Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Miliardat flenë në thellësi të tokës së Shqipërisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Miliardat flenë në thellësi të tokës së Shqipërisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miliardat flenë në thellësi të tokës së Shqipërisë

2 posters

Shko poshtë

Miliardat flenë në thellësi të tokës së Shqipërisë Empty Miliardat flenë në thellësi të tokës së Shqipërisë

Mesazh nga WebMaster Sun 17 Feb 2013 - 10:53

Tiranë, 13dhjetor - Shqipëria teorikisht jeton mbi miliarda euro minerale të fshehura në thellësinë e tokës, por vetëm teorikisht, pasi në shumë raste, mineralet janë tepër thellë, tepër të vështira për t’u nxjerrë në sipërfaqe apo janë shumë të varfra dhe të kushtueshme për t’u përpunuar. Për më tepër, rezervat e përgjithshme minerare të vendit, ndonëse mund të krijojnë vende pune dhe aktivitet ekonomik, përbëjnë gjithsesi një pjesë të vogël të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Kromi, bakri, qymyri, nafta e minerale të tjera vlerësohet se gjenden në sasi të mëdha, por përfitimet e vendit nga këto minerale janë të pakta, shkruan gazeta “Shqip”. Vlerësohet se në nëntokën shqiptare ka naftë me vlerë të përgjithshme prej mbi 6 miliardë dollarësh, por pjesa dërrmuese e saj nuk është ende e mundur të nxirret nga nëntoka me teknologjinë aktuale të disponueshme, gjë që bën që vlera e përgjithshme e naftës së prodhuar të jetë rreth 300 milionë dollarë në vit.

Shumë legjenda kanë qarkulluar mbi pasuritë e nëntokës shqiptare, por këto kanë mbetur thjesht legjenda. Para viteve 2000, shumë ekspertë vendës e të huaj besonin se vendburimet aktuale të naftës janë vetëm pjesa e sipërme e një burimi më të madh, ose një megaburimi që gjendet më thellë. Burimet aktuale të naftës në Shqipëri gjenden në 300-500 apo 1 mijë metra thellësi. Burimi më i thellë gjendet në 3 700 metra thellësi. Në mbi 5 mijë metra thellësi, besohej se gjendej megaburimi. Legjenda u konfirmua si e tillë pasi kompanitë ndërkombëtare shpenzuan rreth 600 milionë dollarë në projekte kërkimore në Shqipëri, të cilat dolën pa rezultat, ose zbuluan sasi tepër të vogla nafte për t’u shfrytëzuar. Legjenda të ngjashme për megaburimin e thellësive të mëdha ekzistojnë edhe në Greqi, Bosnjë e vende të tjera.

Rreth 670 kompani, shumica e të cilave me përmasat e kioskave, janë licencuar aktualisht për të shfrytëzuar këtë pasuri minerare, ndërsa rreth 70 kompani të tjera janë licencuar për të kërkuar burime të reja.

Teorikisht, sasia e përgjithshme e rezervave të nxjerrshme të mineralit të kromit rezulton 10 milionë tonë. Me çmim prej 200 dollarësh për ton, kromi rezulton një pasuri me vlerë 2 miliardë dollarë. Por këto 2 miliardë dollarë krom gjenden shumë thellë, në disa raste nën nivelin e detit. Kostoja e nxjerrjes së tij në sipërfaqe është tepër e lartë. Gjithsesi, kromi është metali më me leverdi ekonomike sot për sot pas naftës në Shqipëri. Njëri nga burimet, ai i Bulqizës, është veçanërisht i pasur. Qeveria ka dhënë rreth 250 licenca shfrytëzimi për burimet aktuale të kromit. Prodhimi aktual është rreth 200 mijë tonë në vit.

Minerali i bakrit vlerësohet se është më i bollshëm, por edhe më i varfër. Rezervat e nxjerrshme gjeologjike llogariten në rreth 50 milionë tonë. Rezervat gjeologjike në minierat aktualisht në shfrytëzim vlerësohen në 4.7 milionë tonë.

Shqipëria vlerësohet se ka edhe 300 milionë tonë rezerva nikeli, por përmbajtja e metalit të vlefshëm në këtë masë varion nga 0.85 në 1.15 për qind. Qymyri gjendet në pesë burime kryesore, të cilat konsiderohen si tepër të vogla për t’u vënë në shfrytëzim dhe tepër të varfra për t’u shfrytëzuar me leverdi.

Në Selenicë vlerësohet se gjenden aktualisht 520 mijë tonë bitum natyral, i cili po shfrytëzohet. Por Shqipëria ka edhe 3-4 milionë tonë të tjera burime bitumi pranë zonave naftëmbajtëse. Ndërsa, rreth zonës së Korabit si dhe në Dumre të Elbasanit apo në Sarandë, gjenden disa burime minerare që mund të përdoren për prodhimin e gipsit dekorativ. Në pjesën maqedonase të Korabit, një fabrikë gjermane prodhon prej vitesh gips për të gjithë Ballkanin, ndërsa në anën shqiptare, burimi nuk është vënë kurrë në shfrytëzim.

Shërbimi gjeologjik shqiptar vlerëson se në Shqipëri mund të ketë edhe rreth 100 milionë tonë kripë guri, ku pjesa më e madhe gjendet në Dumre, ndërsa burime më të vogla gjenden në Dhrovjan, Kardhiq dhe Kolonjë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Miliardat flenë në thellësi të tokës së Shqipërisë Empty Re: Miliardat flenë në thellësi të tokës së Shqipërisë

Mesazh nga Ariel Sun 17 Feb 2013 - 23:02

Po Shqiperia eshte nder vendet e para ne bote per bakrin...dhe ku ka baker ka flori kam degjuar.... Po kush do investoje thuaj...
Po dhe per burime ujore duke llogaritur popullsine jemi nje nder vendet e para por akoma nuk po i shfrytezojne si duhet.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi