Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes

5 posters

Shko poshtë

SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Empty SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Nov 2009 - 12:41

SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Sida-2 Sida - Lufta me jeten

Edhe pse ne vendin tone, numri i te prekurve nga semundja e SIDA-s, ka rritur ne 89, Shqiperia, numerohet si nje nder vendet e paket ne bote, ku semundja e shekullit te kete kaq pak viktima. Ndersa cdo vit ne te gjithe globin, numerohen miliona te vdekur nga virusi i HIV, shume prej te cileve jane femije, Shqiperia mbete ende ne norma te ulta.Rreth 89 persona rezultojne te jene te prekur nga virusi HIV. Ketij viti, rruget e transmetimit kane qene, maredheniet homoseksuale dhe perdorimi i droges. Ne janar, gati Plani Kombetare Strategjik HIV -AIDS, per luftimin e epidemise.

Sipas drejtoresh se Shendetit Publik, Silva Dino numri i te semureve ka rritur ne 89 nga 72 qe ka qene nje vit me pare. Gjate dy viteve te fundit ky numer eshte rritur ne menyre te vazhdueshme. Por, ndryshe nga vitet e kaluara, ketij viti, ajo qe, a'i vlen per tu theksuar, sipas Binon eshte se numri i te testuarve vullnetarisht eshte rritur nga 20-40 per qind. Nga te rastet e te prekurve me virusin HIV, 60 per qind e rasteve te reja jane gra, krahasur me 15 per qind qe ishte kjo shifer vitin e kaluar. Specialiste e kesaj fushe ne Shqiperi pohojne se kjo semundje po leviz drejt moshave me te reja dhe pikerisht drejt grupmoshave 20-30 vjec. Nderkaq, Shqiperia eshte duke pergatitur Planin e saj Kombetar Strategjik te HIV AIDS, qe do te drejtoje edhe procesin e reagimit te Shqiperise, ndaj epidemise. Kjo strategji pritet te miratohet ne janar te 2002. Per kete vit motoja e dites 1 dhjetor eshte : "Jeto, e lerini te jetojne".
Rruget e transmetimit
Ajo cfare duhet thekssuar per kete vit eshte se numrin me te larte te te infektuarve me HIV, e perbejne grate. Sipas Dinos, per evidentimin e rasteve ka ndikuar edhe nje sistem i dokumentimit te te dhenave me te sakte. Pervecse, nepermjet maredhenieve seksuale, qe eshte rruga qe preken me shume njerezit, ne Shqiperi jane evidentuar raste te shumta, si rezultat i mardhenieve homoseksuale. Nje tjeter rruge ka qene edhe perdoruesit e droges. Sipas Binos, ky ka qene nje rast i vetem, por risku i grupeve te njerezve qe drogohen eshte i madh. Jane evidentuar edhe raste te grave te trafikuara.
Viti 1993, zbulohet mbartesi i pare i virusit
Deri para dhjete vjeteve, kur vendi yne konsiderohej si nje ishull i vecuar ne mes te Evropes, shqiptaret as qe e kishin idene se c'ishte ky virus dhe se cfare pasojash kishte ai. I pari shqiptar qe pati fatin e keq te ishte viktime e kesaj semundjeje, u zbulua ne vitin 1993. Por ky nuk do te ishte rasti i fundit. Pas dhjete vjeteve ky numer do te shkonte ne 89. Rritja e marredhenieve te shqiptareve me vende te tjera, ku kjo semundje ka marre permasa shume here me te medha, kryesisht nepermjet emigracionit, bejne qe vendi yne te jete me i zbuluar kundrejt semundjes se AIDS. Sipas specialisteve infektiolloge, rreth 88 per qind e shqiptareve te infektuar nga virusi HIV, kane qene per vite me rradhe ne emigracion, ku kane marre edhe virusin. Kuptohet nepermjet marredhenieve seksuale te pambrojtura dhe me partnere jo te rregullta. Nderkohe qe vetem nje perqindje fare e vogel, e kane marre ate, ne menyre aksidentale, nepermjet transfuzioneve te gjakut. Shumica e te prekurve nga kjo semundje rezultojne te jene te grupmosha te reja dhe qe i jane bashkuar "armates"se sereopozitiveve, gjate ketyre dy vjeteve te fundit.
Motoja: "Jeto, e lerini te jetojne"
Shtimi ketij numri, ka bere qe gjate ketyre viteve t'i kushtohet me shume rendesi fushates sensibilizuese kunder AIDS edhe ne vendin tone, jo vetem nga Organizata Jo Qeveritare, qofshin keto te huaja, apo shqiptare, por edhe nga ana e qeverise dhe Parlamentit shqiptar, te cilet kane kompletuar me tej kuadrin ligjor, per te drejtat e te semureve me AIDS, gjithashtu edhe nje fond te posacem per blerjen e medikamenteve te posacme per trajtimin e tyre. Per kete qellim Ministra e Shendetise, Bashkia e Tiranes si dhe Nesmar do te hapin ne qender te Tiranes, dy pika ku do te shiten lule. Pikat do te jene ne sheshin Skenderbej dhe prane Qendres nderkombetare te Kultures. Nje lule do te shitet 250 leke dhe te ardhurat qe do te mblidhen do te shkojne per llogari te Spitait Infektiv. Kjo semundje ka nxjere koke qe ne muajin 1988, kohe kur eshte hasur personi i pare me kete virus. Qe nga viti 1988 e deri me sot, numerohen 42 milion njerez te prekur, prej te cileve 3.2 milion jane femije. Me shume se gjysma e te infektuarve, rishtaz jane te moshes nga 15-24 vjec. Kete vit pese milion njerez ne mbare boten jane infektuar nga virusi, perfshi dy milion gra dhe 800 mije femije. Ne vitin 2002, 3.1 milion njerez kane vdekur nga AIDS. Rajonet e Evropes Lindore dhe et Azise Qendrore vazhdojne te ndeshen me ritme me te shpejta, te perhapjes se epidemise HIV-AIDS ne bote. Ne vitin 2002 jane numeruar 250 mij ete infektuar te rinj, duke e cuar numrin e te infektuarve ne rajon ne 1.2 milion njerez, ben te ditur Unaids. Fushata Boterore , kunder AIDS-it 2002-2003 i kushtohet diskriminimit dhe perbuzjes qe shoqeron problemin e AIDS-it, qe te dyja perbejne nje pengesat kryesore per nje parandalim dhe kujdes efektiv ndaj HIV-AIDS. Ne Shqiperi nuk egziton trajtimi per te prekurit me HIV-AIDS. Shqiptaret e prekur nga virusi ndeshen me diskriminim dhe perbuzje. Nderkaq, nje nder synimet per keta persona eshte krijimi i kushteve te nevojshme per inkurajimin e familjeve, miqve dhe kolegeve te te infekturve qe t'u krijojne mbeshtetje dhe jo braktisje. Reagimi ne nivel kombetar dhe global ka nevoje te forcohet. Kjo mund te arrihet nepermjet ndergjegjesimit, nje anagazhimi te fuqishem drejt rritjes se kapaciteteve dhe nje kordinimi me te mire.
S'ka pavion per te semuret me AIDS.
Por, ajo qe eshte me shqetesuese eshte mungesa e nje pavioni ku mund te kurohen te semuret me virusin HIV. Rasti me i fundit i te semureve me kete virus kane qene nje jave me pare. Pasi ka mesuar se mbarte virusin HIV, ai eshte larguar nga spitali. Por dei me sot te semuret me SIDA, trajtohen dhe kurohen ne Spitalin Infestiv, se bashku me pacientet e tjere. Mjeku specialist, Arben Pilaca, thote se: "Kur ka raste te semuresh, ne i vendosim ne nje dhome me vete, por ne te njejtin pavion ku kurohen te semuret e tjere". Kjo pasi mugon nje pavion i posacem per kurimin e te semureve. Sipas tij ne keto vitet e fundit 65 persona kane gjetur vdekjen si pasoje e ketij virusi. Rastet me te shumta kane ardhur nga Qendra Spitalore Universitare te Semundjeve te Mushkrive. Nje pjese e pacienteve qe mbart virusin HIV drejtohen ne kete spital pasi kane nje ulje te rezistences organizmite cila per rrjedhoje sjell semundjen e Turbekulozit e shume te tjera. Bluzat e bardha shprehen se SIDA po rrit dukshem rastet me turbekuloz
Mos na deskriminoni, por, projektoni per te gjithe
Personat me aftesi te Kufizuara i bejne nje apel qeverise ne te cilen kerkojne te trajtohen me te drejta te barabara sikunder qytetaret e tjere, pjesmarje te plote ne jeten kulturore dhe sociale, ne diten nderkombetare te tyre 3 dhjetor
Te jesh sot person me aftesi te kufizuar, ne Shqiperi, do te thote te ndjehesh i diskriminuar dhe jo i barabarte ne shoqeri, packa se ti mund te japesh maksimumin tend ne shoqeri. Edhe pse, trokasin pa fund dyerve te shtetit, qe zeri i tyre te degjohet, askush nuk do t'ia dije. Ndersa, persa i perket sherbimeve dhe programeve qe ofron shteti, per rritjen e mireqenies se qytetareve te tij, PAK i perkasin shtresave me te varfra te shoqerise shqiptare. Te pakten ne kete perfundim kane dale organizatat e Personave me Aftesi te Kufizuara, te cilat jane anetare te Grupit te Avokatise prane Fondacionit Shqiptare per te Drejtat e Paaftesise. Mangsite e punes se tyre si dhe problemet qe hasin, si rezultat i mos vemendjes se shtetit, ata do t'i bejne te ditura, te marten, me daten 3 dhjetor, ne diten nderkombetare per PAK. Apeli, qe ka per destinacion, organet shteterore ka per qellim te tregoje se, ata kane te drejta themelore te barabarta, si te gjithe qytetaret e tjere dhe se duhet, ashtu si, qytetaret e tjere, te kene te drejta te barabarta, per pjesmarje ne shoqeri. E percaktuar ne rezoluten e Kombeve te Bashkuara ne tetor 1992, 3 Dhjetori festohet cdo vit, si dita nderkombetare e personave me aftesi te kufizuar. Apeli, "Mos deskriminoni, por projektoni per te gjithe", sipas drejtoreshes ekzekutive te FSHDP-se Blerta Cani do te thote: " Te projektosh, te realizosh, te reklamosh dhe te shperndash produkte, sherbime, sisteme e ambjente qe jane te pershtatura dhe te perdoreshme nga nje numer sa me i madh personash". Dita nderkombetare terheq vemendjen ne faktin se praktikat e vjetra e te reja te projektimit vazhdojne ne shume drejtime te diskriminojne personat me aftesi te kufizuar. Nje projektim i papershtatur, sipas Canit pengon arritjen e sherbimeve dhe perfitimeve ne fushat kryesore te aktiviteteve sociale si edukimi, punesimi, transporti dhe pjesemarrjen e plote ne jeten kulturore, sociale, civile per pjesen me te madhe te personave me aftesi te kufizuar.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Empty Re: SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes

Mesazh nga Tonii Thu 6 May 2010 - 8:58

ne nje liber te lexuar kohet e fundit jepej nje recet perdorimi kunder sides , ne recet jepeshin perberes bimor ku ne perqindje te balancuara vepronin ne organizem duke rritur imunitetin dhe vitalitetin e trupit
ne te ardhmen do tiu paraqis te dhena lidhur me perbersit dhe menyren e perdorimit e cila aplikohet tek te prekurit me sida
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Empty Re: SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes

Mesazh nga WebMaster Thu 6 May 2010 - 9:01

rinia duhet te keni kujdes sot me ke keni te beni sepse kjo semundje eshte e pasherueshme eshte nje semundje qe meret kur njeriu kur ka lidhje sesuale ,,ose ne ane te ndonje prerje te njeriut qe ka ate semundje ,
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Empty Re: SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 30 Nov 2010 - 14:13

Eshte e vertete qe kjo semundje eshte me te vertete teper e rrezikshme ne ditet e sotme, por kurrsesi nuk pajtohem me idene dhe mendimin qe ende nuk i eshte gjetur ilaci sherues kesaj semundjeje.
Jam i mendimit se ilacin i'a kane gjetur, por po lozin me jeten e njerezve ashtu si duan vete dhe ashtu sikurse iu leverdis perfitimeve te tyre kjo situate qe sa vjen e perkeqesohet...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Empty Re: SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 1 Dec 2010 - 10:29

S- ëmundje e zezë, nakatosur.
T- i që jetës i bën prit.
O- dhimbje njerëzore që s'njeh të sosur.
P- a na mëso të të nxjerrim sytë!

A-rratisu nga ky planet.
I-k atje ku dëm s'bën dot.
D-yerve të UNIVERSIT qëndro.
S-tacion mos bëj ku ti mbjell lotë...!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Empty Re: SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Nov 2012 - 5:53

Një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar një molekulë që mund të bllokojë transmetimin e virusit HIV, që shkakton SIDË-n. Studjuesit thonë se në të ardhmen mundet të përdoret një krem i përbërë nga një agjent lokal, për parandalimin e infektimit me virusin vdekjeprurës.

Shkencëtarët e dinë prej një kohe të gjatë, se pasi virusi HIV hyn në trupin e njeriut, ai lufton për të qëndruar atje. Por një proteinë e cila gjendet në formë natyrale, tek sperma e meshkujve, e njohur si SEVI, e bën virusin 100 mijë herë më infektues se sa do të ishte normalisht, duke e ndihmuar më tej aftësinë e virusit HIV për t’u lidhur me qelizat e bardha të viktimës. Kjo çon në shkatërrimin e sistemit imunitar të trupit të prekur nga virusi.

Tani, kërkuesit amerikanë kanë zbuluar se një molekulë të quajtur surfen, ndërhyn në veprimin e SEVI-it. Warner Greene është drejtor i Insitutit Gladstone të Virologjisë dhe Imunologjisë në San Fransisco të Kalifornisë, ku janë kryer studimet laboratorike.

“Zbuluam se kjo molekulë e vogël e quajtur surfen, mund të bllokojë lidhjen e SEVI-t, duke u lidhur me virusin HIV, duke ndaluar kështu ciklin e infektimit, ose atë të transmetimit”.

Studjuesi Greene thotë se molekula surfen, fillimisht e njohur nga shkencëtarët në vitin 1939, është një agjent njëkohësisht anti-iflamator dhe anti-bakterial. Ai shpjegon se surfeni parandalon infektimin duke u lidhur si me virusin e SIDË-s, edhe me qelizat e gjakut, që janë vënë në objektivin e virusit HIV.

Kërkimet për mjekimet lokale, të njohura si microbicide, që janë kremra dhe substanca xhelatinore të cilat përmbajnë agjentë kundër SIDË-s, dhe përdoren zakonisht para marrëdhënieve seksuale, kanë qenë të pasuksesshme. Kjo metodë nuk ka qenë e efektshme në parandalimin e përhapjes së virusit të SIDË-s. Por zoti Greene shpreson se molekula surfen do të jetë e efektshme.

“Mendoj se koncepti i shfrytëzimit të agjentëve që punojnë jo vetëm tek virusi, por edhe tek faktori bartës i tij, që nxit infeksionin, mund të prodhojë një bashkëveprim të fuqishëm që mund të jetë i efektshëm”.

Zoti Greene thotë se terapi të ngjashme të kombinuara, të ashtuquajtura “kokteil”, janë provuar të jenë armë të efektshme në trajtimin e pacientëve të prekur nga SIDA.

“Ashtu sikurse përdorim kombinimin e terapisë anti-retrovirale për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin HIV, ne mund të jemi të aftë të parandalojmë transmetimin e virusit, përmes përdorimit të kombinimit të mikrobicideve”.Studjuesi Warner Greene dhe kolegët i përshkruajnë vetitë anti-SIDË të molekulës surfen në numrin e fundit të Revistës së Biokimisë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes Empty Re: SIDA, lufta e pashprese mes jetes e vdekjes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi