Edhe dhembja ka ngjyrat e saj
2 posters
Faqja 1 e 1
Edhe dhembja ka ngjyrat e saj
Edhe dhembja ka ngjyrat e saj
“Akuareli i dhembjes” mban titullin libri më i ri i poetes prishtinase, Shqipe Hasani. Është ky një libër poezish brenda kopertinave të së cilës janë të renditura një numër i konsiderueshëm i poezive ku secila në vete jep një ide, krijon një pamje, jep një ngjyrë të dhembjes.
Ilir Sefaj
“Akuareli i dhembjes” është metaforë e poetes e cila dhembjes i jep konturat e diçkaje që vjen, jeton e vdes me njeriun, mirëpo si e tillë ajo ka ngjyrat e saj. Dhembja pra merr përmasat e saja të vërteta tragjike, ajo ka emër e mbiemër, emri i saj herë-herë është vdekje, ndarje, e herë-herë mbase edhe dashuri, ndjenjë, emocion e kështu me radhë. Libri ka një strukturë të tillë ndërtimi, pra është i ndarë në cikle poezish si: Akuareli i dhembjes, Ndoshta jam Rozafa, Ike në Pranverë, Motive me atdheun; ku secili cikël në vete përmban sharmin e një krijuese meditante e cila di që në mënyrë vërtet artistike të japë pamje reale të njeriut në kozmos.
Kjo poezi është përpjekje serioze e poetes dhe në masë të shkëlqyeshme e arritur në artin e fjalës së shkruar, pra duhet vënë pikë faktit se kur flasim për sensin krijues të kësaj poeteje flasim për vlera të mirëfillta letrare e artistike. Në njërën apo mënyrën tjetër, autorja bën që me poezinë e saj të ngrit dilema, çka në të vërtet është njeriu, cili është misioni i tij i parë, dhe final në jetë. Poezia e kësaj poeteje është mishëruar me vendin dhe hallet e njeriut të saj. Në vargun e saj ndjehen ditët e mira të diçkaje të re që po lind në truallin e saj: “Zemra ma thotë një këngë/ përsëri festojmë Kosovë”, intonon poetja.
Mërgimi, kjo barrë e cila e shoqëroi një kohë të gjatë njeriun tonë, sikur zgjon në shpirtin e poetes një ankth, pra mërgimin në penën e Shqipe Hasanit është sinonim i vetmisë, largësisë, kujtimeve, frikës, dhembjes shpirtërore; “Vitet e mërguara i kaplon dhembja/ Sifizi i mbulon me gurë e djersë” .
Dhembja, kujtimet, nata, frika, largësia faktikisht përshkojnë “Akuarelin e dhembjes’ ose ciklin e parë të poezive brenda librit i cili mban të njëjtin titull.
Vargu i kësaj poeteje është i mishëruar me vuajtjet e njeriut të saj, ajo bashkëndjen me nënat, motrat, vëllezërit, fëmijët e njerëzve të gjakut të vet.
Ashtu sikurse edhe për shumë nëna e fëmijë bonjakë të Kosovës, në shpirtin e një poeteje sa të talentuar aq edhe humane, fjala Liri sikur e ka një hije të zezë e cila do të zhduket vetëm atëherë kur do të mbarojë odisejada e dhimbshme e gjetjes së njerëzve të humbur të cilët lanë peng lirinë e Kosovës.
Të një gjuhe të figurshme, të një stili të gdhendur deri në pambarimësi, të një metaforë të goditur, janë edhe vargjet brenda ciklit të dytë të poezive; ‘Ndoshta jam Rozafa’.
Individualitetin krijues të poetes e hasim në secilin varg të saj, në secilën shkronjë të saj, vargu i kësaj poeteje është unik në të gjitha pikëpamjet, kam përshtypjen se këtë unikatësi, këtë jokonvencionalitet e ruan tematika që trajton në poezinë e saj Shqipe Hasani, poezi e cila për mendim tim ka fituar statusin e një poezi e të pavdekshme.
Poetja kërkon që njeriun gjithnjë ta përcjellë dashuria, kjo ngrohtësi shpirtërore. Kurrë nuk është vonë të duam, ngase vetëm ndjenja se ne duam dikë përmbysë të gjitha të ligat e kësaj jete, e cila shpeshherë di të jetë e pamëshirshme në rrethana të caktuara.
Vetëm ndjenja se duam dikë, se kemi një mision, rezulton me vargje të tilla: “Askush nuk e di sa e qetë jam/ Rrëfimi dhe realiteti le të bekohen /Lumturia defilon/ Për të dashuruarit/ Kurrë mos u përmbystë kjo botë”.
Në ciklin e poezive “Ike në Pranverë” njëra nga poezitë i kushtohet dëshmorit të kombit Agim Ramadanit. Autorja ngrit një lapidar për dëshmorin, vetëm se kësaj radhe me një varg i cili mbase do të mund të futej në radhën e vargjeve antologjike që krijoi pena e krijuesve me nam; “Atdhe quhet fjala dhe emri yt”, intonon poetja.
Në ciklin e katërt dhe të fundit të këtij libri poezish, autorja i këndon atdheut.
Termi Atdhe në penën e poetes lakohet me shumë kujdes, ngase ky emër është sinonim i dashurisë së pafundmë, dashuri kjo e cila është mishëruar në vargun e saj, mesazhin e së cilës gjeneratat e reja duhet ta ruajnë si thesarin më të çmuar; “Tokës së kuqe i jap shpirtin/ Kosovën kurrë s’mund ta fali”.
Si postskriptum i kësaj që u tha më lartë vijmë në përfundimin se, poetja Shqipe Hasani me sharmin e saj prej një krijuese të vyer, do të mund të renditej në majën e krijuesve të talentuar, individualitetin krijues të së cilës do ta kenë lakmi shumë pena që dha arti i fjalës së shkruar

Re: Edhe dhembja ka ngjyrat e saj
dhimbja shpirtrore eshte me e rend se dhimbja truprore
Vizitor- Vizitor
Re: Edhe dhembja ka ngjyrat e saj
DHEMBJA KA DY NGJYRA,ATE TE TRATHETIS QE DHEMB DERI NE PERJETESI DHE KA NGJYRE HIRI,DHE ATE TE DASHURIS QE TE BEN TE VUASH GJER NE VDEKJE E KA NGJYRE GJAKU.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Dhembja rëndon plumb për të vrarët e pafajshëm
» Të dhënat e reja tregojnë se edhe meshkujt edhe femrat pëlqejnë të shikojnë filma pornografikë
» weeeeeee erdha edhe un me pranoni edhe mua ne kete shoqeri
» Ricky Martin: Jam edhe nënë edhe baba
» Ngjyrat e jetës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi