“Kush m’ka faj që jam shqiptar” nuk e kapërcen provincializmin
2 posters
“Kush m’ka faj që jam shqiptar” nuk e kapërcen provincializmin
Aktorit Enver Petrovci nuk i është dashur një muaj i plotë përgatitje që ta vërë në skenën e teatrit të Ferizajt
“Adriana Abdullahu” tekstin e tij “Kush m’ka faj që jam shqiptar”. Me këtë shfaqje u hap sezoni për këtë vit, por vështirë se arriti t’i kapërcejë dilemat se “pse në këtë vend nuk krijohen vlera artistike” dhe se cili është roli dhe fati i artistit në mes të rrafshit artistik të krijimtarisë dhe atij etnonacionalist. Në të vërtetë këto çështje bartin edhe frymën e shfaqjes e cila lehtë përvijon dhe nxjerr në shesh vetë personalitetin e autorit të dyfishtë Petrovci të bartur nëpërmjet personazhit të maestros Driton Gjonbalaj.
Fati - jo vetëm i Petrovcit si artist - i gjetur në mes të dy rrafsheve të ndryshme të kulturës, shpesh i përcjellë me lëvdata nga të huajt dhe i anatemuar nga vendlindja, mbase mund të ishte një cytje e mirë për një bosht dramatik.
“Mendoj se shfaqjes i mungoi boshti dramatik. Edhe pse një temë e ndjeshme, Petrovci nuk kishte arritur të krijonte distancën e duhur as si autor dhe as si regjisor nga fati i tij personal, edhe pse mendoj se në ‘luftën’ se kujt i takon artisti, fitoi fakti se artisti mbetet artist jashtë rrethanave etno-politike”, ka thënë dramaturgu Agron Gërguri.
Edhe aktori Luan Daka ishte i përmbajtur në vlerësime. “Pati shumë patetikë deri në klithje. Kam pritur një realizim më të avancuar se herëve të tjera të këtij teksti, por aktorët e patën një lojë të qëndrueshme, të mirë”, ka thënë Daka.
Në anën tjetër, aktori Petrovci - i cili në fillim të provave kishte deklaruar se më këtë shfaqje synon ta sfidojë mentalitetin krijues në Kosovë ku mediokriteti dhe jovlera po e diktojnë jetën kulturore - pas premierës nuk ka folur shumë.
”Shfaqja u dha, unë fola mjaft, por nuk e di a i thashë të gjitha. Por më duket se çdo ditë e më shumë ka vend për këtë shfaqje, sepse çdo ditë e më shumë po na degradohen vlerat”, ka thënë Petrovci.
Nëpërmjet tri fateve të mbytura nga mosperspektiva krijuese dhe kreative të një profesori, të një këngëtari të operës, si dhe të një kameriere që ka zë të bukur, shpalohet rrëfimi i Petrovcit në një ambient të një kafeneje. Me një skenografi tepër folklorike dhe të zhveshur nga një dorë artistike nuk krijohet hapësira skenike për diçka artistike. Shfaqja nis me tallava e ashtu si Petrovci edhe ekipi dëshmojnë se kanë investuar në krijimin e një pastërtie estetike e skenike. Dialogë të “lodhta” mbi artin, e para së gjithash pa një lojë skenike, “Kush m’ka faj...” u ngjan shfaqjeve të deritanishme stereotipa.
Dilema me fundin e shfaqjes mbetet ajo që përthekohet në skenë: nëse një artist mund ta kapërcejë mentalitetin provincial. Në këtë shfaqje luajtën aktorët: Edona Berisha, Burim Hysaj, Besim Ajeti dhe Artan Geca./knni/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: “Kush m’ka faj që jam shqiptar” nuk e kapërcen provincializmin
besoj se do jet interesante kjo
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Aurel Amzai: 'Une jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar'
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
» Femrat hetojnë se kush është gej, e kush jo
» Shqiptar, dua të jem..
» Je shqiptar kur...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi