Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nga  Erdhi Jeta? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nga  Erdhi Jeta? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Erdhi Jeta?

2 posters

Shko poshtë

Nga  Erdhi Jeta? Empty Nga Erdhi Jeta?

Mesazh nga WebMaster Tue 17 Apr 2012 - 7:31

Në 1967 astronomët u habitën kur zbuluan sinjale radioje nga hapësira. "Mendimet tona të para," thanë ata, ishin "Kjo do të ishte një tjetër rracë inteligjente" që përpiqej të komunikonte me ne. Ata i emërtuan sinjalet "LGM," që përfaqësonin Little Green Men (njerëzit e vegjël të gjelbër).

Por doli se ata kishin zbuluar një pulsar, një yll rrotullues që imiton sinjalet e radios.

Si e dallojnë shkencëtarët nëse diçka vjen nga një burim inteligjent apo natyral? Po ta mendosh, kjo pyetje është në qendër të debatit krijim-evolucion: Si mund ta dallojmë nëse jeta erdhi nga shkaqe natyrore apo nga një qenie inteligjente?

Mendoni pak për disa analogji. Imagjinoni sikur po udhëtojmë nëpër Dakotën e Jugut dhe shikojmë një mal me fytyrat e katër presidentëve të gdhendura në të. Menjëherë ne e dallojmë që kjo është puna e një qenieje inteligjente. Askush nuk do ta ngatërronte malin Rushmore me një dukuri natyrore.

Ose imagjinoni sikur gjeni një majë shigjete pranë një përroi. Asnjë nuk do t'ia atribuonte këtë formë erozionit të ujit.

Kjo aftësi për të dalluar diçka të krijuar nga njerëzit nga produktet e natyrës është e domosdoshme në arkeologji. Kur gërmon në pluhurin e Mesopotamisë, arkeologu duhet të vendosë nëse ka gjetur një copë gur apo një copë terrakotë.

Është e vërtetë që bota fizike mund të prodhojë diçka të rregullt--si pjesa e valëzuar në rërën e bregut apo si sinjalet e radios që i bënë astronomët të mendonin se kishin gjetur Njerëzit e Vegjël të Gjelbër. Por ajo që natyra s'mund ta prodhojë është kompleksiteti.

Imagjino sikur po ecim përgjatë rërës së bregut të detit dhe gjejmë disa fjalë të shkruara në rërë: "Filani do Filanen." Menjëherë ne e dallojmë që këtu kemi një nivel tjetër rregulli nga ai i rërës së valëzuar--ajo që shkencëtarët e quajnë kompleksitet.

Ose imagjinoni se shikoni në qiell dhe aty del diçka si re, por që shkruan qartë "Pini Coca-Cola." Pa dyshuar për asnjë çast ne arrijmë në përfundimin se kjo nuk është re e zakonshme dhe fillojmë të kërkojmë aeroplanin që e ka shkruar këtë.

Përvoja e përditshme na jep një ide të mirë për gjërat që natyra është në gjendje të krijojë vetë--dhe gjërat që mund të krijohen vetëm nga një burim inteligjent.

Çfarë na thotë kjo për origjinën e jetës?

Në thelb të jetës është molekula e ADN-së. Gjenetistët na thonë se struktura e ADN-së është identike me një gjuhë. Ajo vepron si një kod--një sistem komunikimi brenda qelizës.

Me fjalë të tjera, kur gjenetistët eksploruan bërthamën e qelizës ndeshën diçka analoge me "Filani do filanen" apo "Pini Coca-Cola."

Patjetër, ADN-ja përmban shumë më tepër informacion se këto fraza të thjeshta. Në përgjithësi ADN-ja në një qelizë gjitari përmban informacion sa për disa mijëra libra. Kështu nëse "Filani do filanen" patjetër është shkruar nga një qenie inteligjente, sa më tepër kodi i ADN-së?

Për t'iu përgjigjur sfidave të evolucionit nuk duhet patjetër të kesh njohuri të hollësishme nga kimia dhe gjenetika. Thjesht duke u bazuar në përvojën e përditshme--dhe, në fund të fundit, shkenca bazohet mbi përvojën--mund të arrish në përfundimin logjik se jeta u krijua nga një qenie inteligjente.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga  Erdhi Jeta? Empty Re: Nga Erdhi Jeta?

Mesazh nga Anakonda Tue 17 Apr 2012 - 7:54

teper enigmatike per tu zbuluar me then te drejten.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi