Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POEZI NGA EDONA BEQIRI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POEZI NGA EDONA BEQIRI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI NGA EDONA BEQIRI

3 posters

Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 22 Dec 2009 - 8:55

Acar dhjetori
me syte e ajur mezi i hap,
pastroj fytyren me uje te ftoht
dhe kthjellem nga gjumi syhapur.

Vdiq ndokush sot?
gjith qyteti qenka cmendur!!

Po moter e dashur,
ka vdekur nje njeri............

II

Hyra per te nentembedhjetat
harrova te te falenderoj
per butesine tende te rralle
qe smund dot ta harroj...

U ktheva shum vite pas
zerin tend ta kujtoj
buzeqeshjen kur benim detyrat ne matematike
dhe fytyren e rrudhur
kur nuk na gjeje ne Klase...

Vend i vjeter ishte Tekstili
nje klase e ftoht ku benim mesim
copa dritare te thyera
dhe gjysma e deres nuk gjendej ne vend..

Bashke me ty,mesuam...

III

Ende i kujtoj floket e tua katran
ate dite ku dolem ne mature
fustani im shkelqente nga ari
kurse ti,floke drejt
e buzeqeshur,e matur..
Tamam nje dame...

...dhe vitet fluturonin si dallendyshe
un mora nje tjeter rruge...
ndera ty si mesuesja ime
nuk te harrova dot....

IV

Si i mbylle syte,
nuk te pashe dot...
Si ishte frymemarrja e fundit per ty
Nuk me tregove dot...
Fijet e flokeve te zeza
rruges i gjej ne cdo hap...
Semundje e poshter qe te mori me vete
Floket ketu ti la,
nuk ti mori me vete...
Te deshi vetem ty....

V

Sot jam ne varrimin tend
sot po te falenderoj
sot pres lamtumiren nga ty
edhe pse sma jep dot...

Lotet nuk pushojn
dhe ti kete e di
Nga qielli bjer o shi,
zbut pak dheun qe do e kete permbi...

Nuk di si do jete mesnata
me yje dhe Hene qe shenderrit
Nje lule mbi varrin tend e le
per ty
Mesuesja Drite...

22.12.2009
..................................................................................................

Kushtuar mesueses sime me te dashur Drita Demi,e cila nderroi jete nga semundja e kancerit,e cila e mori me vehte dhe nuk do e kthej me kurr...

Pas vdekes se saj e kuptoj qe dhembja qenka kaq e madhe,ajo per mua ka qene sikur nje nene,dhe sot nuk eshte me...

Kjo eshte thjesht nje poezi,por ate qe ndjej me te vertet ne shpirt,askush nuk e di...

Prehu ne paqe mesuesja,nena ime Drite...qe gjithmone na ke bere drite ne syte tane...
Mesuesja ime e dashur...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga WebMaster Tue 22 Dec 2009 - 9:05

POEZI NGA EDONA BEQIRI Index.php?PHPSESSID=c2c1d00dc6c3a9c5b84b2d3fb2c42127&action=dlattach;topic=8781
Edona BEQIRI
Edona BEQIRI
Është e lindur në Gjilan më 25. X. 1991. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa Shkollën e mesme Ekonomike është duke e vijuar po ashtu në Gjilan. Është nxënëse shembullore por, talenti i saj shquhet në recitim, ese dhe në hartimin e poezive.
Që kur ishte nxënëse e shkollës fillore nisi të merrej me krijimtari poetike dhe me talentin e saj i ra në sy mësuesit të saj dhe më vonë mësimdhënësit të gjuhës shqipe. Si filloriste recitoi vjershat e saja në orët letrare, duke u mirëpritur nga të pranishmit.
Pasioni tjetër i saj është natyra dhe përshkrimi i saj.
Dëshira e saj për të dalë me libër para lexuesve u realizua me veprën e saj të parë “Zemra troket në zemër”
Edona nuk do ta ndalojë talentin e saj. Ajo do të vazhdojë të shkruaj.
Jeton dhe vepron në Gjilan.

Tufë poezishë nga përmbledhja
“Zemra troket në zemër”
(Redaktoi: Hysen Këqiku)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 22 Dec 2009 - 9:10

flm mike per kete shenim te biografise se Edona Beqirit
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga WebMaster Tue 22 Dec 2009 - 9:11

TË MOS DHEMBSET

Të mos lodhen duart
Duke shkruar

Të mos prishet gjumi
Kur ëndërron
Zogëzën e strukur

Të mos ndërprehet ëndrra
Kur fluturon
Mbi male bleruar

Të mos heshtësh
Për ta ndërprerë
Fjalën ters

Të mos dhembset durimi
Kur s’ke
çka flet.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga WebMaster Tue 22 Dec 2009 - 9:11

TI JETON

Të të përshëndes
O shpirt artisti
Ti jeton
Dhe
Mbetesh i ri
Në histori

Ti thundrohesh
Në simbol miqësie
Ylli të të lakmojë
Në mes errësirës
Netëve pa hënë

Ti jeton i ri
Dhe shkon i ngarkuar
Me vjetërsi
Këndej lë
Mirësi
Kënaqësi

Të të përqafoj
Urtinë e vargut
Për varfanjakun
Të uriturin
Dritën
Për të verbërin
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:31

Edona BEQIRI

TY, QË MË LË PA GJUMË

POHIM

Fole, flet, fol
Edhe buzëqesh
O diell

Ëndrrove, ëndrron, ëndrro
Natyrë pranvere
Me shikim drejt diellit

Erdhe, vjen, eja
Me mëngjese të reja
Me puhizë pranvere

Venerove, veneron, venero
Për pulëbardhat
Në fluturim magjik

Shkrove, shkruan, shkruaj
Për ëndrrat, dëshirën, të mirën
Për lindjet e ninullave.

Fole, flet, fol
Edhe buzëqesh
O diell...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:31

TË MOS DHEMBSET

Të mos lodhen duart
Duke shkruar

Të mos prishet gjumi
Kur ëndërron
Zogëzën e strukur

Të mos ndërprehet ëndrra
Kur fluturon
Mbi male bleruar

Të mos heshtësh
Për ta ndërprerë
Fjalën ters

Të mos dhembset durimi
Kur s’ke
çka flet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:31

TI...

Ti flet e flet
Fjala nuk të shket

Ti shkruan e shkruan
Me fjalët tua luan

Ti bluan e bluan
Ngopjen e gatuan

Ti mendon e mendon
Të drejtën sublimon

Ti mëton, e mëton
Prapa nuk shikon

Ti sfidon, sfidon
Me të mirën hapëron

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:31

TI JETON

Të të përshëndes
O shpirt artisti
Ti jeton
Dhe
Mbetesh i ri
Në histori

Ti thundrohesh
Në simbol miqësie
Ylli të të lakmojë
Në mes errësirës
Netëve pa hënë

Ti jeton i ri
Dhe shkon i ngarkuar
Me vjetërsi
Këndej lë
Mirësi
Kënaqësi

Të të përqafoj
Urtinë e vargut
Për varfanjakun
Të uriturin
Dritën
Për të verbërin

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:31

ME TY

-Ky qiell
pa ty
pa diell
-Ky qiell
me ty
me diell.

Kjo rrugë
Me ty
me ecje
-Pa ty
me ngecje

Kjo jetë
Me ty
e vërtetë
Pa ty
e shkretë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:32

RRUGË MJALTI

1.

Ora ec
Fatin magjik e kërkon
“Mirëmbrëma”
Depërton
Në thellësi

Kjo ndodhi
Se të ndjeva
Kur hëna
Na shoqëronte.

Siluetë
mu shfaqe
Në qiellin e hapur
Me yjet dëshmitar

Më pe
Të pash
Ti siluetë
Unë i vërtetë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:32

2.

Frymëmarrja
Të dilte nga zemra
Shiu kishte pushuar
Vetëm ylberi
Nuk dukej
Ishte natë

Më fole
Apo nuk më fole
-T’i dëgjova psherëtimat
I përjetova përkëdheljet
Si një fllad pranvere

Më erdhe
Ja këtu
Në hapësirën
Zemër

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:32

3.

U takuam në qiell të hapur
Kur hëna ish pesëbëdhjetë
Ndoshta do të na sjell fat
Aq shumë të ndjeva
Ngrohtësia avullohej
E ndjeja me butësinë e gishtave
Në flokët e valëzuara

Faqja e mëngjër
Me faqen e djathë
Puçur
Duart bënin lojë baleti
Diku
Edhe në hapësirë
Ani pse natë
Nuk mungonte
ngrohtësia
E diellit imagjinar

O, natë
E hënës
Ëngjëllore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:32

4.

Sa më patën zili pemët
Se të zgjodha ty

Sa ëmbël këndonin zogjtë
Se të doja vetëm ty

Mijëra lule çelën
Në mijëra aroma i ndjej

Në asnjë stinë nuk vyshken
Iu falem
përunjësisht
Më ndihmuan të të gjej

Ujëvara
Thurrte një melodi
E imagjinoja refrenin
Lum unë për ty.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:33

5.

Ah, bilbil fatlumi
Me krahë të bardhë je ti
Sa shumë fluturove
Dhe
Kurrë s’u ankove.

Fusha më dha angrohtësi
Mali freski

Yjet të gjithë më rradhë
Më hudhën fuqi
Të të takoj
Ty

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:33

6.

Nositi në det
Dreri në malësi
Erë e fortë në fusha
Në lugina puhi

Krahë më fali pëllumbi
Për një fluturim
Shqipri – Britani
Deri
Në këtë pjesë etnije
Për t’u gjet’ ne dy

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:33

7.

Ti ishe duke fjetur
Bilbili të shikoi me qetësi
Zemra yte në mua
Zemra ime në ty

Nuk të gjeta
Në fund të botës
Më joshi thirrja jote
Zëri ëngjëllor
Me jone shoqëruar
Forcoi
Vrullin tim

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:33

LULET E PRANVERËS

Në kopshtin tim
Vetëm dy lule gjeta,
Njëra ishte e bardhë
E kuqe ishte tjetra.

Ngadalë iu afrova
Vetëm njërën e mora,
Shkëlqente ajo e bardha
Ashtu sikur bora.

Ecja i vetmuar
Duke i marrë erë,
Lules time të bardhë
Që qeli në pranverë.

Por lulja e kuqe
Shumë u zemërua,
Me ndjesi më tha
-Pse s’më more mua.

E unë iu përgjigja
Kjo ka më shumë erë,
Sepse lulebardhat
Janë të parat në prnverë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:34

DASHURIA VERORE

Zogjtë e vegjël
Këndonin ngadalë,
Dielli i bukur
Lotin për mos e tharë.

Pishat e mëdha
Në ëndrrën e fjetur,
Lakmojnë dashurinë
Që nuk rri e heshtur.

Flutura e mahnitshme
Po sillet rreth neve,
Ti ne gjoksin tënd
Gëzimin e mbërtheve.

Ruaje të lutem
Në zemrën tënde të butë
Lulebardha e pranverës
Me psherëtima të lutë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:34

SHIKOJ

Shikoje qiellin
Derdh lot
vërshime
Mbi lumin e fshatit
Edhe dielli shikohet
Në pasqyrë.

Ujëvara
Është lot i diellit
E drurin aty pranë
Kush e gërvishti...

Në ëndrrën
E fanitur
Kush pëshpëriti
Këtë lojë
kush e komponoi.

Nuk dua ujëvar lotësh
As gërvishje drurësh
Shikoje dashurinë
Që ndjehet në përjetësi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:34

MË NDJE

S’ dua të flas me askend
Si dikur
Ke hyrë në zemrën time
Dhe s’do të dalësh
më kurrë.

Ajo ndjenjë që lindi
Si lule livadhi
po e shkëlqen si pika
E ujit sikur kristali.

Tani po zhytem
Në ëndrrën e fjetur
Vetëm në syrin tënd
Të mos jem i tretur.

Tani hesht, hesht
Vetëm një qast jeto,
Në sytë e mi det
Qiellin e vështro...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:35

SË PAKU NË KUJTESË

Mos e le ëndrrën
E parë ku e ëndrrove
Mos e le dashurinë e vetme
Që me zjarr e shijove.

S’mund të shkosh
S’mund ta lesh
Lulen të vyshket.

Qëndro pranë pishave
Ku ke kaluar ditët
E psherëtimave.

Qëndro edhe pranë malit
Ku zogjtë cicërronin
Në veshin tënd.

S’mund të shkosh
Ta lësh anijen
Të fundoset
thellë në oqean.
Qëndro pranë meje
Ku qiellin e kaltërt
E shikoje në sytë e mi

S’mund të shkosh
Dhe ta lesh gjithë atë jetë
Qe e përjetuam

S’mund t’i harroshas emrat tanë
Ku i ke shkruar në mur
S’mund të shkosh atje

Sepse s’mundem
Pa e shikur diellin me sy

Nëse më mungon
Fshehtas do vij me ty.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:35

ËNDËRR

U ktheva
Larg prej teje
gjysmë jete u ktheva

Tek vendi i vjetër
Ta dëgjoj zërin tënd
Lumi që ishte në afërsi
Dëgjohej me rrëshqitje
Pyesja zogjtë shtekëtarë
Se ku ishe ti

Me thanë je tretur diku
Dhe nuk je kthyer më
Lulet kishin çelur
Bari ishte rritur
E ti nuk erdhe për të shijuar
Aromën e luleve

Dielli poq e dogj
E ti nuk erdhe
për ta ujitur

Pemët ishin rritur
Pjekur e tharë
Asnjë nuk e shijove

U ktheva për ty
Të jemi bashkë përsërëi
Tingujt kompononin
Unë mbeta i shurdhër...

Dritarja jote e vogël
Ish mbuluar me gjemba

Peshqit lotonin
Zogjtë vajtonin
Shpirti im qante.

Zogjtë me braktisën
Më lanë vetëm
Në këtë tokë të pashkelur
Prej shumë kohësh

Doja të flulturoja me ta
Të të gjeja ty
Por kot
Mbeta vetëm aty
U nisa edhe unë
Rrugës pakthim
Të gjej një fjalë të mirë
Të ma gëzoje shpirtin tim

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:35

PARA SYVE TU

Ndjej se jam në hënë
E mbuluar me jetë
Me shekuj
Posi velloja që valon
Dhe fluturon lehtë

Nëpër rërë po udhëtoj
Të ta puthë
Buzën e ëmbël

Dëshiroj
Të jem në diell
Le të më përvëlojë nxehtësia

Të jem pranë teje
Të më shkrijë dashuria

Para syve tu
Ndjej parajsën
E ëndëroj
Me melodinë e Saharës
Shurdhuar nga heshtja

Qoftë larga Sahara
Ti je në mua
E ngrohtë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:36

ËNDËROVA TË TË TAKOJ

U linda
Për ta sfiduar shpresën
U rrita
Me melodi të akorduar
U zgjova
Për ta shuar etjen me vesë
Kur dielli dhe hëna
Të etshëm ndaheshin
E vogël
Isha ta kapja rrezen që e doja
Një pëllumb i bardhë
Përshëndetej me një dallëndyshe
Kënga e tyre më thërriste
Zemra rrahte fort
E
Vitet bënin vallen e akorduar
Unë ecja ta kapja rritën

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Alberti Sat 26 Dec 2009 - 6:36

SA MELODI THURE

Thurja
e mbërtheu
vlerën
Lulja të mbetet
pa nektar

E mbërtheu
edhe melodinë
Vlerës t’ia fali
gjerat therëse

Takimet
mbetën në ëndërime
Prekja
të ta rrëmbejë dorën

Tingujt prekës
mbetën të cvililtur
Përballë
erës sime
të mbyllur

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA EDONA BEQIRI Empty Re: POEZI NGA EDONA BEQIRI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi