6 qershor 2012: Kalimi i Venerës para Diellit, ngjarja astronomike e vitit
2 posters
Faqja 1 e 1
6 qershor 2012: Kalimi i Venerës para Diellit, ngjarja astronomike e vitit
Një fenomen i rrallë qiellor do ndodhë më 6 qershor 2012.
Që nga shpikja e teleskopit e deri tani kanë qenë vetëm 6 tranzite të Venerës, vëzhguar nga astronomët. Një ngjarje shumë e rrallë që do të rishfaqet vetëm pas 105 vjetësh në 2117.
Kalimi i saj para Diellit ndjek një kthim ciklik: kthehet dy herë gjatë verës në një interval prej tetë vjetësh, më pas duhen 105 vjet për të rishikuar këtë ngjarje, kështu që ky do të jetë tranziti i fundit i Venerës para Diellit në këtë shekull.
Transiti i fundit ka ndodhur më 8 qershor 2004, dhe i ardhshmi do të ndodhë më 11 dhjetor, 2117 Venera është planeti i dytë në sistemin diellor nga afërsia ndaj Diellit dhe planeti më i afërt me ne. Tranziti i Venerës do të manifestohet me eklipse të vogla diellore dhe do të zgjasë gjashtë ose shtatë orë. Në Evropë mund ta shikoni atë me disa vështirësi në agimin e 6 qershorit.
Duke pritur agimin e 6 qershorit 2012
Venera do të jetë e dukshme si një disk i zi në afërsi të bordit diellor. Shqipëria nuk duket të jetë e favorizuar në vëzhgimin e kësaj dukurie, e cila do të fillojë në mesin e natës dhe do të demonstrojë vetëm fazat e fundit në agim. Këshillohet të gjendet një vend vëzhgimi me horizontin veri-lindor të lirë nga pengesat - malet, kodrat, pemët, shtëpitë.
Si duhet vëzhguar kalimi tranzit i Venerës?
Mos vëzhgoni diellin pa mjetet e duhura mbrojtëse, pasi mund të ketë dëme të pariparueshme të syrit. Nuk rekomandohen dhe mjete e bëra në kushtet e shtëpisë. Rekomandohet përdorimi i teleskopëve dhe dylbive, të cilat duhet të jenë të pajisur me filtra solarë mbrojtës.
Drita e koncentruar e diellit që vjen përmes lenteve të instrumenteve optike mund të dëmtojë në pak sekonda shikimin e syve. Këshillohet që dhe me mjetet e duhura vëzhgimi të jetë i shkurtër.
Nëse nuk keni dylbi ose një teleskop të vogël, një metodë e sigurt dhe efektive për të respektuar diellin, është duke projektuar imazhin e tij mbi një fletë të bardhë, mundësisht karton.
Kërkoni një xham saldatorësh me densitet 14, do shihni diellin në ngjyrë të gjelbër, por do të mbani sytë tuaj të sigurt.
k.a.noa.al
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: 6 qershor 2012: Kalimi i Venerës para Diellit, ngjarja astronomike e vitit
dashka me i hap syte mire qe ta shikoj ket ndryshim
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Profecia Maja: Afrohet fundi i botes jo me 21 dhjetor 2012, por me 5 qershor 2012
» Rreth në grunishtë para tërmetit e zënies së Diellit në Itali
» Sonte do te shihni shfaqen astronomike, trekendeshin Hene,Venus Jupiter
» Ngjarja në Peqin, vetëvrasje aksidentale
» Rruga Rrëshen-Kalimash, kalimi me pagesë
» Rreth në grunishtë para tërmetit e zënies së Diellit në Itali
» Sonte do te shihni shfaqen astronomike, trekendeshin Hene,Venus Jupiter
» Ngjarja në Peqin, vetëvrasje aksidentale
» Rruga Rrëshen-Kalimash, kalimi me pagesë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi