Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje Hymn I Vertete Per Dashurine  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje Hymn I Vertete Per Dashurine  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje Hymn I Vertete Per Dashurine

Shko poshtë

Nje Hymn I Vertete Per Dashurine  Empty Nje Hymn I Vertete Per Dashurine

Mesazh nga Anakonda Sun 24 Jun 2012 - 21:53

Thuame qe me do... dhe Remarku del serish ne krye. Letra te Erih Maria Remarkut drejtuer Marlene Ditrih

Venecia. Shtator 1937

Erih
Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te
Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te
filmit "Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e
re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare
"Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa
pasionante aq edhe dramatike.

Letrat e Remarkut, pervec aspektit
te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit
zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre,
deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje
personi i cili nuk jetonte vecse ne endrrat e Remarkut

Ja, tani
ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe
ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une
gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj
vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

O, drita ime e
dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar
librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E
atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne
radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e
ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk
nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj,
ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje
gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj
une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...


- France -

Kohet
e fundit ne France, shtepia e njohur botuese Stock, nxorri ne qarkullim
librin me letra dashurie te shkrimtarit te njohur gjerman, Erih Maria
Remark drejtuar aktores se shquar te viteve '30 -'40, Marlene Ditrih.
Libri i titulluar "Thuame qe me do" (Dis - moi que tu m'aimes), i cili
permblesh nje pjese te madhe te korespondences se shkrimtarit shkruar ne
harkun kohor 1930 -1940, ka zene shume shpejt nje nder vendet e para ne
kolanen e librave me te shitur ne kete vend.

Venecia. Shtator
1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej
restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes
aktores mitike te filmit " Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit
nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur
prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje
lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike. Te afert per
nga origjina dhe fati - te dy kane braktisur Gjermanine e kane nje
urrejje te perbashket ndaj regjimit nazist - me famen dhe suksesin e
tyre, ata ishin bere tashme te njohur ne mbare boten. Por, historia e
dashurise se tyre shpaloset plot dhimbje: eshte e vertete qe, Marlene
Ditrih perkon ne menyre te perkryer me idalin femeror te Remarkut, por
nga ana tjeter, ajo e ben te kete te fundit qe te perballoje furtuna e
tortura xhelozish, dhimbjesh e brengash. Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te
njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare
menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen
nje personi i cili nuk egzistonte vecse ne endrrat e Remarkut. Por,
megjithate, ne thelb - dhe eshte pikerisht aty sekreti i melankolise,
lirizmit e thellesise se tyre prekese - Remarku i ka shkruar letrat me
teper per vetvehten, si nje lloj monologu drejtuar nje endrre. Ato nuk
kerkojne as pergjigje e as pritje te ndjenjave te njejta. Ato perbejne
nje roman te panjohur te Remarkut dhe, ne magjine e tyre poetike, ne
vullnetin e tyre per te besuar ne Fuqine e Fjales, perbejne ne vetvehte
nje Hymn te Vertete per Dashurine. Ajo qe ishte, ndofta, dashuria me e
madhe dhe e fundit e shekullit te XX - ...

Erich Maria Remarque ne Porto Ronco, per Marlene Dietrich ne Beverly Hills

18 janar 1939

Shpirti
im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e,
une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te
shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur
se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija
une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj
edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash
dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij
ta them ate ne menyre te plote.

Sa mire ndjehem kur ti me thua
se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam
uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e
merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne
forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe
kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe
ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote,
vecse per ty.Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e
rilxova vertet me nje emocion te thelle: A s'eshte e vertete qe fati po
na bashkon? / A nuk po na lidh ai per jete? / Ah, dhe ne kohet qe
shkojne, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi cdo
pjese te qenies sime, / Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, / ti
lexon cdo gje ne shikimin tim, / me syrin tend hyn ne brendesine time /
Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecen si i cmendur
ne drejtimin tend / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim
sheron .

Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu?
Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe
lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk mund t'a prishe ate e,
ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je
ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie
tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku
me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato
vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek
me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, keshtu,
ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.

Ti je bere
per mua e une jam bere per ty; nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem
ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E
di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e
mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt
refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje
merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse,
- nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do
te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te
cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me
fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe
hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell
te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te
kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri
tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot
ngasherim .O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per
te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon
prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i
vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson,
perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse
kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty
e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse
eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem
e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e
shkrimit per te vazhduar librin...

Ja, tani ndalova perseri,
sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo
fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e
shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per
dashurine tende. Me duaj, puma*!...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi