Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjyqtarja digjet me acid ne fytyre People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjyqtarja digjet me acid ne fytyre People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjyqtarja digjet me acid ne fytyre

Shko poshtë

Gjyqtarja digjet me acid ne fytyre Empty Gjyqtarja digjet me acid ne fytyre

Mesazh nga Nella Fri 18 Jan 2013 - 0:36

Vlore- Gjyqtarja e ceshtjeve penale ne Gjykaten e Vlores sulmohet me acid ne fytyre nga nje person ende i panjohur, teksa dilte si cdo dite nga banesa per te shkuar ne zyre. Mirela Mishgjoni, 40-vjece, e martuar, ra preh e sulmit kriminal rreth ores 09:00 te mengjesit, teksa po behej gati te hapte makinen e parkuar prane shtepise ne lagjen “28 Nentori” te qytetit. Agresori qe mbante nje kapuc sportiv dhe ishte veshur me te zeza, e ka sperkatur ne fytyre me nje acid sanitar, qe perdoret per larje dyshemeje, duke i shkaktuar demtime ne syrin e majte, goje, organet e frymemarrjes dhe fytyre. Mishgjoni eshte derguar nga nje kalimtar i rastesishem ne spital, ku sipas mjekeve ndodhet jashte rrezikut per jeten dhe nen terapi intensive. Policia vendore nisi hetimet e menjehershme, duke kryer te pakten 5 shoqerime te kontingjenteve kriminale, ku nje prej tyre mendohet se eshte edhe autori i krimit. Si motiv per sulmin u deklarua detyra qe kryente 40-vjecarja. Mishgjoni eshte kercenuar edhe tetorin e vitit te kaluar pasi ishte pjese e trupes gjykuese me dy kolege te saj, perfshi edhe kryegjyqtarin Artur Malaj, gjate vendimit te dhene per Klevis Gjahtarin, i cili u denua me 8 vite burg per tre krime dhe nuk pranoi vendimin. Por, grupi hetimor nuk dha hollesi per autorin, duke u shprehur se pavaresisht se gjyqtarja nuk arriti ta njihte, jane mbledhur informacione dhe prova per identitetin e tij. Ne vendngjarje u gjeten shenja te acidit, ndersa agresori ka perdorur nje shishe. “Nuk arrita ta njihja. Ishte i ri, i veshur me te zeza dhe i maskuar. U befasova pasi sapo dola nga shtepia. Me hodhi dicka ne fytyre qe me dogji dhe u perpoqa te mbrohesha. Aty me gjeti nje person dhe me dergoi ne spital”, eshte shprehur gjyqtarja para oficereve te policise pas stabilizimit te gjendjes shendetesore. Hetimet drejtohen nga kryepolici Artan Cuku dhe drejtuesit e prokurorise vendore. Ne spital shkuan edhe kreret e Gjykates se Vlores, perfshi dhe kryegjyqtarin Artur Malaj, ndersa u pezulluan gjyqet ne shenje proteste.

Policia

Policia u shpreh se shkak eshte bere detyra, nje vendim penal qe mund te kete marre kohet e fundit apo me pare, gjyqtarja Mishgjoni. Familja nuk ka konflikte personale apo per motive te dobeta. Po verifikohen te gjitha dosjet dhe vendimet e marra nga Mishgjoni, apo presionet dhe kercenimet.

Mjeku

Sipas mjekut Aldo Vangjeli, “acidi ka qene sanitar, qe perdoret per larje ne shtepi. Pacientja ka demtime te pjesshme ne fytyre, goje, sy dhe hunde. Do pritet 24 ore per te vleresuar perseri gjendjen shendetesore”. Mishgjoni mbahet ne repartin e ORL-se, ndersa acidi ka shkaktuar djegie.

Autori

Autori i krimit mbetet ende pa identitet, megjithese burime te policise vendore thane se kane nje emer te dyshuari qe eshte shoqeruar dhe po merret ne pyetje. Nuk u dhane gjeneralitetet dhe motivi per te cilin eshte vepruar ndaj gjyqtares, por si motiv i krimit u deklarua detyra qe kryen Mishgjoni.

Mishgjoni u kercenua nga i pandehuri me 2011

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni punonte prej shume vitesh ne Gjykaten e Vlores, me nje shkeputje ne vitet 2002 dhe 2008, pasi KLD-ja mori mase ndaj saj me akuzen e abuzimit me detyren. Por ne fillim Gjykata Kushtetuese dhe me pas e Strasburgut, e rikthyen ne detyre, duke e cilesuar vendimin e largimit nga puna si te padrejte. Mishgjoni eshte kercenuar nje vit me pare gjate nje procesi gjyqesor, se bashku me dy kolege te saj. Ka qene muaji tetor 2011, kur gjate nje vendimi penal, ku bente pjese dhe kryegjyqtari Artur Malaj, dhane 8 vite burg per tre akuza, armembajtje pa leje, prodhim e shitje droge dhe plagosje, ndaj Klevis Gjahtarit, 24 vjec. I riu cilesohej si kontingjent kriminal, disa here i proceduar dhe dyshuar, ndersa iu kap edhe eksploziv. Gjahtari mohoi akuzat, kurse prokuroria dhe gjykata e gjeten fajtor. Trupi gjykues e denoi me gjykim te shkurtuar, kurse Gjahtari i kercenoi ne salle togat e zeza, pasi duhet te merrnin parasysh nje kerkese per pezullim te vendimit nga prokuroria dhe kthimin ne denim me kusht dy vjet. Incidenti ndodhi tre muaj pas vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi ne qender te Vlores.

Nella
Nella
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 195
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi