Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Manjaku” del me leje nga burgu, përdhunon 30-vjeçaren që njohu nëpërmjet Facebook-ut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Manjaku” del me leje nga burgu, përdhunon 30-vjeçaren që njohu nëpërmjet Facebook-ut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Manjaku” del me leje nga burgu, përdhunon 30-vjeçaren që njohu nëpërmjet Facebook-ut

Shko poshtë

Manjaku” del me leje nga burgu, përdhunon 30-vjeçaren që njohu nëpërmjet Facebook-ut Empty Manjaku” del me leje nga burgu, përdhunon 30-vjeçaren që njohu nëpërmjet Facebook-ut

Mesazh nga An0nim Sat 18 Jan 2014 - 6:49

Manjaku” del me leje nga burgu, përdhunon 30-vjeçaren që njohu nëpërmjet Facebook-ut Arben%20tolliaArben Tollia i dënuari me 12 vite burg nga drejtësia Shqiptare për akuzën e përdhunimit, është bërë sërish protagonist i një përdhunimi, ku këtë herë ka përdhunuar një shtetase 30-vjeçare në Durrës. Koha kur është kryer krimi daton dy muaj më parë, kur Tollia mësohet se kishte përfituar një leje shpërblyese nga burgu ku vuan dënimin. Në fakt sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Durrësit, Tollia kishte disa kohë që njihej me shtetasen 30-vjeçare, të cilën e ka njohur nëpërmjet “Facebook”. I dënuari i është prezantuar me emër të rremë dhe pas disa komunikimeve të gjata, Tollia dhe shtetasja 30-vjeçare kanë vendosur të takohen. Nga sa mësohet, Tollia i është prezantuar si emigrant dhe se në kohën kur përkoi me marrjen e lejës 7 ditore nga autoritet e burgut, ai i ka pohuar 30-vjeçares se do të kthehej në Shqipëri, duke mundësuar dhe takimin mes tyre.

Takimi

Takimi është kryer dy muaj më parë në një restorant të Durrësit, ku pasi kanë drekuar, Tollia dhe 30-vjeçaria kanë vendosur të shkojnë në hotel. Pikërisht këtu, sipas kallëzimit të 30-vjeçares Tollia me anë të forcës së ushtruar dhe presionit ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Pas kësaj, ai e ka fotografuar duke e kërcënuar se nëse do e kallëzonte në polici, fotot e saj, do të publikoheshin. Pavarësisht këtij kërcënimi, 30-vjeçaria ka paraqitur denoncim në polici, ku ka akuzuar Tollinë për përdhunim. Kallëzimi është bërë në emrin e rremë që Tollia përdorte, gjatë komunikimit me 30-vjeçaren. Mirëpo pas verifikimeve të policisë dhe përshkrimit fizik që vetë e dëmtuara ka dhënë në polici, është mësuar se personi që kishte abuzuar me 30-vjeçaren quhet Arben Tollia. Ky i fundit është lokalizuar, pas verifikimit të “Facebook”, ku policia mësoi se Tollia shkruante nga një burg i vendit.

Tërheqja e kallëzimit

Teksa policia ishte në fazën e hetimeve dhe kishte identifikuar personin, 30-vjeçaria ka vendosur të tërheqë kallëzimin e bërë në polici. Kallëzimi i regjistruar për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, hyn në veprat penale që pushohet nëse heq dorë i dëmtuari. Me sa duket 30-vjeçaria ka mësuar rreth historisë famëkeqe të përdhunimit të femrave nga Arben Tollia dhe ka vendosur të tërhiqet nga denoncimi. Fill pas tërheqjes së saj, prokuroria mësohet se ka vendosur të pushojë hetimet ndaj Tollisë. Në datën 13 janar të këtij viti Arben Tollia, ju drejtua gjykatës së Tiranës, ku kërkoi lirimin me kusht. Kërkesa penale mban nr.303 dhe se gjyqtari i çështjes është caktuar Kreshnik Omari. Arben Tollia është dënuar me 12 vite burg për pesë raste përdhunimi të vajzave dhe grave, ndërkohë mendohet se ai ka abuzuar dhe me dhjetëra femra të tjera në zonën e Durrësit, Elbasanit, Lushnjës. /shqiptarja.com/

380 partnere

Tollia, pretendonte vite më parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda se kishte patur 380 të dashura. Ndërsa numri i femrave me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale ai pretendon se shkon mbi 2 mijë. 53-vjeçari ka deklaruar gjatë një seancë të fundit gjyqësore, se edhe pse ndodhet në burg prej tri vitesh, nuk i kishte shkëputur aspak lidhjet me ish-të dashurat e tij, të cilat rrezikonin deri atje sa t’i dërgonin karta rimbushëse telefoni në qeli. Pas arrestimit të tij në vitin 2005, rasti “Tollia” tronditi opinionin publik, për shkak të dy shimeve të prokurorisë se ai ishte përdhunuesi i më shumë se 100 femrave. Në vijim, pas administrimit edhe gati të 15 kallëzimeve prej “viktimave” të tij, organi i akuzës arriti të provojë plotësisht para gjykatës përdhunimet e Tollisë në vetëm dy raste. Më 26 prill 2006, Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 17 vjet burg dhe 3 milionë lekë gjobë. Në përfundim të 38 seancave gjyqësore të gjykimit ndaj tij, Gjykata e shpalli atë fajtor vetëm për akuzën e “marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura” në dëm të M.M. dhe E. T., duke e dënuar me 12 vjet burg.shekulli
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi