Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koleksion me çudira! - Faqe 5 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koleksion me çudira! - Faqe 5 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koleksion me çudira!

4 posters

Faqja 5 e 15 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 10 ... 15  Next

Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Tue 24 Nov 2009 - 11:12

First topic message reminder :

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:48

Policia argjentinase ka zbuluar një mashtrim të pazakontë derisa po analizonte shpalljet për shitjen e
patundshmërive: shtëpia nuk ishte e shtrenjtë por blerësi është dashur
të ‘heq qafe’ kufomën e pronarit të saj.

Vëmendjen e policisë e ka tërhequr çmimi i lirë për shtëpinë në lagjen e urbanizuar të Buenos Airesit, shkruan policia lokale. Ofertuesi për shtëpinë dykatëshe ka kërkuar 150.000 dollarë, që është një e treta e
vlerës së saj të vërtetë.

Policia në shtëpi ka gjetur kufomën e mumifikuar të pronarit 86-vjeçar, i cili ishte vendosur i shtrirë në
krevat. Autori i shpalljes është fqinji i të ndjerit, për të cilin është përkujdesur deri në vdekjen e tij natyrore, thuhet në raportin e mjekëve ligjor.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:48

Blen automjet, fiton revole falas!
Blen automjet, fiton revole falas! Blerësit e automjetit të ri fitojnë çekun prej 250 dollarësh amerikanë dhe mund të zgjedhin – revole apo benzinë. Shitësi i automjeteve ka zbuluar se shumica kanë vendosur për armë, derisa ai u ka rekomanduar model gjysmë-automatik me më shumë plumba.

Duke pritur që kjo do të mund t’i rriste qarkullimin, shitësi i automjeteve në qytezën Butler, të shtetit federal amerikan Missouri, ka reklamuar aksionin e shitjes në të cilin secili blerës, me automjet, fiton edhe një revole pa pagesë.

Deri në fund të majit, blerësit e automjeteve tek Max Motors në Butler mund të zgjedhin - çek prej 250 dollarësh për blerje të revoles apo benzinës.

Drejtori i Max Motors, Walter Moore, ka deklaruar se shumica e blerësve vendosin për revole, dhe se ai u rekomandon modelin gjysmë-automatik, sepse “në të ka vend për më shumë plumba".

Moore ka thënë se e di që aksioni i tij “Revole pa pagesë” në disa vende mund të kishte shkaktuar shumë protesta, por jo edhe në Butler, një qytezë e cila gjendet qindra kilometra në jug të Kansas Cityt.

"Këtu poshtë të gjithë besojmë në Zot, ‘ko..’ dhe revole", ka thënë Moore, transmeton televizioni i njohur amerikan - Fox News TV.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:48

Qeni akrobatik vjedh spektaklin Një qen kinez ka bërë një shfaqje frymëzënëse duke ecur mbi tela para mijëra spektatorëve.

Qeni dyvjeçar tibetian i llojit mastif, i quajtur, Hu Hu, ka performuar në një eveniment special për të treguar truqet e qenve në qytetin Chongqing.

Të pranishmit e kanë shikuar qenin duke u ngjitur në maje të një platforme katër-metrash dhe pastaj ka ecur i balancuar në dy tela çeliku.

Spektatorët kishin mbetur pa frymë dhe vazhdimisht kishin bërtitur “më ngadalë... më ngadalë”.

Qeni kishte bërë një pushim para se të përfundonte “rrugëtimin” e tij dhjetë-metrash nëpër tela.

Pronari i Hu Hu, e kishte marrë këtë qen dhuratë nga një mik i tij, ndërsa e kishte trajnuar për më shumë se një vit për të ecur nëpër tela.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:49

Loja e maces dhe miut lë pjesë të Tiranës pa rrymë Një mace e cila po vraponte pas miut në trafon kryesore të rrymës në Tiranë ka shkaktuar mungesë të rrymës në disa pjesë të kryeqytetit shqiptar, ka njoftuar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) të premten në Tiranë.

"Macja dhe miu janë ngatërruar në mes të kabllove me tension të lartë", ka thënë zëdhënësja e korporatës, e cila ka paraqitur fotografitë e kafshëve të viktimizuara nga rryma.

"Kemi bërë fotografi sepse nuk ka ndodhur një rast i tillë më parë", ka shtuar ajo.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:49

Pasione të përgjakshme
Pasione të përgjakshme Se si dy njerëz gjatë lojërave seksuale, me ndihmën e konsumimit të tepër të alkoolit, mund të shkojnë tepër larg e ka vërtetuar edhe një rast i pakëndshëm në të cilin dashnori për shkak të zemrës së shpuar sa nuk ka gjetur vdekjen.

Kanadezi i cili nga e dashura e tij, gjatë lojës seksuale, ka kërkuar që t’ia vizatojë simbolin e zemrës sa nuk ka vdekur kur ajo rastësisht i ka dhënë tepër gjilpërës me të cilën po vizatonte dhe ia ka shpuar zemrën.

Gazeta Winnipeg Free Press ka raportuar se gruaja 25-vjeçare është dënuar me kusht prej tre vitesh burgim pasi që ka pranuar fajin për sulmin mbi mashkullin gjatë muajit shkurt 2007.

Njëzetekatërvjeçari në fillim i pasur shanset e vogla për të mbijetuar, por është shëruar tërësisht dhe mbështetë dashnoren e tij. Që të dytë nën ndikim të tepër të alkoolit janë lëshuar në një marrëdhënie të ashpër seksuale, gjatë së cilës ai ka kërkuar vet nga ajo t’i bëjë simbolin, shkruan gazeta kanadeze.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:49

Zbulohen gjurmet e gishterinjve dhe duarve te Leonardo da Vincit ne 2 piktura Zbulohen gjurmet e gishterinjve te Leonardo da Vincit ne pikturen "Martiri i Shen Katerines". Zbulimi eshte bere nga karabinieret e Investigimit Shkencor te Kietit, ne Milano te Italise. Ekspertet e analizes tekniko-shkencore te Ushtrise (Racis) kane analizuar javet e kaluara dy piktura te mjeshtrit, "Martirin e Shen Katerines" dhe "La Madone de Laroque".

Hetimi fillestar, qe u krye ne Muzeun e Historise se Shkences Biomjekesore te universitetit "G. d'Annunzio" ne Kieti, i udhehequr nga Luixhi Kapaso- nxori ne pah nje situate komplet te paparashikuar; pervec gjurmeve te disa duarve (te evidentuara keto ne pikturen "La Madone de Laroque"), ne pikturen e "Shen Katerines" u gjeten edhe disa gjurme dixhitale te rralla e "te mundshme" gishterinjsh.

Rezultatet perfundimtare te hetimit do te behen publike ne daten 19 maj nga Luixhi Kapaso, drejtor i qendres universitare muzeale te universitetit "G. d'Annunzio", Alesandro vecozi, drejtor i "Muzeut Ideal" te Vincit dhe nga kolonel Xhanfranko de Fulvio, komandant i repartie Datiloskopik preventiv te Racis.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:49

Fishekzjarrët në ditën e martesës fusin dhëndrin në burg Dhëndri Kedir Mohamed ka dashur që dita e martesës së tij të kalojë me sa më shumë qejf që ka qenë e mundur dhe për këtë ka vendosur të lëshojë fishekzjarrë pas ceremonisë.

Megjithatë, kjo u kthye në një satirë pikëlluese kur ai është arrestuar për prishje të qetësisë në qytetin Bechena të Etiopisë veriore të dielën, njofton gazeta e përjavshme Reportet.

Gostia është anuluar dhe i porsamartuari ka kaluar natën e tij të parë të martesës nën arrest të policisë, njofton Reporter

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:49

Ora më e saktë e Botës- Gabon vetëm një sekondë në 200 milion vjet Në një dyqan të mbushur me orë të vjetra, asnjëra prej tyre nuk rreh njëlloj. Kjo sepse minutë pas minute, javë pas jave, shumica e pajisjeve që masin kohën e humbin saktësinë.

Shkencëtarët në Universitetin e Kolorados në qytetin Boulder, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë, kanë krijuar një orë e cila gabon vetëm një sekondë në 200 milion vjet. Kjo është dy herë më e saktë se ora matëse zyrtare e përdorur në Shtetet e Bashkuara, e cila kontribuon në saktësinë e orës zyrtare botërore.

Në një dyqan të mbushur me orë të vjetra, asnjëra prej tyre nuk rreh njëlloj. Kjo sepse minutë pas minute, javë pas jave, shumica e pajisjeve që masin kohën e humbin saktësinë.

Por me ritmin të shpejtë që lëviz bota sot, për shumë procese duhet më shumë saktësi. Në një laborator në Universitetin e Kolorados, profesori i fizikës, Xhun Ji thotë se ora eksperimentale e ekipit të tij mund të bëhet një nga orët më të mira. Kjo për arsye se ajo rreh miliona herë më shpejt se një orë e vjetër.

Është më e saktë edhe se ora standarte zyrtare e Shteteve të Bashkuara, një orë e sofistikuar atomike që gabon me një sekondë në 80 milion vjet. Zoti Ji thoyë se ora e re është me shumë se dy herë e saktë sepse ajo punon me rrahje më të shpejta. “Parimi i përgjithshëm është se kur prodhon një orë, duhet që lëkundja bazë të jetë sa më e shpejtë që të jetë e mundur, gjë që të krijon mundësinë për të gjetur shumë më shpejt gabimet.”

Sa e shpejtë është një dridhje? Një orë e vjetër bën tik-tak një herë në sekondë. Orët më ekzakte që janë sot në përdorim numërojnë rrahjen natyrale brenda një atomi që vjen nga luhatjet e energjisë me miliarda herë në sekondë. Fizikani Andru Ludlou, i cili është duke punuar me Xhun Ji, thotë se ora e re e ekipit të tij gjithashtu varet nga një atom. “Atomi, që zëvendëson pendulin e një ore të vjetër, lëviz para-mbrapa dhe duke numëruar lëvizjet ashtu siç ndodhin, në atë mënyrë kontrollon dhe kohën. Në të njejtën mënyrë, atomi ka një frekuencë lëkundjeje natyrale. Ne po mundohemi të numërojmë këto dridhje, për të parë se si po përparon atomi dhe që në fund të fundit është orë.”

Zoti Ludlou thotë se ajo që ndryshon në orën e re është se si ajo numëron lëkundjet. Një nga orët më ekzakte në ditët e sotme është ora standarte amerikane në Insitutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë në Boulder. Ajo punon nëpërmjet shpërthimeve radioaktive të mikrovalëve për të bërë numërimin.

Por, ndërsa këto mikrovalë lëvizin me një shpejtësi të jashtëzakonëshme, ato humbasin shumë rrahje. Zoti Ludlou thotë se ora e re eksperimentale përdor diçka që lëviz edhe më shpejt dhe që kap më shumë rrahje: rrezen lazer.

Për të përdorur këtë orë me precizion super të lartë duhen një numër i jashtëzakonshëm pajisjesh. Në laborator janë katër tavolina, secila në madhësinë e një kamioni të vogël, të mbuluara me tela, pompa vakumi, lazër, pasqyra, kuti metalike dhe xhama zmadhues. Andru Ludlou thotë se kjo është diçka e pritshme. “Nuk do ta vëmë që nesër në dorë, natyrisht.”

Por, komjuterat e parë në botë zinin një dhomë të tërë dhe sot disa pajisje komjuterike mund të vihen në kyçin e dorës. Kështu, zoti Ludlou thotë se orët më të sakta do të përmirësojnë sistemin e komunikimit pa kabllo dhe sitemet satelitore në anijet kozmike që do të shërbejë për zbulimin e botëve të tjera.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:49

60 vjeçarja dëshmon virgjërinë e saj Një rumune e lodhur nga thashethemet ka vizituar gjinekologun për të dëshmuar se ende është e virgjër në moshën 60-vjeçare.Rodica Trandafir, 60-vjeçare, nga qarku Bacau në Rumaninë lindore, ua ka vendosur ‘para syve’ komshinjve të saj rezultatet e virgjërisë së saj për të ndaluar thashethemet në qytet.

Ajo ka thënë për mediat lokale: "U lodha prej thashethemeve lokale – ata thoshin se burra të ndryshëm nuk ndalonin së ardhuri në shtëpinë time ditë e natë".

Ajo tani ka vizituar një gjinekolog i cili ka vërtetuar se ajo është e virgjër dhe i ka dhënë asaj një certifikatë si dëshmi, të cilën ajo më pas e ka ngjitur që të gjithë fqinjët e saj ta shohin.

"Ka pasur thashetheme të pista për mua. Burrat për të cilët fqinjët e mi po flasin janë disa të afërm të cilët po më ndihmojnë të kryej disa punë rreth shtëpisë.

"Të bësh akuza të tilla për një grua të moshës time është e pistë. Shpresoj që tani të gjithë do ta mbyllin gojën. Të pohosh që unë jam një grua e shthurur është shumë fyese", ka përfunduar ajo.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:50

Harrojnë fëmijën në aeroport Një familje imigrantësh kanë harruar djalin e tyre 23 muajsh në aeroportin e Vancouverit dhe kanë kuptuar se fëmija nuk ishte pranë tyre vetëm atëherë kur për këtë janë informuar gjatë udhëtimit në aeroplan.

Jun Parreno, babai i fëmijës, ka treguar për gazetën “Vancouver Sun" se rasti ka ndodhur kur ai me bashkëshorten e tij dhe dy prindërit, me të aterruar në Kanada, ka nxituar të futet në aeroplanin e radhës për Winnipeg.

Pasi që ishim vonuar, dhe duke pasur nevojë të paketojmë të gjitha bagazhet, kemi pasur vetëm dhjetë minuta për tu futur në aeroplanin tjetër, ka thënë Parreno, i cili me familjen ka imigruar nga Filipinet.

"Kemi vrapuar për tu futur në aeroplanin tjetër”, ka sqaruar dhe ka shtuar se ka menduar që fëmija ishte me tre të rriturit tjerë të cilët ishin para tij, derisa ata kanë qenë të bindur se fëmija është me babanë.

"Gjatë asaj kohë, fëmija, sikur heroi i filmit ‘I vetëm në shtëpi’ vetëm është shëtitur nëpër ndërtesën e aeroportit, mes zonës për nisje dhe kontrollit policor", ka pohuar Angela Mah, përfaqësuese e kompanisë ajrore Air Canada

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:50

Kinezja ushqen me gji tetë foshnja të huaja
Kinezja ushqen me gji tetë foshnja të huaja Një kineze, me profesion police, u ka dalë në ndihmë viktimave të tërmetit duke ushqyer me gji tetë foshnje, shkruan një gazeta nga Chengdu.

Sipas gazetës, 29-vjeçarja Jian Siajuan, e cila ka lindur para pak kohe, ka pranuar të ushqejë me gji foshnjat e tri grave të cilat, për shkak të stresit, kanë mbetur pa qumësht, dhe fëmijët e të cilave nuk e kanë dashur qumështin pluhur.

Gruaja e re ka marrë mbi vete të ushqej edhe pesë foshnja tjera të vendosura në jetimoret e qytetit të cilat nuk kanë pasur rezerva të qumështit pluhur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:50

Maturantët thyen rekordin Maturantët e Maqedonisë dhe të pesë shteteve tjera, sot e thyen Rekordin e Ginisit me vallëzim të njëhershëm të kuadrilit.Këtë e lajmëruan organizatorët e Parakalimit të maturantëve në Slloveni, duke shtuar se sot "katërshe" vallëzuan në mënyrë simultane së paku 26.924 persona.

Rekordi paraprak arrinte 23.698 valltarë.

Rreth një mijë maturantë në Shkup dhe në qytete tjera të Maqedonisë, bashkë me kolegët e tyre nga më shumë qytete në Slloveni, Kroaci, BeH, Serbi dhe Hungari, vallëzuan kuadrilin e muzikës së operës Lakuriqi nga Shtraus.

Manifestimi Parakalimi i Maturantëve në Maqedoni mbahet për herë të dytë. Ai është inicuar në Slloveni, ku mbahet prej vitit 2001.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:50

Një mashkull 19-vjeçar nga Kosova ka ikur nga një burg në Austri duke u përbiruar nëpërmjet vrimës për ushqim në dyert e dhomës së tij, ka njoftuar policia austriake.

Zëdhënësi i policisë së Lintzit, Alexander Niederwimmer, ka deklaruar se bëhet fjalë për një 19-vjeçar nga Kosova, që peshon më pak se 55 kilogramë, i cili ka ikur nga burgu i këtij qyteti.

Se si ky i ri kosovar, i cili është burgosur për hyrje ilegale në shtet, është përbiruar nëpërmes dyerve tjera e ndoshta edhe përtej murit të burgut, do të tentojë të vërtetojë hulumtimi për njeriun “gjarpër”, siç e ka quajtur edhe vet zëdhënësi Niederwimmer.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:50

I zhveshur dhe i rrezikshëm Një grua nga Malajzia është befasuar në mënyrë të pakëndshme kur ka zbuluar se mashkulli i zhveshur, i cili po rrinte i shtrirë në krevatin bashkëshortor, nuk ishte burri i saj i ligjshëm, por një burrë tërësisht i panjohur, i cili paraprakisht edhe e kishte plaçkitur atë.

Amvisja 36-vjeçare kishte bërë gjumë të rëndë kur hajni ka parë se edhe burri i saj po bënte të njëjtën gjë, në një krevat në dhomën tjetër. Ai është zhveshur dhe është shtrirë pranë saj, shkruan në raportin policor nga qyteti Terengganu, në lindje të Malajzisë.

Gruaja kishte dyshuar kur e kishte pyetur diç, ndërsa zëri që ishte përgjigjur kishte qenë i panjohur për të. Ajo ka dalë në dhomën tjetër dhe ka zbuluar se burri i saj ishte i shtrirë në krevat.

Më të kuptuar se dikush tjetër paska qenë pranë saj, ajo ka filluar të bërtasë, ndërsa hajni ka kërcyer nga dritarja së bashku me gjërat e vjedhura.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:50

Foshnjat hidhen nga 15 metra lartësi Banorët e qytetit të Indisë, Solapuru, për pothuajse gjysmë mileniumi kanë një rit të pazakonshëm ‘shëndetësorë’, duke i hedhur fëmijët e vegjël nga një lartësi prej 15 metrash, me qëllim që të bëhen të fortë dhe të shëndetshëm.

Tek disa vende në Indi ky ritual i hedhjes së fëmijëve tashmë praktikohet për disa shekuj. Fëmijët gjatë hedhjes i pret një pëlhurë e bardhë.

Çdo vit mijëra prindër me foshnjat e tyre presin në radhë për disa sekonda “mjekësi lartësie”. Besimtarët thonë se kurrë nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi, e as që dikush të lëndohet.

Disa herë është tentuar që ky ritual të largohet, por numri i përkrahësve tejkalon numrin e kundërshtuesve. Sidoqoftë, as vogëlushët nuk e kanë aq të vështirë të fluturojnë pak

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:50

Stuhia e hedh veturën mbi çati Një vozitës kinez është shokuar kur vetura të cilën e voziste kishte fluturuar mbi çatinë e një shtëpie gjatë një stuhie të fuqishme. Shoferi nga qyteti Yanbian i provincës kineze Jilin, ka thënë se ai sapo kishte bërë një kthesë kur papritmas kishte ndjere veturën e tij duke fluturuar në ajër.

"Para se të kuptoja se çka po ndodhte vetura ime kishte ‘ateruar’ në çati", ka thënë ai për China News Network.

Policia ia ka lënë fajin për aksidentin lartësisë së tokës dhe erës së fuqishme.
"Rruga është pak më e lartë se çatia e shtëpisë", ka thënë një zëdhënës i policisë.

Meteorologët lokalë kanë thënë se qyteti kishte vuajtur nga një stuhi e pazakonshme dhe shumë e fuqishme, me shkulm ere e cila kishte arritur shpejtësinë deri në 31.5 metër në sekondë.

Shumë shoferë kanë pohuar se xhamat e përparmë të tyre ishin thyer, jo nga objektet që fluturonin, por nga era e fuqishme. Një mekanik kishte thënë se ai ka ndërruar 30 xhama të ri për një ditë të vetme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:51

Vajza trevjeçare Policia në Bullgari është duke hulumtuar se si një vajzë trevjeçare arriti të "vozis" automjetin e babait të saj rreth 800 metra nëpërmes një trafiku të ngarkuar.

Karolina Gjursel ka hipur në ulësen e vozitësit të automjetit automatik të babait të 27-vjeçar Gjunai kur ai kishte dalë jashtë një rruge tregu në qytetin Beli Lom të Bullgarisë lindore dhe kishte lënë çelësat në makinë.

Bija e tij e ka ndezur motorin, e ka vendosur këmbën e saj në pedalin e gazit dhe ka vozitur derisa në makinë ishin edhe kushërinjtë e saj katër dhe gjashtë vjeç.

Ajo ka vazhduar të vozis për rreth 800 metra para se të futet me forcë në një lum prej të cilit të tre fëmijët janë nxjerrë pa ndonjë lëndim nga kalimtarët e rastit të cilët kishin parë se çfarë po ngjante. Askush tjetër nuk është lënduar gjatë këtij incidenti.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Ka qenë totalisht e papërgjegjshme për një prind të lë fëmijët në një automjet me çelësa në vendin për ndezje dhe është shkak për brengosje se një fëmijë aq i vogël ka dalë të dijë jo vetëm të nis një automjet por edhe deri diku ta vozis atë".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:51

Një menaxhere prostitutash që dinte më shumë nga ç‘duhej 52-vjeçarja Deborah Xhin Palfri për 13 vjet me radhë u kishte garantuar shërbime tepër të rezervuara një numri personalitetesh të rëndësishme nga Uashingtoni, që mendohet të jenë nga 10 deri në 15 mijë. Këtë e bënte duke mbajtur me rigorozitet të fshehtë çdo emër, duke e konsideruar këtë veprim si mënyrën më të mirë për t‘u mos u shfaqur ndaj rreziqeve. E megjithatë, para pak ditësh, u gjet e varur në shtëpinë e së ëmës, në Tarpon Spring të Floridës. Do të ishte shpejtësia me të cilën policia e deklaroi vdekjen si vetëvarje ajo që do të ngrinte dyshime dhe do ta bënte ngjarjen të shihej si një komplot ku përzihet seksi e politika.

Palfri njihej nga amerikanët si "Madam D.C.", që kur, nga prilli i vitit 2007, përfundoi e arrestuar pasi u vërtetua që nga Florida drejtonte një rrjet luksoz prostitucioni kryesisht në dispozicion të qarqeve të larta të Uashingtonit. Rrjeti funksiononte 24 orë gjatë të shtatë ditëve të javës.

Kryeqyteti amerikan ka parë jo pak skandale seksuale gjatë kohëve të fundit, por në çastin kur madama vip deklaroi zyrtarisht se do të tërhiqej nga aktiviteti drejtpërdrejt përmes valëve të rrjetit televiziv "Abc", mësoi se qëndronte në krye të rrjetit më të rëndësishëm të prostitucionit që ishte raportuar ndonjëherë publikisht: "Më telefononin, më kërkonin vajza dhe unë ua dërgoja. Më pas isha e detyruar t‘u telefonoja për t‘i pyetur nëse kishin mbetur të kënaqur, nëse vajzat kishin treguar entuziazmin e duhur".

Regjistrat e telefonatave qenë marrë rregullisht dhe qenë ruajtur me rigorozitet muaj pas muaji nga madama. Dhe kur hetimi federal u transformua në proces gjyqësor kundër saj, Palfri, teksa depononte nën betim, deklaroi se nuk do t‘i bënte kurrë publike. E megjithatë disa emra nuk i shpëtuan publikimit: duke nisur nga senatori i Luizianës, David Viter, deri tek eksperti i strategjive ushtarake, Arlan Ullman, ideuesi i sulmit kundër Irakut në vitin 2003, apo Randal Tobias, ish-funksionar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Gjithsesi duhet pasur parasysh se bëhej fjalë për personazhe jo të dorës së parë dhe "Madam D.C." deri në audiencën e fundit gjyqësore të mbajtur më 18 prill të këtij viti - kur u gjykua fajtore - nuk reshti së këmbënguluri në mbrojtje të qëndrimit të vet: "Nuk bëhej fjalë për prostitucion pasi unë nuk kisha kurrfarë përfitimesh financiare dhe nuk kisha fare dijeni nëse vetë vajzat u kërkonin para klientëve".

As taktika e mbrojtjes dhe as fjalori i përdorur në sallën e gjyqit nuk ndryshuan as kur, gjatë këtyre dy javëve të fundit, gjendej në shtëpinë e së ëmës në Veri të Tampës, në pritje të burgosjes, e cila do të zgjaste "e shumta gjashtë vjet".

Në publik sillej mjaft e sigurtë dhe thoshte se do të publikonte një libër, duke nënvizuar se në çastin e fundit do t‘i shpëtonte dënimit falë ndërhyrjes së ndonjë prej miqve të saj të pushtetshëm. Skandali seksual i guvernatorit të Nju Jorkut, Eliot Spitcer, i detyruar të dorëhiqej pas daljes në shesh të kontakteve me një prostitutë, ndoshta e bëri të ndihej edhe më e paprekshme, duke qenë se mbante fshehur shumë ndërresa të palara të Uashingtonit.

Por të enjten mbrëma u gjend e vdekur në shtëpinë e së ëmës. Pranë trupit të pajetë u gjet një pusullë në të cilën shpjegonte se e kishte kryer veprimin me vetëdije të plotë për të shmangur burgosjen. Diçka të tillë duket se ia kishte thënë edhe Dan Moldeas, shkrimtarit të Uashingtonit me të cilin ishte marrë vesh edhe për shkrimin e librit. Zyrtarët e policisë së Floridës folën zyrtarisht për vetëvrasje menjëherë pas kontrollit të banesës, si edhe për litarin e përdorur nga 52-vjeçarja. "Nuk ekziston asnjë e dhënë që të krijojë dyshime se bëhet fjalë për vetëvrasje të krijuar artificialisht", shpjegoi një prej zëdhënësve. Avokati mbrojtës nxitoi të ngushëllonte të ëmën e madamës: "Është një ngjarje shumë tragjike. Jam përkrah jush në këtë dhimbje".

Ndërkaq e ëma, Blansh Palfri, nuk është aspak dakord me tezën e vetëvrasjes dhe ngre shumë dyshime: "Ime bijë nuk qe nga ato që vrasin veten, nuk donte të vetëvritej, nuk pinte alkool e as përdorte drogë". Diçka të ngjashme mendojnë edhe gazetarët e revistës "Time". Në një artikull të këtyre ditëve shkruhej se pas vetëvrasjes në janar të ish-krahut të saj të djathtë, Brendi Briton (e cila nuk kishte forcë të përballej me procesin gjyqësor) madama kishte thënë: "Unë jam i bërë nga një brumë shumë të ndryshëm nga ajo". Nga ana tjetër, në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv amerikan "Abc", Palfri kishte thënë: "Nuk do të përfundoj kurrë në burg, as edhe një minutë të vetme, pasi nuk do të kisha fare turp që, po të dilte nevoja, të tregoja detaje mbi disa prej klientëve të mi. Po qe nevoja do t‘i tërheq të gjithë në valle".

Teoria e komplotit

Sipas madamës së Uashingtonit, kompania "Pamela Martin & Associates" ofronte "shërbime të ligjshme, të klasit të lartë, me fantazi erotike". Vajzat duhet të kishin kryer studimet universitare, të ishin të rafinuara, të ngritura e me horizont të gjerë kulturor. I dërgonte nëpër dhomat e hoteleve apo nëpër shtëpitë e klientëve për lojëra "thuajse seksuale" kundrejt pagesës 250 dollarë në orë. Para dy javësh, një gjykatë e Uashingtonit e dënoi për riciklim të parave të pista e rrjet abuzimesh financiare: në thelb se për këto qëllime kishte përdorur prostituta të klasit të lartë. Pas kësaj, madama u kthye në shtëpinë e së ëmës në Florida. Qe në pritje të vendimit gjyqësor të 24 korrikut. Kësaj here dënimi luhatej mes hapësirës kohore dy dhe katër vjet. Me burgun qe njohur në fillim të viteve nëntëdhjetë, edhe atëherë e dënuar për drejtimin e një rrjeti prostitucioni. Trupi pa jetë u gjet nga e ëma në një kapanon pranë shtëpisë. Në çast nisën hamendësimet për praninë e teorive të komplotit. Policia e Floridës pohoi shpejt se Palfri kishte lënë së paku dy letra familjes, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e tyre. Pranoi gjithashtu se nuk kishte të dhëna për përdorim alkooli apo drogash nga ana e gruas. Duke iu referuar fjalëve të nënës së viktimës, policia pranon se madama nuk kishte shfaqur prirje vetëvrasëse.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:51

Alison Smith u martua me dashurinë e jetës së saj George Greenhowe. Por mesa duket dhëndri kuptoi se Alison nuk ishte gruaja ideale për të, por nëna e saj.

10 ditë më vonë ai u arratis me mamanë e saj 49-vjeçare. Lidhja e tyre dashurore dhe braktisja e nuses së re është thashethemi i qytetit, po jo vetëm. Lajmi është titulli kryesor i “Daily Record” dhe shumë mediave të tjera lokale. Muaji i mjaltit nuk kishte përfudnuar kur dhëndri George njoftoi se kishte rënë në dashuri me njerkën, Pat. Alison thotë se është e neveritur dhe kërkon divorc. Ajo u largua nga shtëpia ku banonte me George dhe lëvizi të jetojë me babanë e saj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:51

Indiani Viraag Wankhede ka kënduar një javë pa ndërprerje, duke dashur të futet në librin e rekordeve botërore Guinness.

Siç shkruajnë mediat indiane, inxhinieri tridhjetekatërvjeçar nga Mumbai ka filluar të këndojë në një qendër tregtare me 20 prill në orën 12:23, ndërsa ka përfunduar këndimin e tij më 27 prill në orën 12:26.

Kur të jetë vërtetuar zyrtarisht, arritja e tij do të thyej rekordin aktual prej 75 orëve këndim, të cilin aktualisht e mban amerikani Marcus LaPratt.

Gjatë këndimit maratonik, Wankhede nuk ka ngrënë e as nuk ka fjetur, dhe ka arritur të këndojë mbi 1.500 këngë, kryesisht hite të këngëtarëve indianë të muzikës popullore.

Wankhede, i cili për thyerjen e rekordit është përgatitur qysh prej vitit 2005, gjatë tërë kohës ka qenë nën mbikëqyrjen e tre mjekëve, derisa ka marrë ekskluzivisht ushqim të lëngët.

Wankhede ka dashur të merret në mënyrë profesionale me këndim, por pas disa tentimeve të pasuksesshme në Bollywood, ka vendosur të përdorë taktikën tjetër për të tërhequr vëmendjen për aftësitë e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:52

Libri Botëror i Fakteve, (World fact book) qe është një publikim i përvitshëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe që ofron informacione të stilit kalendaresk mbi vendet e botës ka paraqitur se fundi nje pasqyre per Kosoven, ku ka disa gabime qe lidhen me historine e saj dhe me demografine. Ne te harrohet te permendet prania autoktone shqiptare te pakten deri ne pushtimin osman, si dhe paraqitet sikur Kosova ka qene vazhdimisht nen superioritet serb dhe e zbret perqindjen e popullit shqiptar ne Kosove per here te pare poshte nivelit te 90%.

Ky libër ofron dy deri në tri faqe përmbledhje të dhënash demografike, gjeografike, qeveritare, ushtarake dhe ekonomike të shteteve të njohura ndërkombëtarisht. Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 28 shkurt, edhe Kosova u bë pjesë e Librit Botëror të Fakteve të CIA-s, me arsyetimin se tashmë Kosova është një shtet i pavarur dhe i njohur nga një numër shtetesh. Por disa prej të dhënave të paraqitura në historikun demografik, (mbi popullsinë) e Kosovës, nuk janë të sakta. Në të thuhet se serbët migruan në territoret e Kosovës moderne në shekullin e 7-të, por nuk u inkorporuan plotësisht deri në shekullin e 13-të. Mundja e serbëve në Betejën e Kosovës në vitin 1389, çoi në 5 shekuj pushtim nën regjimin otoman, gjatë të cilit një numër i madh turqish dhe shqiptarësh u vendosën në Kosovë. Në fund të shekullit të 19-të, shqiptarët zëvendësuan serbët si grupi dominues etnik në Kosovë.

Por bazuar në faktet historike, Kosova ka qenë territor i Dardanisë, pjesë e mbretërisë ilire që në shekullin e 4-ërt para Krishtit. Ndërsa serbët, ose më saktë sllavët erdhën në Ballkan në shekullin e 7-të, atëherë kur Kosova u absorbua në Perandorinë Bullgare dhe kultura sllave dhe e krishterë u çimentuan në rajon. Si qendër e rezistencës sllave ndaj Kostandinopojës, Kosova u sundua herë nga serbët, herë nga bullgarët e herë nga Bizanti, derisa u pushtua nga principata serbe e Rashkës, në fund të shekullit të 11-të. Ishte pikërisht pas kësaj periudhe, që gati për 3 shekuj serbët u munduan ta shndërrojnë Kosovën, në atë që ata e quajnë sot djepin e Serbisë, duke ngritur kishat e manastiret e tyre në disa prej qyteteve, megjithëse duhet saktësuar se manastiret dhe kishat kanë qenë të vendasve, që njiheshin si shqiptarët e mëpasëm, sepse edhe në gravurat e tyre sot ka njerëz me “plisa” në kokë, apo ndryshe qeleshe. Gjithashtu, duhet veçuar se betejën e Fushë-Kosovës nuk e humbën veç serbët, pasi në të morën pjesë princër shqiptarë dhe bullgarë. Për të ndalur sulmet e otomanëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu shkoi në Serbi për të kërkuar ndihmën e princërve serbë, por ata refuzuan dhe aleanca e kastriotëve me Janosh Hunadin e Hungarisë u shkëput, duke mundësuar çarjen më të lehtë nga taborët turq. Në vitin 1389, forcat otomane mundën një koalicion prijësish vendas të drejtuar nga Llazar Hrebeljanoviç, në atë që njihet si Beteja e Fushë-Kosovës. Me rënien e Serbisë, Kosova dhe Novo Bërdo kryen rezistencën e fundit ndaj pushtuesve otomanë në vitin 1441, dhe në vitin 1455 Shqipëria (ku bënte pjesë edhe Kosova) u pushtua plotësisht nga Perandoria Otomane, duke mbetur pjesë e kësaj perandorie për gati 500 vjet, deri në vitin 1912, kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Në atë kohë, referuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të 10 qershorit të vitit 1878, trevat e shqiptarëve etnikë kishin dërguar përfaqësues-delegatë, sikurse edhe në Kuvendin e Vlorës, duke shprehur vullnetin e përbashkët për një shtet.

Të dhënat e publikimit të CIA-s mbi Kosovën vazhdojnë me faktin se Serbia rimori kontrollin e Kosovës nga Perandoria Otomane, gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912) dhe pas Luftës së Dytë Botërore (1945) qeveria e Republikës Federale Socialiste e Jugosllavisë, e udhëhequr nga Josip Tito, e njohur Kosovën si provincë autonome, brenda Serbisë. Por faktet historike janë paksa ndryshe. Serbia nuk e rimori Kosovën, pasi ajo iu dha nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, duke e shkëputur kështu padrejtësisht një pjesë të Shqipërisë pas shpërbërjes së Turqisë.

“Në katër dekadat që vijuan, shqiptarët e Kosovës lobuan për më shumë autonomi dhe Kosovës iu dha statusi thuajse i barabartë i një republike në Kushtetutën Jugosllave të vitit 1974. Pavarësisht lëshimeve legjislative, nacionalizmi shqiptar u rrit edhe më shumë në vitet 1980, duke çuar në protestat dhe thirrjet e shqiptarëve për pavarësi. Pikërisht në këtë periudhë, serbët në Kosovë filluan të ankohen për keqtrajtim, gjë e cila u përdor nga lideri nacionalist i asaj kohe, Sllobodan Millosheviç, për të fituar mbështetjen mes votuesve serbë, shumë prej të cilëve e konsideronin Kosovën si djepin e kulturës së tyre. Nën regjimin e Millosheviçit, Serbia miratoi një kushtetutë të re në vitin 1989, e cila zvogëloi në mënyrë drastike autonominë e Kosovës, dhe liderët shqiptarë iu përgjigjën kësaj lëvizjeje duke organizuar një referendum në vitin 1991, që e shpalli Kosovën të pavarur nga Serbia”, - vazhdon publikimi i “World fact book”.

E vërteta është se në vitet ‘78-‘79 shqiptarët drejtuan me Mahmut Bakallin Republikën Federative të Jugosllavisë sipas sistemit të rotacionit. Kosova ishte autonome dhe njihej si KSAK - Krahina Serbe Autonome e Kosovës. Në 1981, në mars, shpërthyen demonstratat, të mbështetur në kushtetutën e federatës që e njihte atë krahinë si njësi konstituive, por pa të drejtë shkëputjeje, sikurse edhe republikat e tjera. Në mars 1989, pak përpara se Sllobodan Millsheviçi të udhëhiqte një tubim agresiv në Gazimestan-Fushë-Kosovë me rastin e 600-vjetorit të betejës së vitit 1389, Serbia ia hoqi plotësisht autonominë Kosovës. Iu hoqën të gjitha të drejtat, Kuvendi drejtohej nga një serb, gjuha u ndalua, në TV dhe radio jepej vetëm 30 minuta deri në 1 orë emision informativ në shqip për gati 2 milionë shqiptarë dhe më pak se 200 mijë serbë.

Publikimi vazhdon, duke treguar se pikërisht pas kësaj, regjimi i Millosheviçit nisi masat represive ndaj shqiptarëve, ndërsa qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, u përpoq të përdorte rezistencën pasive për të fituar mbështetjen ndërkombëtare. Por të lodhur nga keqtrajtimet e serbëve, shqiptarët krijuan në vitin 1995 Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nisën një kryengritje. Në vitin 1998, Millosheviçi autorizoi një fushatë luftarake që rezultoi në masakra dhe dëbim masiv të shqiptarëve etnikë nga ushtria, policia dhe forcat paraushtarake serbe. Komuniteti ndërkombëtar u përpoq të zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore, por Millosheviçi refuzoi marrëveshjen e propozuar të Rambujesë, gjë që çoi në një fushatë tremujore bombardimesh nga NATO. Aleanca nisi luftimet në mars të vitit 1999, dhe arriti të detyrojë forcat serbe të tërheqin ushtrinë dhe policinë nga Kosova në qershor 1999. Pikërisht në këtë vit, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, e cila e vendoste Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Administratës së OKB-së, që njihet ndryshe si UNMIK-u, në pritje të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Në vitin 2001, UNMIK-u dekretoi Kornizën Kushtetuese, e cila krijoi institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës, dhe në vitet që pasuan, UNMIK-u i kaloi gradualisht kompetencat tek këto institucione. Me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2005 nisi procesi i bisedimeve shqiptaro-serbe, për të përcaktuar statusin e ardhshëm të Kosovës. Negociatat e mbajtura për gati 2 vjet mbi çështjet e decentralizimit, trashëgimisë kulturore dhe të drejta e minoriteteve, dështuan në arritjen e një marrëveshjeje, pasi shqiptarët kërkonin pavarësinë, ndërsa Serbia nuk ofronte asgjë më shumë se autonominë. Në 17 shkurt të vitit 2008, Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë nga Serbia. Një tjetër fakt jo i saktë historik, i publikuar në faqen me të dhënat për Kosovën, në Librin Botëror të Fakteve të CIA-s, është se serbët përbëjnë 7 për qind të popullsisë së Kosovës. Bazuar në të dhënat zyrtare të këtij viti, popullsia e Kosovës është rreth 2,2 milionë banorë, prej të cilëve vetëm 4 për qind janë serbë, ndërsa mbi 92 për qind janë shqiptarë, pjesa tjetër është etni rome, turke dhe boshnjake.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:52

Duke vërejtur se kutia e postës së çiftit është përplot me letra dhe postë, shpërndarësi i gazetave është brengosur seriozisht për pleqtë simpatikë, dhe këtë me arsye.

Shpërndarësi i gazetave Bruce Pitts në Saint Louis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë shpërndarjes ka vërejtur se kutia e postës së çiftit të moshuar ishte përplot me letra dhe revista, që për të ka qenë gjë e pazakontë.

Pas ndërrimit, ai ishte kthyer me bashkëshorten e tij deri tek shtëpia e Fred dhe Blanche Roberts, 77 dhe 84 vjeçar. Askush nuk ka hapur derën prandaj ai është futur nga dera e prapme. Në dysheme ishte i shtrirë Fredi i vdekur, ndërsa nën të, gruaja e tij e gjallë.

Me ndihmën e gruas ai ka ngritur trupin e Fredit, i cili kishte vdekur nga sulmi në zemër, si dhe ka thirrur shërbimin përkatës të cilët Blanchen e kanë dërguar në spital.

Ajo sigurisht ka tentuar të mbajë bashkëshortin e saj kur e ka goditur sulmi në zemër, por ai ka rënë mbi të dhe e ka zënë pisk. Postierët dhe shpërndarësit e gazetave e kanë njohur Blanchen, e cila gjithmonë u ka thëne se lutet për ta kur ka qenë moti i keq, sepse e dinte se punojnë jashtë për t’i sjellë asaj postën dhe gazetat.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:52

Ne nje shtepi mallrash ne Londer shitet filxhani me i shtrenjte i kafese me cmim prej 75 eurosh (50 funta).

Kafeja me kete cmim "astronomik" mund te pihet vetem ne shtepine e mallrave "Peter Jones" ne Londer. Kjo kafe perbehet nga perzierja e disa llojeve te kafeve nga malet e Xhamajkes dhe te nje lloji te fasules e cila rritet ne Azine juglindore.

Krijuesi i kesaj kafeje, David Kupper, tregon se sekreti i recetes se tij qendron ne ate se kete perzierje te kafeve ai e len te zihet vetem 12 minuta, ne ate menyre qe aroma e te gjitha kafeve te del ne pah. Mikstura e fituar ka ngjyre te erret dhe shije te persosur qe garanton ekspresin me te mire te mundshem, kapucinon ose cfaredo lloj tjeter kafeje.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:52

BRITANI E MADHE - Në korridoret e një shkolle të mesme në Londër, dëgjohen plot 71 gjuhë të ndryshme. Kjo, pasi nxënësit e kësaj shkolle vijnë nga vende dhe komunitete të ndryshme të botës. “Southfields Community College” në Wandsworth është shkolla në Angli kur nxënësit nuk flasin fare anglisht.

Në fillim atyre u është mësuar anglisht në një kurs fillestarësh, dhe më vonë janë ndarë në klasa të ndara sipas gjuhës që flasin. Mes gjuhëve të folura janë arabishtja, gjuha kurde, farse (nga Afganistani), kazake (Kazakistani), gjuha kroate, zulu, suahili (Kenia) dhe krio (Sierra Leone).

Drejtoresha thotë: “Kemi patur një rritje të numrit të nxënësve, por deri tani asnjë problem racizmi. Këta fëmijë kanë shumë dëshirë të mësojnë”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:52

Revista britanike “Which? Computing” i ka kërkuar një biologu të ekzaminonte në mikroskop rreth tridhjetë tastiera

Numërohen më shumë baktere në një tastierë kompjuteri se në një bide WC-je. Për pasojë risku për të marrë infeksione të ndryshme është më i madh në zyrë se në një tualet.

Shkak kryesor janë vaktet e vogla para kompjuterit në punë dhe higjena e ulët personale.

Revista britanike "Which? Computing" i ka kërkuar një biologu të eKzaminonte në mikroskop rreth tridhjetë tastiera komjuteri të një zyre londineze dhe shkencëtari ka dalluar se disa prej tyre janë strehë bakteresh që prezantojnë një risk të lartë infektimi për atë që i përdor.

Në sitin e tij në internet biologu shpjegon se 4 prej tastierave rezultojnë shumë të dëmshme për shëndetin dhe së paku në njërën prej tyre kishte pesë herë më shumë baktere se në një bide WC-je. Tastierat e ekzaminuara superonin 150 herë limitin e lejueshëm nga organizmi i njeriut për bakteret dhe ishin shkak i mundshëm i një helmimi ushqimor.

Arsyeja kryesore e kësaj situate sipas testit të revistës së sipërcituar janë vaktet e konsumuara në zyrë. Thërrimet dhe mbeturinat e tjera ushqimore janë terren i përshtatshëm për zhvillimin e miliona baktereve. E ndërkohë luan rolin e vet edhe higjena e keqe vetjake, përgjithësisht fakti i moslarjes së duarve pas shkuarjes në tualet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:52

Policia estoneze është shokuar pasi që ka ndaluar një makinë në qendër të një qyteti për të kuptuar se vozitësi jo vetëm që ishte i dehur por edhe i verbër.

Policia e trafikut në qytetin jugor estonez Tartu ka thënë se Kristjan Gradolf, 20-vjeçar, i cili është tërësisht i verbër, ishte duke u udhëzuar nga një mik i tij i cili ishte ulur në ulësen e pasagjerëve.

Një test i bërë nga policia kishte zbuluar se Gradolf kishte kaluar për dy herë e gjysmë nivelin ligjor të lejuar për sasinë e alkoolit gjatë vozitjes.

Të dy meshkujt përballen me një gjobë prej 900 eurosh, derisa Gradolf është duke u përballë me akuza me burgim për rrezikim të sigurisë publike.

Por Gradolf ka thënë: "Përkundër faktit se unë jam i verbër, vozitja është një gjë në të cilën gjej kënaqësi, dhe vërtet jam shumë i zoti në vozitje".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:52

Brazil, një prift humbet pas tentativës për thyerjen e një rekordi botëror, duke u varur në tullumbacet e mbushura me gaz

Që nga e diela e kaluar, skuadrat e shpëtimit në Brazil kanë nisur kërkimet për “priftin fluturues”, i cili humbi pa lënë gjurmë, ndërsa përpiqej të thyente një rekord botëror, duke u varur në tullumbace të fryra me gaz. Kërkuesit arritën të gjejnë një pjesë të tullumbaceve mbi oqean, përtej bregdetit brazilian, por jo priftin katolik Adelir Antonio Di Carli. Ai u ngjit në ajër të dielën nga qytetit portual Paranagua. Sipas autoriteteve, ai kishte me vete një kaskë, kostum termik dhe një parashutë.

Qëllimi i tij ishte thyerja e rekordit prej 19 orësh në fluturim i varur tek tullumbacet, dhe nëse e arrinte një gjë të tillë, do të mblidhte para për krijimin e një vendpushimi spiritual për kamionistët e Paranaguas, qytetin më të madh port të Brazilit. Sipas të përditshmes britanike “The Telegraph”, prifti u raportua i humbur vetëm 8 orë pas nisjes, pasi kishte humbur kontaktet me autoritetet portuale. Këto të fundit nisën menjëherë kërkimet dhe mundën të gjejnë dje në mesnatë vetëm një pjesë të tullumbaceve ku ishte varur Di Carli. “Duke pasur parasysh gjendjen e tij fizike dhe pajisjet që kishte me vete, do të thosha se ka më shumë se 80 për qind mundësi që ai të jetë ende gjallë”, - tha Xhoni Koelo, komandanti i departamentit të zjarrfikësve në Penha, i cili po ndihmon në kërkimin e priftit.

Ai shtoi se Di Carli, i cili ka bërë kurse për mbijetesë në xhungël dhe ngjitjen e maleve, kishte marrë me vete sasi të mjaftueshme uji të pijshëm dhe cereale, për të qëndruar gjallë për të paktën 5 ditë. Koelo mendon se prifti mund të jetë duke lundruar mbi oqean ose duke pushuar në ndonjë plazh përgjatë bregdetit. Ai shpjegon se Di Carli është një zhytës me eksperiencë dhe ka me vete një pajisje GPS, telefon satelitor dhe një karrige pluskuese. “Ai e përdori për herë të fundit telefonin në orën 8.45 të së dielës, për t’i treguar marinës vendndodhjen e tij, dhe që nga ai momenti nuk kemi dëgjuar më prej tij”, - tha Koelo. Prifti ka tentuar edhe më parë aventura të ngjashme. Në 13 janar të këtij viti ai përdori 600 tullumbace që e mbajtën atë në një udhëtim prej 4 orësh dhe 5300 metra lartësi nga qyteti i Amperës në Argjentinën fqinje, ku u ul shëndosh e mirë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:53

Një tinejxhere është mpiksur kur ka kuptuar se një lakuriq i vogël ishte rehatuar brenda jelekëve të saj, derisa ajo e kishte mbajtur atë për pesë orë aty.

Një recepsioniste hoteli, Abbie Hawkins, kishte menduar se është duke i bërë telefoni kur i kishte dëgjuar dridhjet në gjinj.

Mirëpo vetëm pas disa orësh kishte kuptuar se krijesa e vogël ishte futur në sutienet e saj.

“Kur e kuptova se kishte qenë lakuriq, jam shokuar. Mirëpo më pastaj ndjeva keqardhje për të. Dukej shumë rehatshëm aty brenda, mendoj se kam vepruar keq që e kam shqetësuar”, ka thënë Abbie.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:53

Thomas Beetie, mashkulli i parë shtatzënë në botë, ka lindur një vajzë të shëndoshë.

34-vjeçari trans-seksual Thomas Beetie nga Oregoni, ka lindur në mënyrë natyrale në spitalin Bend, transmeton ABCnews. Ai ka lindur atë qysh të hënën, por është paraqitur me emër tjetër, dhe për këtë lajmi nuk ka arritur të bëhet publik.

Sa për përkujtim, Thomas ka ndryshuar gjininë para dhjetë vitesh, por ka mbajtur organet reproduktive femërore sepse gruas së tij për shkak të sëmundjes i kanë larguar mitrën. Në mënyrë kirurgjike i janë larguar gjinitë dhe ka marrë terapi hormonale. Pasi që si ai ashtu edhe gruaja kanë dashur të kanë fëmijë, ai ka ndërprerë terapinë, i kanë ardhur mujoret dhe me anë të fekondimit artificial dhe donatorit anonim ka mbetur shtatzënë. Kjo nuk ka qenë shtatzënia e parë. Para dy vitesh ka abortuar spontanisht trinjakë.

Thomas ka lindur si vajza Tracy Lagondino dhe në fëmijërinë e saj/tij ka fituar në garën e bukurisë në Havaje.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:53

Dy pilotë të Air India, i ka zënë gjumi në kohën që avioni kishte nisur fluturimin.

Sipas shtypit inadian, “Times of India”, pilotët fillimisht kanë vënë në përdorim pilotin automatik, por pastaj po e kuptuar që të dy janë gjendur në gjumë. Për fat gjithçka ka shkuar mirë dhe pasagjerët që udhëtonim me këtë linjë ajrore nuk kanë kuptuar asgjë.

Sipas shtypit vendas, të lodhur nga fluturimi shumë i gjatë dhe pa ndërprerje midis, pilotët, pas ngritjes nga aeroporti Jaipur në Mumbai, vendosën pilotin automatik dhe më pas ranë në gjumë të thellë.

Rrugëtimi ka shkuar mirë dhe askush nuk ka ndjerë që në drejtim të avionit nuk kanë qenë pilotët njerëz, por vetëm ai automatik.

Avioni, e kaloi Mumbain dhe i ishte drejtuar Goas, destinacion që në fakt nuk kishte qenë i parashikuar në këtë fluturim.

Kanë qenë sinjalet e frekuencës së lartë që vinin nga aeroporti i Mumbait, që kanë zgjuar nga gjumi dy pilotët. Ata janë zgjuar të trembur, nga zhurma dhe kanë marrë veten menjehërë, duke vënë në kontroll drejtimin e avionit. Sinjalet e dërguar nga aeroporti, sipas shtypit indian, dyshonin për një rrëmbim të mundshëm avioni.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:53

Në Brazil autoritet e burgjeve zbuluan një skemë ku pëllumbat përdoreshin si dikur, si postierë, por jo më për të dërguar mesazhe dashurie, por për të transportuar drogë.

Përveç drogës pëllumbat dërgonin edhe telefona celularë për të furnizuar të burgosurit në burgun e Marilias 450 km larg San Paolo-s. Pavarësisht se masat e sigurisë aty janë ndër më të lartat dhe nuk mungonin informacionet për trafik brenda qelive, autoritetet nuk zbuluan asgjë derisa i kthyen sytë nga qielli dhe panë se ka dhe zogj që me zor fluturojnë. Zogjtë me “çanta shpine” besohet se janë stërvitur nga vetë të burgosurit. Ata dërgoheshin jashtë nëpërmjet vizitorëve e më pas ndonëse kishin vështirësi për shkak të ngarkesave që transportonin përpiqeshin pa u dorëzuar të ktheheshin sërish në qelitë ku ishin stërvitur. Detyra fisnike - e lashtë, tre mijë vjecare që u ngarkohej zogjve nga persët e egjiptianët, duket se nuk ka humbur kuptim as në erën dixhitale.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:53

Një akademik e zbuluar një formulë matematikore sipas së cilës dita më e lumtur e vitit është 20 qershori.

Sipas Daily Telegraph, deri në këtë datë është arritur duke kombinuar mbrëmjet më të hareshme, pushimet dhe kujtimet nga fëmijëria.

Cliff Arnall, një psikolog dhe ish-mësimdhënës në Universitetin e Cardiffit, e ka krijuar ekuacionin: "O + (N xS) + Cpm/T + He".

Ku O paraqet të qenit jashtë, N është natyra, S është shoqërimi më miqtë dhe fqinjët, Cpm paraqet kujtesën pozitive nga fëmijëria, T është temperatura, ndërsa He paraqet pritjet për pushime.

Megjithatë formula e tij nuk përfshin në vete llogaritjen e qirasë së banesës, rritjes së inflacionit, zvogëlimin e pagave, ose faktin që asnjëra nga dy kombëtaret nikoqire të Kampionatit Evropian janë jashtë fazave finale...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:54

Gjykata e lartë italiane ka nxjerrë një ligj i cili i ndalon forcat paramilitare italiane, karabinierët, të kenë martesa jashtëmartesore, me qëllim që të pengohet njollosja e emrit të karabinierëve.

Ky ligj ka ardhur pas apelit të një karabinieri, të cilin një gjykatë më e ulët e kishte dënuar me katër muaj burgim, pasi ai e kishte ofenduar dhe e kishte kërcënuar me goditje shefin e tij, për arsyen se kishte kërkuar nga polici që ta ndërpriste një aferë me një grua të martuar.

Gjykata e lartë italiane ishte pajtuar se secila aferë është çështje private, mirëpo karabinierët janë “shembull i sjelljes së mirë dhe nuk guxojnë ta zhvlerësojnë këtë epitet me afera jashtëmartesore”.

Karabinierët, xhandarmëria italiane, janë forca më e spikatur prej të gjitha forcave policore kombëtare. Motoja e tyre është: “Besnikë gjatë shekujve”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:54

Një grua nga South Yorkshire ishte duke u pastruar për të lehtësuar një dhimbje barku, dhe krejt papritmas lindi djalë.

23-vjeçarja, Claire Hubbard, as që e dinte se ishte shtatzënë kur dhimbjet filluan në ditëlindjen e saj të 23-të, raporton Daily Mirror.

Pak minuta pas Aaron (emri i fëmijës) u shfaq. Ajo u dërgua në spitalin e përgjithshëm të rajonit të Rotherhamit në Angli.

Partneri i saj Pete Gilliver, i cili punon si roje në spital, ishte edhe më i befasuar se vet Claire.

Ai vrapoi tek krevati i saj, pa Aaronin, dhe pyeti: "I kujt është ky fëmijë?" Ajo ia ktheu: "Është i yti".

Ata kishin vendosur të mos provojnë të bëjnë fëmijë derisa të dilnin në shtëpinë e tyre të re dhe Claire vazhdimisht po merrte injeksione kontraceptive.

Claire, ka thënë: "Ka qenë shoku më i madh i jetës sime. Pete shkoi në punë duke besuar se unë nuk kisha gjasa të mbetem shtatzënë dhe krejt papritmas ne u bëmë me fëmijë”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:54

I vdekuri rizgjidhet për Banorët e një fshati rumun e kanë zgjedhur me dijeni për kryetar të fshatit ish-kryetarin e vdekur të fshatit të tyre, duke e preferuar më mirë atë të vdekur sesa konkurrentin e tij.

Neculai Ivascu, i cili e kishte udhëhequr fshatin për më shumë se dy dekada, kishte vdekur nga një sëmundje e mëlçisë menjëherë pas fillimit të votimeve, por prapëseprapë i fitoi votat me një diferencë prej 23 votash.

“E di se ka vdekur, por nuk dëshiroj ta ndërroj”, ka thënë një fshatar pro- Ivascut për televizionin rumun.

Në fund të votimit, autoritetet zgjedhore ia kishin dhënë postin oponentit të Ivascut, mirëpo disa fshatarë dhe partia e tij, opozita e fuqishme, Partia Social Demokrate, kanë kërkuar rivotime.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:55

Dy spanjollë të vegjël kanë përfunduar në klinikën për rehabilitim mental, pasi janë bërë të fiksuar pas telefonave celularë. Ata kanë lënë shkollën dhe kanë gënjyer familjarët... e krejt këto vetëm të jenë në gjendje të telefonojnë dhe të dërgojnë SMS-a.

Fëmijët në mes moshave 12 e 13 –vjeçare, gjashtë orë në ditë nuk e kanë lëshuar celularin nga dora, kanë telefonuar, kanë dërguar SMS-a dhe luajtur lojëra. Nuk kanë qenë në gjendje që pa celularë të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme. Kanë lënë shkollën dhe kanë gënjyer familjarët për të arritur deri tek paratë për celularë.

Prindërit nuk kanë ditur çfarë të ndërmarrin për t’iu ndihmuar të heqin qafe këtë pajisje ‘të mallkuar’, prandaj kanë vendosur t’i dërgojnë ata në një klinikë për rehabilitim mental.

Fëmijët kanë përdorë celularët mbi një vit e gjysmë pa kontrollin e prindërve dhe doktorët në klinikë thonë se rehabilitimi i tyre mund të zgjasë mbi një vit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:55

Qyteti Kaohsiung në jug të Tajvanit, që është edhe qyteti i dytë më i madh tajvanez, ka hapur Qendrën e krizës për meshkujt të cilët çdo ditë e më shumë po bëhen viktima të sulmit nga bashkëshortet e tyre.

Autoritetet e qytetit kanë hapur Qendrën për meshkuj sepse numri i sulmeve të bashkëshorteve ndaj burrave të tyre nga 730 sa ishte në vitin 2006 është rritur në 823 në 2007, respektivisht rastet e tilla kanë përbërë pothuajse 14 për qind të dhunës së familje të raportuar.

Qendra ka hapur edhe linjën telefonike për raportimin e dhunës dhe ofrimin e ndihmës.

Në mënyrë që viktimave të cilët kërkojnë ndihmë të mos ndjehen keq, të gjithë punëtorët social të cilët pranojnë thirrjet janë meshkuj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:55

Qyteti Kaohsiung në jug të Tajvanit, që është edhe qyteti i dytë më i madh tajvanez, ka hapur Qendrën e krizës për meshkujt të cilët çdo ditë e më shumë po bëhen viktima të sulmit nga bashkëshortet e tyre.

Autoritetet e qytetit kanë hapur Qendrën për meshkuj sepse numri i sulmeve të bashkëshorteve ndaj burrave të tyre nga 730 sa ishte në vitin 2006 është rritur në 823 në 2007, respektivisht rastet e tilla kanë përbërë pothuajse 14 për qind të dhunës së familje të raportuar.

Qendra ka hapur edhe linjën telefonike për raportimin e dhunës dhe ofrimin e ndihmës.

Në mënyrë që viktimave të cilët kërkojnë ndihmë të mos ndjehen keq, të gjithë punëtorët social të cilët pranojnë thirrjet janë meshkuj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:55

Një vajzë e re ka bërë zhurmë të madhe në Kinë duke postuar fotografi ku paraqitet gjysmë e zhveshur me qëllim që të grumbullojë para për t’i ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti.

Vajza e cila quhet, Xiao Yun, ka thënë se ka qenë e vetmja mënyrë me të cilën mund t’u ndihmojë viktimave.

Ajo jeton në Pekin, por ka prejardhje nga provinca Sichuan, ku kishte goditur tërmeti, dhe në këtë mënyrë dëshiron t’i inkurajojë njerëzit që të dhurojnë më shumë për viktimat e tërmetit.

“Është inkurajuese kur i sheh njerëzit duke ndihmuar, do të publikoj më shumë fotografi të miat me qëllim që të inkurajoj edhe më shumë njerëz. Un jam ende nxënëse kështu që e jap ndihmesën në mënyrën time. Dua vetëm t’i jap diçka vendlindjes sime”, ka shkruar ajo online.

Forumi i saj ka arritur shifrën e një milionë vizitorëve për vetëm disa ditë, ndërsa ajo vazhdon të postojë fotografi të reja. Disa njerëz e mbështesin mënyrën e saj të pazakonshme për të grumbulluar para, derisa të tjerë e akuzojnë se dëshiron të tërheqë vëmendje.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Alberti Wed 8 Sep 2010 - 18:55

Autoritetet gjermane të futbollit ua kanë ndaluar lojën e mëtutjeshme tërë ekipit, i cili humbi hiç më pak se 54-1, në një derbi promocional.

Të gjithë lojtarët e ekipit të parë gjerman DJK Lowen janë suspenduar për një vit, pasi janë akuzuar se me qëllim i kanë lënë rivalët e tyre, Rheinkassell-Langel II, të fitojnë për të marrë promocionin.

Por Lowen së paku ka fituar një titull, pasi që autoritet e futbollit Cologne e kanë pranuar rezultatin.

"Ata kanë vendosur që Rheinkassell nuk ishte involvuar drejtpërdrejt në mashtrim, prandaj do të mbajnë pikët, dhe Lowen ka arritur që tani të jetë zyrtarisht ekipi më i dobët ndonjëherë në ligën e futbollit gjerman”, ka thënë një adhurues.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koleksion me çudira! - Faqe 5 Empty Re: Koleksion me çudira!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 15 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 10 ... 15  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi