Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te dashurosh pa e lenduar veten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te dashurosh pa e lenduar veten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te dashurosh pa e lenduar veten

2 posters

Shko poshtë

Te dashurosh pa e lenduar veten Empty Te dashurosh pa e lenduar veten

Mesazh nga WebMaster Mon 23 Jul 2012 - 2:39

[You must be registered and logged in to see this image.]


Kur vuajmë për dashuri nuk është faji i ndjenjave, por i iluzioneve dhe
bindjeve të krijuara. Ja si të çliroheni dhe ta jetoni të lumtur
dashurinë

Vuajtja nuk ka lidhje me dashurinë!

Dashuria nuk vdes kurrë, por mund të vritet! Po është e vërtetë, por a
ia vlen të vuajmë për dashuri? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhen
matur intensiteti i ndjenjave, duhen parë qëndrimet, fjalët, mendimet,
që na dënojnë me vuajtje pa qenë e nevojshme. Në këtë mënyrë mund të
shpëtojmë nga “detyrimi tipik përsëritës” që na nxit të bëjmë të njëjtat
gabime që kemi bërë në të kaluarën me partnerin. Por ç’duhet bërë? Hapi
i parë është që të shikoni mirë në thellësi veten dhe tjetrin.

Sjelljet e gabuara na largojnë nga partneri

Si t’ia bëjmë që të dimë se mënyra jonë e të dashuruarit është e
shëndetshme dhe nxitëse e humorit të mirë, ose që përgatit terrenin e
trishtimit dhe zhgënjimit? Mjafton të shikoni me kujdes sesi silleni dhe
çfarë qëllimesh keni për të qenë çift. Ka shumë mënyra për të parë një
marrëdhënie me mendje të hapur, të çliruar nga rreziqet dhe konfliktet e
zakonshme, edhe pse ka shumë sjellje që mund të na mbajnë larg një
marrëdhënieje paqësore me partnerin.

Përsëritja

Duke përshtatur modele sjelljeje të provuara më parë, do t’ju pengojnë
të zbuloni me partnerin anët e reja te vetja dhe të përdorni mënyra ende
të paeksploruara. Lumturinë mund ta arrini vetëm duke i lënë pas mëritë
dhe duke mos bërë më të njëjtat gabime, mos dyshoni, mos krijoni
konflikte. Nëse nuk hiqni dorë nga këto sjelle do ta konsumoni menjëherë
një lidhje të re të saponisur.

Këshilla

Lëreni mënjanë repertorin e dashurisë dhe përvishuni punës: refrenit “i
njëjti plazh, i njëjti det” i ka ikur koha. Tani është koha të zgjidhni
diçka të re.

Planifikoni të ardhmen

Kjo është ëndrra e të gjithë të dashuruarve, madje jo e përkohshme, por e
përhershme. Por nga dëshira e deri në realizim hapi është i vogël.
Tendenca për të fiksuar dhe konsoliduar lidhjen në një formë më të
“strukturuar”, siç është fejesa, bashkëjetesa, ose martesa nga frika se
mos e humbasësh tjetrin, mund të çojë në projektimin sistematik të së
ardhmes. Rreziku? Që pritshmëritë dhe qëllimet e ardhshme mund ta zbehin
dashurinë e partnerit karshi jush. Këshilla që u jepet në këto raste
është që të jetoni të sotmen, të kujdeseni për gjërat që keni në dorë
dhe ato që ndieni në ato momente. Kështu mund të shijoni gjërat e bukura
që po kaloni, pa e vrarë mendjen se çdo të sjellë e ardhmja.

Simbioza

“Unë dhe ti që bëhemi një qenie e vetme, e ndarë nga pjesa tjetër e
botës”. Kjo është një tentativë fiziologjike që zakonisht është e
pranishme gjatë fazës së parë të dashurisë, por nëse nuk ekziston
atëherë lidhja mund të jetë e dobët. Për të krijuar një çift nevojiten
gjithmonë dy persona, pastaj nëse është vetëm njëri më aktiv se tjetri,
këtij të fundit i duhet të mësojë të ecë me ritmin e tjetrit, për të mos
e lënë pasionin të shuhet. Nëse lidhja e një çifti është e shëndetshme,
nuk ka pse t’i trembet përballjes me botën e jashtme, që është kurioze,
zhbiriluese dhe përdor stimuj të ndryshëm për t’i vënë në provë
partnerët me xhelozinë, që është molla e sherrit mes dy të dashuruarve.
Për të shpëtuar lidhjen duhet të mendoni që xhelozia e sëmurë shkatërron
seksin dhe marrëdhënien. (Gazeta-Shqip)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te dashurosh pa e lenduar veten Empty Re: Te dashurosh pa e lenduar veten

Mesazh nga Anakonda Fri 3 Aug 2012 - 21:51

sa mire do ishte....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi