezultat i punës së bërë që në përzgjedhjen e filmave, që do të transmetohen gjatë vitit dhe si rezultat i pajisjes së rrjetit të kinemave me një teknologji bashkëkohore. Nga statistikat që ne kemi, shikuesit që ndjekin horrorin shkojnë në 60 përqind të gjithë shikuesve që ndjekin filmat e zhanreve të ndryshme në kinematë tona. Filmi më i ndjekur horror ka qenë “Final Destination 4” që ka kapur një shikueshmëri të lartë, por që nuk mund të lëmë pa përmenduar dhe filmat “Piranha” dhe “Saw7”, të cilët kanë pasur shikueshmëri të lartë. Përveç horrorit janë ndjekur edhe filmat për fëmijë dhe aksion.





Jorida Pasku
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë shikuesit e horrorit në Shqipëri? Empty Re: Kush janë shikuesit e horrorit në Shqipëri?

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Feb 2012 - 6:56

I shoh filmat horror atehere kur kam njerez prane,pasi kur jam vetem kam frike.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi