Apendisiti, mjaft me ndërhyrje kirurgjikale, mjafton antibiotiku
2 posters
Faqja 1 e 1
Apendisiti, mjaft me ndërhyrje kirurgjikale, mjafton antibiotiku
LONDER - Për vite me radhë zgjidhja e vetme për të pushuar dhimbjen e apendisitit ishte ndërhyjra kirurgjikale, por sot kjo mënyrë nuk është e nevojshme në të gjitha rastet.
Sipas ekspertëve britanikë të “Nottingham Digestive Disease Centre”, apendisiti mund të trajtohet me antibiotikët e duhur, duke eliminuar bisturinë.
Studiuesit britanikë analizuan rastet e 900 pacientëve të cilët i ishin nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për apendisitin, dhe dolën në përfundimin se 63% e këtyre operacioneve mund të konsideroheshin të panevojshëm, pasi mund të mjekoheshin me antibiotikë.
Këshilla që këta studiues u japin mjekëve është të ndjekin teknikën “Shiko dhe prit”, që nënkupton pritjen deri në 48 orë, për të parë mënyrën se si organizmi do të reagojë ndaj antibiotikëve. Në rast se nuk vërehet asnjë përmirësim, atëherë duhet të kalohet në fazën e fundit, atë të ndërhyrjes kirurgjikale.
Sipas studiuesve, kjo vlen jo vetëm në rastin e apendistit, por edhe në rastin e heqjes se bajameve. Statistikat tregojnë se me kalimin e viteve janë reduktuar këto ndërhyrje, pasi janë gjetur mjekimet e duhura.
Në vitin 1950 në Britani janë kryer 200 mijë ndërhyrje në bajame, ndërsa në vitin 2009 vetëm 49 mijë raste.
(er.nu/BalkanWeb)

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Apendisiti, mjaft me ndërhyrje kirurgjikale, mjafton antibiotiku
mire qe ka dal kjo,sepse kam frik nga operacionet
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kate zbulon shenjën kirurgjikale që nga koha e fëmijërisë
» Ndotja e bregdetit, Mediu: Ndërhyrje e shpejtë
» Përgatiten 2 500 trupa për ndërhyrje në veri të Kosovës
» Fjolla Morina: Boll me operacionet e mia, ka këngëtare me ndërhyrje “të freskëta”
» Mjaft me drama!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi