Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Studimi: Kush ka një ndërgjegje jo të pastër lahet më shpesh? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Studimi: Kush ka një ndërgjegje jo të pastër lahet më shpesh? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studimi: Kush ka një ndërgjegje jo të pastër lahet më shpesh?

2 posters

Shko poshtë

Studimi: Kush ka një ndërgjegje jo të pastër lahet më shpesh? Empty Studimi: Kush ka një ndërgjegje jo të pastër lahet më shpesh?

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 0:21

Studimi: Kush ka një ndërgjegje jo të pastër lahet më shpesh? Lan-duart

Sipas një studimi të drejtuar nga prof. Chen-Bo Zhong, i Universitetit të Torontos, ndjenja e fajit ndaj diçkaje a dikujt nxit nevojën për t’u larë. Studimi është përkufizuar si ‘Efekti Makbeth’ dhe e ka marrë emrin nga personazhi i Lady Makbeth në dramën e Shekspirit, e cila pasi kishte vrarë dikë, e mbingarkuar psikologjikisht nga ndjenja e fajit, fërkon fort duart për të pastruar njollat e gjakut që në fakt janë vetëm në mendjen e saj.

Chen-Bo Zhong u kërkoi një grupi të studentëve të tij që të risillnin në mendje një veprim të pamoralshëm nga e kaluara e tyre (si p.sh, kur mund të kenë tradhtuar një mik) ose një veprim pozitiv apo altruist. Pastaj i vuri ata përballë dy zgjedhjeve: një facolete dhe një lapsi. Ata që kishin sjellë në mendje veprimin e dënueshëm, kishin preferuar të zgjidhnin pecetën për t’u pastruar 2 herë më tepër se sa ata që kishin sjellë në mendje një veprim të mirë.

Ndërkohë, një grup tjetër kërkuesish nga Universiteti i Miçiganit treguan se nevoja për t’u larë është e lidhur ngushtë me pjesën e trupit me të cilën lidhet veprim “i pistë”. Subjektet e eksperimentit të tyre u ngarkuan që të thoshin një gënjeshtër përmes e-mail ose me një mesazh zanor. Më tej atyre iu kërkua të zgjidhnin një objekt si të dëshirueshëm pas veprimit në fjalë: ata që kishin shtypur një mesazh të gënjeshtërt në tastierë, zgjodhën një pecetë për të pastruar dorën, ndërsa ata që kishin thënë një gënjeshtër me zë të lartë, zgjodhën një produkt për të pastruar gojën.
27 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Studimi: Kush ka një ndërgjegje jo të pastër lahet më shpesh? Empty Re: Studimi: Kush ka një ndërgjegje jo të pastër lahet më shpesh?

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 5:28

shyqyr un tpaster e kam shyqyr zotit ahaha tem e fort kjo lol
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi