Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cfare mbetet sot ne Greqi? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cfare mbetet sot ne Greqi? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare mbetet sot ne Greqi?

3 posters

Shko poshtë

Cfare mbetet sot ne Greqi? Empty Cfare mbetet sot ne Greqi?

Mesazh nga WebMaster Thu 21 Jun 2012 - 0:15

Ku shkon sot Greqia? - pyet gjithe globi. Para ka hendek dhe pas ka hendek. Ata qe e kane kuptuar kete pamje, keta duken indiferente ne gjithe boten... Por, a eshte kjo indiference, apo eshte pamja e njeriut qe nuk do te shikoje pamje trishtuese dhe mbyll syte para saj? Me mire te mbyllesh syte sot para Greqise.

Po greket?

Vetem dy fakte: 70 per qind e te rinjve te moshes nga 18 ne 24 vjec po lene atdheun e tyre me shprese per nje jete me te mire diku tjeter, kudo qofte. Deri ne Dubai kane arritur greke emigrante. Dhe fakti tjeter: Deri me sot, 80 miliarde euro jane terhequr nga bankat greke; cdo dite terhiqen 800 milione. Para nje muaji Greqia kishte ne banka rreth 170 miliarde euro, por tani s'i dihet sa pak kane mbetur. Sipas disa analisteve, Greqia nuk ka qene ne kete gjendje qe nga dita e ndarjes prej Perandorise Osmane...

Cfare po ndodh sot?

Greqia sot voton; por jo vetem voton. Greqia sot vendos: Te qendroje si pjese e Europes, apo te dorezohet? Dorezim i Greqise do te thote te leshohet edhe nje here ne duart e dobesise duke zgjedhur izolimin, xhindosjen dhe pasigurine. Rreziku ku mund te drejtohet Greqia sot eshte shume me i madh se rreziku qe mendojne se po e braktisin a kapercejne.

Mbreme ishte nata e fundit e Greqise ne medyshjen e fatit.

Ku mund te kthehet Greqia? Apo kthehet akoma me shume ne kohe te keqija? Situaten e Greqise po e pershkruajne me te keqen qe nga periudha e luftes e vitit 1821 per pavaresi nga Porta e Larte. Te pakten ceshtjet e karakterit kombetar nuk kane qene ne konflikt te panderprere si sot. Nga shekulli i independences, Greqia arriti majat e glorifikimit dhe hendekun me te thelle te deshperimit. Edhe me fundin e Luftes se Dyte Boterore po e krahasojne kete gjendje. Lufta kunder pushtuesit gjerman la luften civile dhe nje klase politike uloke, e cila uloke perceptohet edhe sot. As periudha e Lojerave Olimpike, 2004, nuk ka te krahasuar, megjithese aty ndodhen disa rrenje te te keqes se tanishme. Lojerat Olimpike, nga nje brohoritje se do ta benin te pasur Greqine, u kthyen ne varr te ekonomise se saj per shkak te marrezise se klases politike...

Ja ku ndodhet sot Greqia: para hendek, prapa hendek

Dalja e Greqise nga eurozona eshte vetem njera ane; me e madhja eshte se me zgjedhjet e neserme Greqia i trembet nje deformimi shume te thelle te vete natyres se shoqerise dhe fatit te demokracise. Greqia ku lindi demokracia, aty po rrezikohet vdekja e saj.

Sot, e diele, shume mendimtare e studiues te Greqise, po mendojne hidhet se mund te ndodhe ndarja mes te ardhmes dhe fatit te keq, se Greqia, fatkeqesisht, ndodhet mes atyre qe duan ta mbajne dhe atyre qe duan t'ia kthejne prapa akrepat e ores. Partneret e Europes, qe deri tani kishin ndare gjithcka me Greqine e lashte e te bukur buze kaltersise se detit, tani po e shikojne Greqine sa me frike, aq edhe me indiference.

Kjo Greqi qe mbreme jetoi naten e fundit te dilemave, po pret zgjedhjen false. Zgjedhja mund te jete tragjikisht e ftohte, aq e ftohte sa eshte ndarja me thike mes reformave dhe stanjacionit; mes progresit me dhimbje rehatise mashtruese te dorezimit. Ne pararoje te te keqes ndodhet deshtimi total i klases politike, e cila as mund te propozoje zgjidhje dhe as mund te kalise as me te voglen marreveshje kombetare per ta derguar kombin ku...

Politikisht, Greqia ndodhet mes dy alternativave, qe te dyja jane nje hendek. E para eshte Demokracia e Re qe ka bere aq shume per ta minuar reformen ekonomike te Greqise, qe refuzoi mbeshtetjen e borxhit nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar etj. Ajo perseri ka dale mbi ujera si flamurtare qe do ta mbaje Greqine ne Eurozone. Kjo eshte njera ane.

Ana tjeter eshte Syrizia, nje fraksion politik me 12 grupe radikale qe e konsiderojne veten si lajmetaret (marattonomaket) e ngjalljes se te majtes, duke deklaruar se sapo te marrin pushtet do te anulojne cdo marreveshje mbi borxhin, por me nje absurd me shume "duke i lejuar partneret qe te vazhdojne te na japin para". Lideri i Syrizia, nje aventurier 37-vjecar, e ka bazen ne parulla populiste, pa realitet.

Frika per Greqine e te henes ne mengjes ka zene kedo, madje edhe vete ata qe po punojne per ta kthyer pas oren e Greqise. Deshperimi dhe frika ka nisur qe ne tetorin e vitit te kaluar, pas sugjerimit te pare qe Greqia te lere Eurozonen, ose mund te detyrohet te dale jashte. Qe atehere deshperimi i ka derguar shume njerez ne vetevrasje qe sot mund te quhet nje fenomen ne rritje; pjese e madhe e familjeve jane te corganizuara dhe te pambuluara me sigurime. Ne Greqine me dicka me pak se 11 milione banore, me shume se nje milione jane te papune. Cdonjeri tjeter jeton me friken se neser a pasneser i mbyllet kompania ku punon. Emigrantet po leshojne Greqine. Nga studimet e Universiteteve athiniote, 7 nga 10 greke te moshes nga 18 deri 24 vjec, shpresojne ta gjejne fatin diku tjeter, por jo ne Greqi. Mendo, 70 per qind e rinise jane gati te marrin trenat, avionet apo anijet dhe te largohen nga Greqia. Nje familje, kusherire e nje gazetari te Athines, Nikos Konstandaras, para pak ditesh, bashke me femijen e vogel, moren rrugen per ne Dubai. Aty gjeten nje pune dhe u vendosen duke thene se "me mire ne Dubai me nje pune se ne Greqi".

Familjet e qytetit ne Greqi nuk po shkojne me ne fshat si turiste (sic i shikonim me zili), por po marrin mjetet e pune se bujkut dhe punojne tokat per t'i mbjelle me te lashta. Te tjere i ka zene paniku dhe indiferenca: "Ah, te behet c'te behet, cfare ndodh me te tjeret le te ndodhe edhe me mua".

Ndersa sot pritet te vuloset fati i mbrapsht i Greqise, pikerisht per shkak te politikes se politikaneve te vet. Nga njera ane eshte humbja e thelle, ne anen tjeter eshte hendeku.


Burimi Koha Jone
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare mbetet sot ne Greqi? Empty Re: Cfare mbetet sot ne Greqi?

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 1:57

e grekeve,e grekeve....leje spo flas me mir
https://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=zWGziCGNJDM#t=3s
ato qe i urrejn greket...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare mbetet sot ne Greqi? Empty Re: Cfare mbetet sot ne Greqi?

Mesazh nga Arabela Wed 4 Jul 2012 - 4:54

si mos me keq pune e grekeve,,, ffrrr
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare mbetet sot ne Greqi? Empty Re: Cfare mbetet sot ne Greqi?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi