Italia: Jemi avokati juaj - Top Channel Albania - News
2 posters
Faqja 1 e 1
Italia: Jemi avokati juaj - Top Channel Albania - News
Presidenti italian Giorgio Napolitano po zhvillon në Tiranë një vizite zyrtare. Ai mbërriti në Tiranë mbrëmjen e të martës dhe sot paradite është takuar me presidentin Bujar Nishani.
Viziten e pare ai e ka zhvilluar serish si presidentit 17 vite me pare. Kreu i shtetit italian eshte pritur nga homologu I tij Bujar Nishani dhe ne nje konference per shtyp. Napolitano deklaroi se Italia do të vazhdojë të bëjë avokatin për Shqipërinë. "Gjëja e rëndësishme për një avokat është që të mos humbim kauzën tonë. Jemi të bindur se do e fitojmë dhe kauzën që Shqipëria të hyjë në BE"- tha Presidenti i Republikës së Italisë.
“Është e rëndësishme që ky bashkim të jetë një kartëvizitë me të cilën Shqipëria të prezantohet në institucionet europiane “, tha Napolitano gjate konferences per shtyp.
Nishani theksoi se Italia është një partner kyç dhe mjaft i rëndësishëm në fushën ekonomike, duke theksuar se në takim ka shprehur interesin për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të promovuar investimin italian në Shqipëri, në infrastrukturë, energjetikë, fasoneri dhe shërbime.
Po ashtu me interes është edhe bashkëpunimi për projektin TAP, ndërsa Nishani shprehu besimin se Italia do të japë kontributin e saj për projektin adriatiko-jonian.
Ndërsa, sa i takon perfektivës europiane të Shqipërisë, Nishani theksoi se me homologun e tij kishte biseduar rreth perspektivës europiane të Shqipërisë.
"Jemi të vendosur për të bërë ndryshime thelbësore që të mundësojmë integrimin e vendit në Bashkimin Europian", u shpreh Nishani.
Kreu i shtetit shqiptar tha se e kishte siguruar homologun e tij, se vendi ynë do të vijojë të luajë një rol aktiv në procesin e bashkëpunimit rajonal, duke promovuar parimin e gjithëpërfshirjes, kryesisht nëpërmjet nismave rajonale.
"Shqipëria mirëpret procesin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, si dy vende të pavarura dhe sovrane dhe të gjitha marrëveshjet e arritura deri më sot", u shpreh Nishani.
Presidenti i Republikes së Italise është takuar edhe me Kryeministrin Edi Rama.
Ne Pallatin e Brigadave, presidenti i Republikes Napolitano eshte dekoruar nga homologu shqiptar Nishani me "Urdherin e Flamurit".
Napolitano fjalim në Parlament: Gjithmonë përkrah jush
“Bashkëpunim në energjitikë. Vendin e keni në Evropë”
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, në një fjalim të mbajtur pasditen e së mërkurës në Parlamentin e Shqipërisë ka dhënë garancinë e tij se Italia do të jetë gjithmonë përkrah vendit tonë në rrugën evropiane.
Duke vlerësuar progresin e arritur nga Shqipëria në këto 20 vjet, Napolitano ka theksuar se dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin dypalësh për të garantuar një të ardhme më të mirë për qytetarët.
“Gjej rastin për të rikonfirmuar përpjekjet e përbashkëta për objektivat që kanë vendet tona. Shqipëria është një vend fqinj dhe mik, që në 2012 përmbushi 100 vjet shtet dhe që në 20 vjet ka bërë progrese të shumta. Krenaria e qytetarëve shqiptarë është kënaqësi për mua dhe Italinë”, ka deklaruar Napolitano.
Kreu i shtetit të vendit fqinj ka nënvizuar se energjitika është një fushë jetike e bashkëpunimit dypalësh, duke theksuar se, projekti i gazsjellësit TAP është i rëndësishëm për të dyja vendet dhe do të forcojë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera.
Vazhdimi i mbështetjes së Italisë në rrugën evropiane të Shqipërisë ka qenë një tjetër premtim i bërë prej tij. Por edhe Shqipëria nga ana e saj, ka vënë në dukje presidenti italian, duhet të avancojë përpjekjet e veta.
“Italia do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për integrimin në BE. Është e qartë se vendi i Shqipërisë është në Evropë. Ajo ka qenë një faktor stabiliteti në rajon dhe duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Napolitano.
Ai ka vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Itali, i cili sipas tij ka treguar shembullin më të mirë të integrimit shoqëror, edhe duke ruajtur traditat e tij. “Shqiptarët e Italisë kanë dhënë kontribut për zhvillimin e Shqipërisë, duke shfrytëzuar njohuritë e fituara në Itali”, ka thënë ai.

Majnola- I/e Regjistruar
- Postime : 55
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2014
Mosha : 33
Re: Italia: Jemi avokati juaj - Top Channel Albania - News
He u bo edhe napoletano aman te tallet me ne hahahhahahaha
Similar topics
» “The Voice of Albania” Sot ne TOP CHANNEL....
» Jeta e tmerrshme e vajzave-nuse (Burimi: Top Channel, top-channel.tv)
» Babi nuk jemi më të bukura, ne jemi të djegura
» pershendetje nga avokati i erresires
» Avokati i Popullit Zgjidhni ccedileshtjen e toponimeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi