Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ledion Liço: Isha rebel, kam bërë shpeshherë 20%-sha People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ledion Liço: Isha rebel, kam bërë shpeshherë 20%-sha People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ledion Liço: Isha rebel, kam bërë shpeshherë 20%-sha

2 posters

Shko poshtë

Ledion Liço: Isha rebel, kam bërë shpeshherë 20%-sha Empty Ledion Liço: Isha rebel, kam bërë shpeshherë 20%-sha

Mesazh nga WebMaster Sat 31 Mar 2012 - 22:23

Ai është një prej djemve më të pashëm të ekranit, por jo vetëm. Duket sikur ka lindur për të bërë televizion, dhe këtë e provojnë të gjitha sipërmarrjet që ka realizuar. Është shumë i dashur për publikun dhe këtë e ka arritur falë karizmës dhe elokuencës që shpërfaq në ekran. Çdo mëngjes ju bën zgjimin me “Wake Up” në “Top Channel”, ku së bashku me Eno Popin përcjell informacione të shpejta, të duhurat për një zgjim të mirë.Sapo ka përfunduar një projekt gjigant dhe shumë të suksesshëm siç ishte “The Voice”, talent show, i cili u kthye në zakonin e përjavshëm të shqiptarëve. Por sot, s’do të vijë për të rrëfyer asnjë nga sipërmarrjet e tij televizive (këto dhe të tjera detaje nga karriera e tij ia ka besuar revistës AS, ku do të shfaqet këtë muaj). Do të vijë për të rrëfyer një pjesë shumë të veçantë të jetës, siç është gjimnazi. Si e ka kaluar Ledion Liço këtë periudhë? Rebelimet e adoleshencës, mësimet, pasionet dhe dëshirat e tij. Reagimin që pati e ëma kur e pa me flokë të lyer. 20%-shat e lëndëve mësimore si pasojë e mungesave. Dëshira për të filluar një punë dhe ‘injorimi’ që i bënë si pasojë e moshës së vogël, derisa fati vendosi për të…Pas konkurrimit në “Poleposition”, merr telefonatën që do t’i ndryshonte jetën. Telefonata që do ta shndërronte në një prej meshkujve më të suksesshëm të ekranit. Rrëfehet Ledioni…
Si e kujtoni adoleshencën tuaj? Keni qenë një gjimnazist rebel?
Një periudhë e bukur, si për të gjithë të tjerët. Me qejfe, pasione të ndryshme, të larmishme. Sa i takon rebelizmit, po, unë kam qenë një adoleshent rebel. Për herë të parë i kam lyer flokët në klasë të tetë.
Pa lejen e prindërve?
Absolutisht. Madje imë më, më ka takuar në rrugë atëherë dhe kemi bërë edhe një skenë në publik mesa mbaj mend. Kemi qenë një grup rebel, por jo në llojin e atyre që fillojnë cigaren apo gjëra të kësaj natyre. Ne kemi dashur të angazhoheshim, të dëgjonim muzikë të mirë.A keni qenë në grupin e atyre nxënësve që mblidheshin për të lënë orët e mësimit?
Unë i lija edhe vetë orët, p.sh. mua më është dashur që të bëja dy 20%-sha dhe kjo ndodhte vazhdimisht. Në gjimnaz ka pas ndodhur dendur dhe dilja mirë. Unë kam një gjë, që edhe sikur t’i lë për disa kohë gjërat, mjafton që t’i përkushtohem dhe arrij t’i përvetësoj. Në këtë kuptim kam bërë gjithmonë gjërat që kam dashur për momentin. Nuk është se i kam menduar gjatë.
Keni qenë në radhët e nxënësve të mirë d.m.th.?
Po, kam qenë nxënës i mirë.
Në këtë kohë ju keni nisur edhe angazhimin me aktivitete artistike…
Në gjimnaz, po, në gjimnaz. Që në vit të parë. U gjenda në një klasë ku ishin të shumtë njerëzit e angazhuar, pastaj edhe me një mik, me të cilin i kemi humbur paksa marrëdhëniet, por që ai falë punës që kishte lidhje me teatrin, na angazhonte dhe bënim koncerte. Nuk është se kishte vetëm një aktivitet, siç ishte “Rinfesti”, por merreshim edhe me gjëra të tjera. Pasioni im për muzikën që atëherë, jo aq për prezantimin se sa për muzikën, më shtynte që të angazhohesha. Vitet e gjimnazit për mua kanë qenë: shkollë, pak orë në shtëpi dhe gjatë gjithë kohës jashtë, fillimisht për të kërkuar një punë. Nuk e mendoja që puna ime e parë do të ishte në televizion apo në radio, thjesht doja një punë, mund të ishte çfarëdo.
Për çfarë e donit këtë punën?
Doja të kisha një punë, për t’u ndjerë i pavarur. Doja të punoja, doja të kisha ca para më shumë, të kisha një mundësi për t’u takuar me njerëz të rinj. Atëherë, duke qenë se isha shumë i vogël, nuk më merrte njeri seriozisht qoftë për t’u punësuar edhe si kamerier, apo edhe si recepsionist. Pastaj u desh kohë, nisur nga dëshira ime e madhe për t’u marrë me muzikën dhe artin në përgjithësi, që pa ardhur në “Top”, nisa të frekuentoja ambiente me njerëz që kishin punuar dhe kishin arritur diçka. Thjesht doja të bëja diçka. Nuk e dija çfarë do të bëja, por doja të isha i angazhuar në diçka. Rasti ishte pastaj që, menjëherë pas finales së “Poleposition”, unë isha mes 9 finalistëve. Edhe pse nuk u ndava me një çmim, më telefonoi Bojken Lako pas 3 javësh dhe më tha që hajde të bësh një provë për tek “Select”-i. Nuk është se e kisha provuar ndonjëherë, po thashë, unë flas, pse jo. Erdha e bëra provën dhe pastaj sa më shumë kalonte koha, aq më shumë u përfshija brenda.
Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ledion Liço: Isha rebel, kam bërë shpeshherë 20%-sha Empty Re: Ledion Liço: Isha rebel, kam bërë shpeshherë 20%-sha

Mesazh nga Anakonda Sun 1 Apr 2012 - 1:06

ndersa sot eshte bere djal i mbare.............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi