Stresi: Jam tropojani më i përfolur pas Kryeministrit
3 posters
Faqja 1 e 1
Stresi: Jam tropojani më i përfolur pas Kryeministrit
Ka qenë një nga personazhet më të përfolur, jo vetëm për muzikën por edhe për historinë e tij të dashurisë me Enxhi Kamenicën. Në fakt zhurma e historisë së tyre vazhdon ende, sidomos pasi në Top-Fest, Stresi këngën “Lamtumirë” e këndoi me Xheraldina Berishën, një nga finalistet e “The Voice”. Si lindi ky bashkëpunim, historia e këngës, çfarë pret Stresi nga ky festival, por edhe si po shkon gjyqi me Bombajn, reperi i tregon në këtë intervistë.Stresi, keni marrë pjesë në Top-Fest me këngën tuaj ‘Lamtumirë’, një këngë që ka pasur një histori të gjatë sa i përket femrës që të shoqëron. Na thuaj pak diçka lidhur me këtë…
Përshëndetje! Kënga “Lamtumirë” më në fund u prezantua dhe ka arritur një rekord në “Youtube” për 24 orët e fundit nga dita kur u lançua në Top-channel. Kjo këngë u bë pak legjendë, por ia dolëm më së miri. E vërtetë që jam frymëzuar nga një person i rëndësishëm në jetën time. Kënga doli si rrjedhojë e disa sms-ve të miat me dikë dhe ideja ishte e imja, që ato fjalë prekëse t’i ktheja në muzikë. Kështu u krijua “Lamtumirë”.
Lamtumirë ju rikthen në skenë pas disa kohësh. Si është pritur ky kthimi i juaji, të themi?
Jam rikthyer siç kam deklaruar në çdo intervistë. Shumë fuqishëm dhe shumë profesionalisht në fushën e muzikës, pasi po punojmë shumë. Jam shumë i kënaqur me publikun, pasi më kanë pritur jashtëzakonisht mirë.
Përse zgjodhët Xheraldinën?
Qysh në fillim, kur stafi i “Threedots” kompozoi këtë muzikë, u mendua të gjenim një talent të paafirmuar në treg, siç janë shumë. Mirë po për të mos harruar, këngën e këndoi Ronela Hajtai, mikesha ime, e cila u ndërrua, sepse unë kisha një problem personal dhe nuk ishte e mundur të vija në Shqipëri për të arritur Top- Fest-in. Kështu projekti u la përgjysmë. Duke parë “The Voice of Albania” piketuam Xheraldinën dhe ajo pranoi pa u menduar dy herë
Çfarë çmimi pretendon në Top-Fest 9?
Në fillim pretendoj zemrën e publikut, pasi pa publik s’ka muzikë. Pastaj është hera e tretë që marr pjesë në Top-fest. Kështu që shpresoj e treta e vërteta, por do të doja “Best hip-hop” ose “Bestsong” ose e gjitha (qesh).
Stresi dhe diçka të fundit, gjyqi me Bombajn si po shkon?
Çdo gjë ngelet në organet e shtetit. Ata e dinë më së miri. Akoma s’jemi në përfundim.
Pas gjithë kësaj historie ti mbetesh sërish një “Bad Boy”, apo ke ndryshuar sjellje?
Sa për sjelljen, jam tropojani më i përfolur mbas Kryeministrit. Kam famë, lekë dhe femra, por e dua jetën e banditit (qesh).
Veç Top-Fest, çfarë projektesh ke në muzikë?
Këtë verë do të dal me një superhit tjetër nga “Threedots”. Mendoj se do të jetë klipi i verës, kështu që prisni se do të kem shumë të reja për fansat e mi.
Jonida Hitoveizi MAPO

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Stresi: Jam tropojani më i përfolur pas Kryeministrit
Arkimed Sali Lushaj.....bravo ty.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Stresi: Jam tropojani më i përfolur pas Kryeministrit
Te rafte pika te rafte,kokrra e budallait.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fjala ma e perfolur ne trevat shqiptare eshte korrupsioni...
» Bashkëpartiakët hapave të kryeministrit: o në Qeveri, o në Kuvend
» Ish-e dashura e kryeministrit britanik bëhet murgeshë
» Suedi, djali i kryeministrit punon në Mc Donald’s
» Prezantuesja pa të brendshme përpara kryeministrit serb

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi