A e dini dallimin në mes kolesterolit të mirë dhe të keq?
2 posters
Faqja 1 e 1
A e dini dallimin në mes kolesterolit të mirë dhe të keq?
Ndonjëherë edhe kur mendoni që dini gjithçka që duhet të dihet për kolesterolin, ekzistojnë disa fakte me të cilat ndoshta nuk jeni njohur.
Kuptoni se cilat janë mitet më të shpeshta për kolesterolin dhe çka ndodh në trup kur niveli i kolesterolit është shumë i ulët.
Margarina është më e shëndetshme se gjalpi
Margarina bëhet nga vajrat bimore, kështu që nuk përmban kolesterol, për dallim nga gjalpi i cili është i përpunuar nga produktet e qumështit. Megjithatë, margarina përmban trans-acidet yndyrore të cilat ngrenë nivelin e LDL-së (kolesterolit të keq), ndërsa reduktojnë nivelin e HDL-së, (kolesterolit të mirë). Opsion i shëndetshëm janë acidet yndyrore mono-të-pangopura siç janë vaji i ullirit ose vaji i kanolës.
Vezët nuk janë të shëndetshme
Është e vërtetë që vezët kanë shumë kolesterol, madje mesatarisht 200 mg, ndërsa doza e rekomanduar ditore është 300 mg. Megjithatë, vetëm një sasi e vogël e kolesterolit kalon në qarkullim të gjakut. Yndyrat e ngopura kanë rol shumë më të madh në rritjen e nivelit të kolesterolit. Vezët po ashtu përmbajnë nivel të lartë të proteinave dhe të yndyrave të pangopura. Prandaj, një apo dy vezë më shumë gjatë javës sigurisht që nuk do t’ju bëjnë keq.
Fëmijët nuk mund të kenë kolesterol të lartë
Shumica e njerëzve mendojnë që kolesteroli i lartë është problem i cili prek vetëm personat e moshës së mesme. Megjithatë, hulumtimet tregojnë që ngushtimi i artereve, i cili çon deri te sëmundjet e zemrës, mund të shfaqet qysh në moshën 8-vjeçare. Veçanërisht të rrezikuar më shumë janë fëmijët që kamë predispozitat gjenetike për kolesterolin e lartë dhe sëmundjet e zemrës. Fëmijët me kolesterol të lartë nuk guxojnë të konsumojnë më shumë se 200 mg kolesterol në ditë, ndërsa po ashtu rekomandohet konsumimi i rritur i fibrave dhe ushtrimet.
Ushqimi është i shëndetshëm nëse ka 0 mg kolesterol
Kolesteroli është vetëm një nga gjërat që mund të shkaktojnë nivelin e tepërt të kolesterolit në gjak. Yndyrat e ngopura, të cilat gjenden në ushqimet me prejardhje shtazore dhe produktet e qumështit kanë ndikim shumë më të madh në shkallën e rritur të kolesterolit.
Ekziston niveli i caktuar i kolesterolit që vlen për të gjithë
Nuk ekziston vlerë e caktuar e cila vlen për të gjithë. Njerëzit që kanë rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, siç janë duhanpirësit ose diabetikët duhet të reduktojnë nivelin e kolesterolit LDL dhe të rrisin nivelin e kolesterolit HDL, i cili mbron nga sëmundjet e zemrës.
Megjithatë, nëse keni 2 apo më shumë faktorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës, në ditë guxoni të konsumoni vetëm 130 mg, ndërsa ata që tashmë vuajnë nga sëmundjet e zemrës nuk duhet të konsumojnë më shumë se 100 mg kolesterol në ditë.
Pra, varet ekskluzivisht nga gjendja juaj shëndetësore se sa kolesterol në ditë guxoni të konsumoni.
Kolesteroli i lartë shkaktohet nga ushqimi
Faktori më i lartë i rrezikut është trashëgimia. Mëlçia duhet të largojë kolesterolin e tepërt nga trupi, ndërsa gjenetika luan rol të madh në aftësinë e saj që kolesterolin ta mbajnë në nivel normal. Personat që kanë probleme me shëndetin e mëlçisë, duhet ta reduktojnë sasinë e kolesterolit të paktën për 10 deri 15 për qind. Nëse mëlçia juaj punon në mënyrë të përkryer, ju jeni një nga fatlumët që mund të hanë çka do që dëshirojnë.
Cilat janë pasojat e kolesterolit shumë të ulët?
Kanceri
Konsumi optimal i kolesterolit është 200 deri 300 mg në ditë, edhe pse kufijtë ndryshojnë nga njeriu në njeri. Disa hulumtime kanë treguar mundësinë që niveli shumë i ulët i kolesterolit LDL mund të jetë i lidhur me rrezikun më të lartë nga disa lloje të kancerit.
Sëmundjet shpirtërore
Niveli shumë i ulët i kolesterolit me të vërtetë mund të ndikojë në disponimin e keq, depresion dhe ankth. Kolesteroli i ulët redukton nivelin e serotoninës në tru, ndërsa serotonina nxit disponimin e mirë.
Problemet në shtatzëni
Te femrat shtatzëna me nivel të ulët të kolesterolit, shpesh vjen deri te lindja e parakohshme ose lindja e bebes me peshë të vogël. Kolesteroli është i nevojshëm për kryerjen e funksioneve trupore.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: A e dini dallimin në mes kolesterolit të mirë dhe të keq?
me te then te drejten nuk merrem fort me keshtu gjerat.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dashuria ndikon në dallimin e aromave
» Molla ul nivelet e kolesterolit
» Arrat kundër kolesterolit
» Niveli i ulët i kolesterolit parandalon verbërinë
» Konsumimi i vezëve nuk ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi