Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Përrallëza për fëmijë të vegjël - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Përrallëza për fëmijë të vegjël - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përrallëza për fëmijë të vegjël

3 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël - Faqe 2 Empty Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Alberti Tue 15 Jan 2013 - 6:02

First topic message reminder :

Shqiponja e dhelpra

Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët.
Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bënte gjë shpenzës në ajër. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojë armiken - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e të pafuqishmëve.
Megjithatë, shqiponja që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin. Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një bacë. Posa e çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryejënjë erë e fortë, dhe prej gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë e madhe.
Nga kjo, zogjët e vegjël të shqiponjës, meqënëse ishin pa krahë, ranë në tokë gjysëm të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të shqiponjës.
Përrallëza tregon se ata që shkelin miqësinë, edhe në i shpëtofshin hakmarrjes, prapëseprapë nuk do t'i shpëtojnë dënimit t¨emerituar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


 Përrallëza për fëmijë të vegjël - Faqe 2 Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 19:20

Një ditë Nëna Natyrë mori pamjen e një peshku të bukur, zbriti nën
sipërfaqen e detit për të parë nëse, aty poshtë, ishte gjithçka në
rregull. Një rrjetë! Rrjeta e parë e hedhur në det nga njerëzit!

Nëna
Natyrë mund ta kishte prishur brenda një minute, por deshi të sillej si
peshk deri në fund dhe e la veten të kapej nga rrjeta e
tmerrshme.Pikërisht në atë moment aty kaloi një tufë me ngjala që, siç e
dini, një herë në vit lënë lumin dhe shkojnë në det, duke përshkuar
distanca të gjata oqeanike.

Njëra prej tyre vuri re rrjetën,
dalloi edhe peshkun e ngecur brenda saj. Nuk hezitoi: u shkëput nga
tufa, shkoi pranë peshkut dhe duke e kafshuar rrjetën e çliroi peshkun e
madh.Domethënë çliroi Nënën Natyrë, e cila, duke e falënderuar e mallëngjyer,
i tha ngjalës: “Di t’i përdorësh mirë dhëmbët e tua. Që këtej e tutje
të vegjlit e t’u do t’i kenë të gjithë dhëmbët në gojë sapo të lindin!”.
Ky ishte shpërblimi që i bëri Nëna Natyrë për ndihmën që i dha. Kjo
fabul na mëson se nëse u ndihmojmë atyre që janë në rrezik dhe i
shpëtojmë, atëherë kjo gjë herë do kurdo do të kthehet me shpërblim.

Melegari
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël - Faqe 2 Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 19:21

Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do dal per gjah.
I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh.
Princi- Do vete e do kthehem ne kohe.
Niset,
kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe
shkelqente shume, I afrohet dhe pyet fshataret si eshte e mundur qe
shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se aty ndodhet e Bukura e dheut.
Princi -A e keni pare ndonje here?
Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda.
Keshtu
princi vendosi te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e
rrethojne me lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek
kembet. Shtrihet dhe ben sikur fle.
Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal.
E ema- Jo se po te preku njeriu nuk te fus me brenda.
E bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes.
Hapet
shega del e Bukura e dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek
koka e nje tek kembet dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur
zgjohet princi e pyesin
-A e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe
vendos qe do e shohe patjeter naten e dyte, por ndodh e njejta gje.
Naten e trete ndenji me kujdes dhe kur u afruata puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte teper e bukur. I
thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne pallat. Aty ishte
mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojne
kenget.
E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si
dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I
thote me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin.
Princi e njeh dhe I thote: nga po vjen baba dervish?
-Rruges tende imzot
-Po c`pe andej baba dervish?
-Nje te bukur sulltan.
-Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe shega me s`me nxe.
-Ai
qeshti dhe tha -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I tha orkestres pusho
dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e
shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u
vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen te shtangur sa hije I
kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u trasheguan.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Përrallëza për fëmijë të vegjël - Faqe 2 Empty Re: Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi