Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ka dashuri pas tradhtisë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ka dashuri pas tradhtisë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ka dashuri pas tradhtisë?

3 posters

Shko poshtë

A ka dashuri pas tradhtisë? Empty A ka dashuri pas tradhtisë?

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Feb 2013 - 1:55

Përvojat flasin që tradhtia është njëra ndër gjërat më të dhembshme të cilat mund të ndodhin në një lidhje dashurie. Mjafton të ndodhë vetëm njëherë – të dy partnerët, para së gjithash, personi i tradhtuar, gjatë do ta ndiejnë dhembjen dhe të gjitha pasojat e tradhtisë.
Përse tradhtojmë?

Pas një kohe të gjatë të kaluar në një lidhje dashurie dhe (ose) kur fillon mosha e mesme – njerëzit shpesh ndiejnë nevojën për t’u dëshmuar se akoma “vlejnë”. Edhe pse nuk mendojnë për tradhtinë – edhe meshkujt, edhe femrat – shpesh në këtë moshë fillojnë të mbajnë dietë dhe më shumë kujdesen për pamjen e tyre, sepse dëshirojnë akoma të jenë të bukur edhe për veten, edhe për të tjerët. Aventurat jashtëmartesore nganjëherë paraqesin pikërisht “dëshminë” e tillë.

Për çdo rast, lidhjet “e jashtme”, para së gjithash, tregojnë komunikim të keq dhe krizë të gjatë në marrëdhëniet e partnerëve. Tradhtia më së shpeshti ndodh me dikë që ai që tradhton njihet – kryesisht me ndonjë nga miqtë (miket) apo kolegët (koleget) e punës.

Si përfundohet aventura?

Ekzistojnë tri veprime “universale” në përfundimin e lidhjes jashtëmartesore:
- Pranimi i tradhtisë para partnerit (bashkëshortit-bashkëshortes);
- Kujdesi që kurrë të mos shiheni e as takoheni me të dashurin (të dashurën);
- Gjetja e mënyrës sesi të liroheni nga mendimet për të dashurin (të dashurën).

A është i mundshëm “sanimi” i tradhtisë

Është mendim i gabuar që nëse tradhtia tashmë ka ndodhur, e pastaj është pranuar dhe është falur, lidhja patjetër bëhet më e fuqishme dhe më e sigurt. Ç’është e vërteta, partneri i tradhtuar shpesh fal tradhtinë, por shumë vështirë harron. Dhembja të cilën e ka shkaktuar lidhja jashtëmartesore mund t’i shoqërojë partnerët vite të tera, madje edhe tërë jetën.

Shumica e njerëzve pas tradhtisë natyrisht do të ndihen të lënë padore, të tradhtuar, të mashtruar... Reaksioni i parë i partnerit të tradhtuar më së shpeshti është dëshira që lidhja menjëherë të ndërpritet, sepse shumica e njerëzve nuk mund të jetojë me mendimet për tradhtinë të cilën e ka bërë partneri-partnerja.

Si të qëndrohet bashkë?

Mirëpo, pas tradhtisë, reaksionet e para partneri i tradhtuar në rastet më të shumta megjithatë vendos që “t’i mbyllë sytë” dhe të ruajë lidhjen. Ajo që në atë fazë me rëndësi të dihet është: të menduarit për tradhtinë nuk mund të humb gjë – por me kohë mund të tejkalohet...

Përjetimet emocionale të tradhtisë me kohë do të zbehen nëse nuk përsëriten momentet e dhembshme dhe nëse partneri-partnerja që ka tradhtuar që atij-asaj që ka qenë i tradhtuar t’i ofrojë përkrahje të plotë dhe ndjenjë sigurie në lidhjen emocionale.



Përkrahja – katër rregulla të sjelljes

1. Kujdesuni që asnjëherë më të mos jeni shkaktari i fatkeqësisë së partnerit-partneres.
Kujdesuni që pas tradhtisë të jeni posaçërisht i përkushtuar partnerit-partneres tuaj, të jeni gjithmonë bashkë me të dhe në atë mënyrë të përpiqeni që të ktheni besimin e humbur.

2. Plotësojani të gjitha nevojat emocionale partnerit-partneres.
Zotërojeni shkathtësinë e dëgjimit aktiv, tregoni gjithmonë mirëkuptim maksimal dhe ndihmoni partnerit-partneres që të zgjidhë çdo problem, madje edhe atë më të voglin. Ofroni partnerit-partneres përkrahje të plotë emocionale dhe fizike!

3. Ofroni partnerit kujdesin e vazhdueshëm.
Gjithë kohën tuaj të lirë kushtojani partnerit. Bisedoni ndërmjet vete dhe dëgjojeni njëri-tjetrin. Gjithashtu, pasurojeni jetën tuaj seksuale – le të jetë më e bujshme se më parë.

4. Bëhuni plotësisht i sinqertë me partnerin.
Me siguri tradhtia nuk do të ndodhte sikur të ishte çdo gjë në rregull mes partnerëve. Prandaj, mësohuni që tërë komunikimin ta bazoni në sinqeritet dhe të jeni të hapur ndaj njëri-tjetrit. Në vend që të kërkoni dashnor (dashnore) tjetër, shpjegojani partnerit tuaj si dhe përse ndonjëherë ndiheni i pavërejtur, i pajoshur dhe i paplotësuar.

Nëse jeni ju pala e tradhtuar...

Mendoni mirë se çfarë kualiteti ka pasur lidhja juaj para se të ndodhte tradhtia dhe nëpër cilat faza ka kaluar lidhja juaj. Gjithashtu, vëzhgoni me kujdes sjelljen e partnerit se a po angazhohet dhe sa po angazhohet që lidhja sërish të vendoset në baza të shëndosha.

Nëse partneri (partnerja) juaj pas tradhtisë sillet në harmoni me katër kushtet e përmendura më sipër, është e qartë se vërtet po angazhohet që sërish të fitojë besimin tuaj. Me përkrahjen e partnerit dhe me komunikim më të mirë reciprok – gjithsesi do ta kaloni më lehtë dhembjen dhe ndoshta megjithatë do të kuptoni që lidhja juaj emocionale e meriton edhe një shans.

/Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka dashuri pas tradhtisë? Empty Re: A ka dashuri pas tradhtisë?

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 17:51

sma merr mendja ehhhh etja x me i kthy nderin ste len rehat

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka dashuri pas tradhtisë? Empty Re: A ka dashuri pas tradhtisë?

Mesazh nga Anakonda Tue 21 May 2013 - 20:41

Burrelsja shkruajti:sma merr mendja ehhhh etja x me i kthy nderin ste len rehat
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ka dashuri pas tradhtisë? Empty Re: A ka dashuri pas tradhtisë?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi