Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ku ka përfunduar monogamia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ku ka përfunduar monogamia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku ka përfunduar monogamia?

2 posters

Shko poshtë

Ku ka përfunduar monogamia? Empty Ku ka përfunduar monogamia?

Mesazh nga WebMaster Fri 15 Feb 2013 - 7:25

A ka ndonjë person diku, mbase të fshehur në ndonjë cep,që mund të konsiderohet monogam?

Ka shumë të ngjarë që jo, të paktën sipas asaj që shkruhet në të gjithë tabloidët.
Që prej disa muajsh, faqet e tyre të para janë të mbushura me histori tradhtish bashkëshortore të idhujve të botës së sportit dhe të spektaklit. Këto rrëfime nisën me të famshmin e sportit të golfit, Tiger Woods, dhe lidhjet e tij të shumta jashtëmartesore me një shumëllojshmëri femrash të bukura dhe seksi, e vazhdojnë me John Terry, të famshmin e Kombëtares britanike që kishte shkuar me të fejuarën e një shoku të skuadrës dhe kjo, nga ana e saj, kishte marrë me radhë të gjithë kingët e Kombëtares britanike pa iu dridhur qerpiku.
Më pas vazhdojnë me Ashley Cole, një tjetër futbollist i famshëm britanik, që pavarësisht se kishte për grua një nga këngëtaret më të famshme të momentit, Cheryl Cole, e tradhtonte të shoqen me të gjitha vajzat e reja që i dilnin përpara pa asnjë lloj preference apo skrupulli.
Një rast tjetër është ai i zonjës Robinson, një parlamentare irlandeze dhe bashkëshorte e kreut të vendit, e cila kishte vendosur që të provonte pasionin me një djalë 30 e kusur vjet më të vogël në moshë, edhe pse adhurohej nga bashkëshorti.

Vazhdojmë radhën e skandaleve me aktoren shumë simpatike amerikane Sandra Bullok, e qeshur, me para, e famshme, e këndshme, tip, por e pafat në dashuri.
Disa ditë më parë doli publikisht se bashkëshorti i saj jo vetëm që e kishte tradhtuar, por tradhtuar në seri, madje në sajtin e tij sekret në internet kishte kohë që kishte nxjerrë një kërkesë, atë që ishte i interesuar për të shkuar me vajza të reja, me tatuazh dhe me gjoks të madh.
E siç thonë gazetat, ai pasi i kontaktonte këto vajza përmes internetit i takonte personalisht dhe krijonte me to marrëdhënie.
Ndërkohë Sandra merrej me filma dhe me fitimin e çmimeve, si dhe me fëmijët e tij nga lidhjet dashurore të mëparshme.
Dhe kjo në një çift që mendohej se ishte ndër më perfektët dhe më të goditurit në botën e Hollivudit.
Por edhe ata që nuk takojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë një grua, apo një burrë, brenda shtratit bashkëshortor dhe në fantazinë e tyre i kanë shkelur tashmë kufijtë e besnikërisë.



Një pyetje në formë testi për të gjithë ata që na lexojnë.
Cili prej jush nuk ka shkruar gjatë martesës ndonjë mesazh, apo e-mail flirtues me një person tjetër, qoftë edhe një mesazh platonik dhe që mbi të gjitha nuk e ka mbajtur të fshehtë një gjë të tillë?

Teknologjitë e reja të epokës moderne kanë dekretuar në njëfarë mënyre “fundin” e monogamisë. Kjo është një sentencë e lëshuar në të përjavshmen britanike “The Observer” në një artikull të së cilës citohen libra, opinione dhe sondazhe mbi këtë argument.

Duke iu referuar këtyre të fundit, gjysma e martesave që bëhen në Europë dhe Amerikë përfundojnë në divorc dhe shpesh shkaku i parë për një fund të tillë është marrëdhënie jashtë martesore e njërit prej bashkëshortëve.

Le të vazhdojmë më pas me çiftet që vendosin të jenë bashkë. 30-40% e tyre, sipas statistikave, janë reciprokisht tradhtarë ndaj njëri-tjetrit, që do të thotë se kanë marrëdhënie të rastësishme ose të vazhdueshme me partnerë të tjerë jashtë martesës.
Dhe në fund, ata që nuk tradhtojnë bashkëshortët apo partnerët e tyre, të paktën që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, në njëfarë mënyrë ëndërrojnë ta bëjnë,pra të lidhen me një partner tjetër.
“Të gjitha çiftet që njoh ose kanë një lidhje të fshehtë, ose ëndërrojnë që ta kenë”, thotë një psikologe që merret me marrëdhëniet në çift.
Por e reja e fundit është ajo që ka të bëjë me atë zonën gri që përfaqësohet nga e ashtuquajtura “tradhti dixhitale”. Një konsulent britanik i marrëdhënieve familjare, që ka bërë së fundi një libër me titullin: “Si mund të të besoj ty sërish? Tradhtia, nga zbulimi i saj deri në rimëkëmbjen e marrëdhënies”, thotë se teknologjitë e reja e bëjnë më të lehtë pasjen e një marrëdhënieje jashtë çiftit.

Po përse? Sepse është një joshje më shumë, një mjet i shpejtë dhe më i mbrojtur për të pasur një marrëdhënie dhe për ta mbajtur atë. Por në të njëjtën kohë është lehtësuar edhe mënyra e zbulimit të një marrëdhënieje të fshehtë të partnerit, duke qenë se e-mail-et dhe mesazhet e celularit lënë gjithsesi gjurmë. Ndërkohë që letrat e dashurisë të së shkuarës mund të griseshin apo digjeshin.
Mesazhet aktuale fshihen pas kodeve të fjalëkalimeve, por herët a vonë gjërat merren vesh, për shkak të ndonjë pakujdesie dhe atëherë gjithçka zbulohet dhe pasojat janë të imagjinueshme.

Por duke qenë se njerëzit në përgjithësi janë shumë të zënë me punë, preferojnë që shpesh të kenë thjesht marrëdhënie platonike me persona që jo detyrueshmërisht kanë një aspekt fizik.
Dikur, kur dikush pëlqente dikë tjetër për t’i rënë në sy, i dërgonte ndonjë letër, apo kartolinë. Sot me e-mail-et dhe sms-të shkëmbimi është i menjëhershëm, i atypëratyshëm dhe shpesh edhe më i kënaqshëm se sa përgjigjet e kartolinave që vinin me vonesë dhe shumë të kufizuara në përmbajtje.
Janë mesazhe që mund të të shoqërojnë gjatë gjithë ditës, në të gjithë rrugëtimin tënd. Mund të jetë tërësisht platonik, në shumë raste, po jo tërësisht i pafajshëm.

Janë komunikime kur njerëzit nuk shihen në sy, ndodhen ndoshta në distanca të largëta nga njëri-tjetri, por që përmes mesazheve, dialogëve, pyetjeve dhe përgjigjeve nisin që të njohin shoku-shokun, ta pëlqejnë, të ndajnë me të atë që kanë të përbashkët, të debatojnë mbi shijet dhe preferencat e ndryshme dhe në njëfarë mënyre të pëlqehen dhe të vazhdojnë këtë lloj shoqërie. Kjo mund të ndodhë mes kolegëve të punës. Mes dy personave të njohur rastësisht, mes dy prindërve që çojnë fëmijët në të njëjtën shkollë apo në të njëjtin kurs.
Në komunikime të tilla ata nuk ndihen shumë në faj, sepse në shumë prej tyre nuk shkëmbejnë të puthura, përkëdhelje, dashuri fizike.
Megjithatë është një raport, një marrëdhënie që e kultivojnë në fshehtësi dhe në padijeni të partnerit zyrtar që kanë. Kjo është një marrëdhënie që nëse do t’ua zbulonin, do të ndiheshin keq dhe ndoshta në faj.
Sigurisht që këto lloj marrëdhëniesh ekzistonin dhe në të shkuarën, veçse aktualisht me shpikjen dhe futjen në lojë të teknologjive të përparuara intensiteti i tyre është rritur shumë.
Në njëfarë mënyre lidhje të tilla me mesazhe janë shndërruar në një lloj droge për shumë njerëz. Ata kanë krijuar varësi ndaj komunikimit, nga nevoja që kanë që dikush t’ua dëgjojë problemet dhe ata t’ia thonë dikujt të tyret.

Madje ka nga ata që nuk mund ta imagjinojnë ekzistencën e tyre pa një realitet të tillë virtual. “Përcaktimi i tradhtisë është zgjeruar”, thuhet në revistën britanike.
Ka shumë raste në jetën e përditshme që flasin për lidhje që zhvillohen vetëm nëpërmjet internetit, celularit dhe mjeteve të tjera të teknologjisë.
“Bëhet fjalë për një intimitet të një lloji të ri që kontribuon në zgjerimin e kufijve të vjetër të tradhtisë bashkëshortore.
Ka nga ata psikologë që mendojnë se ndoshta nëse njerëzit do të çliroheshin nga mendësitë morale të së shkuarës do të mund që t’i përdornin në të mirë të lidhjeve të tyre këto të ashtuquajtura “devijime”. E njëjta gjë ndodhi edhe në lidhje me tabutë paramartesorë.
Në një pikë të historisë Perëndimi arriti që të thyente tabutë për sa u përket marrëdhënieve seksuale paramartesore, pra atë të mbërritjes në altar të virgjër.




Ndoshta etapa e ardhshme, në një të ardhme jo shumë të largët, që tashmë po përvijohet përmes disa mënyrave të jetesës, do të na çojë në thyerjen e tabuve brenda martesës dhe kryesisht atë të tradhtisë bashkëshortore.
Nuk bëhet fjalë për një rikthim në të ashtuquajturin model të “çiftit të hapur” të predikuar nga çifti i famshëm Jean Paul Sartre dhe Simon de Beauvoir. Ata vërtet e predikuan një mënyrë të tillë jetese në çift, por është fakt se nuk ishin aspak të lumtur me të. Këtë herë bëhet fjalë për pranimin e faktit që ndoshta një marrëdhënie ekskluzive nuk mjafton më dhe se diçka, apo dikush patjetër që hyn në mes për ta prishur si të tillë.

Monogamia, ose ajo që ka mbetur prej saj, mund të përfundojë shumë shpejt nga një zile telefoni, sms, apo e-mail.
Ndoshta lidhja do të mbetet virtuale dhe platonike, por jo më pak e rrezikshme se një lidhje fizike dhe po aq e fshehtë dhe njëherazi romantike sa një lidhje e mirëfilltë. I famshmi Oskar Uajld thoshte:
“Të paktë janë ata që e kuptojnë se në një martesë dyshe ka vetmi dhe se shoqërizimi fillon vetëm kur hyn personi i tretë”.
Por sot me kompjuterin mbi tavolinë dhe celularin në xhep, një shprehje të tillë e kanë kuptuar thuajse të gjithë.


B..gazetashqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku ka përfunduar monogamia? Empty Re: Ku ka përfunduar monogamia?

Mesazh nga Burrelsja Sat 18 May 2013 - 19:45

Vazhdojmë radhën e skandaleve me aktoren shumë simpatike amerikane
Sandra Bullok, e qeshur, me para, e famshme, e këndshme, tip, por e
pafat në dashuri.
Disa ditë më parë doli publikisht se bashkëshorti i
saj jo vetëm që e kishte tradhtuar, por tradhtuar në seri, madje në
sajtin e tij sekret në internet kishte kohë që kishte nxjerrë një
kërkesë, atë që ishte i interesuar për të shkuar me vajza të reja, me
tatuazh dhe me gjoks të madh.
E siç thonë gazetat, ai pasi i kontaktonte këto vajza përmes internetit i takonte personalisht dhe krijonte me to marrëdhënie.
Ndërkohë Sandra merrej me filma dhe me fitimin e çmimeve, si dhe me fëmijët e tij nga lidhjet dashurore të mëparshme.
Dhe kjo në një çift që mendohej se ishte ndër më perfektët dhe më të goditurit në botën e Hollivudit.
Por
edhe ata që nuk takojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë një grua, apo një
burrë, brenda shtratit bashkëshortor dhe në fantazinë e tyre i kanë
shkelur tashmë kufijtë e besnikërisë.
shum gjkynah epo sjom hutu un qe i urrej meshkujt e them se dashuria o ndjenj x interes nditet e sotshme

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi