Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Jeta fetare dikur gjatë sistemit komunist dhe tani në sistemin kapitalist  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Jeta fetare dikur gjatë sistemit komunist dhe tani në sistemin kapitalist  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeta fetare dikur gjatë sistemit komunist dhe tani në sistemin kapitalist

2 posters

Shko poshtë

 Jeta fetare dikur gjatë sistemit komunist dhe tani në sistemin kapitalist  Empty Jeta fetare dikur gjatë sistemit komunist dhe tani në sistemin kapitalist

Mesazh nga WebMaster Fri 21 Sep 2012 - 8:16

 Jeta fetare dikur gjatë sistemit komunist dhe tani në sistemin kapitalist  Db_181


Sistemi
i kaluar komunist që ka sunduar gati gjysmë shekull, në ish Jugosllavi,
për dallim nga vendet tjera komuniste, në një farë mënyre ka qenë i një
specifike të veçantë.


aspektin material shtresës së gjerë shoqërore ju ka mundësuar një
mirëqenie mesatare, ku klasa punëtore në përgjithësi ka jetuar me një
standard të mirëfilltë ekonomik. Përveç orarit javor të punës prej 40
orësh, ditët e vikendit i ka pas të lira, pushimin vjetor të garantuar
sipas stazhit të punës, si dhe regresin e obliguar(paga) që ju jepej për
pushim vjetor. Krahas këtyre sistemi arsimor dhe shëndetësor ka qenë në
nivel të duhur dhe pa pagesë. Njashtu gjatë festave të ndryshme
organizoheshin ekskursione(udhëtime) të shkurtra për në Turqi, Greqi e
vende tjera. Nxënësit dhe studentët kanë pasur mundësin e arsimimit që
nga cikli i ultë e gjer në studimet të larta duke qenë të stimuluar në
të shumtën e rasteve me bursa dhe kredi. Klasës punëtore pas një
periudhe të caktuar kohore iu mundësonin dhënien e banesave apo kredive
shumë të favorshme për ndërtimin e shtëpive me ç’rast edhe zgjidhnin
çështjen banesore të tyre. Viteve shtatëdhjeta u hapën kufijtë dhe me të
madhe u mundësua çdo kujt i cili ka dëshiruar të udhëtoj jashtë
shtetit, i cili ka mundësuar shumë vetëve të gjejnë punë sikurse në
Gjermani, Austri, Zvicër e njashtu me kontrata nëpërmes enteve për
punësim të përkohshëm edhe në Libi, Irak e kështu me rrallë.


aspektin fetar sistemi komunist ka sjell dëme më të mëdha gjatë tërë
historisë së civilizimit njerëzor, por edhe në këtë aspekt për dallim
nga shtetet tjera ish komuniste, në ish Jugosllavi është lejuar
aktiviteti fetar në një masë shumë të vogël, por rreptësisht të
kontrolluar dhe nën mbikëqyrje të shtetit aktual. Në ish Jugosllavi
popujt me përkatësi shumicë myslimane kanë qen vetëm boshnjakët dhe
shqiptarët me një numër të popullsisë përafërsisht të barabartë, dhe në
një numër shumë të vogël edhe turqit dhe romët. Shqiptarët kryesisht
kanë qenë të përqendruar në trojet e veta etnike shqiptare, si në
Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa boshnjakët kryesisht të
përqendruar në Bosnjë, Sanxhak(Serbi), Mal të Zi dhe në Kosovë. Jeta
fetare kryesisht është zhvilluar si të themi”brenda 4 mureve”, që do të
thotë vetëm në kuadër të xhamive dhe jashtë kësaj hapësire nuk ka pas
fare qasje dhe se i tërë aktiviteti fetar ka qenë nën përcjellje dhe
kontroll të plot të sigurimit të brendshëm shtetëror(UDB-ës) jugosllave.
Përveç xhamive ekzistuese në tërë hapësirën e ish Jugosllavisë kanë
qenë aktive vetëm 2 medrese ku është mundësuar shkollimi dhe aftësimi i
kuadrove fetar në kohëzgjatje 5 vjeçare. Medreseja e Gazi Husrevbeut në
Sarajevë me mësim në gjuhën serbokroate(boshnjake) ku kanë frekuentuar
talebet(nxënësit) kryesisht nga Bosnja, Sanxhaku, Mali i Zi, dhe
medreseja “Alauddin” në Prishtinë me mësim në gjuhën shqipe ku anë
frekuentuar talebet(nxënësit) nga Kosova, Maqedonia, Presheve dhe aty
këtu nga Sanxhaku, shumë më vonë, aty kah viteve tetëdhjeta u hap edhe
medreseja e Isa beut në Kondovë të Shkupit.

I vetmi fakultet i
studimeve islame në hapësirën e ish Jugosllavisë u hap shumë vonë dhe
atë tek në vitin 1976 në Sarajevë. Aktiviteti kryesor fetar ka qenë
falja e namazeve ditore, javore, mujore dhe vjetore nëpër xhamia, si dhe
mbajtja e derseve(ligjëratave) dhe hytbeve në to. Prania e imamëve
nëpër shtëpia dhe banesa individuale me rastin e përcjelljes së
xhenazeve si dhe këndimit të mevludeve dhe qelimeve si dhe ndejave gjatë
synetive dhe dasmave me ç’rast kanë shfrytëzuar dhe kanë bë dave(
predikime) fetare. Në mediat e shkruara apo elektronike publike
rreptësisht ka qenë i ndaluar çfarëdo lloji i paraqitjes së tyre e lere
më i ndonjë predikimi eventual fetar. Publicistika islame ka qenë shumë
pak e përhapur dhe aty këtu në Bosnjë, e fare pak apo thuaj aspak në
Kosovë e Maqedoni. Në Bosnjë dhe atë te viteve shtatëdhjeta kryesisht,
botoheshin gazeta dyjavore”Preporod”, revista mujore”Islamska Misao”
buletini dymujor “Gllasniku”, “Takvimi” vjetor dhe aty këtu ndonjë libër
me tematikë islame, e në Kosovë përveç “Takvimit” vjetor kemi pas
buletinin 3mujor”Edukata Islame” nga viti 1971, dhe shumë më vonë tek në
vitin 1985 e kemi përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe dhe revistën
mujore”Dituria Islame” në vitin 1986 e më vonë në vitin 1988 edhe
revista “Hëna e re” në Shkup. Për libra në gjuhën shqipe mund të them
fare nuk ka pas, përveç “Ilmihalit të vogël” të Fejzullah Haxhibajriqit
në përkthim nga Sherif ef.Ahmeti. Ne shqiptarët mungesën e publicistikës
islame në gjuhën shqipe, e gjenim sadopak në leximin e literaturës
islame në gjuhën boshnjake të cilit në këtë aspekt ishin më të avancuar.
Mësimbesimi pothuaj se u mbajte në gjysmë ilegalitet dhe atë vetëm
gjatë pushimeve verore kur nxënësit nuk vijonin mësimet në shkolla. Në
fillim të komunizmit agjërimi pengohej me të madhe e tek viteve të
mëvonshme kemi një liri më liberale. Regjimi komunist luftën më të madhe
kundër doktrinës dhe ideologjisë fetare e ka zhvilluar nëpërmjet
sistemit shkollor duke predikuar haptas se “feja është opium i popullit”
dhe se është në kundërshtim me teorinë e evolucionit të Darvinit se
“njeriu e ka prejardhjen prej majmunit”. Mësuesit, arsimtarët dhe
profesorët në shkollat dhe fakultetet ishin prijës “bajraktarët” më të
mëdhenj të propagandës ateiste e komuniste dhe se kundër besimit dhe
praktikimit të fesë. Si sot më vjen në kokë vërdallë çasti i hidhur në
fëmijërinë time që kurrë nuk do të harrojë dhe sa herë më kujtohet kjo
ngjarje gjatë jetës time trupi më rrëqethet, isha në klasën e pestë në
shkollë fillore në pozitën e kryetarit të klasës si nxënës shembullor,
qe muaji i bekuar i agjërimit i Ramazanit, dhe i vetmi në klasë që
agjërojsha. Një shoqe e klasës e kishte ditëlindjen dhe i kishte sjellë
bonbona apo sheqerka. Rregulli shkollor ishte që unë në pozitën e
kryetarit të klasës t’i shpërndajë, atë edhe e bëra, dhe sheqerkën time e
futa në çantë. Kur më pa kujdestari i klasës (emrin nuk dua ta përmend)
që sheqerkën nuk e hëngra, e zbrazi tërë “arsenalin” e vet kundër
agjërimit të Ramazanit dhe fesë në përgjithësi, e duke më qortuar se
agjërimi do të më pengon në mësime dhe më le mbrapa, e unë sa për
kuriozitet isha nxënës i shkëlqyeshëm dhe me sjellje shembullore.

Vetëm
një Zot e di se si jam ndier në lëkurën time në atë çast në moshën time
12 vjeçare përball akuzave të tilla nga kujdestari i klasës dhe si i
tillë i vetmuar në mesin e shokëve dhe shoqeve të klasës që nuk
agjëronin.
Çasti i dytë i hidhur më ka ndodhur gjatë kohës së
studimeve, në vitin 1985, ishte muaji i bekuar i Ramazanit, dhe një ditë
prej ditësh isha vonuar në ligjëratë të mëngjesit të orës 8.
Një
student sufler(spiun) më denoncoi tek profesoresha se fajin e ka
Ramazani. Profesoresha(nuk dua ta përmend emrin) si e tërbuar me gjithë
vrerin e saj mu drejtua me fjalët më të hidhura që bie ndesh me titullin
e saj akademik, duke më thënë se tani jemi duke jetuar në shekullin XX e
jo në atë të shekullit VII, në sistemin më të mirë të ekzistimit në
sipërfaqe të tokës, do të thotë socializmit vetëqeverisës. Por ja që kjo
teori e të shkretës profesoreshë, i ra në ujë, vetëm pas 5 vitesh,
gjegjësisht në vitin 1990 kur ra sistemi komunist si floskë e sapunit.

Sistemi
kapitalist që hyri në fuqi në vitin 1990, pas shkatërrimit të sistemit
komunist, në hapësirat e Evropës, njashtu edhe në ish Jugosllavi, solli
risi dhe tranzicione të mëdha. Në aspektin material(ekonomik) shtresën e
gjerë të klasës punëtore në këtë fazë të tranzicionit e solli në
minimum mbijetesën e tyre, si dhe në fazën e privatizimit e la shumicën e
punëtorëve pa punë dhe rrugëve pa kurrfarë perspektive. Sistemi
kapitalist e eliminoi shtresën e mesme të qytetarëve dhe krijo vetëm dy
shtresa qytetarësh, shtresës së lartë(të pasur) që përbën 20% të
strukturës së gjithëmbarshme të shoqërisë si dhe 80% të shtresës së
ultë(të varfër) me minimumin e ekzistencës njerëzor. Ky tranzicion solli
probleme të mëdha ekonomike dhe jetësore, shërbimi shëndetësor në
minimum, sistemi i arsimimit në fazën më të ultë që nga themelimi i tij,
shkatërrimi i fabrikave, mbetja papunë e punëtorëve si pasojë e
ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Zvogëlimi i
interesimit të nxënësve dhe studentëve për mësime dhe studimeve, falë
mungesës së stimulimit të tyre me bursa dhe kredi, dhe si pasojë e
rritjes së kostos së arsimimit. Aq shumë është vështërsuar jeta dhe i
tërë koncetrimi i kryefamiljarit është përqendruar në mbijetesën dhe
gjetjes së mënyrës së të ushqyerit dhe mbetjes gjallë të familjeve. Fati
ka dashtë që gjenerata ime të bëhet kurban i këtij tranzicioni, do të
thotë i kalimit nga sistemi i atëhershëm komunist në sistemin e tanishëm
kapitalist si dhe ristrukturimi i ekonomisë shtetërore( të
centralizuar) në ekonominë e tregut( të privatizuar).

Për
dallim nga aspekti material aspekti i jetës fetare ka pësuar një
ristrukturim të tij në avancimin dhe zhvillimin e jetës fetare .Jeta
fetare ka dalë prej aktiviteteve të zhvilluara të gjerë atëhershme në “4
mure” në xhamia,në pallate të kulturës, amfiteatre, qendra sportive
duke u organizuar manifestime të ndryshme fetare, ligjërata, seminare,
mbrëmje kur’anore, mbrëmje ilahish e kaside për nder të netëve të
shënuara të fesë sonë islame. Prezenca e kulturës islame është e
pranishme edhe në mediat e shkruara dhe elektronike, por jo në atë masë
të duhur sa është e nevojshme për strukturën e gjerë të shoqërisë.

Njashtu
publicistika islame ka përjetuar një “bum” në botimin dhe editimin e
librave të ndryshme me tematikë islame, ashtu që sot është e pamundur që
të përcjell dhe të lexojë literaturën islame që botohet anembanë
trojeve shqiptare. Gjersa isha si fëmijë dhe i ri pritsha me padurim me
javë dhe muaj të tërë për të lexuar gazetat e revistat me tematikë
fetare, ndërsa ardhja në dorë e ndonjë libri eventual ka qenë sihariq i
vërtetë. Janë hapur edhe medreset e reja me parale për djem e vajza, në
Prizren e Gjilan, si dhe fakulteti i studimeve islame në Prishtinë e
Shkup. Në Bosnjë dhe Serbi në shkollat fillore dhe të mesme mësohet edhe
lënda fetare, gjegjësisht mësimbesimi, në Maqedoni do të startojë në
vitin e ardhshëm shkollor 2007/2008 dhe vetëm akoma në Shqipëri dhe në
Kosovë një gjë e tillë as në planifikim të sipër nuk është.

Sistemi
i telekomunikimit dhe rrjeti i internetit na ka mundësuar nëpërmes ueb
faqeve të ndryshme të kemi qasje në botime të ndryshme të publicistikës
islame nga bota islame si në gjuhën angleze, arabe, turke, perse, urdu,
malaje e kështu me rrallë. Në kohën e tanishme një fetva apo një
ligjëratë e mbajtur p.sh. nga shejhu i shquar të kalibrit botëror dr.
Jusuf e l Kardawi jemi në gjendje pas vetëm ca kohësh ta lexojmë e të
përcjellim në cilëndo gjuhë botërore. Por në këto çastet e reja të
zhvillimeve telekomunikuese i vetmi problem akut me të cilin përballemi
është koha e paktë në dispozicion për lexim, studim, shkrim.

Këtë
qasje do të përmbyll me fjalët e ish myftiut të Sarajevës dhe
ambasadorit të akredituar të BeH në Arabinë Saudite Mehmedalia
Haxhiqit:” gjersa në kohën e sistemit komunist kemi pasur kohë të
mjaftueshme, por nuk kemi pas mundësin e të shprehurit dhe të mendimit
të lirë islam, në sistemin e tanishëm kapitalist kemi lirinë e të
shprehurit dhe të menduarit të lirë islam,por nuk na mbetet kohë as për
të falur 5 vaktet e namazit në kohën e rregullt të faljes”


15.04.2007
Faik MIFTARI
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Jeta fetare dikur gjatë sistemit komunist dhe tani në sistemin kapitalist  Empty Re: Jeta fetare dikur gjatë sistemit komunist dhe tani në sistemin kapitalist

Mesazh nga Anakonda Fri 21 Sep 2012 - 17:29

E cte bejsh gjithsecili ka te drejten e tij te besoj ne zot;nuk jepet feja me dhun e torturim
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi