Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Deshton policia greke, asnje gjurme nga te arratisurit e 'Trikallas' People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Deshton policia greke, asnje gjurme nga te arratisurit e 'Trikallas' People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deshton policia greke, asnje gjurme nga te arratisurit e 'Trikallas'

Shko poshtë

Deshton policia greke, asnje gjurme nga te arratisurit e 'Trikallas' Empty Deshton policia greke, asnje gjurme nga te arratisurit e 'Trikallas'

Mesazh nga An0nim Sat 6 Jul 2013 - 0:09

Deshton policia greke, asnje gjurme nga te arratisurit e 'Trikallas' 1373104134-mario_kolaNuk dha asnjë rezultat ‘blindimi’ i kufirit shqiptaro-grek nga ana e policisë helene dhe forcave speciale EKAM ditën e djeshme.  Forca e shumta të policisë u vendosën përgjatë kufirit detar dhe atij tokësor, por operacioni që shihej si përpjekja e fundit për të kapur 6 të arratisurit nga burgu i Trikallas duket se ka dështuar.  Nga dje deri ditën e sotme, nuk ka patur asnjë gjurmë të shqiptarëve, të cilët priteshin të shfaqeshin në kufi, pas kalimit të postbllokut të Artës.  Policia ka gjetur dy mjete të braktisura, të cilat mendohet se janë të grabitura prej shqiptarëve, Tashmë mendohet se ata kanë marrë motoçikleta, pasi disa prej tyre u konfirmuan të vjedhura ditën e djeshme. 

Policia helene ka nisur arrestime ndaj shqiptarëve, të cilët mendohet se kanë lidhje ose njohin të arratisurit. Këto ndalime po bëhen me qëllim për të nxjerrë ndonjë informacion për kursin e të arratisurve. 

6 shqiptarët duan të lirojnë Alket Rizain

Sipas policisë helene, shqiptarët kishin planifikuar të ndihmonin edhe në arratisjen e Alket Rizait nga burgu i Dhomokos, duke kryer një sulm të armatosur dhe duke shpërthyer murin e jashtëm rrethues. Në këtë përfundim është arritur, pas analizës së një bisede mes Rizait dhe njerëzve që ndihmuan në arratisjen e Trikallas në mars të këtij viti. 

Policia e lidh këtë me përplasjen e armatosur që ndodhi dje në të gdhirë mes të arratisurve dhe oficerëve të policisë në zonën e Artës, ku shqiptarët hapën zjarr, ngjarje që sipas policisë, e pengoi planin e tyre dhe i detyroi të vazhdojnë rrugën në zonën drejt kufirit.

Blindohet kufiri shqiptaro-grek

Forca të shumta policie dhe ato speciale të EKAM-it, janë rreshtuar në kufirin greko-shqiptar, pasi banda shqiptare e të arratisurve nga burgu i Trikallas katër muaj më parë po tentojnë të hyjnë në vendin tonë. Këtë e konfirmon policia greke sipas informatave që ajo ka marrë. Mësohet se forca të shumta janë rreshtuar edhe në kufirin detar mes dy vendeve, që nga Preveza e më lart,në mënyrë që të shmanget arratisja përmes detit. 

Sipas policisë helene, Mario Kola dhe Ilir Kupa janë duke tentuar të hyjnë në Shqipëri. Gjurmë të Ilir Kupës u gjetën në makinën e vjedhur të ish-ministrit Apostol Androulakos.  Sipas burimeve të policisë greke, mendohet se Admir Murataj dhe Klement Çala, kanë hyrë tashmë në Shqipëri, duke marrë me vete edhe 1 milionë euro të grabitura nga Banka Kombëtare në Larisa.  Ende nuk dihet asgjë që prej katër muajsh për Fatos Sulajn dhe Taulant Lulin, të cilët kanë humbur gjurmët totalisht që nga arratisja. 

Shkëmbimi zjarri me policinë

Mediat greke bëjnë të ditur se gjatë natës së djeshme, 4 shqiptarët kanë hapur zjarr mbi policët me kallashnikovë. Por nuk janë shënuar viktima, përveçse qëllimi ka qenë largimi nga fokusi i policisë. Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe pas konfuzionit të krijuar ata arritën të shpëtonin dhe vazhdojnë të lëvizin lirisht nëpër terren.

Dyshohet se gjatë natës së djeshme 4 shqiptarët e armatosur janë drejtuar nga kufiri shqiptaro-grek për të hyrë në Shqipëri, megjithatë policia ka marrë të gjitha masat që kjo të mos ndodh. Tri ditë më parë, policia greke ka vrarë dy nga gjashtë shqiptarët e arratisur gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM. Më 23 mars 2013 shqiptarët u arratisën nga burgu Trikallas pas një sulmi me armë nga jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit./shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi