Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tregime Islame! - Faqe 5 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tregime Islame! - Faqe 5 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tregime Islame!

5 posters

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:40

First topic message reminder :

Tregohet se një djalë erdhi te Ebu Derdai r.a. dhe kërkoi këshillë, e ky iu përgjigj:

"Djali im, përmende Allahun në mirëqenie, Ai do të përkujtoj kur je në fatkeqësi!

Djali im, bëhu dijetar (alim) ose nxënës (muteal-lim)ose dëgjues i mirë, e mos u bëj i katërt se do të shkatërrohesh!

Djali im, mesxhidi yt le të bëhet shtëpia jote, sepse kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. duke thënë: "Mesxhidi është shtëpia e secilit njeri të vetëdijshëm dhe të pastër".

Djali im, ai i cili e bën shtëpinë mesxhid , Allahu ia ka siguruar mëshirën e Tij dhe ia siguron kalimin nëpër urën e Siratit.

Një prej shkatërrimit të këtij ummeti është se ka të tillë që dëgjojnë ligjëratën (dersin) të shtunën, të dielën veç fillojnë të mbajnë vazë, ndërsa të hënën bëhen të ashtuquajtur dijetar!"

Shpëtimi është në vetëdijen e lartë dhe në vetëkontroll, siç thotë verseti kur'anor: "Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet". (1)

Secili kërkon lumturinë dhe kënaqësinë por njerëzit dallojnë për mënyrën se si e arrijnë këtë. Dikush mendon se lumturia është në pasuri, dikush nëpërmes epsheve, dikush në gjëra të kota, dikush në alkool ose drogë, dikush në pushtet dhe nam, dikush në pozitë dhe privilegje, dikush në femra, dikush në rroba luksoze, etj.

Mirëpo sikur lumturia të ishte në pasuri, Karuni do të ishte njeriu më i lumtur në botë, sikur lumturia të ishte në pushtet dhe dominim dhe privilegje, Faraoni dhe Hamani do të ishin më të lumturit në botë.

Sikur lumturia të ishte në nam dhe rroba luksoze, "yjet" e njohur botëror nuk do të vdisnin në mjerimin më të madh.

Lumturia e vërtetë dhe kënaqësia është në bindje ndaj Zotit dhe ruajtja nga mëkatet. Ky është shkas i suksesit të përhershëm: "Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues". (2)

I Lartësuari gjithashtu thotë: "Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre". (3)

Njëri prej robërve të Allahut ka thënë: 'Të mjerët banorët e dynjasë! E lëshuan këtë botë e nuk e shijuan gjënë më të ëmbël në te?' - Dikush e pyeti: "E cila është gjëja më e ëmbël në dynja?" Robi i Allahut u përgjigj: 'Njohja e Allahut!'

Njëherë tre thirrës në islam, kaluan pranë një populli i cili adhuronte zjarrin, dhe i ftuan që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t'i luten, mirëpo populli nuk pranuan. Kur dëgjuan për këta, ushtria e këtij populli i prangosi dhe i solli para mbretit të tyre. Kur i dëgjoi mbreti, thirri prijësit e tij fetar që të bëjnë dialog më këta.

Kleriku i tyre u tha thirrësve islam që do t'ju bëjë disa pyetje, ndërsa këta thanë:

"Nëse përgjigjemi në pyetje, a do ta pranosh Islamin?!" Kleriku tha që pranon dhe filloi me pyetjet:

Çfarë është ajo që Zoti nuk e njeh?
Çfarë kërkon Zoti prej robërve të Tij?
Çfarë Zoti nuk ka në thesaret e Tij?
Çfarë ka njeriu e që Zoti nuk e ka?
Çfarë Zoti ia ka ndaluar vetit?
Në këtë njëri prej thirrësve në islam filloi të përgjigjej në pyetjet:

Atë që Zoti nuk e njeh, është shirku (politeizmi); "...Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre,..." (4) Pra, Ai nuk njeh ortak në pushtet!

Atë që Zoti kërkon prej robërve të Tij është huaja: "Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; Allahu është shumë mirënjohës, i butë". (5)

Atë që Zoti nuk ka në thesaret e Tij është varfëria, sepse thesaret e Tij janë gjithnjë përplot dhe jep sa të dojë dhe kujt të do; Atë që njeriu e ka e Zoti nuk ka janë gruaja dhe fëmijët; Atë që Zoti vetit ia ndaloi është zullumi (padrejtësia)!;

Kur dëgjoi këto përgjigje kleriku filloi me qarë dhe tha: "Kjo është vërtetë fe e vërtetë! Si ta pranoj?

Thuaj: La ilahe ilallah Muhammedun resulullah!

Kleriku me sy të përlotur e tha shehadetin e pas tij të gjithë e përsëritën këtë.



Takimi i Shejtanit me Jahjanë a.s.

Erdhi njëherë Iblisi te Jahjai a.s. dhe i tha: "Dëshiroj që të këshilloj!" Jahja a.s. i tha: "Gënjen, ti nuk dëshiron të më këshillosh mua, por më trego për njerëzit?!"

Iblisi tha: "Ne njerëzit i ndajmë ne tre grupe. Grupi i parë është më i rëndi për ne, ne mundohemi që t'i shmangim nga rruga e vërtetë, por pas kësaj ata pendohen dhe ne na shkon mundi huq. Përsëri përpiqemi nga fillimi, por ata përsëri pendohen dhe ne nuk kemi sukses. Me këtë kategori vazhdimisht mundohemi.

Grupi i dytë i njerëzve për ne janë si topi në duart e fëmijëve, i kapim kur të duam, i lëshojmë kur të duam. Këta na janë të bindur tërësisht.

Të tretët janë si ti, të pagabueshëm, këtyre s'mund tu bëjmë asgjë".

Jahjai a.s. e pyeti: "A ke mundur ndonjëherë të më mashtrosh?"

Iblisi tha: "Njëherë! Të ofruan ushqim, e unë ta bëra aq të shijshëm sa që ti ke ngrënë më tepër se duhet, dhe atë natë nuk je zgjuar për namaz të natës".

Jahjai, a.s. tha: "Mirë, kurrë më nuk do ta teproj me ushqim".

Iblisa tha: "Edhe unë kurrë më nuk do ta këshilloi njeriun".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:23

Gjeta të vërtetën

Jam pothuajse 31 vjeç, nga Munsterni i Gjermanisë. Ka më shumë se dhjetë
vjet që jam prezantuar me besimin islam dhe që prej asaj kohe zgjodha
për vete emrin Zejneb. Që në fëmijëri kam pasur një adhurim të veçantë
për Krijuesin e gjithësisë. Mendoja shpesh për të dhe ndieja një lidhje
të çuditshme midis vetes dhe tij. Për këtë arsye, që në atë kohë
ndryshoja në shumë gjëra nga bashkëmoshatarët e mi. Nuk bëja shumë gjëra
që bënin ata, për shembull, në shkollat tona noti ishte i detyrueshëm
dhe unë gjithmonë ndihesha e turpëruar të lahesha me shoqet e sidomos me
shokët e klasës. Prandaj gjeja një justifikim që mësuesja të më lejonte
të mos merrja pjesë në mësimin e notit. Duke u rritur kuptova se
koncepti i Zotit, predikuar nga prifti në mësimin e fesë, ndryshonte
krejtësisht nga imazhi që kisha unë për të. Filluan të më lindnin
pyetjet e para deri sa në moshën trembëdhjetë vjeç arrita në përfundimin
se imazhi i Zotit të kishës, domethënë triniteti, ishin për mua
krejtësisht të papranueshme. Kjo ma bënte më të vështirë ndjekjen e
mësimeve të fesë. Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, e detyruar nga
familja, vazhdoja të ndiqja mësimet e fesë. E kisha humbur krejtësisht
besimin. Isha kaq konfuze dhe e shkatërruar shpirtërisht, saqë u thashë
prindërve se nuk e dua këtë besim. Triniteti dhe adhurimi i Krishtit
janë dy nga pikat kryesore që njerëzit i drejtohen Islamit. Prindërit,
të shokuar nga fjalët e mia, m’u lutën, që për hatër të tyre dhe të
familjes, të marr pjesë në ceremoninë e përfundimit të mësimit të fesë e
të pranimit të besimit të krishterë. Në kundërshtim me dëshirën time të
brendshme, mora pjesë në ceremoni. Në kohën kur prifti këndonte lutjen,
të cilën ne duhet ta përsërisnim duke pranuar kështu hapur
krishtërimin, si besimin tonë, unë heshta, por meqenëse lutja kryhej në
kor, askush nuk e vuri re heshtjen time.

Në shkollë kisha një shoqe turke. Me familjen e saj kisha hyrje-dalje.
Lidhjet me këta miq muslimanë më ndihmuan që shumë gjëra t’i mësoj vetëm
duke i parë. Gjithmonë mendoja se muslimanët kanë një Zot tjetër. Në
trazirën time shpirtërore shoqja ime më dhuroi një libër të vogël mbi
parimet e besimit islam. Fillova ta lexoj me kërshëri. Më tërhoqi
historia e profetëve nga Adami tek Krishti dhe besimi që kishim
muslimanët për të. Menjëherë pas këtij libri i deklarova prindërve se do
të heq dorë nga kisha, sepse besimi im në të nuk ishte me gjithë zemër.
Im atë ishte shumë i shqetësuar se, nëse do të vdisja në këtë gjendje,
nuk do të kishin ku të më varrosnin. U ndava nga kisha dhe deri në
moshën tetëmbëdhjetë vjeç iu kushtova studimit të Islamit. Sa më shumë
lexoja aq më afër natyrës sime e ndieja. Kisha shumë dëshirë të filloja
të praktikoja fenë islame, por nuk dija nga dhe si. Kur erdhi muaji i
Ramazanit vendosa të hedh hapin e parë duke agjëruar. Mendoja se do ta
kisha të vështirë, por më lindi një forcë e brendshme që më bëri ta
kaloj pa ndonjë vështirësi. Gjatë muajit të Ramazanit më tërhoqi ndjenja
e solidaritetit dhe e unitetit midis muslimanëve. Këtë ndjenjë e
përjetova edhe vetë. Nga ana tjetër, ndihesha e lumtur që mund të
praktikoja ritet e ta ndieja veten afër Zotit tim. Një ditë, një nga
shoqet më tha: “Ti akoma nuk je muslimane dhe agjërimi yt nuk do të
pranohet.” Unë isha e bindur se Zoti do ta pranonte agjërimin tim, sepse
unë e ndieja me gjithë shpirt. Lidhjet me familjet tradicionale
muslimane dhe mungesa e informacionit të vazhdueshëm bënë që unë të isha
vazhdimisht në kërkim të filozofisë së praktikimit të besimit tim. Një
herë pyeta një zonjë se pse mbante shami dhe ajo m’u përgjigj: “Një
muslimane e mirë duhet ta bëjë këtë gjë.”

Kjo përgjigje nuk ishte bindëse, prandaj u përpoqa që, duke lexuar libra
të ndryshëm të kuptoja filozofinë e hixhabit. (mbulesa islame e gruas)
Arrita në përfundimin se hixhabi është një lloj sigurie për gruan. Unë e
kam ndierë veten shumë mirë në vendin tim të punës, në universitet. Çdo
ditë e më tepër jam dëshmitare e faktit se sa vuajnë gratë nën
presionin e synimit për t’u zbukuruar. Me anë të revistave të ndryshme
atyre u imponohet mënyra e veshjes. Ngulmimi për një paraqitje të bukur
dhe tërheqëse, përveç presioneve të mëdha, shkakton edhe shpenzime. Kjo
nuk sjell asnjë siguri nga ana shpirtërore. Edhe kur ndonjëra është
kundër saj, detyrohet të shkojë në atë rrugë, sepse do të ndihej e
izoluar dhe e refuzuar. Modën gjithmonë e kam konsideruar të
parëndësishme dhe jam përpjekur t’i shpëtoj zinzhirëve të saj. Këto
ishin disa nga arsyet që më shtynë të marr një vendim të tillë, për t’u
bërë zyrtarisht muslimane. Me këtë u zgjidhën një sërë problemesh të
brendshme shpirtërore, por, në të njëjtën kohë, shumë probleme të tjera
më dolën përpara, të cilat munda t’i përballoj vetëm në sajë të besimit
dhe forcës që kisha gjetur në Islam. Qëndresa ime bazohej në dëshirën
time të mirë, ndaj nuk ndieja aspak vështirësi. Problemi i parë që hasa
ishte qëndrimi i familjes sime ndaj vendimit tim. Për ata nuk ishte e
lehtë. Babai im mendonte se përqafimi i Islamit ishte pasojë e
ndryshimeve që pësojnë të rinjtë në këtë moshë, por kur pa vendosmërinë
time disa herë më tha: “Ti nuk mund ta bësh këtë gjë!”

Duke njohur karakterin e tij u mundova që të mos diskutoj me të, por me
gjakftohtësi i thashë: “Unë e mora vendimin tim dhe nesër do të shkoj në
xhami për të dëshmuar.” Kur bëra betimin, ndjeva se linda përsëri. Disa
nga gratë turke më uruan që u bëra turke. U trondita shumë nga kjo. Mos
vallë Islami i takon vetëm një grupi? Padija e tyre më shqetësoi. Unë
kisha nevojë për njerëz që ndodheshin në një situatë të ngjashme me
timen, njerëz që e kishin përqafuar Islamin rishtas, që nuk kishin
lindur muslimanë. “Grupi i grave muslimane gjermanisht folëse” më
ndihmoi për shumë probleme. Ato më ndihmuan kur vura hixhabin. I
trembesha qëndrimit të njerëzve, sepse ekzistonte një mendim i keq për
gratë e mbuluara. Gjetëm një zgjidhje interesante. Motrat më propozuan
që një ditë të vijnë të gjitha së bashku në shtëpinë time dhe të dalim
po së bashku në rrugë, të mbuluara, në mënyrë që njerëzit të mësohen me
këtë pamje. Këtë gjë e përsëritëm disa ditë. Hixhabin e konsideroja
përparim në jetën time. Ata që më rrethonin e shihnin si një kthim
prapa, një hap drej mesjetës, robërisë dhe humjes së lirisë. Të gjitha
këto ishin rrjedhojë e propagandës negative që ekzistonte. Ndryshe nga
parrullat për lirinë dhe demokracinë që ekzistojnë në perëndim, ne si
gjermane, europiane dhe perëndimore, por muslimane, gjendemi përballë
vështirësive për të gjetur vende pune dhe banimi të përshtatshëm, duke
mos përmendur këtu fyerjet që jemi të detyruara t’i durojmë. Kur i
thashë drejtuesit të sektorit, në vendin tim të punës, se nesër do të vi
e mbuluar, ai nuk reagoi negativisht, por nëse unë do të drejtohesha
për të gjetur punë, duke qenë e mbuluar, me siguri përgjigjja do të
ishte negative. Edhe në universitet qëndrimi i njerëzve është përçmues.
Ata sillen sikur unë nuk ekzistoj, pasi janë të bindur se një femër me
shami, me siguri, nuk ka nivel. Një ditë, në restorantin e
universitetit, një “zotëri”, kur më pa mua, iu drejtua shokëve: “Kanë
filluar edhe shërbyeset të hanë në këtë restorant.”

U preka shumë dhe një lëmsh m’u mblodh në grykë, por shpejt u qetësova.
Ishte forca e besimit që më ndihmonte që një sërë problemesh t’i
përballoja më lehtë se më parë. Xhamia e Mynihut më çoi në Haxh. Ata e
kishin organizuar posaçërisht për muslimanët e rinj. Gëzimi im, që
ndodhesha me ta, ishte i papërshkrueshëm. Në këtë kohë u njoha me atë që
u bë bashkëshorti im. Ai ishte nga Eritreja. Mendoja se pranë tij
vështirësitë e mia do të zgjidheshin dhe ne do të jetonim si muslimanë.
Por fatkeqësisht, kultura dhe zakonet e gabuara, që në emër të fesë
ekzistojnë tek shumica e muslimanëve, krijuan mjaft probleme në jetën
tonë. Ai i pranonte të gjitha zakonet afrikane në lidhje me gruan, duke i
quajtur ato islame. Ai nuk më njihte asnjë të drejtë, madje nuk më
lejonte që të kisha hyrje-dalje me vëllain tim, më kishte ndaluar që të
kisha vizita tek të afërmit apo miqtë e mi. Takoja vetëm njerëzit që
thoshte ai. Një herë, një nga shoqet e mia erdhi për vizitë. Unë e
përcolla deri te stacioni i autobuzit. Por meqenëse autobuzi ishte
larguar u detyrova ta shoqëroja deri në shtëpi, duke u vonuar kështu
ndoshta një çerek ore. Me të parkuar makinën, ai më hodhi një vazo me
lule e më pas erdhi e më rrahu duke më tëhequr zvarrë si një kafshë. Kjo
ngjarje më vrau shumë. Po të mos kishte qenë besimi, me siguri, do të
isha thyer. Nuk e kisha menduar se në jetën time si muslimane do të
hasja në një sjellje të tillë. Isha e bindur se dobësia ishte e tij dhe
jo e Islamit. Për këtë arsye u ndava nga ai. Vështirësitë që lindin nga
bashkëjetesa e dy kulturave të ndryshme dhe lidhja që mbajnë disa
muslimanë me kulturën dhe zakonet e tyre, për individë si unë, që e kemi
pranuar Islamin duke e studiuar, janë shumë shqetësuese. Njeriu duhet
të luftojë me vështirësitë, si me ato shoqërore, ashtu edhe me ato
familjare. Shpresoj që të vijë ajo ditë kur muslimanët të njohin Islamin
e vërtetë dhe të shkëputen nga zinxhirët e kulturës, zakoneve e
traditave të gabuara kombëtare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:24


Gafja e Profesorit te Matematikes ne Diten e Parë Te Ramazanit

Autori i ketij shkrimi: Kerim Gashi

Ishte Ditë e Marte dhe nje ndër ditet e para te Muajit te Madherishem te
Ramazanit, Aroma e Agjerimit kishte perfshirë zemrat e te gjitheve
nxenesve,per pos Profesorit ,I cili Ramazanin nuk e agjeronte me
pretekst ,sepse e konsideronte si preventiv ndaj gabimeve te mundshme
gjatë ushtrimit te detyres,si Profesor I Matematikës.

Dhe ne si Gjimnazist te vitit te IV ishim te gjithe Agjerueshem,Sidomos
,gjashte Nxenes te cilet ishim me te dalluarit nga te tjeret me zgjuarsi
dhe edukim te mirëfillt ,dhe poashtu besimtar te devotshem,sa qe
gezonim rrespekt te veqant nga te gjithe Profesoret e Gjimnazit,dhe disi
droheshin kur gjendeshin pranë nesh ,se mos gabonin dhe keshtu te
pasonin me pastaj kritikat nga ana jonë,thjesht ishim aq vigjilent ne
oret e mesimit sa qe konsideroheshim si “Kritikë te Profesorave”,dhe
keshtu qe si pasoj e perkushtimit tonë ndaj mesimit ne shkoll ,ne si 6
nexenesit me te dalluar me sukseset tona e renditem per 4 vite si Klasen
me te mire ne shkollë.

Nje ditë te filluar me agjerim te muajit te Ramazanit,erdhem ne
shkollë,dhe oret e para I kishim ne Lenden e Matematikes,dhe me
profesorin e kesaj lende gezonim rrespekt te madh te ndersjellë,dhe me
hyrjen e profesorit ne klas ,qe ne fillim te ores se mesimit ,po e
pershendesim dhe e mirepritem me buzeqeshje si qdo profesor tjeter dhe
po e pyesim si eshte me shendet, dhe si e ka familjen,dhe duke menduar
ne, se eshte Agjerueshem ,e pyetem se me Agjerim si ia kalonte???

Profesori: Jo nuk jam agjerueshem,

Nxenesit: pse professor nuk agjeron nuk ndjehesh mire apo…

Profesori : nuk po agjeroj sepse po me pengon ne profesion(ne mesimdhenje)..

Nxenesit: Profesor ,agjerimi nuk te pengon ne pune apo ne profesion
perkundrazi te kthjellon mendjen qe te koncetrohesh me mire !!

Profesori: Disi na injoroi (sepse ndryshonim ne moshë dhe konsideroheshim si femije nga ai,dhe nuk na pranoi keshillen tone)

Nxenesit: Nga rrespekti qe kishin ndaj profesorit heshten ,qe te mos e
trazonin me tej,u bene se kinse u pjatuan me iden e profesorit (se
agjerimi te pengon ne mesim)

Profesori: Ju lutem po fillojm mesimin dhe ju lusë qe ditet ne vazhdim
te mos I vazhdoni ne agjerim sepse nuk mundeni te koncentroheni ne oren
time te matematikes…

Nxenesit: Ne perseri heshtem dhe se u beme se ,perseri u pajtuam me propozimin e Profesorit..

Filloi ora e mesimit…

Profesori: per kete ore mesimi kishte per te ne mesuar dhe shpjeguar
Llogaritmet… dhe filloi ta shkruaj nje detyrë te gjatë,sa qe duhej qe te
mbushej Tabela e Zezë e tera me numra ,tri here radhazi ne menyre qe te
vazhdohej dhe ne fund te nxirrej rezultati perfundimtar..

Nxenesit: Ishim agjerueshem mirpo ,kjo nuk na pengonte qe te jemi te
kujdesshem dhe vigjilent ne mirekuptimin e detyrave mesimore,dhe keshtu
per tu deshmuar madheria e ketij muaji,ndodhi nje qudi apo nje gafe
(gabim) qe profesori na premtonte se meqense nuk agjeronte ,nuk do ta
bente sepse ka stomakun plotë me ushqim,(nuk e dinte se Koka eshte ajo
qe kontrollon njeriun e jo stomaku plot ushqim)…

Profesori: Gjatë shkruarjes se kesaj detyre te gjatë ne tabelë,disi ngatërroi nje “+“ (plus) mirpo nuk e verejti kete gabim…

Nxenesit: ky gabim apo ngaterrim u verejt aq shpejt nga nxenesit (te
cilet ishin agjerueshem),sa qe e evidencuan atë menjeher,mirpo heshten
sepse nuk deshironin ta ngacmonin profesorin per kete ,dhe priten derisa
ta perfundonte detyren profesori..

Profesori: kur po perfundonte detyren verejti se nuk perputhej aspak
rezultati perfundimtar me formulen e kesaj detyre,edhe pse profesori
kete detyre e kishte ushtruar disa herë dhe madje e kishte te shkruar ne
fletore dhe vazhdimishte e shikonte ne fletë kete detyre, mirpo kjo
aspak nuk I ndihmoi qe ta shmangte gabimin..

Nxenesit: reaguan dhe I thanë profesorit se ne kete moment ke ngaterruar
nje plus dhe kjo ka ndikuar qe te devijoj detyra dhe keshtu te vie deri
te rezultati perfundimtar gabim…

Profesori: e verejti gabimin e tij ,te cilin e premtoi se nuk do ta
bente pasi qe nuk agjeronte,u skuq I teri dhe pranoi gabimin dhe u desh
qe ta perseriste perseri detyren aq te gjatë dhe te merzitshme…

Nxenesit: ishin aq te edukuar ,dhe nga rrespekti qe kishin per
profesorin,u munduan qe te ia mbulojnë kete gabim dhe heshten dhe duke
mos e berë te madhe kete rast,vetem e vetem qe te mos e rendonin
profesorin nga ky gabim…

-Cili eshte Mesimi nga ky rast-ngjarje…eshte se Agjerimi nuk eshte
penges per te punuar dhe mesuar ,dhe se nuk e pengon punetorin apo
profesorin qe te kryej punen e tij te zakonshme,por perkundrazi I
kthjellon mendjen dhe I bene me te kujdesshem ne pune…


P.s : Edhe une Fisniku isha si personazh I kesaj ngjarje te vertetë,si
pjes e ketij grupi prej Gjashte Nxenesve me te dalluar ,qe e zbuluam
kete gabim te profesorit…

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:24

LETRA E FUNDIT


Ishte një kohë kur unë nuk ekzistoja fare. Nuk e di si u bë puna,por
Allahu zbriti mëshirë për prindërit e mi dhe filloi krijimin tim. Jetoja
në një shtëpi të vogël të mbrojtur mirë me tri lloje muresh të
vendosura njëra pas tjetrës. Ishte errësirë, por megjithatë e pëlqeja
atë jetë, ngase pa u lodhur fare haja dhe pija sa ma donte qejfi,
lëvizja vetëm atëherë kur më mpihej trupi ose kur dëshiroja të vallëzoja
nën ritmin e zemrës së nënës sime. Por, nuk u bë shumë kohë kur diçka
më trazoi. Shtëpia po me lëkundej dhe kishte vendosur të më dëbonte
jashtë, sikur ishte mërzitur me mua. E po ç’të bëja, pasi nuk kisha
mundësi të rezistoja, vendosa të merrja një rrugë të gjatë dhe aq të
vështirë saqë kur dola në këtë jetë fillova të qaja me tërë forcën time.
Tani gjithçka ishte ndryshe, nga ajo dhomë e vogël kalova në një më të
madhe, në të cilën kishte gjëra shumë të çuditshme,madje edhe qoshe e
skuta në të cilat do të mund të lëndohesha. Më bartnin nga dora në dorë,
ndërsa unë vazhdoja të qaja,, thjesht nuk ndihesha komod dhe kisha nga
pak te ftohët. Më në fund më morën dy duar të buta dhe më mbështetën në
një kraharor të ngrohtë ku po ndodhte diçka e çuditshme, prandaj pushova
së qari dhe fillova ta vështroja situatën. Fillova të ndjeja ritmin e
njëjtë me të cilin vallëzoja atje në shtëpizën time, për të cilën veç
kisha filluar të përmallohem. Ishte zemra e saj e cila nga gëzimi sa nuk
pëlciste.
“O Zot,thash me vete, jam e lodhur dhe kam uri, nuk di si t’ia bëj, jam
aq e pafuqishme.”Por ende pa përfunduar së menduari, ajo filloi të më
ushqente. Ishte kjo dhurata e parë qe mora në jetën time. E hapa njërin
sy qe ta shikoja, ishte aq e lodhur ,ndërkaq fytyra i shkëlqente nga
gëzimi. Edhe unë isha e gëzuar, andaj nuk thash gjë tjetër përveçse
“Elhamdulilah” dhe nuk mërzitesha që nuk më kuptoi kush përveç Allahut,
madje nuk mërzitesha më as për kasollëzën time sepse këtu rritesha më
shpejt, kisha hapësirë më shumë e mbi të gjitha isha në shoqëri të mirë
dhe çdo herë njoftohesha me miq të rinj, thjesht më pëlqente të rrija
këtu.
Koha fluturonte, e unë ndiqja hapat e saj. U shoqërova me një “të
panjohur” dhe fillova ta harroja besën që ia kisha dhënë Krijuesit tim.
Më nuk më pëlqenin dhuratat e nënës, nuk i doja përkëdheljet e saj, ai
ritmi që më pëlqente dikur tani më dukej monoton. As ushqimet e saj nuk i
doja më,tani ato i zëvendësoja me pije e pluhura të ndryshme me të
cilat ngopesha shpejt dhe kaloja ne “botën e lumturisë së pafundme”.
Por, kjo jetë e shfrenuar nuk zgjati shumë. U sëmura rëndë sa që nuk
ngrihesha dot në këmbë,”shoku im” e kishte përfunduar misionin e tij dhe
më braktisi në momentet më të vështira të jetës sime. Isha një trup i
shtrirë në krevatin e spitalit dhe gjithçka rreth meje ma përkujtonte
luftën për jetë a vdekje. Si në agoni i kujtoja çastet e mira të rinisë
sime edhe pse ishin të pakta. Tani fillova të ndjeja keqardhje për nënën
time, më mungonte dashuria e saj, përkëdheljet dhe fjalët e ëmbla,
lotët e ngrohta që rridhnin faqeve të rrudhura kur më shihte të
katandisur në këso gjendje, tani më mungonte edhe ritmi i zemrës së saj
që gjithë këto vite kishte rrahur vetëm për mua. Gjithçka që kisha lënë
prapa më mungonte, edhe babai të cilit ia kujtoj vetëm varrimin, atëherë
kur isha vetëm 5 vjeç, por..., e pamundur, e pamundur të kthehem prapa
dhe të iki nga një përfundim i tillë kaq i errët të cilin e kisha
ndërtuar vet me duart e mia. E si mund të jetohet mbi muret që ndërtohen
me
shishe dhe gota alkooli, me shiringa droge..., si mund të jetohet ne
kasollet e rrënuara në shoqëri me djallin, më thoni ju lutem a quhet
jetë ajo që jetohet larg Krijuesit tënd, larg jetës reale. Ah, sikur të
mund të kthehesha..., por e di që nuk mundem, prandaj do të doja në këto
momente të kisha një zë të fuqishëm e të bërtisja me tërë forcën time
dhe t’u them të gjithëve “mësoni nga gabimet e mia, mos i braktisni ata
që ju duan më së shumti, Allahun në radhë të parë, e më pas nënën tuaj,
mos e zini shejtanin për mik..., se me të vërtetë qenka i keq një
përfundim i tillë.”
Të dashur vëllezër dhe ju motra të ndershme, po ua lë amanet letrën time
që ta lexoni dhe t’ua mundësoni edhe të tjerëve ta lexojnë duke e
shpërndarë këtë shkrim te ata që i njihni dhe te ata që nuk i njihni.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:24

Si ndikon besimi ne Zot ,tek nje njeri I deshpruar???

Nje ngjarje e vertetë:

Nje djaloshi I cili I kaloi kufijt ne per harame (ndalesa –mekate) I
cili nuk mbetë mekate pa bere ,derisa arriti deri tek mekati ,sa ta
rrafë nënen e tij,sepse kur nuk kishte drogë iu drejtonte nënës dhe
babes dhe I rrafte ,keshtu qe u mërziten familja shume dhe vendosen q
eta largonin nga shtepie tyre dhe ia drejtuan nje dhomë mbi ndertese dhe
e mbyllen atje keshtu qe nuk e lejonin te hynte mbrenda…
Por kur degjuan 4 djelmosha te rinjë per kete djalë dhe per gjendjen e
tij ,keta djelmosha ishin besimtar te mire te cilet u brengosen per
gjendjen e ketij djaloshi dhe shkuan deri tek dhoma e tij ,por kur hyren
tek dhoma e tij ,shikuan nje pamje te tmerrshme,e pane ate djale ne nje
gjendje te tmerrshme I cili ishte I dehur dhe plotesishtë pa ndjenja
d.m.th ishte pijanec I dehur me alkohool dhe kur e pane ne kete gjendje
keta filluan ti flisnin atij mirpo ishte e kotë ,sepse ai nuk kuptonte
ishte I dehur aq shume sa qe nuk ishte ne gjendje te kuptoje,keta
djelmosha perseri filluan ta keshillojne ,filluan të ja perkujtojne
Zotin ,meshiren e Tij,per boten e ardhshme ,per xhehnetin dhe
xhehnemin,ai pastaj pas ketyre fjaleve, filloi te kendjellet dhe pak sa I
erdhen mendët dhe tha ju djem kurrë ne jete nuk kam ndegjuar kesi
fjalesh te mira,dhe pas nje bisede ky djaloshi I lutet ketyre
djelmoshave qe te vinte me keta dhe keta djelmosha e morren me vete
,sepse ishin udhetare dhe udhetuan me të deri te nje qytet tjeter dhe u
ndalen dhe e vizituan nje gjami te atij qyteti dhe hyren mbrenda ne
gjami bashkë me kete djaloshin dhe filluan qe te bejne namaz dhe ky
djaloshi filloi te pendohet tek Zoti, fillon te ndryshoje,pendohet
sinqerisht mirpo shpirti atij djaloshi perseri e kerkonte drogen qe e
kishte konsumuar me heret dhe bertiste dhe iu drejtonte njerit prej
ketyre djelmoshave: o filan ejani me lidhni ,ejani me lidhni ,sepse kam
frike se mos po kerkoje perseri drogë dhe te pi prap drogë,mirpo keta
djelmoshat I thanë ,po te dergojme deri ne spital qe te sherohesh,ai I
pergjigjet, jo vetem deshiroje qe te me lidhni,keta djelmosha
transmetojne:se e kena lidhe me nje litare te trashë dhe tëre naten ka
bertitur dhe ka qajtur dhe kur u zgjuam ne mengjes ,kur e pamë e kishte
zgjidhur litarin dhe kishte qenë duke qajturë dhe 15 ditë ky djal ka
vazhduar keshtu I lidhur ne kete menyre dhe pas 15 diteve ,mrekullia e
Zotit dhe meshira e tij erdh ne shprehje sepse ky djalosh ishte I
sinqert qe ta lbraktiste drogen dhe beri qe ky ta lente drogen dhe e
derguan ne spital dhe mirpo kur e derguan ne spital filluan te ia benin
analizat e gjalkut dhe doktori quditet thote se ky djalosh nuk ka
mundesi qe ta ketë perdorur drogen me pare sepse ne gjakun e tij nuk
kishte asnje gjurme te droges,mirpo kjo eshte nje mrekulli e Allahut
ndaj robit te tij,qe ka arritur te beje kete mrekulli ndaj ketij
djaloshi qe eshte penduar sinqerisht ,sepse eshte mbeshtetur tek Ai dhe
ka kerkuar ndihme tek Ai qe ta sheroje nga droga dhe ia ka arritur ne
nje kohe rekorde qe te sherohet …
Dhe ky djalosh ka qendruar 3 muaj me keta delmosha te mire d.m.th 3 muaj
ka qen larg shtepis dhe familjes se tij dhe prinderit e tij nuk jan
interesuar per të,sepse kan menduar se ai akoma eshte ne rrugen e vetë
,akoma vazhdon te konsumoje droge, ,te konsumoje alkool dhe te beje
krime te ndryshme apo duke menduar se policia e kanë future në ndonje
burgë dhe keshtu qe nuk jan interesuar per të me kurrë dhe ne nje farë
menyre kishin terhequr dorë nga biri I tyre.
Dhe pas 3 muajve ky djaloshi vjen tek shtepia e tij dhe troket ne
dere,kur del nëna dhe e hapë deren dhe e shikon djalin e sajë ,befasohet
e shikon ndryshe krejt, kur ia leshon sytë djalit te vete ,e shef se
fytyra e tij ishte e ndritur ,ishte I pastruar dhe I bukur, ky djaloshi
nga malli u ndal dhe e perqafoj nenen e vete dhe e puthi nenen e tij dhe
ia shtrengonte duart dhe ia puthte dhe qante dhe I thonte nenes ,oj
nena ime te lutem qe te ma besh hallall per dhunen apo kur te kam rrahur
ne ate kohe kur kam qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoholit dhe
vazhdonte te qante para nenes dhe kerkonte falje duke qajtur ,mirpo edhe
nena pas kesaj fillon te qaj dhe I thote hallall po ta beje o biri im
dhe qante nga gezimi se si djali I saj kishte ndryshuar per mire dhe se
ishte drejtuar ne rruge te drejte dhe nuk mund ti ndalonte dote lotet
prej syrit te saj dhe ky djali I thotë oj nena ime kan kaluar shume dite
,jave dhe muaj qe nuk kam ngrene buke prej teje jam mallëngjyer dhe më
ka marre malli te ha buke prej duarve tuaja, oj nene me fal gabimin ,te
kam bere shume zullum dhe padrejtesi oj nene ,jam penduar tek Zoti …nena
e gezuar fluturimthi shkon drejt kuzhines qe të ja pergadis ca buke te
birit te saje dhe ky djalosh si shenje falenderimi per besimin qe kishte
ne Zot filloi te beje namaz dhe te falet dhe po bene adhurimin ndaj
Zotit gjatë faljes se namazit , po vjen nena e tij dhe po e shef duke u
falur te birin e vete dhee befasuar me ndryshimin e djalit te saj,dhe ia
ofron ushqimin,ky djali gjate faljes se namazit ,duke bere segjde
(ballin e shtruar ne toke)dhe po e zgjatë segjden(shtruar ballin)nuk po
leviz dote dhe po I thote: o biri im, ta ka sjellur ushqimin nena jote e
dashur ,ai përseri nuk po leviz dhe papritmas po bjer nga njera anë dhe
po rrezohet qe d.m.th kishte vdekur ai djalosh ,dhe po e veren nena e
tij se ka nderruar jetë I biri I saj dhe po fillon te qaj duke thene se o
biri im ,sa jam I gezuar qe te pashë duke adhuruar Zotin ,fillon te qaj
te cilin nuk e kishte pare kurr aq te sjellshem ndaj saj ,icili nuk
kishte besuar ne Zot me pare mirpo pasi eshte bere besimtarë kishte
ndryshuar rrenjesishte,dhe pas kesaj djalin e vdekur, vijne kojshia dhe
te afermit qe ta shofin ate kriminel ,ate drogirash te cilin ishin
mesuar ta shofin gjithmon duke bere keq,por kur e shofin te vdekur
,icili kishte qenë duke u falur apo duke bëre namaz,quditen dhe
befasohen se ai njeri qe kishte qenë te vdes duke u falurë dhe e marrin e
kontrollojne ,dhe gjatë kontrollimit te rrobave e vrejne ne kuleten e
tij nje leter te cilen e kishte lene si amanet apo testament …
ku shkruante:
Keshtu ky djalosh perfundoi ne menyren me te mire ,duke u penduar tek
Zoti I tij ,(qe nje gje te tillë gjdo musliman I mire e ënderron
(menyren e vdekjes se ketij djaloshi)dhe duke e rrespektuar te tjeret
dhe duke kerkuar falje tek nena dhe babai I tij duke ia gezuar zemren
prinderve qe e shikuan per here te pare ne ate gjendje te pastert ne te
cilen gjendje nuk e kishin parë kurrënjëher me parë dhe e perjetuan
ngrohtesin e perqafimit te djaloshit te tyre prej te cilit me pare
kishin perjetuar vetem dhune dhe rrafje dhe tash I penduar e zevendeson
ate dhune me perqafime dhe perulesi ndaj prinderve..

Ja nje shembull qe deshmon per ndikimin e besimit ne Zot tek nje njeri I
deshpruar,siq ishte gjendja e ketij djaloshi icili kishte qen kriminel
dhe droger icli kishte rrahur prinerit e tij ,dhe kur kerkon ndihme tek
Zoti per sherim dhe pendohet per mekatet e tj me sinqeritet ,arrin qe te
beje nje kthese 360 shkall dhe te behet nje njeri indershem dhe I
rrespektuar ndaj te tjereve dhe vdes duke qen I rrespektuar dhe I
penduar dhe I lumtur sepse ia arriti qellimit te tij qe te pendohet ndaj
Zotit dhe nenes se tij…duke e pastruar shpirtin e tij nga mekatet…

Nje keshillë për ata/ato qe mendojnë

Pendoheni dhe kerkoni ndihmë tek Zoti sepse kjo veper eshte e dashur nga
Zoti,Sundues I te gjitha botërave,dhe do jeni fitimtar, I rrespektuar
dhe lumtur ne te dy botërat…

Mebeshtetuni tek Zoti nese deshironi te jeni te lumtur sepse vetem Ai
eshte I autorizuar te dhuroje lumturi ,njeriu mund te behet transmetues I
lumturis mirpo jo autor(shkaktari) I lumturis,largojuni
veprave(mekateve) te cilat te sjellin deme sepse lumturia nuk gjendet ne
mekate por ne mekate gjendet vetem deshprimi

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:24

Një ngjarje e vërtetë në letër anonime


Një lot dëshpërimi që më ra befas, më ktheu prapa, për ta kujtuar
historinë time, të cilën kam mbyllur në një arkë hekuri për të mos e
parë më askush, madje as unë vet. Eh…, kohë e xhahilëve. Nuk më mësoi
askush as edhe një fjalë të vetme, me të cilën do të mund t’i lutesha
Zotit tim.
Si e vogël,mendoja se namazin duhet ta falin vetëm burrat edhe atë jo
gjithmonë por vetëm në Ramazan. Nga feja e Allahut nuk njihja tjetër
përveç Ramazanit (të cilin nuk e agjëroja për shkak të moshës), teravisë
dhe Bajramet, ngase vetëm këto praktikoheshin në familjen time. Por,
deshi Allahu të na sprovonte dhe ndodhi lufta, e cila na gjeti në një
varfëri bukur të thellë. Tani që ishim të zënë ngushtë, të gjithë
luteshin, madje babi edhe falej nganjëherë. Edhe pse të vogla, unë dhe
motrat e mia filluam të mësonim lutje nga një libër që na u gjend në atë
kohë, nga i cili përveç tjerash, arritëm ta mësonim edhe Ajetul
-Kursinë.
Nuk shkoi shumë gjatë dhe lufta përfundoi. Tani të gjithë filluan ta
zbulonin fytyrën e vërtetë. Unë vendosa ta lexoja Kur’anin në shqip dhe
nga ajo ditë vendosa ta ndryshoja veshjen time. Por, kjo nuk zgjati
shumë. Isha adoleshente pa shumë mund arritën të më bindin se “nuk ishte
kjo veshje për shekullin e ri”, më bindën duke më thënë: “je bërë si
gjyshe”,etj. Shejtani punonte vazhdimisht me mua dhe më ndihmoi të
ndërroja mendje. Pas luftës jetuam një kohë në qytet, pasi na ishte
djegur shtëpia dhe nuk kishim ku të ktheheshim. Tani isha ne shkollën e
mesme dhe më shkonte koha duke mësuar. Gjithashtu e ndjeja veten disi më
të rritur dhe nuk më pengonte që ti humbja afër dy orë duke u
rregulluar që të dukem sa më bukur për t’u rënë njerëzve në sy. Tani
kisha filluar të agjëroja, duke mos u mërzitur për ditët që më humbnin,
ngase nuk isha e informuar se ato duhet të kompensohen. Kaloi një kohë
prej 5-6 vitesh, kur në shtëpinë tonë gjithçka filloi të ndryshonte për
të mirë, Allahu i udhëzoi motrat më të vogla se unë. Kishin shumë
vështirësi, por namazi ishte bërë pjesë e jetës së tyre, ishin të
vendosura në të vërtetën dhe kur ishte nevoja faleshin edhe fshehurazi.
Gjithashtu daveti i tyre ndikoi dhe një nga në edhe të tjerët filluan të
faleshin. Unë qëndroja disi indiferente edhe pse vazhdimisht lexoja
libra fetar dhe dëgjoja derse të shumta. Tani isha studente dhe
arsyetohesha se nuk po kam kohë, fakulteti i rëndë dhe se po mësoj
shumë, megjithatë vazhdoja të agjëroja dhe tani që kisha njohuri e doja
fenë Por, pas dy vitesh jetese në Prishtinë, Allahu më sprovoi dhe e
humba vitin. Tani pasi nuk kisha të drejtë t’i ndiqja ligjëratat e vitit
të tretë, u ktheva në shtëpi. Ky ishte rasti që ndryshoi gjithçka në
jetën time, hyra në punë dhe ditën e parë të Ramazanit (2005) fillova
edhe unë të falem. Imanin e kisha aq të fortë sa që namazin nuk e lija
për asnjë punë të dynjasë, sado vështirë që e kisha prapë e gjeja
mënyrën dhe vendin për namaz. Isha e bindur se Allahu po më do shumë dhe
pikërisht kjo ma shtonte imanin edhe më tepër.
Pas një viti vendosa të mbulohem. Bisedova me prindërit të cilët kur e
panë seriozitetin tim, mi këputën shpresat menjëherë. Unë insistova
shumë por pa sukses, doli në shesh xhahilieti i fshehur me vite, e solla
situatën në atë gjendje sa që më thanë “gjeje një burrë e mbulohu atje,
në shtëpinë tonë nuk ka mbulesë “. Nuk e kuptoja se si prindi e sheh më
të udhës ta humbë vajzën e ta martojë se sa ta lejojë të mbulohet, nuk
mund të pajtohesha me faktin se prindërit u hidhëruan dhe nuk flisnin me
mua, në vend se të ishin të lumtur. Vëllanë e kisha krah të fortë, por
prapë nuk mjaftonte që ti bindim prindërit. Nuk isha në gjendje ti
përballoja as fyerjet që më vinin nga më të dashurit e mi. Ishte vendimi
i tyre dhe për ta nuk ishte me rëndësi se si ndihesha unë. Doja të
vdisja, sidomos kur i dëgjoja duke më thënë “tash po mundohesh t’i
mbulosh marrët me shami”. O Zot, Ti e din që jam e ndershme, më mjafton
dëshmia Jote, prandaj më ndihmo që ta dëshmoj këtë. Kanë kaluar dy vjet e
unë edhe sot e kësaj dite jam pa mbulesë. Shejtani përsëri më mposhti.
Edhe pse kam mësuar shumë nga shoqet e mia, të cilat kanë përjetuar
tortura nga më të ndryshmet, i kanë rrahur, i kanë mbyllur në dhomë ose i
kanë përzënë nga shtëpitë, e ato prapë kanë qëndruar, mua nuk më
mjaftoi imani im që ta bëja një gjë të tillë, duke e ditur se çdo gjë ia
vlen për hir të Allahut. Tani kjo po më kushton shumë se, edhe pse
situata në shtëpi ka ndryshuar, unë prapë nuk jam mirë me shëndet, nuk
po mundem të mësoj, kam mbetur prapa me provime, jam shumë nervoze dhe
nuk po sillem mirë me njerëzit. Nuk po mund të përmbahem kur dikush
tërthorazi po më godet me ndonjë fjalë. Tani prej veshjes më mungon
vetëm shamia, për tu kompletuar që të dukem muslimane edhe nga jashtë.
Dua ta dëshmoj se do të jetë shamia ajo që do të më ndryshojë të tërën
dhe për këtë garantoj, por nuk po kam guxim as ta përmendi edhe një herë
këtë çështje. E vetmja gjë që më ka mbetur është, që të pajtohem me
caktimin e Allahut duke iu lutur Atij që të më gjejë një zgjidhje, si
dhe ta shfrytëzoj revistën tuaj si mundësinë më të mirë që tu dërgoj
selam të gjithë atyre që e lexojnë letrën time dhe të iu them se e keni
një motër që ka nevojë për duatë tuaja. Keni mirësinë dhe lutuni për
mua, që vdekja mos të më gjejë në këtë gjendje, luteni Allahun që të ma
plotësoj këtë boshllëk që kam, të më gjejë zgjidhje, ngase ai është i
vetmi Plotësues i dëshirave dhe Pranues i duave. Lutuni shumë për mua,
Allahu ju shpërbleftë. Me dashuri, motra juaj e pikëlluar.


Vajza anonime nga
Istogu

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:24

NËNË Mos Më Mbytë...


Falenderojmë të Madhin Allah Tebareke ve Teala, falënderojmë Krijuesin ,
Sunduesin, Mbikëqyrësin ,Furnizuesin e gjithësisë vetëm Atë e adhurojmë
vetëm Atij i nënshtrohemi dhe i përulemi dhe kurr shoq Atij nuk i bëjmë
dhe dërgojmë salavate dhe selam mbi Pejgamberin s.a.w.s dhe mbi shokët e
tij besnik dhe të gjithë atyre që trasojnë dhe shkojnë rrugës së tyre
deri në ditën egjykimit. Pastaj vëllezër musliman dhe besimtarë të
ndershëm jemi duke jetuar në një kohë të ligë , në një kohë ku janë
shtuar haramet, ku janë shtuar mëkatët, ku janë shtuar gjynahet, janë
shpeshtuar dukurit negative në shoqëri dhe janë bër po thua se normale
ato krejtësishtë vjedhja, alkooli,komata,bigjozi,prostituciani etj.Janë
dukuri të dhpeshta dhe prezente metëmadhe në shoqërinë tonë në ditët e
sotme dhe nga kjo e fundit vëllezër (prostitucioni) është përhapur edhe
një dukuri tjetër edhe më e shëmtuar edhe më e rëndë dhe më e vështirë
ajo është hudhja e foshnjëve të posalindura nëpër rrugë dhe bile shum
herë nuk mungon edhe vrasja e tyre në mënyren më mizore dhe hudhja e
foshnjëve nëpër rrugë nëpër kanta të bërllogut dhe nëpër kanalizime.
Fjalë të rënda janë këto me i ndëgjuar muslimani se ndodhin këto prej
një shoqërie islame por qka t’i bësh se kjo është e vërtetë dhe ne jemi
sot në atë gjendje, nëna e re e mbytë foshnjën e saj me shtatë herë
thikë dhe e mbështjellë me kese të najllonit dhe e hudhë atë në kantë të
bërllogut, foshnjën e posalindur vëlla musliman, foshnje e cila ka
lindur pa mëkat, ka lindur e pastërt si loti nëna merr atë guxim i bjen
me thik shtatë herë , a thua nuk ka mjaftu një herë moj nënë me i ra
atij fëmiu me thikë a nuk ka qen boll një herë me ja marrë shpirtin me
thikë po ke marrë guximin me i ra asaj shtatë herë thikë, me mbështjell
atë me najllon dhe me hudhë atë në shportë të bërllogut. Vëllezër
musliman raste të tilla janë të shumta, në njëren prej qyteteve të
Kosovës mbyllet njëher një kanalizim dhe kërkojnë qytetarët ndihmë për
t’u pastruar ai kanalizim dhe kur vinë punëtorët dhe e hapin kanalizimin
e marrin vesh dhe e kuptojnë se kanalizimi ishte mbyllur prej një pjese
të trupit të një foshnje e cila ishte coptuar nga një nënë e cila
kishte marr guxim ta bëj një vepër të tillë dhe përhapet lajmi dhe
zbulohet krimi dhe vertëtohet se nëna gjashtëmbëdhjet vjeçare (16) e
cila ka bartë barr me amoralitet me lidhje jo martesore me burrin e
motrës së vet ka lindë fëmijë dhe ka marrë guxim bashkë me motrën e vetë
që ta bëjë atë krim të madhë, ta mbytë fëmijen robin e Zotit xh.sh.,
loqkën e shpirtit dhe ta hudhë në kanalizim.
O vëllezër musliman rastet janë të shpeshta gruaja tjetër vjenë në
spital në Prishtinë për të kërkuar ndihmë për shëndet për vuajtjet e
mëdha të cilat i kishte , kur mjekët e konsulltojnë dhe kërkojnë prej
saj të pranon se ajo ka lindur, ajo rëfuzon të ketë bërë edhe kontakt
intim e leje më të ketë lindur, por shumë shpejtë vërtetohët se ajo
femër ka lindur në një shtëpi të pa banuar në mënyrë të pa ligjshme e ka
lindur foshnjën e vetë, e ka lindur atje duke i ndihmuar një e afërm e
saj dhe e mbyt atë dhe e hudh krejt dhe zbulohet dhe kapet motra dhe
futet në burg . Tjetra vjen në spital për të lind duke mos i treguar
njerëzve se barrën që e ka apo frytin që e ka në bark është fryt i
amoralitetit i lidhjës jo martesore porsa lind fëmiju ja nxenë frymën
dhe e mbyt duke menduar se po ia lë caktimit të Allahut.xh.sh. se ai ja
ka marr shpirtin , por zbulohet. Ndërsa nënat të cilat i lindin fëmijet
në spital dhe i braktisin e ikin dhe ato të cilat lindin nëpër shtëpija
dhe i mbështjellin dhe i hudhin të gjalla në rrug, në natyrë janë raste
të shumta. Vëllezër musliman janë raste po thuj çdo javë dhe çdo ditë
dhe mjetet e informimit gazetat janë të permbushura me raste të tilla të
zeza, secila më e rënd se tjetra që rërqethët trupi prej tyre .
Vëllezër musliman qfarë nëne është ajo e shkretë, qfar nëne është ajo e
cila merr atë gucim me ja nxën frymën fëmijut me mbyt fëmijun e vetë me
pre e me coptu fëmijun e vet a thua vëlla musliman nje gje e tillë ka
ndodhur ndonjëher në jetë të njerëzimit? Kishte qenë një prej periudhave
më të tmerrshme periudha e injorancës së xhahilijetit para se me ardhë
Pejgamberi a.s. prej vyrtyteve te shemtuara prej dukurive të poshtra të
cilat kan qenë të përhapura në atë kohë te ai popull kan qenë me i
vorros të gjalla bijat etyre këtë e cekë edhe Kur’ani : dhe kur foshnja
dotë pytë ditën egjykimit (pra foshnja femer )o Zoti jem pse mëka mbyt
mu baba . e ka mbytë baba foshnjën evetë vajzë por jo për këtë qëllim
dhe për këtë shkak dhe arsye që e mbytin nënët tona sot por ekan mbyt
për shkak të varfëris , është friguar se vajza po i sjellë varfëri po i
sjellë marre dhe turp në familje e ka thënë mos të koriti fisin mos të
koriti kabilën tem dhe e ka mbytë atë femijë pastaj ai ka qenë qafir ka
qenë mushrik nuk ka besu në ringjallje nuk ka ditë çka është gjynahi,
ndërsa ti oj motër muslimane e ke besu Allahun hakkë e ke besu Ditën e
Gjykimit hakkë me qfarë hapi me qfarë guximi e merr këtë hap dhe e mbytë
foshnjën tënde .
Nuk ka ekzistur pra një gjendje e tillë dhe një dukuri e tillë vëllezer
musliman as në xhahilijet e as në kohën e Pejgamberit a.s. Pra dukuri e
përhapur në të madhe në shoqërin tonë dhe për ditë vjen dhe përhapet më
shumë dhe nuk ka dyshim vëllezër musliman se faktorët janë të shumtë të
cilët ndikojnë në përhapjen e amoralitetit në përhapjen e zinasë në
përhapjen e prostitucionit dhe si rezultat i kësaj dukurie pason lindja e
pa ligjshme pason hudhja e foshnjeve në natyr hudhja e foshnjeve në
kanta të bërllogut dhe kanalizime.
Ne nuk mund të rrimë duar kryq dhe mos të themi se fajtor shum me
rëndesi është Ministria e Arsimit vëllezër, e cila e përkarah me të
madhe idenë e amoralitetit dhe kontribon në degjenerimin moral të
shoqëris sonë, të rinis sonë duke i lejuar vajzat të veshën me veshje
ekstreme (gjysmëlakuriqe) duke organizuar mbrëmje të maturave dhe
eskusioneve të ndryshme ku degjenerohen motrat tona prishet morali i të
rinjeve dhe krejt Ministria e Arsimit qëndron përball tyre duke luftuar
çdo përpjekje për mbrojtjen e motralit , nuk lejon futjen e mësim
besimit nëpër shkolla i përjashton mësimdhënëset vetëm pse e kan mbuluar
dhe kan vëndu një mbules në kokën e tyre ua veshtërson shkollimin
nxënëseve të cilat mbulohen dhe shumë herë ndoshta i përjashtojnë krejt,
pastaj mediat duke filluar nga televizionet, gazetat, revistat, radiot
pastaj shoqatat e ndryshme dhe faktor të tjerë kontribojnë natë e ditë
për ta shkatërruar këtë shoqëri, për ta sjell në këtë gjendje, për ta
prishur këtë shoqëri vëllezër musliman, për ta prishur moralin e kur
prishet morali prishet shoqëria shkatërrohet shoqëria nuk ka civilizim
nuk ka shoqëri nuk ka shtet të shëndosh pa moral pa edukat dhe pa etikë .
Pastaj vëllezër nuk është aspak qudi që mu përhap zinaja dhe amoraliteti
kur i kuptojmë se faktorët janë të shumtë dhe bëjnë gara se cili prej
tyre ma shumë po kontribon për me zhvesh femrën, se cili ma shumë prej
tyre po ndikon në degjenerimin dhe shkatërrimin e shoqëris, në humbjen
ekesaj pike turpi që na ka mbet vëllezër, qka mendoni ju o vëllezër
musliman për atë shoqëri që është ardhë në këtë gjendje dhe bën mëkate
të tilla ku e ka vendin te Allahu xh.sh. ku e ka vendin te mëshira e
Allahut a nuk e meriton një shoqëri e tillë bijat e të cileve i mbysin
vajzat dhe femijët e tyre a nuk e meriton vallë një dënim nga i Madhi
Allah xh.sh.. A nuk tutemi vëllezër se na dënon Allahu xh.sh. për
mëkatet e atyre të marrëve a nuk tutemi vëllezër se na qon Allahu ndonjë
termet, ndonjë fatkeqësi, ndonjë tragjedi, dhe nuk e dim fare se nga na
vjen dhe qka bëhet me neve .
Vëllezër musliman veproni ju sikur që ka vepruar Musa a.s., thuni ju
sikur që ka thënë Musa a.s. ndaj atyre robërve të marrë të cilët e kan
thyer urdhërin e Allahut xh.sh.thotë Musa.s.:Zoti jonë sikur të kishe
dashur ti dotëna kishe shkatërruar neve dhe krejt njerëzimin sepse Zoti
ynë ti ke mundësi me shkatërru krejt dunjanë apona shkatërron neve o
Zoti ynë për mëkatet e atyre të marrëve të cilët i kan bërë, kështu
thonte Musai a.s. duke u ankuar te Allahu.xh.sh. dhe duke u spastruar te
Allahu prej mëkatëve të mekatarëve prej gjynahëve të atyre të marrëve
për të cilët meriton të zbret dënimi i Allahut.xh.sh. Dhe ne e dim mirë
se kur zbret dënimi i Allahut nuk i pyt dhe nuk i zgjedh të mirët nga të
ligët por i përfshin të gjithë pastaj vëllezër musliman martoni të
rinjët dhe të rejat e mos i vononi në martesë, nxitni vëllezërit dhe
motrat të martohën sepse Pejgamberi a.s. ka thënë nëse ju nuk i martoni
të rinjët nëse ju i vononi ata në martes dote bëhet fitne e madhe do të
bëhet sprovë e madhe fesat i madh marre e madhe amoralitet i madh . Ajo
qka ka thënë Pejgamberi s.a.w.s. e që është frigu prej saj jemi ne duke e
përjetuar .
Vëllezër musliman kontriboni në largimin e dukurive negative kontriboni
në shërimin e sëmundjeve shoqërore kontriboni sa të mundëni ndoshta
Allahu xh.sh. u bën shkak juve me shëru këtë shoqëri me udhëzu
Allahu.xh.sh. këtë shoqëri bëni dua pa ndërpre për vëllezërit dhe motrat
edhe për ata të cilet janë të lajthitur dhe janë të devijuar ndoshta
Allahuxh.sh. i udhëzon dhe i shëron dhe ia falë atyre . Së fundi bini
istigfar dhe kërkoni falje për vetëvehtën e juaj te i Madhi Allah.xh.sh.
dhe për vëllezërit e motrat në përgjithësi dhe dijeni se Allahu
xh.sh.është falës dhe i mëshirshëm Innehu huvel Gafrurr-Rrahim

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:25

Një leter e një nene për djalin e saj....

Biri im po të shkruan nëna jote, gjatë oh sa gjatë jam menduar, te te
shkruaj apo jo, dhe ja sot me në fund vendosa. Ndala lotete mora lapsin,
e nisa me te te hedh ne leter ato ç'ka me thotë zemra ime e coptuar.
Sa kohe kanë kaluar more bir qe nuk jemi pare, oh sa vite vite qe nuk
Mekke shkruar, te paktën bir dy rrjeshta. Kam vetëm një lutjee paktën ta
lexosh këtë leter pastaj bëj si të duash coptoje ne dac, edhe ne zemren
time është coptuar e bërë therrime o biri nenes, oh 25 vjete me pare
kur ti erdhe ne jetë, gzimi im nuk kishte te treguar vetëm ato qe janë
ere nëna e kuptojnë me mirë këtë ndjesë. Të mbarta nëntë muaj ngrihesha
me veshtiresi, flija, haja, dhe merrja fryme me veshtiresi e siklet të
madh. Ti linde ne fun te guhtit bir uh cvape c'te nxehte bëri atë vit,
eh cvuajtje me shtonte por kurren e kurres nuk mu zvogelua ...dashuria
për ty. Mezi prisja momentin qe ti te dilje ne drite, oh ca vuajtje te
patreguara e sa lapsi nuk I përshkruan dot, u peralla me vdekjen bir e
jam në fund , ti dole ne drite te qaren tendem perzie me lotete e gzimit
oh c'gezim ishte ajo ditë, c'gezim me solli ne ai çast te mbajata e
lumtur ne kraherotin, preherin e bëra shtrat për ty bir gjirin ushqim,
qendroja pa gjume , qe te flije ti. E ti u rrite u martove edhe sot ah
sot te shoh se nuk je me ai oh ZOT I MADH.
Po cishte valle ky shpreblim qe me bërë djali I nenes, po a e meritoj
bir kte ftohtesi kte sjellje tënde, bir im s'po te kerkoj shumë bir
vetëm vetëm te te shoh një here vetëm një here te te puth sytë e ballit
te te ndjeje veç një here pra te ndjeje arome e qenjes sime vetëm kaq
bir, shumë është valle për ty kjo jeta më ka lodhur shumë veçanërisht
mungesa jote , sot bir nuk desha te ta thom por kam zënë shtratin , jam
fill e vetme dhe s'ka kush te me një gote ujë, po unë jam sjelle mirë me
ty apo jo. Kam qenë vite me rradhë sherbetorja jote oh more bir. A e e
meritoj valle kte shprelim për hirë te allahut , trego pak butesi për
nënën tënde , se ndryshe Allahu nuk do të fale kurrë e nëna s'ta uron
kurrë kte , ka ardhur koha bir qe zemra jote te zbutet e te ndjeje pak
dhimbje për një plak, qe e keputi malli, qe e mbyti merzia qe i është
djegur zemra e i janë thare lotet mendohu bir im mendohu. Të lutem shumë
thirri zemrës thirri te paste nëna thirri biri im. Nëna s'do të ankohet
kurrë bir nuk do të mallkoj asnjëherë kurren e kurres , se po ta bëj
kte mallkimet e mia do të arrine ne dyert e qiellit e do të zinte haku
im , e mby ty e familjen tënde do të zbrisnin fatkeqesira qe kurrë nëna
nuk do ti dëshironte jo bir nëna s'do e beje kurrë kte ti për mua je im
bire , je shpirt je gzim oh je pranvera e shkurter e asaj pak jetë qe më
ka mbetur, vetëm mos harro djali I nenes se do të mlakesh edhe ti. Të
te pyes nëna a kanë zënë te te dalin thijat mor bir mesiguri qe po , pra
do të bëhesh edhe ti prind. Do te mplakesh si unë po edhe larg qoftë
largqofte mun ta pesosh si unë , se kjo botë biri im mos e harro kurrë
këtë është botë e proves kte mos e harro, të gjitha të shkruhen ne
librin e qiellit biri im , krijuesi vërtetë mun te te vonoj por kurrene e
kurres nuk harron.
Eja bir te te shoh te paktën një here te lutem shumë. Bir nëna kaq
kisht. Tani bëj si të duash letren dac grise veç nuk rri pa te thënë në
fund se kush bën mirë ne këtë dynja e ka për veten e tij, e kush sillet
përsëri për veten e tij e ka.
Të përqafon dhe te puth sytë e ballit me mall nëna jote.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:25

NJË MBRËMJE QË MË SOLLI SHUMË VUAJTJE NË JETË!


Vështirë është të shkruash për vuajtjet e tua ,kur ato i ke përjetuar
gjatë jetës tënde,por edhe duke menduar se ndoshta do të jenë prekëse
tek të tjerët ,mirëpo pasi këtë nuk e bëjë për asgjë tjetër vetëm e
vetëm që të arrihet kënaqësia e Allahut nuk hezitoj aspak që ti tregoj
të gjitha ato që unë përjetova dhe e lus Zotin e Madhërishëm që këto të
kenë dobi tek të tjerët.

Tani motër e dashur po filloj të tregoj për një mbrëmje,një mbrëmje që
ndryshe mund ta quajmë mbrëmje e maturës ku tashmë është duke u ofruar
edhe koha e organizimit të saj ,krahas së cilës mendoja se do të shijoj
kënaqësinë time më të madhe gjatë tërë jetës time .

Pra ,si çdo maturant e maturante që u përgatitej për këtë mbrëmje edhe
unë bëra një përgatitje përmes së cilës mendoja se do t’i arrija
qëllimit tim që ndoshta prej shumë vitesh e kam ëndërruar.

Dëgjo motër ,tashmë dua të tregoj për përgatitjen time që bëra për këtë
mbrëmje, përgatitje e cila ndoshta rrallë mund të bëhet tek të tjerët
.Po filloj tani që nga veshja ime ku aq shumë shpenzova vetëm për një
mbrëmje ..Fustanin që unë e bleva ishte me një çmim prej 235€,këpucët
38€,frizura me grim të fytyrës 25€, të gjitha këto le ti bashkojmë me
një çmim ku gjithsej 298€ pa shumen e paguar për mbrëmje .Tani motër e
dashur a thua vallë me çfarë qëllimi i bëra të gjitha këto?Të gjitha
këto i bëra me një qëllim të caktuar e ky qëllim i imi ishte : të dukem
gati më e bukura ,më tërheqëse me një fjalë të mbetem në qendër të
vëmendjes.

Por si u shpagua i tërë ky qëllim i imi?

Në momentin kur filluam të hymë ne hotel trupi im filloj të dridhej ku
me vete thashë :çfarë po ndodh me mua ,duke hyrë në hotel më dukej vetja
si një princeshë ku të gjithë të tjerët po hedhin shikim në mua ,kjo
motër vetëm kishte qenë një iluzion për mua .Pasi hynim në hotel të
gjithë u ulën njëherë që të pinë nga një pije ,nga ky çast filluan tek
unë ngacmimet që më nxitnin të bëjë çmos vetëm e vetëm për ta arritur
qëllimin që e kisha më parë dhe mendoja se ky është çasti që me vite e
kisha ëndërruar .Nuk kaloi shumë kohë u ngritëm që të vallëzojmë të
gjithë së bashku ,në momentin kur duart e mia filluan të preken me shumë
duar të meshkujve tjerë tek unë epshet sa vinin edhe rriteshin sa që
kalova në atë se nuk dija aspak të kontrolloja vetën time se që çdo gjë
që e bëja qoftë mirë apo keq më dukej njësoj .Pasi kaloi një kohë e
gjatë që vallëzuam erdhi koha që të ulemi për të ngrënë mirëpo unë nuk
ndieja uri edhe pse fillova që të ngrëj pasi si ushqim i imi kishte qenë
arritja e kënaqësisë .

Kaloj koha e ngrënës filloj koha e muzikës së gjallë ku pas pak filluan
të vallëzojnë prapë një pjesë ,ndërsa unë për çudi jo ,unë vetëm
qëndroja duke i shikuar .Në atë shikim që po i hedhja të gjithëve tek
unë filluan të dukeshin gjëra të çoroditura për të tjerët ,kurse për
vetën time që kisha vallëzuar më parë mendoja se a e kisha bërë një gjë
të tillë .Po ,unë po thuajse më shumë . Duke pasur një qëndrim të tillë
tek unë çdo herë e më shumë filloi të dukej realiteti ,mirëpo nuk kaloi
shumë kohë dashi Zoti i Madhërishëm në mendjen time kaluan fjalët e
shokut më të mirë të klasës ,ku më parë atë e kisha konsideruar si
pengesë ndaj kënaqësive të mia, fjalët e të cilit më ndriçuan mendjen
nga errësira dhe dyshimet të shumta. Dëgjo motër,por tashmë edhe ti
vëlla dëgjoi fjalët e një djaloshi që Allahu i Lartësuar i kishte
dhuruar dituri e mendjemprehtësi e shumë e shumë cilësi tjera që edhe
për mua nuk kishin qenë realitet .Pasi filloi koha e organizimit të
mbrëmjes tek ne çdo herë dëgjoheshin zërat dhe preokupimet për
përgatitjen e kësaj mbrëmjeje. Papritmas ai vendosi dhe na u drejtua me
këto fjalë : ”Ju shokë dhe ju shoqe të mia vallahin nuk ju dua për asgjë
tjetër vetëm për hir të Allahut dhe ky qëllim më bënë të fortë që t’ia
them disa fjalë pa hezituar fare edhe pse do të ju duken ndoshta juve si
prekëse duke e konsideruar atë si fyerje ndaj kënaqësive tuaja .

Siç po e dini edhe vet është duke u ofruar një mbrëmje sa një mijë
mbrëmje të tjera ku në vete përmban plot vuajtje ,pakënaqësi që ndoshta
dikush prej jush do ti vëren më vonë e ndoshta dikush pas hyrjes në të
.Dikush pas vuajtjeve që do ti përjeton do të ketë dëshirë ta kthente
edhe njëherë atë mbrapa për ti thënë: Lamtumirë se në ty nuk ndiej
kënaqësi “,por këtë nuk do të mund të arrij asnjëherë edhe nëse tërë
jeta e tij ose e saj shpenzohet në këtë.

Ju kuptojë të gjithëve për arsye siç dëshiroj të ndiej kënaqësi në një
gjë ashtu kini dëshirë të ndieni edhe ju kënaqësi, mirëpo kënaqësia ime
ndryshon krejtësisht nga ajo e juaja,unë dëshiroj kënaqësinë e Allahut,
kurse ju dëshironi kënaqësinë e epsheve tuaja që më vonë ato shuhen dhe
juve ju bëjnë që të vuani shumë .Më thotë ndonjëri prej jush se cili ose
cila është ajo që doni të shkoni pa pasur qëllim : zbukurimin ,veshjen
të gjitha ekstreme për tu dukur sa më tërheqëse ndaj gjinisë të
kundërt,më thoni? Më vjen keq për këtë që po ua them ,por është
realitet. Këtë e kuptoj më së miri nga zërat e juaj duke u preokupuar e
ky preokupim tregon që ju shkoni vetëm për atë qëllim që e ceka më parë
.Për ju kjo është një helm ,helm ky i cili do ti helmon edhe shumë zemra
të tjera,ndoshta,ku vështirë për ju do të jetë nëse mundoheni ti
shëroni ato.

Njëri prej shokëve që nuk donte te dëgjonte me mllef i drejtohet:Pse ti e
dinë se çfarë do të ndodhë sot e nesër .Ky ia kthen ,SUBHANALLAH. Me
çfarë butësie e urtësi tashmë i drejtohet ky : Të tashmen dhe të ardhmen
e dinë vetëm Allahu i Lartësuar ,kurse ne dimë vetëm atë që dëshiron Ai
.

Atë që unë ju them e lus Allahun që të mos jetë prej hamendjes sime, por
ajo të jetë prej Kuranit te Tij Fisnik dhe prej synetit të Dërguarit të
Tij ..Mirëpo një mënyrë e tillë e organizimit apo edhe e shkuarjes bënë
që të jetë rreptësishtë e ndaluar ,kur themi që është e ndaluar, bënë
të kuptojmë se mos veprimi i saj sjellë vetëm dobi apo hajr ,mirëpo nëse
ndodh e kundërta e veprimit sjellë vetëm ndëshkim ,vuajtje pakënaqësi
etj.

Ju mund të bëni çfarë të doni atë për vetën e juaj e keni qoftë mirë apo
keq ..Këtë e kuptojmë nga fjalët e Allahut ku thotë: ”Nëse bënë mirë
,bënë për vete,nëse bënë keq ,bënë për vete”.Tani në fund nuk dua t;ju
them asgjë më shumë vetëm se:“Kujtoni Vdekjen, kujtoni
Ringjalljen,kujtoni daljen para Allahut (s.v.t)kujtoni Xhennetin ose
Xhehenemin .Ashtu si do vdesësh ashtu do të ringjallesh ,atëherë mendoni
një natë të tillë: me muzikë ,me pije dehëse ,me vallëzim ,me
lakuriqësinë ku kjo është gjëja më e rrezikshme ,pra mendoni këtë dhe
kuptoni se vdekjen e kini më afër se sa damari i qafës që ju rrah
.Zgjidhni...”

Prej këtyre fjalëve që na atë moment mu kujtuan fillova të qaja sa që të
tjerët më vërejtën dhe mu afruan duke menduar se mos u sëmura apo u
helmova nga ushqimi e pijet e ndryshme ,mirëpo sëmundja ime ishte më e
rëndë që askush nuk dinte se çfarë kam, edhe pse bënin përpjekje të
mëdha .Tani u bëra në qendër të vëmendjes me një qëllim të kundërt .Me
padurim prisja të kthehem në shtëpi për tu larguar nga mundimi që kisha
po njëherit mezi prisja të shkoja edhe një herë në shkollë për të takuar
shokun tim që më kishte dashur pa interes të kësaj bote për të biseduar
me të .Nga ky moment vendi, vendi nuk më nxihej ,ku çdo gjë më dukej e
idhët ashtu si helmi ..Fjalët që mundohesha ti them në vete ishin:O Zot
mos më merr shpirtin në këtë gjendje”Pas kësaj fillova të mendoja që
nëse arrij të shkojë në shtëpi çfarë duhet të bëjë pastaj, ku do të jetë
kthimi im ,brenda kësaj mendoja se kthimi im i vetëm duhet të jetë tek
Krijuesi im .Të gjitha fjalët e shokut tonë kishin qenë realitet saqë të
gjitha u vërtetuan në praktikën e jetës sonë.

Ndodhi ajo që ndodhi tashmë e falënderoj Zotin që më udhëzoi ,më forcoi
në rrugën e Tij edhe pse unë për vetën time deklarojsha çdoherë se jam
myslimane, por në esencë disa punë që unë i bëra ,e posaçërisht brenda
asaj mbrëmje kishin qene të ngjashme me punët e një
pabesimtarje(kafire)Nganjëherë kur më kujtohet kjo mbrëmje më vije turp
,që një femër ashtu siç isha unë që pretendojsha se jam myslimane ndërsa
trupi im i zhveshur para qindra meshkujsh. Tashmë edhe unë në fund dua
të përcjell një mesazh tek ju motra dhe vëllezër ,ju që ndoshta
deklaroni atë që unë deklarova më parë, ndalu dhe mendo pak ,kujto një
ditë të madhe ku do të japësh përgjegjësi për çdo gjë që ke bërë qoftë
sa grimca e atomit mire apo e keqe nëse është .Këtë, jo vetëm që ta them
unë tani ,por këtë e ka thënë Zoti i Madhërishëm në Librin e Tij :”Kush
punon mirë apo keq që peshon sa grimca e atomit atë do ta gjejë
“atëherë nëse mendon që kjo mbrëmje është gjë shumë e vogël për ty ,por
në realitet kjo peshon në peshoren e saj shumë.
Të gjitha këto që i thash mos mendo se dua të humbi kënaqësinë tënde që
mendon se do ta gjesh brenda një mbrëmje që këtë mezi e pret ,por dua që
të ndalesh e të mendosh se këtë kënaqësi që ti po pret brenda kësaj
nate për ty do të jetë me gjemba .Kujto se në atë vend në të cilin nuk
përmendet emri i Allahut mund të ndodh se zbret ndëshkimi i Allahut
,ndëshkim nuk kam për qëllim vetëm dridhje tokës apo diç tjetër më e
madhe ,për ty mjafton ndëshkimi i Allahut nëse në zemrën tënde ndien
pakënaqësi .

Ndalu,mendo,vepro...!

E tëra kjo për ju është realitet nga një motër e juaj që nuk ju donë për asgjë tjetër vetëm, për hir të Allahut.

Shkruar për shoqën e saj të klasës.
(Kjo ndodhi është e vërtetë)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:25

Nuk do ta Braktisi Kurrë...


Letrat e Prindit
Nje Prind kishte udhetuar ne nje shtet te larget duke i lene pas gruan e
tij dhe tre femijet e tyre.Kishte udhetuar per te gjetur kafshaten e
gojes..

Femijet e donin shumë dhe i shprehnin rrespekt te veqant per baban e tyre..

Babai pas nje kohe iu dergon nje leter...

Por ata nuk e hapen qe ta lexonin qka ka ne te..por secili prej tyre e
mori per ta puthur dhe thoshin kjo eshte letra e me te dashurit tonë dhe
me te shtrenjtit...Eveshtronin zarfin nga jasht e pastaj e vendosnin ne
nje sënduk te vogel te mbeshtjellur me kadife..e nxirrnin here pas here
,e pastronin nga pluhuri dhe e parfumonin,e pastaj e kthenin ne kuti...

Keshtu vepruan me te gjitha letrat qe ua dergonte babai i dashur...

*****

Kaluan vitet...

U kthye prindi por nuk gjeti nga familja e tij vetem se nje djalë...

E pyeti ku eshte nena jote???

Djali u pergjigj: e pat goditur nje semundje e rende dhe nuk patem mundesi te paguajme mjekimin e saj dhe pas nje kohe vdiq..

Babai tha: e perse ,a nuk e keni lexuar letren e pare ,qe ua kam pas derguar nje shume te mire te te hollave..

Djali: jo

*****

Babai e pyeti: ku eshte vellau yt?

Djaloshi u pergjigj; eshte njoftuar me disa shok te keqij dhe pas
vdekjes se nenes nuk kishte kush ta keshillonte dh eta udhezonte dhe
shkoi me ta.

Babai tha: po a nuk e ka lexuar letren time ku e kam keshilluar qe te largohet prej shoqeris se keqe dhe te le te vije tek une?

*****

Po motra ku eshte pyeti babai I habitur!

Djali u pergjigj: eshte martuar me atë djaloshin per te cilin te pat
shkruar ne leter dhe pat kerkuar keshillen tende,tash ajo po jeton me te
jetë te shumtuar…

Babai I nervozuar tha: po a nuk e ka lexuar letren time ku e kam
keshilluar qe te mos martohet me të se ai nuk eshte I pershtatshem per
të…

Djaloshi tha: jo ,te gjitha letrat I kemi ruajtur ne kete kuti me kadife
gjithnje I zbukuronin I puthnim por nuk I kemi hapur anjeher qe ti
lexojmë..

*****

E meditova rastin e kesaj familje si I shkaterruar dhe u shendrruar jeta
e tyre ne nje jetë te shemtuar,vetem se nuk I kan lexuar letrat e
prindit por jan mjaftuar me madherimin apo shenjtrimin e tyre dhe
ruajtjen e tyre,duke mos vepruar sipas porosive te prindit te tyre qe
ishin ne ato letra…

Pastaj e shikova Kuranin e Madheruar te vendosur ne dollap…Tash me
vete,O I mjeri une…Une po trajtoj Mesazhin e Allahut ndaj meje,sikur ata
femijet mesazhet e prindit te tyre…
Une e le Kuranin ne dollap apo ne kuti me kadife dhe e ngriti diku lartë
qe te mos neperkembet por nuk po e lexoj e as nuk perfitoj ngaAi,kurse
Ai eshte Udherrefyesii tere jetes sime…

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Fri 3 Sep 2010 - 22:25

Nuk do ta Braktisi Kurrë...


Letrat e Prindit
Nje Prind kishte udhetuar ne nje shtet te larget duke i lene pas gruan e
tij dhe tre femijet e tyre.Kishte udhetuar per te gjetur kafshaten e
gojes..

Femijet e donin shumë dhe i shprehnin rrespekt te veqant per baban e tyre..

Babai pas nje kohe iu dergon nje leter...

Por ata nuk e hapen qe ta lexonin qka ka ne te..por secili prej tyre e
mori per ta puthur dhe thoshin kjo eshte letra e me te dashurit tonë dhe
me te shtrenjtit...Eveshtronin zarfin nga jasht e pastaj e vendosnin ne
nje sënduk te vogel te mbeshtjellur me kadife..e nxirrnin here pas here
,e pastronin nga pluhuri dhe e parfumonin,e pastaj e kthenin ne kuti...

Keshtu vepruan me te gjitha letrat qe ua dergonte babai i dashur...

*****

Kaluan vitet...

U kthye prindi por nuk gjeti nga familja e tij vetem se nje djalë...

E pyeti ku eshte nena jote???

Djali u pergjigj: e pat goditur nje semundje e rende dhe nuk patem mundesi te paguajme mjekimin e saj dhe pas nje kohe vdiq..

Babai tha: e perse ,a nuk e keni lexuar letren e pare ,qe ua kam pas derguar nje shume te mire te te hollave..

Djali: jo

*****

Babai e pyeti: ku eshte vellau yt?

Djaloshi u pergjigj; eshte njoftuar me disa shok te keqij dhe pas
vdekjes se nenes nuk kishte kush ta keshillonte dh eta udhezonte dhe
shkoi me ta.

Babai tha: po a nuk e ka lexuar letren time ku e kam keshilluar qe te largohet prej shoqeris se keqe dhe te le te vije tek une?

*****

Po motra ku eshte pyeti babai I habitur!

Djali u pergjigj: eshte martuar me atë djaloshin per te cilin te pat
shkruar ne leter dhe pat kerkuar keshillen tende,tash ajo po jeton me te
jetë te shumtuar…

Babai I nervozuar tha: po a nuk e ka lexuar letren time ku e kam
keshilluar qe te mos martohet me të se ai nuk eshte I pershtatshem per
të…

Djaloshi tha: jo ,te gjitha letrat I kemi ruajtur ne kete kuti me kadife
gjithnje I zbukuronin I puthnim por nuk I kemi hapur anjeher qe ti
lexojmë..

*****

E meditova rastin e kesaj familje si I shkaterruar dhe u shendrruar jeta
e tyre ne nje jetë te shemtuar,vetem se nuk I kan lexuar letrat e
prindit por jan mjaftuar me madherimin apo shenjtrimin e tyre dhe
ruajtjen e tyre,duke mos vepruar sipas porosive te prindit te tyre qe
ishin ne ato letra…

Pastaj e shikova Kuranin e Madheruar te vendosur ne dollap…Tash me
vete,O I mjeri une…Une po trajtoj Mesazhin e Allahut ndaj meje,sikur ata
femijet mesazhet e prindit te tyre…
Une e le Kuranin ne dollap apo ne kuti me kadife dhe e ngriti diku lartë
qe te mos neperkembet por nuk po e lexoj e as nuk perfitoj ngaAi,kurse
Ai eshte Udherrefyesii tere jetes sime…

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Docteur Sat 21 May 2011 - 22:15

Nje familje kishte dy femije dhe njeri,nje djale dhe nje vajze te vogel,djali ishte shume rende nga shendeti dhe familja e tij bere te pamunduren per te sheru deri sa ata rane ne zero nga ekonomia dhe djali akoma sishte sheruar,nje dite prinderit po rrinin ne dhome dhe po qanin per te birin qe skishin mundesi ekonomike per ta sheru,vajza e vogel i shikon nga dera prinderit e saj duke qa e duke fol per qeshtje ekonomike qe ishin te pa zote per ta pagu operimin e tij,gjithashtu vajza degjon te emen duke thene duhet vetem nje mrekulli per me shpetu djalin tone,
vajza e vogel shkon te dhoma saj dhe merr disa qindarka qe i kishte kursi dhe niset per ne farmaci,kur mberri atje i thote farmacistit xhaxhi farmacist dua te blej nje mrekulli,farmacisti i habitur e shef vajzen 4 vjece dhe i thote:po ne skemi mrekulli ketu,kjo i thote po po keni me jepni nje,nje burre i veshur me te zeza aty afer ishte nder kirurget me te medhejn te USA dhe degjon vajzen duke kerku mrekulline,i afrohet dhe e pyet qa ke ti vogelushe qa kerkon,kerkoj mrekulline por skam lek vellai im po vdes skemi lek per ta shpetu dhe ajo fillon e qane,burri mer vajzen per dore dhe niset per ne shpine e saj,kur shkon atje i thote prinderve vajza juaj gjeti mrekulline keshtu shkojme operojme djalin,Ai burri operoi djalin falas dhe tha vajza juaj eshte nje mrekulli


e adhuroj kte tregim me ben te ndihem shume i emocionuar,do thote qe ZOTI askend se harron ai eshte ne cdo moment qe ju keni nevoje dhe akoma besim
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Rrefim qe lekund zemren:Po sikur te isha une e vdekur??

Mesazh nga Emona Sun 3 Jul 2011 - 7:24

Shkruan ” Nura, motra ime, e ngjashme me mua në fytyrë, e ka zakon të lexojë Kur’an vazhdimisht. Të kërkosh atë nuk e gjen në asnjë vend tjetër vetëm se në dhomën e faljes, në sexhde, me duar të ngritura lart nga qielli.Kështu në mëngjes, kështu në mbrëmje, e kështu në mesnatë. Asnjëherë nuk lodhet e as nuk mërzitet. Ndërsa unë isha shumë e interesuar të lexoja revista artistike, romane,te shikoj filme me shumicë aq shumë saqë më është mërzitur. Nuk i kryej detyrimet e mija plotësisht dhe me faljen e namazit nuk jam në rregull.




E fika televizorin sepse kisha kaluar tre orë duke shikuar filma të ndryshëm dhe ezani i namazit të sabahut therriti në xhaminë pranë shtëpisë. Shkovanë krevat, dëgjova motrën të më thërriste nga dhoma e faljes. Urdhëro ç’farë do o Nura? Më tha në mënyrë të prerë: Mos fli para se të falësh sabahun…!!!
Kështu ishte ajo edhe para se të sëmurej me kancer, një sëmundje të keqe dhe të pashërueshme, që ja ka ç’rregulluar gjumin. Më thirri: Hajde o Hena pranë meje..
Nuk mundem në asnjë mënyrë me e kundërshtu kërkesën e saj. Sinqeriteti dhe çiltërsia e saj në të folur duket qartë.
C’farë do?…Ulu këtu më tha. U ula dhe me zë të ëmbël më tha: Gjithsecili do ta shijojë vdekjen dhe ditën e gjykimit do ti paguhet plotësisht shpërblimi.
Heshti një moment dhe pastaj më pyeti: – A nuk beson ti se do të vdesësh? – Sigurisht që besoj – ju pergjigja.
- A nuk beson ti se do të llogaritesh për ç’do të madhe e ç’do të vogël..? – O motra ime.. a nuk ke frikë nga vdekja dhe tmerret e saj..? Shiko Hinda më e vogël se ti dhe vdiq në aksident makine. Filanja e filanja…Vdekja nuk njeh moshë dhe nuk ka kohë të caktuar.
- O Nura, unë kam frikë nga errësira e ti më frikëson edhe nga vdekja si të flej gjumë unë tani? Unë mendova se më thirre për të më thënë se re dakort që të vish me ne në pushimet tona verore. Papritur u përgjigj duke thënë, thënie me të cilën më goditi mu në zemër:
- Ndoshta këtë vit do udhëtoj larg, në një vend tjetër…O Hena jeta është në dorë të All-llahut. I tha këto fjalë dhe filloi të qajë. Ju kujtua sëmundja e saj e keqe dhe se doktorët i kishin thënë babait dicka sekrete, ndoshta sëmundja e saj nuk do ta cojë gjatë. Por kush i tha asaj? Apo ndoshta zemra ja ndjen një gjë të tillë?
- C’farë po mendon?
– Mu drejtua këtë herë me zë të ashpër. A mendon ti se unë po ti them këto fjalë se jam e sëmurë? Në asnjë mënyrë unë mund të jem më jetëgjatë se askush tjeter. Kjo është në dorë të All-llahut. Po ti sa do të jetosh? 20 vjet, 40, 100 e pastaj ç’farë?
Nuk ka dallim ndërmjet nesh të gjithë do të shkojmë do ta lëmë këtë dunja ose për në xhennet ose për në zjarr. A nuk e ke dëgjuar thënien e All-llahut të madhëruar: “Kushdo që do të largohet prej zjarrit e do të futet në xhennet me të vërtetë ai ka fituar.” U ngrit dhe shkoi, e zëri i saj më tingëllonte në vesh: “All-llahu të udhëzoftë mos harro namazin” Ora 8 e mëngjesit. Të trokitura në derë. Ky nuk është orari i zgjimit. Dëgjova të qara dhe klithma. Gjëndja e Nures ishte keqësuar dhe babai e kishte çuar në spital.
Mendova…Nuk kemi për të shkuar me pushime këtë vit. Eshtë shkruar për mua që të qëndroj në shtëpi edhe këtë vit. Mbas gjithë asaj kohe të gjatë pritjeje. Nga ora 1 e drekës telefonoi babai nga spitali dhe tha se duhej të shkonim për vizitë te Nura sa me shpejtë. Nëna më tha se zëri i babait nuk ishte si zakonisht, ka ndodhur dicka.
U veshëm shpejt e shpejt dhe ikëm me shpejtësi. A nuk ishte kjo rruga në të cilën dilja për të shëtitur? C’ka ajo sot pse më duket kaq e gjatë..? Arritëm tek dera e jashtme e spitalit…
Një i sëmurë rënkon, një tjetër i lënduar nga aksidenti me makinë, një i tretë me sy të mbyllur. Nuk e dija a ishte akoma në dunja apo ka shkuar në ahiret?! Pamje të çuditshme nuk i kisha parë asnjëherë…
I ngjitëm shkallët me shpejtësi…Nura ishte në dhomën e urgjencës dhe nuk lejohej që të futet tek ajo më shumë se një person. Në mes të atij grumbulli doktorësh e nëpërmjet një dritareje të vogël e cila formohet me hapjen e derës, shikova sytë e motrës sime e cila shikonte nga unë, e nëna qëndron pranë saj në këmbë.
Pas dy minutash nëna doli se nuk mundi me ti përmbajë lotët… Më lejuan që të futem e të përshëndes motrën por me një kusht që mos të flisja me të shumë. Dy minuta mjaftojnë për ty – më thanë. – Si je o Nura..? Ti mbrëmë ishe mirë.. ç’ka ndodhi me ty..? Më shtrëngoi dorën dhe tha: E unë tani jam mirë elhamdulilah, por duart tua janë të ftohta. Unë sha ulur në cep të krevatit e ja preka këmbët.
I largoi ato prej meje…Më fal nëse të bezdisa i thashë. Jo në asnjë mënyrë, por mu kujtua thënia e All-llahut të madhëruar ku thotë: Dhe këmbët do të bashkohen me njëra-tjetërn e të mbështjellen në qefin. Tek Zoti yt do të jetë kthimi atë ditë! Bëj dua për mua shumë o Hena se ndoshta së afërmi do të takoj ditët e para të ahiretit. Kjo rrugë është e largët, e punët e mija janë të pakta…
Lotët më rrodhën kur dëgjova ç’ka tha ajo. Qava aq shumë saqë më humbi vetëdija. Nuk pushova së qari gjithë ditën. Babai u merakos shumë për mua, se snjëherë nuk më kishin parë në gjendje të tillë.Me perëndimin e diellit, në atë ditë të pikëlluar, mbas një heshtje të gjatë në shtëpinë tonë erdhen vajza e hallës dhe vajza e tezes. Numri i njerëzve u shtua, zërat u përzien.
E vetmja gjë që mësova ishte se Nura kishte vdekur. Prej atij momenti dhe më pas nuk e di, as kush erdhi, as kush shkoi dhe as çfarë thanë..
O All-llah ku jam unë dhe ç’ka po ndodh? Nuk isha në gjendje as të qaja, lotët mu thanë. Pas pak më njoftuan se babai më kërkonte që të përshëndesja motrën time për të fundit herë. Në momentin kur e putha nuk mu kujtua asgjë tjetër vetëm se pamja e saj në momentet e fundit, mu kujtua fjala e saj:”E këmbët do të bashkohen me njëra-tjetrën.” E kuptova se me të vërtetë tek Zoti yne do të jetë kthimi atë ditë! Nuk më kujtohet të kem shkuar në dhomën e saj të faljes vetëm se atë natë. Në atë momente mu kujtua ajo e cila me mua ndau mitrën e nënës e ne binjakë. Kujtova atë e cila më shoqëroi në shqetësimet e mia.
Atë e cila me largoi prej meje vështirësitë e kësaj jete. Atë e cila shumë bëri dua për mua për udhëzim. Atë e cila lotët i rridhnin pa pushim kur më fliste për vdekjen dhe hallet e saj për llogarinë.. Kjo është nata e parë për të në varr. Ky është Kur’ani që lexonte ajo. Ky është fustani i saj me lule të cilin e pati blerë për ditën e dasmës. E kujtova atë dhe shumë qava për ditët e mija të humbura. Qava shumë pa ndërprerje…
E luta All-llahun të më mëshirojë dhe të më falë për të kaluarën… E luta ta përqëndrojë Nuren në varrin e saj ashtu sikur më kishte porositur për dua. Papritur pyeta vetveten: Po sikur të isha unë e vdekur? Si do të ishte gjendja ime..? Nuk kërkova për përgjigjen e pyetjes shumë, për shkak se frika ma mbuloi zemrën.
Qava me ngashërim për motrë time. Ezani i sabahut thirri, por sa i shëmtuar këtë herë. Nura nuk ishte në dhomë që të falte namazin me mua…. U ndjeva shumë e qetë kur unë përsëritja atë ç’ka thoshte muezini.
Mbaroi ezani, u ngrita e fala namazin e sabahut. Fala namazin e lamtumirës ashtu sic e fali Nura, i cili ishte namazi i fundit për të. Fillova të falem prej aty ku e la motra… E tani nëse zgjohem nuk e pres mbrëmjen… E nëse ngrysem nuk e pres mëngjesin… ”

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Emona Mon 26 Dec 2011 - 11:22

Nena Ime ..♥️ ♥️ ♥️
Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje tejet të varfër... aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Në raste të rralla ndodhte që të kishim pak oriz në shtëpi... Nëna përgatiste shujtën e thjeshtë dhe gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hudhte në pjatën time duke thënë: "Ha biri im, unë nuk jam e uritur"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E PARE.

Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohesha sikur fëmijët tjerë. Me një rast, falënderoj Allahun, arriti t'i zë dy peshqi. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë me shije e
ngrëna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: "Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E DYTE.

Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Meqë nuk kishim pasuri që unë të shkollohem, nëna hyri si sh*tëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më tepër në punë. I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: "Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë." Ajo buzëqeshi dhe tha: "Biri im, unë nuk jam e lodhur"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E TRETE.

Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, ndërsa sipërfaqja e rërës avullonte nga nxehtësia. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotën duke thënë: "Nënë, pi edhe ti pak", ndërsa ajo tha: "Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E KATERT.

Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Mbi supet e saj mbajti tërë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtëpisë, thjeshtë duhej të kujdesej për çdo gjë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Pranë shtëpisë sonë jetonte xhaxhai im, njeri i mirë, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfër. Fqinjët kur panë që gjendja jonë ishte e
papërballueshme, këshilluan nënën, e cila ishte ende e re, të martohej për dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: "Unë nuk kam nevojë për dashuri"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E PESTE.

Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë. Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar, nuk mund të punonte si sh*tëse rrobash, filloi të shesë perime në treg. Kur nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: "Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E GJASHTE.

Vazhdova shkollimin e mëtejmë dhe shumë shpejtë u bëra magjistër. Paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: "Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E SHTATE.

Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqesh. Zemra m'u copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur... Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: "Biri im, mos qaj, unë nuk kam
dhembje!"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E TETE.

Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.

Secili që kënaqet me begatinë e prindërve të gjallë, u këshilloj:
Ruani këtë begati para se të pikëlloheni për humbjen e saj.
Secilit që ka humbur nënën e tij të dashur, e këshilloj:
Gjithmonë kujto se sa ka sakrifikuar ajo për ty.
Lute Allahun që ta falë dhe ta mëshirojë.


.................. 👼

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Tonii Mon 26 Dec 2011 - 11:34

dua te them dicka lidhur me historit Islame
kam lexuar dhe degjuar shum tregime islame
bota islame ka shume folklor , besimtaret bazohen me se shumti ne tregime folklorike, ne luftrat ne deshmoret e par etj
kam degjuar se si imam tregonin histori dhe te rinjt degjonin plot endje
histori te treguar nga imam per luftra e pergjakje per deshmoret qe ran per fen tregime te detajuara e te pergjakura qe benin te therrisnin tekbirr : Allahu Hekber te rinj qe qanin e bertisnin me keto tregime,
ateher pse ndodhin keto tregime tek brezi i ri?!!! psae tregime me vrasje e luftra ?!!! pse me shehid ( deshmor ) cfar misioni duan te permbushin vall tek te rinjt keto lloj historish?!!!
e pas gjith ketyre historive te rinjt shkonin e thyenin xhamat e kishave
madje me sinqeritet ju them se shkonin ne shtepit e besimtareve qe drejtonin kishat e i thyenin xhamat ne mes te nates, saqe qanin femijet e vegjel qe trembeshin nga gjumi, e te gjitha keto i frymezonin pikerisht keto lloj historish me vrasje e shpat
me kujtohet shoku im qe thoshte : duhet te bejme dhe ne ndonje qe une them te thyejm dritaret e kishes e keshtu vazhdonin me tekbirr .... ne mes te nates,
mendoj se eshte mir qe histori me vrasje e gjak te mos u tregohen adoleshenteve, por histori me dashuri qoft edhe per njerez qe i perkasin nje feje tjeter
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Anakonda Sun 21 Oct 2012 - 4:05

Në trotuar rrinte ulur një i verbër, te këmbët e tij kishte vendosur
kapelën dhe një tabelë ku shkruante " Unë jam i verbër, ju lutem më
ndihmoni."

Pranë tij kaloi një njeri, i cili u ndal dhe shikoi
ato pak të holla që ishin mbledhur në kapelë, mori tabelën dhe në anën
tjetër shkroi diçka.

Pas disa ore i njëjti njeri kalo përsëri
pranë të verbrit, iu afrua dhe pa kapelën e tij e cila kësaj radhe ishte
mbushur me të holla.

I verbëri e njohu nga të ecurit dhe e pyeti: “Ju lutem më tregoni se çfarë keni shkruar më parë në tabelën time?”

"Nuk
kam shkruar asgjë të pavërtetë, kam shkruar atë që veç ishte shkruar,
por me fjalë tjera", u përgjigj njeriu dhe me buzëqeshje në buzë,
vazhdoi rrugën ...

I verbëri nuk e kuptoi se tani në tabelën e tij shkruante: "Sot është një ditë shumë e bukur, por unë nuk mund ta shoh atë."
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Anakonda Sun 21 Oct 2012 - 4:07

"Mami! Çfarë po shkruan"? më pyeti vajza. "Po i shkruaj një letër Zotit" ia ktheva aty për aty.


Atë ditë, u zgjova herët, edhe pse ishte një nga ditët e mia të pushimit.

Vogëlushja ime, si gjithmonë, ishte ngritur para meje.
Isha ulur mbi tavolinë, e zënë dhe e zhytur nëlibrat dhe letrat e mia.

“Mami! Çfarë po shkruan?” më pyeti vajza.

“Po i shkruaj një letër Zotit” ia ktheva aty për aty.

“A më lejon ti hedh një sy se çfarë i ke shkruar?” më pyeti.

“Jo e dashur, kjo është një letër personale dhe nuk dua ta lexojë tjetër kush.” i thashë.

Ajo doli jashtë dhomës me turivarë. Ishte diçka e zakonshme kjo, sa herë që refuzoja ti tregoj apo ti jap diçka.

Pasi
kishin kaluar disa javë, shkova në dhomën e saj, për herë të parë.
Vogëlushja u ndje në siklet kur më pa brenda dhomës. Vallë përse ashtu?
“Vogëlushja ime! Çfarë po bën? Me çfarë po merresh?”

Kjo
ia shtoi dhe më shumë sikletin dhe turbullimin. Më në fund mu përgjigj
me fjalët:”Asgjë mami... thjesht janë ca letra personale... po i
shkruaja një letër Zotit. Ashtu siç bën dhe ti!”

Mandej qëndroi pak pa folur dhe shtoi:”A na realizohen dëshirat tona që ia shprehim Zotit o ma?”

“Sigurisht bija ime! Zoti di gjithçka...”

Refuzoi të më tregojë çfarë i ka shkruar Zotit.
[justify]Dola nga dhoma e saj dhe iu afrova tim shoqi, që ti lexoj gazetën si zakonisht.

Edhe
pse lexoja gazetën, mendjen e kisha tek vogëlushja ime. Im shoq e vuri
re se po mendoja diku gjetkë dhe mendoi se jam e mërzitur. Kështu, u
orvat të më bindë të marrim një shërbëtore në shtëpi, që të mi lehtësojë
disi punët dhe barrën e rëndë.

O Zot i madh! Nuk doja që ai ta mendojë diçka të tillë.

Sakaq,
vogëlushja jonë vajti në shkollë. Kur u kthye, gjeti doktorin në
shtëpi. Me vrap u turr tek i ati i saj i paralizuar. U ul pranë tij dhe
filloi ta ngushëllojë dhe ti bëjë qejfin me fjalët dhe përkëdheljet e
saj plot dashuri.

Pasi më tregoi gjendjen
shëndetësore të tim shoqi, doktori u largua. Harrova që ime bijë ishte
akoma e vogël dhe i thashë pa pikë mëshire:”Doktori më tha që zemra e
madhe e babit, e cila është plot dashuri, ka filluar të dobësohet dhe se
nuk do të jetojë më shumë se tre javë.”

Këto
fjalë ranë si rrufe në qiell të hapur për vogëlushen time. Ajo
shpërtheu në të qara dhe përsëriste herë pas here:”Përse po i ndodh kjo
babit?!”
[justify]“Lute Zotin që ta shërojë babin bija ime! Veç
kësaj, duhet të bëhesh trime! Asnjëherë mos harro se Zoti është i dashur
dhe i dhembshur me ne! Ai ka në dorë gjithçka. Ti je vajza e madhe dhe e
vetme e babit tënd.”

Vogëlushja e dëgjoi
me vëmendje të ëmën dhe mesa duket, e fshehu mërzinë, e shtypi dhimbjen.
Pas pak, ajo sikur mori zemër dhe me një vendosmëri të çuditshme
tha:”Jo, nuk do të vdesë babi!”

Çdo
mëngjes, ajo shkonte pranë të atit dhe i dhuronte puthje plot dashuri.
Por, sot, përveç puthjes së përditshme, ajo qëndroi pak para tij dhe i
tha:”Ah sikur të ishe si të gjithë baballarët e shoqeve të mia!”


atin e pushtoi një valë zemërate, por arriti ta përballojë dhe ia
ktheu:”Në dashtë Zoti, do të vijë dita kur të të çoj në shkollë bija
ime.”
[justify]I tha këto fjalë, edhe pse e dinte se paraliza dhe sëmundja, nuk do e lejonte t’ia plotësojë dëshirën vajzës së tij.

Pasi
e çova vogëlushen time në shkollë, u ktheva në shtëpi, ku më mbërtheu
një kureshtje e papërballueshme... Çfarë mund ti kishte shkruar
vogëlushja ime Zotit në letrat e saj?!

Hyra
në dhomën e saj dhe fillova të kërkoj. Hapa sirtarë, zhbirova letra e
libra, por pa fajde. Ku ti ketë fshehur vallë? Mos i ka grisur? Mos janë
në këtë kutinë këtu? Sa shumë e do këtë kuti! Kushedi sa herë ma ka
kërkuar, derisa më në fund, e zbraza nga gjithçka tjetër dhe ia dhashë.

O Zot sa letra paska shkruar! Të gjitha ia adresoka Zotit!

“O Zot! O Zot! O Zot! Dua të ngordhë qeni i komshiut tonë, pasi më fut frikën!”

“O Zot! Dua që macja jonë të lindë shumë kotele për të kompensuar ato që i kanë ngordhur!”

“O Zot! Dua që kushëriri im të kalojë në shkollë, se e dua shumë!”
[justify]“O Zot! Dua që lulet para shtëpisë të rriten shpejt, pasi dua që çdo ditë të këpus një lule dhe t’ia dërgoj mësueses!”

Letrat
ishin pa fund. O Zot! Të gjitha këto lutje i ishin pranuar vogëlushes
time. Qeni i komshiut ngordhi një javë më parë. Macja lindi një kope
kotele të vogla. Kushëriri i sime bijë e kishte marrë shkollën. Lulet
ishin rritur dhe ajo para se të nisej për në shkollë, këpuste një dhe ia
dërgonte mësueses.

Por... përse vallë nuk
ishte lutur që ti shërohej i ati?! Përse nuk i kishte dërguar Zotit një
letër që i ati i saj ta marrë veten nga ajo sëmundje?! Ah sikur të
ishte lutur dhe për shërimin e tij!

Zinxhirin
e mendimeve ma shkëputi zilja e telefonit. Pasi u përgjigja, zëri i
mësueses së saj më tha se ime bijë kishte rënë nga kati i katërt...
Kishte vajtur tek shtëpia e mësueses që mungonte atë ditë, për ti çuar
lulen. Duke parë nga ballkoni, asaj i kishte rënë lulja, e cila ishte
pasur nga vetë vogëlushja, në përpjekje për ta kapur.

Goditja
ishte shumë e rëndë... Se përballova dot as unë dhe as im shoq, i cili u
paralizua edhe në fytyrë dhe nuk fliste dot më. Që atë ditë, ai nuk
flet dot asnjë fjalë.
[justify]Përse vdiq ime bijë?! Nuk po e përtypja dot idenë e
vdekjes së saj. E mashtroja veten çdo ditë duke vajtur tek shkolla e
saj, sikur e çoja, siç bëja më parë. Bëja çdo gjë që asaj i pëlqente kur
ishte gjallë.

Mëngjesin e ditës së
premte, erdhi shërbëtorja dhe si e frikësuar më tha se nga dhoma e
vogëlushes time, vjen një zë i çuditshëm. Edhe im shoq më kërkoi të hyj
brenda dhe të shoh çfarë po ndodh.

Futa çelësin në derë dhe pasi e hapa, mu duk sikur do më pëlcasë zemra.

Nuk e mbajta dot veten...

U shtriva mbi krevatin e vogëlushes...

Filloi të lëkundej...

Kushedi sa herë më kishte thënë se krevati i saj lëkundej... e unë harroja ti telefonoj zdrukthëtarit që t’ia rregullojë.

Por... çfarë e shkaktonte atë zhurmë?!

Po,
ishte një tablo mbi të cilën ishin qëndisur disa vargje nga Kurani. Ime
bijë, e zbriste çdo ditë nga muri dhe bënte sikur e lexon.

E mbajta pak tablonë dhe kur u ngrita ta vendos në mur, gjeta një letër të fshehur pas saj.
[justify]O Zot i madh! Ishte një nga letrat e time bije.

Çfarë mund të kishte shkruar në atë letër ajo?!

Përse pikërisht pas kësaj tabloje që përmbante vargje Kurani?!

Ishte një letër që ia drejtonte Zotit.

Mbi të kishte shkruar:

O Zot! O Zot! O Zot! Të vdes unë, e të jetojë babi!!!”
U ula mbi krevatin e saj dhe shpërtheva në të qara...
[/justify][/justify][/justify][/justify][/justify][/justify]
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! - Faqe 5 Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi