Ornela Bregu: Tim shoqi nuk i ndalova dy vite në rrugë
2 posters
Faqja 1 e 1
Ornela Bregu: Tim shoqi nuk i ndalova dy vite në rrugë
Jemi njohur herët me Ornela Bregun, bukuroshen e buzëqeshur shqiptare që prej shumë vitesh na ka dhënë mundësinë ta shohim nga ekrani, qoftë duke kënduar apo duke prezantuar.Duket se njohjet e hershme janë pjesë e vetë Ornelës, e cila njeriun e jetës e ka takuar kur vraponte për t’u futur në godinën e “Liceut Artistik” në kryeqytet.Pas vajzës së lirshme para kamerave, fshihej një artiste e ndrojtur që ishte gjithmonë në përpjekje për t’i bërë gjërat mirë dhe ia ka arritur.Sot ajo është nënë dhe zonjë shtëpie, e teksa flet me të prapë duket si bukuroshja e ndrojtur e liceut, e lumtur për gjithçka ka bërë pa u penduar për asgjë dhe e gatshme për të treguar historinë e saj të gjimnazit, që ka qenë shumë më e veçantë se e disa të tjerëve…
Ornela në cilat vitet e keni ndjekur gjimnazin?
Prit tani të kujtohem (qesh). Ka qenë në vitet 1997-1998, por unë e kam humbur një vit shkollor.
Pse?
Për shkak të mungesave që bëra për një muaj sepse isha në një koncert jashtë Shqipërisë. Nuk m’i justifikuan mungesat dhe kështu u detyrova të përsërisja vitin.
Si e keni përjetuar këtë fakt? Ju shqetësonte fakti që nuk i kishit më shokët dhe shoqet në të njëjtin vit?
Jo aspak. Nuk e kam përjetuar fare keq. Pastaj më duhet të them që kemi qenë një grup shoqesh vërtet shumë i mirë dhe dallonim nga të tjerët. Ishin vajza që ecën përpara dhe janë të njohura dhe të suksesshme sot.
Na e shuani kuriozitetin, kush ishin shoqet tuaja? Vazhdoni t’i ruani shoqëritë që nga liceu?
Vikena Kamenica, Ledina Çelo. Edhe disa të tjera që janë në opera. Jemi shoqe të mira edhe sot.
Ju si keni qenë në adoleshencë, rebele apo vajzë e urtë?
Kam qenë shumë e qetë dhe e përgjegjshme. Pavarësisht moshës unë përpiqesha të përshtatesha me të tjerët, por gjithmonë pa e kaluar cakun.
Kjo do të thotë që ju nuk i linit orët e mësimit?
Jo, kjo do të thotë që unë i lija orët e mësimit kur i linte e gjithë klasa, po ndërkohë që ata shkonin në pub ose diku tjetër, unë shkoja në shtëpi i bëja shoqëri mamit dhe gatuaja kek. Për shkak të orareve që kishim, shpesh detyrohesha të rikthehesha edhe një herë në shkollë për të ndjekur orët pasuese. Të paktën nuk rrija në klasë.
I kombinonit rrobat, bënit tualet siç bëjnë zakonisht gjimnazistet?
Po patjetër, të gjitha si grup ishim gjithmonë shumë në formë, ndiqnim modën, visheshim bukur. Po ashtu edhe dilnim shpesh po ishim të përmbajtura dhe nuk kalonim kurrë deri aty ku nuk duhej.
Me mësimet si ishit?
Shumë mirë. Mësoja shumë.
Keni marrë ndonjëherë katër?
Kam marrë, po rrallë.
Me mësuesit si i kishit marrëdhëniet? Jeni zënë ndonjëherë?
E thashë dhe pak më lart, kam qenë e tërhequr dhe e urtë. Me mësuesit kam pasur marrëdhënie të mira dhe përherë kam respektuar figurën e tyre.
Marrëdhënia me prindërit si ka qenë? Ju kërkonin llogari?
Pak. Kjo sepse ata kishin kuptuar natyrën time dhe më kishin dhënë liri të plotë. Ndoshta ka qenë pikërisht besimi i madh që më kishin dhënë që më bënte të mos abuzoja kurrë.
I ndanit sekretet me motrën? Ia “vidhnit” rrobat Majlindës?
Majlinda ka qenë një nënë e dytë. Duke qenë me diferencë më të madhe moshe nga ne të dyja (Ornela dhe motra e vogël), në atë kohë isha më shumë e lidhur me motrën e vogël. Me Majlindën më shumë u afruam pasi të dyja krijuam familje. Sa për rrobat ishin ato që më merrnin mua rrobat sepse duke lëvizur shpesh jashtë Shqipërisë në ato vite, kisha një garderobë më të pasur me rroba, parfume dhe tualete nga jashtë shtetit (qesh).
Po djemtë ju ngacmonin meqë që atëherë ishit e njohur duke qenë pjesë e “Telebingos” së famshme? Ju ndiqnin mbrapa me makinë?
Fati im i mirë ishte që shtëpinë e mamit e kam afër liceut dhe rruga nga shtëpia për në shkollë ishte aq e shkurtër saqë nuk kishte shumë hapësirë për ndjekje dhe për të më ngacmuar. Unë sapo arrija futesha me vrap brenda në shkollë.
Po pse? Zakonisht adoleshenteve u pëlqen t’i ngacmojnë…
(qesh) Unë kam qenë ndryshe. Një shoqe e imja e liceut ma kujton shpesh që nëse ne na rastiste që duhet të kalonim dy herë në të njëjtin vend, unë ndryshoja rrugën që të mos thoshin ç’ne këto që kaluan dy herë…(qesh)
Pastaj ne dimë që në vitin e fundit doli një djalë që arriti t’ju ngacmonte, apo jo?
As ai nuk arriti dot kurrë të më ngacmonte në rrugë. Duke e parë se si isha unë ai dërgoi një zotëri të takonte babain. Unë e dija sepse e kisha vënë re, pavarësisht se nuk kisha reaguar kurrë. Më shumë se unë reagonin grupe të tjera vajzash që sapo e shihnin dilnin për të parë duke menduar se vinte për to, pa e ditur që ai vinte për mua (qesh).
I pari mashkull në jetën tuaj është sot edhe bashkëshorti juaj. Ju mungon pjesa që nuk e keni pasur, domethënë që nuk keni arritur të krijoni njohjet tuaja si vajzat e tjera gjimnaziste?
Jo përkundrazi. Unë e konsideroj të mirë dhe të keq fatin që më qëlloi. Të mirë sepse ndihesha dhe isha e sigurt në një periudhë të vështirë që po kalonte Shqipëria duke qenë se flasim për vitet 97-98. Edhe sikur mos ta kisha të pranishëm, dihej dhe quhej “këtë vajzën e ka filani”. Të keq deri diku mund ta quaja se unë mund të isha rritur dhe pak vetë, sepse unë 21 vjeç u martova dhe 22 vjeç u bëra me fëmijë. Megjithatë po të ishte kthyer koha pas nuk do kisha ndryshuar asgjë.
Në momentin kur ai komunikoi me babain tuaj, ju pranuat menjëherë? Si ja u thanë prindërit?
Jo, absolutisht. Unë e dija si fakt dhe kur ma thanë përgjigja ime ishte që e dija po nuk kisha ndërmend. Im atë sigurisht e la në dorën time duke më thënë: “Ti je vajzë e rritur dhe e di vetë. Kemi siguri të plotë tek ti”. Kam pasur fatin të kem prindër shumë të kuptueshëm.
Pastaj si vazhdoi historia?
(qesh) Kaluan dy vite vërdallisje të djalit në fjalë, dhe unë vazhdoja të mos i ndaloja.
Ai e kishte vendosur për ju edhe pse nuk kishit folur kurrë?
Ne njiheshim nga ambientet dhe shoqëritë e përbashkëta. Por, momenti që ai mori vendimin ishte një rastësi e madhe. Ka qenë hera e parë që unë konkurroja në “Festivalin e RTSH” me grupin e të rinjve, dhe ai ishte në publik. Pasi ka parë festivalin është kthyer në shtëpi dhe ka pyetur të ëmën nëse kishte parë në festival një vajzë bionde me kostum të zi. Ajo i ishte përgjigjur që e kishte parë dhe i kishte pëlqyer. Përgjigja e tij ka qenë: “Ajo do jetë nusja e kësaj shtëpie!” (qesh). Pasi mbarova liceun u njohëm, dolëm dy-tre herë, shihnim shfaqje bashkë, në ditëlindjen e parë nuk i shkova dhe kapriçot e mia ishin të vazhdueshme deri kur u vendos të shpallej fejesa. Më pas martesa, shtatzënia, dhe kështu humba edhe vitin e parë të fakultetit.
A ndikoi kjo histori tek ju? Ratë nga mësimet?
Jo fare. Unë gjërat e mia i bëja me përgjegjësi, nuk lija asgjë pas dore. Mbarova liceun, dhashë provimet, konkurrova për shkollën e lartë.
Të flasim pak për gjimnazistët sot. Si ju duken ata?
Unë e njoh dhe e kam prekur vërtetë nga afër këtë pjesë sepse prej pesë vitesh tashmë organizoj “Rin-Fest” një aktivitet me gjimnazistët. Ky aktivitet më jep mundësinë t’i njoh ata nga afër sepse gjithmonë përfshin tre muaj punë. Ndërkohë që i ndjek gjatë periudhës parapërgatitore deri në dhjetë ditët e shfaqjes, shoh që tek ata liria është e tepërt. Kam përshtypjen që kjo ka të bëjë me mentalitetin dhe ndryshimin e brezit.
Mendoni që ju keni qenë më mirë?
Them se vetë gjimnazi ka pasur më tepër rregull në ato vite.
Pse? Kanë qenë individët më të përgjegjshëm apo institucionet?
Për mendimi tim tani kanë ndikuar goxha prurjet e njerëzve të ardhur nga rrethet duke u përzier me vendasit, diçka që më përpara nuk ka qenë kaq e vrullshme. Është e vështirë të gjesh sot në mesin e gjimnazistëve pak veta të pastër, të rregullt, të edukuar dhe të përgjegjshëm për atë që do bëjnë.
Nga çfarë mendoni se vjen kjo “shthurje”?
Nëse do ta shikoj nga ana psikologjike meqë edhe kam studiuar disa vite në këtë fushë, do të thoja që një ndikim të ndjeshëm luan edhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve. Nuk dua të paragjykoj prindërit sepse jam e bindur që secili në vetvete mundohet, por rezultati është tjetër. Pastaj ndikon shumë edhe dëshira për t’u dukur të gjithë “cool”, “trendy”, (këto shprehjet e tanishme) dhe për të qenë të gjithë në modë e pak nga pak i merr rryma. Por, edhe në këtë pjesë ka një dallim të madh midis shkollave publike dhe jo publike.
Ju cilën do zgjidhnit, për vajzën tënde ndoshta?
Për arsye kohe unë sot e kam në shkollë private vajzën, por deri në gjimnaz nuk e di. Kur shkon në një shkollë private kuptohet që fëmija ka prindër me para dhe ata hyjnë tek pjesa e atyre që organizojnë më shumë gjëra, kanë më shumë party, janë më pak veta në klasë, ndërkohë që gjimnazet publike janë të mbipopulluara. Megjithatë, si frymë dhe si dashamirësi shoqërore unë zgjedh gjimnazet publike.
Çfarë këshille do t’i jepnit gjimnazistëve të sotëm?
Ta kishin menaxhuar kohën do të ishte shumë mirë. Sigurisht duke bërë gjërat që kanë dëshirë sepse kanë kohën e tyre dhe nëse nuk kalohen në këtë kohë, një ditë, ndoshta më vonë, në një tjetër moshë do shfaqen. Kështu që t’i kalojnë, por me mend në kokë do kishte thënë ime më. Unë po them pa e kaluar cakun që i takon moshës së tyre sepse asgjë nuk humb në këtë botë, të gjitha do preken.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Ornela Bregu: Tim shoqi nuk i ndalova dy vite në rrugë
lum burri si te ka.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gruaja E Silvestre Stallone E “Çmendur” Si I Shoqi
» Bregu: Gati edhe 8 kapituj të Pyetësorit
» I heq perçen gjatë lindjes, i shoqi rreh maminë
» Majlinda Bregu e “tërbuar” me humbjen, urdhër PD-istave, “askush të mos deklarojë asgjë”, Fevziu e i
» Në rrugë… sprovat

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi