Mangesite e Shoqerise Civile
2 posters
Faqja 1 e 1
Mangesite e Shoqerise Civile
Të Rishikojmë Shoqërine Civile në Shqipëri
Shoqëria civile e sapolindur në Shqipëri duket se vuan nga dy ‘sëmundje’ serioze, por ndoshta të shërueshme. E para është se bën të njëjtat gabime për të cilat ajo kritikon klasen politike. E dyta është se shpesh herë adreson kritika inkoherente ndaj qeverisë, dhe në këtë mënyre ato reduktohen në kritika për hirë të kritikës. Që të dy këto difekte dolen në pah kohët e fundit në mediat televizive kryesore të vendit.
I. Shoqëria Civile: Çfarë Predikon dhe Çfarë Praktikon
Në edicionin e 21 Majit 2007 të emisionit Shqip në Top Channel, paneli i të ftuarve përbëhej nga udhëheqës të shoqërise civile për të diskutuar çështjen e zjedhjes së presidentit. Dy nga të ftuarit ishin Erjon Veliaj, drejtuesi i lëvizjes Mjaft!, dhe Kreshnik Spahiu, kryetar i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ). Këta dy individë janë nga zërat më vokal të shoqërise civile në Shqipëri, dhe si të tille pothuajse e dominuan pjesën më te mirë të programit atë natë. Pikpamjet e tyre rreth temës në shqyrtim dukej se nuk përputheshin, por kjo nuk përbëri ndonjë problem.
Problemi lindi kur z. Veliaj akuzoi z. Spahiun se po gënjente, kur ky i dyti pohoi se sapo kishte qenë në kontak me një ekspert të Kushtetutës. Si kundërpërgjigje, dhe në një mënyre aspak civile, z. Spahiu filloj të luante para kamerave me celularin e tij për të bindur publikun se në fakt ai sapo kishte folur në telefon me ekspertin në fjalë, dhe shtoj se z. Veliaj duhej t’i kërkonte të falur për akuzën që bëri. Në këtë mënyrë, dy nga figurat më të njohura të shoqërise civile e gjetën veten të përfshirë në një konflikt personal dhe banal, në një nga emisionet televisive më të ndjekura ne vend; pra, një konflikt tradicionalisht i praktikuar nga klasa politike Shqiptare.
Shoqeria civile në Shqipëri, si dhe në vende të tjera, ekziston si një ‘watchdog’ ndaj veprimeve të papërgjegjshme të shtetit. Në Shqipëri, një nga veprimet tipike të papërgjegjshme të zyrtarëve shtetëror është sjellja e tyre karagjoze, e turpshme dhe jo-profesionale në vende publike si p.sh. në Kuvend, gjykata etj. Në fakt, shoqëria civile nën udhëheqjen e dy figurave të lartpërmendura, nuk ka hezituar asnjëhere të vëjë nën mikroskop sjelljet e qeveritarëve nga çdo aspekt, dhe t’i kritikojë ata ashpër dhe publikisht për çdo devijim nga ajo që pritet prej tyre.
Kjo kritike është e domosdoshme dhe e dobishme, por nuk mund te vijë nga figura që e ‘kanë mizën nën kapicë për vete,’ nëse shprehemi kështu. Ka një ndryshim të madh mes kritikave që politikanët vetë i bëjnë qeverisë nga ato që i bën shoqëria civile. Legjitimiteti i një politikani vjen nga fakti që ai është i zgjedhur nga elektorati. Nga ana tjeter, figurat e shoqërise civile e marrin legjitimitetin e tyre jo nga votuesit, por nga rëndësia e çështjeve që ata përfaqsojnë dhe sidomos nga dinjiteti dhe objektiviteti me të cilin i përfaqësojne këto çështje. Kur ky burim legjimiteti përdhoset nga drejtuesit e shoqërise civile, siç ndodhi në rastin e lartpërmendur midis z. Veliaj dhe z. Spahiu, atëhere imazhi i shoqërise civile vuan, sepse ne koshiencen e publikut ajo shihet thjesht si një grumbull tjetër partiak.
II. Inkoherencea e Kritikave dhe Pasojat e Saj
Mangësia tjetër e shoqërise civile u bë e dukshme në edicionin e 31 Majit 2007, të emisionit Top Story në Top Channel, ku tema e diskutimit ishte ‘informaliteti’. Përsëri të ftuarit mund të konsiderohen perfaqësues të shoqërise civile nga vetë fuksioni që ata luajnë si publicistë dhe analistë të njohur të çeshtjeve sociale, politike dhe ekonomike.
Siç u tha dhe më lart, shoqëria civile funksionon si një ‘watchdog’ kundër veprimeve të papërfillshme shtetërore. Si e tillë, shoqëria civile e shef me një skepticizëm inherent çdo akt të qeverisë, sidomos ato akte që prekin liritë e qytetarëve dhe që përqëndrojnë fuqi të reja në duart e zyrtarëve. Shembulli më i freskët i kësaj tendence është alarmimi ndaj masave të qeverisë për regulacionin e mediave private. Zëri kritik i përfaqësuesve të shoqërise civile ndaj këtyre masave kumboi gjatë gjithë diskutimit ne Top Story, sidomos nga analisti Andrea Stefani, i cili dhe ka shkruar bujshëm mbi këtë subjekt.
Por në të njëjtën kohë, z. Stefani insistoi se ishte detyra e qeverisë të mos i lejonte qyetetarët të investonin në firmat piramidale gjatë viteve ’90-të, edhe pse shumica dërrmuese e tyre ishte në favor të këtyre skemave. Këto dy kritika të njëkohshme ndaj qeverise përbëjnë disa nga vetite tipike të shoqërise civile Shqiptare në përgjithësi. Nga njëra anë, qeveria kritokohet se po ushtron shumë fuqi (si në rastin e mediave); nga ana tjeter, ajo kritikohet se nuk ushtroi aq fuqi sa duhej (si në rastin e fajdeve).
Ky ‘double standard’ në kritika mund t’i lejohet një politikani që vepron për interesa partiake, apo një qytetari të thjeshtë e të painformuar, por jo figurave të shquara të shoqërise civile. Duke kritikuar qeverinë për mos-veprim pasi dicka shkon keq, dhe në të njëjtën kohë, për verprim të tepërt kur një masë duket a priori e rreptë, shoqëria civile rrezikon të humbasë objektivizmin dhe kredibilitetin e vet.
Le të ndalemi tek rasti i fajdeve. Si do kishte reaguar shoqëria civile e sotme (me njohuritë e atëhershme) ndaj një veprimi qeveritar për të bllokuar këtë lloj aktiviteti financiar? Përgjigjja duket e qartë: brenda pak minutash pas propozimit të një ligji të tille, shoqëria civile do kishte lëshuar tellallin se qeveria po pushton lirite e qytetareve e të biznesit; se qeveria po bëhet pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit; dhe se qeveria po ja heq kafshatën e bukes nga goja popullit të gjorë.
Ndoshta nuk është shumë larg të vërtetës të thuhet se një nga arsyet kyçe pse qeveria e asaj kohe dështoi t’i ndalonte fajdet, kishte të bënte me friken se populli mund të rrebelohej nëse shteti ndërhynte në hesapet e tij financiare. Në fund të fundit, populli i kishte akoma të freskëta kujtimet e një shteti diktator komunist që kishte kontrolluar gjitha tranzaksionet financiare të njerëzve. Pra, në kontekstin e asaj kohe, është jashtzakonisht e mundshme që shoqëria civile e sotme do kishte qenë një forcë kryesore për mos-ndërhyrje nga ana e shtetit në bllokimin e fajdeve, ashtu siç është sot kundër ndërhyrjeve shtetërore në çështje të tjera.
Është një strategji e pasinqertë dhe jo e frutshme nga ana e shoqërise civile të perfshihet në kësi lloj kritikash inkoherente ndaj qeverisë. E përballur me kritika irracionale të tilla, qeveria nuk do të mundet të kënaqë kurrë shoqërine civile, sado që të mundohet. Kjo sepse qeveria mund të ngurrojë në marrjen e masave të rëndësishme si pasojë e presionit të mundshem nga shoqëria civile. E nëse keto masa me vonë mund të figurojnë të domosdoshme, qeveria prapë se prapë do kritikohet se nuk i ka marrë, ashtu siç do ishte kritikuar po t’i kishte marrë. Pra, një betejë e humbur gjithsesi nga ana e qeverise përballe një shoqërie civile që duket se është në biznesin e kritikës për hir të kritikës.
Patjetër që qeveria duhet të jetë vazhdimisht nën mbikqyrjen a faktorit civil, por kritikat e pa rafinuara ndaj qeverisë janë një luks që një vend si Shqipëria, e etur për reforma thelbësore, nuk mund t’i përballojë. I vetmi efekt i kësaj strategjie kritikuese është intensifikimi i mëtejshëm i zhgënjimit, indiferencës, sinicizmit dhe nihilizmit në qytetarinë Shqipëtare.
III. A Ka Shërim Për Shoqërinë Civile?
Në mbyllje, dy fjalë për mënyren se si keto dy mangësi mund të kapërcehen nga shoqeria civile. Përsa i perket kodit të sjelljes, figurat e shoqërise civile duhet t’a dine mire se publiku pret shume më tepër prej tyre se sa prej klasës politike. Çdo dështim në përmbushjen e këtij detyrimi ka si rezultat vetëm dobësimin e shoqërise civile në përgjithësi. Me fjalë të tjera, një dozë e konsiderueshme vetepërmbajtjeje do t’ju shërbente shumë personaliteteve të shoqërisë civile.
Përsa i përket mënyrës kritikuese që përdor shoqëria civile, ky artikull nuk ka si qëllim çfarosjen e kritikave ndaj qeverisë. Qëllimi këtu është shumë më modest: thjesht i bëhet thirrje shoqërisë civile se mënyra për të luajtur një rol më konstruktiv, në këtë periudhë reformash, është duke e presupozuar qeverinë të ‘pafajshme’ derisa e kundërta të jetë verifikuar, edhe jo anasjelltas

Re: Mangesite e Shoqerise Civile
co shoqni civile sepse ne shqiperi akoma ka lufte midis partive...edhe spo gjwejn asnje zgjidhje se cdo behet me ne
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Zhvillimi institucional i shoqërisë civile
» Vdekja e shoqërisë
» Siria “afër” luftës civile
» GJAKMARRJA, SHTETI DHE SHOQËRIA CIVILE
» Shoqëria civile në Shqipëri, totalisht e varur nga politika

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi