Çoçka: Do hakmerrem me fëmijët e vrasësit të gruas, më preu në besë
Faqja 1 e 1
Çoçka: Do hakmerrem me fëmijët e vrasësit të gruas, më preu në besë
Nga: ENKELEJDA SKENDERASI |
KORCE- Gruaja ime më turpëroi. Nuk doja ta varrosja, nuk i la vend vetes të hynte e vdekur në këtë derë dhe të nderohej siç i ka hije një të vdekuri. Nuk më intereson se kush do e varrosë, trupin e saj, e lashë në morg. Unë do ju pres kokën si cjap dy fëmijëve të Rozanit dhe do i var në derën e shtëpisë. Vërtet ajo bridhte me atë, por ai më preu në besë, pasi hynte dhe dilte në shtëpinë time”. Kështu deklaroi dje, Ylli Çoçka. Bashkëshorti i 35- vjeçares pohoi se jetonin në varfëri të skajshme dhe se kishin konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin. Sipas tij, refuzimi i varrimit të nënës së fëmijës së tij, ishte më e pakta që mund të bënte pas nëpërkëmbjes së nderit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Korçës pohojnë se trupi i pajetë i Eliverta Çoçkës u tërhoq nga prindërit e saj. Ajo u varros dje nga të afërmit e saj, rreth orës 16:00, në fshatin e lindjes, Starovë të Pogradecit. HETIMI Një ditë pas krimit të trefishtë të ndodhur në fshatin Podgorie të rrethit të Korçës, hetuesit e çështjes pohuan se në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja. Ekspertët sqarojnë se 52-vjeçari Viktor Rozani (baba i dy fëmijëve), nga fshati Podgorie, ka vrarë fillimisht taksistin 39-vjeçar, Feridon Bollgurin dhe më pas të dashurën e tij, Elivertën. Mësohet se kjo e fundit është qëlluar për vdekje teksa po hapte derën e makinës me targa KO 514 A. Burimet pranë grupit hetimor shprehen se brenda automjetit është gjetur një tufë flokësh që i përkisnin gruas së vrarë. Gjithashtu, në automjet, në sediljen e parë të pasagjerit janë gjetur edhe disa shishe birrë që 35-vjeçarja (nënë e një djali 7 vjeç) dhe taksisti Feridon Bullguri ishin duke konsumuar para vrasjes. RREFIMI Lajmin për vrasjen e gruas, Ylli Çoçka e ka mësuar nga bashkëfshatarët e tij. Ai është tronditur kur ka mësuar se e shoqja e tradhtonte prej kohësh. Çoçkën e gjetëm dje në banesën e tij të ndërtuar me plitharë (baltë), në periferi të fshatit Podgorie. Kryefamiljari nuk ka hapur mort në shtëpinë e tij të rrënuar. I strukur në një divan (në shtëpi s'ka televizor dhe orenditë janë të vjetruara), ai pinte pareshtur duhan. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Çoçka tregoi se përse e la në morg trupin e bashkëshortes së tij dhe se çfarë marrëdhëniesh kishte me të. Si e morët vesh lajmin për vrasjen e bashkëshortes suaj? Lajmin e "turpshëm" e mësova nga bashkëfshatarët e mi. Kisha dalë si zakonisht në punë dhe u ktheva në orët e vona të natës. Kur u ktheva nuk më tha njeri gjë, ndërsa Eli (kështu e thërrisnim ne) nuk ndodhej në shtëpi. Kjo nuk ishte hera e parë që ajo largohej dhe nuk u shqetësova. Mendova se do të kthehej më vonë, pasi justifikohej se ishte tek shoqet. Kur u ngrita në mëngjes, mësova lajmin e kobshëm dhe të turpshëm njëkohësisht. Kështu ndodhi, ajo mori atë që kërkoi vetë. Pse nuk e tërhoqët kufomën e Elivertës nga morgu? Ajo nuk mund të varroset në këtë shtëpi. Ajo varrosi vetveten me këtë paturpësi që bëri, ndaj dhe e lashë në morg. Nuk më intereson fare se kush do e varrosë apo do e lënë aty, nuk dua të dëgjoj asgjë në lidhje me të. Përderisa bëri një turp të tillë, ajo nuk meritonte të nderohej qoftë edhe e vdekur. Pastaj, si mund ta fusja unë në shtëpi njëherë atë?! Nuk do shumë mend që vetëm kështu do të veproja. Duke e braktisur të vdekur, ishte më e pakta që unë mund t'i bëja, pas asaj që ajo më bëri mua. Kishit konflikte me bashkëshorten tuaj? Konfliktet ishin të shpeshta. Ne kishim gati dhjetë vite martesë dhe kishim shumë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Ajo ikte kur i donte qejfi dhe vinte sërish kur i donte qejfi. Nuk e kuptoja se çfarë ndodhte me të, por tani i kam të qarta të gjitha. Unë punoja në bujqësi, ndërsa ajo rrinte në shtëpi, kujdesej gjoja për djalin, dhe ja se çfarë bënte nga krahu tjetër. Martesa jonë vetëm e tillë nuk ishte, por për hir të fëmijës qëndronim bashkë. Grindjet vinin nga varfëria, e shikoni vetë se ku jetonim, në të shumtën e rasteve flinim me barkun bosh. Kishit dijeni për lidhjet jashtëmartesore të gruas tuaj? Absolutisht jo. Nëse do të dija diçka, nuk do e mbaja në krevat. Të vërtetën e mësova tani. Ajo më turpëroi mua dhe fëmijën. Kjo është e pafalshme, edhe për autorin, me të cilin kishim dhe hyrje-dalje familjare. Ma paskan punuar pas krahëve. (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) |
Similar topics
» Burg pa afat për vrasësit e 31 vjeçares
» Merr hak per te atin te vellai i vrasesit
» Lezhë, arrestohen vrasësit e Anisa Opingarit
» Korcë, burg pa afat vrasësit të të moshuarit
» GJYKATA\Burg per vrasesit e te miturit per nji varse floriri...
» Merr hak per te atin te vellai i vrasesit
» Lezhë, arrestohen vrasësit e Anisa Opingarit
» Korcë, burg pa afat vrasësit të të moshuarit
» GJYKATA\Burg per vrasesit e te miturit per nji varse floriri...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi